×

A dine femrat shqiptare te bejne seks?

A dine femrat shqiptare te bejne seks?

· 1037 · 88605

  • Postime: 129
bobonline
#75 ne: 30-11-2007, 23:50:13
Bekim, te bekofte zoti, por mos u trego maskilist. Sidoqofte diçka na bashkon ne te dy edhe eshte e qena interiste e jo maskiliste. Ajo qe sapo the ne pergjithesi eshte e vertete por jo ne menyre absolute sepse thone se ka femra qe mesojne vete,,,, mesojne vete thashe??? ops...

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#76 ne: 30-11-2007, 23:54:26
Te kuptoj Bobo (po te therras Bobo me qe je interist) dhe deri diku pajtohem me mendimin tend. Vec nje korigjim te vockel fare do ta bej.

Nuk ja vlen teoria po se bere praktiken. :D

  • Postime: 876
notorious
#77 ne: 01-12-2007, 00:01:20


bobo... e paska gjet gropën me t'parën


  • Postime: 129
bobonline
#78 ne: 01-12-2007, 00:01:33
eshte e vertet Lise qe po dalim nga tema, por jo kot, muhabeti e kerkon. Shiko sse une jam duke u treguar i sinqerte edhe shume mendoj, une jam realist sepse biseda qe po te shtroj eshte sintetizuar nga realiteti: mashkulli ska gje edhe po s'qe ndersa femra duhet te jete (95% e meshkujve e kerkon). ndersa nga ana tjeter edhe ti je tamam sepse llogjika te çon te ajo qe sapo the: qe s'eshte e drejte qe femra te jete e mashkulli mos jete i virgjer, ska barazi. Por kete e them edhe une, e mbeshtes edhe une... PSE? sepse eshte e drejte, por problemi eshte qe une edhe pse e mbeshtes, nuk e ve ne praktike, mentaliteti s'ma pranon, eshte shume i forte. Kij parasysh qe ne mentalitetin shqiptar kemi mbi 50% "idiotesira" te cilat po ti analizosh del ne konklusionin qe jane te gabuara por plotesisht 50% e tyre vazhdojne te realizon nga dita ne dite sikur te ishte gjithçka normale, e drejte dhe e pashmangshme. BOB

  • Postime: 129
bobonline
#79 ne: 01-12-2007, 00:10:14
Mishel, ti dole nga maskilizmi te inferioriteti. unë mendoj qe shkove larg duke i dalë shkurt muhabetit, bërë një kercim "imagjinues" madheshtor dhe ma trajtove shumë pak ket kalim. imagjinata??? je duke folur për realizimin e një kamasutre te re botërore?  ajo qe duhet te them është qe dituria ne seks fitohet me eksperiencë e pune ne 2, mashkull e femër. te lutem, leje menjane imagjinaten e fantazine, këtu nuk jemi ne star wars.

  • Postime: 129
bobonline
#80 ne: 01-12-2007, 00:13:49
Bekim, kam stime per ty sepse je interist, por aman me therrit thjesht BOB, sepse bobo na tradhetoi, shkoi me fiorentinen, respekt per bobon per ate çka ishte deri para ca kohesh por jo me shume. peace

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#81 ne: 01-12-2007, 00:52:24
Une thash qe ishte nje teme per te bere pak gallate..ju si shume zeriozisht e keni marre......

A DINE FEMRAT sHQIPTARE ME BO SEX???....Te bojn zbor lalo.....jo vetem Shqiptaret, por gjdo lloj rrace.....
A kane femrat komplekse? ka nga ato qe kan, por me pak pune ju siguroj se behen "sexmachines" te verteta.....

Artin e te berit sex, nuk e di kush e ka shpikur, femra apo mashkulli!!!!un di, se mua me kane mesuar femrat dhe vazhdoj te mesoj nga ato.....pastaj..sik ur thone edhe nxensi behet msus :D ;)

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#82 ne: 01-12-2007, 02:10:46
Jo jo Bob unë nuk po flas fare për pabarazi ...as nuk kerkoj te jem e barabarte me një mashkull...se do të thonte qe te dilja jasht natyres sime femrore ...
Unë thjesht po flas për atë qe është e llogjikshme ...

Ti thua dua një femër te virgjër por vete nuk kërkon të jesh i tillë ....dhe me justifikohesh se ne shqiptarët 50 perqind te mentalitetit e kemi idjotesira ....sa jo normale sa justifikim bosh është ky ....
Kjo i thonë "Bej si them unë po mos bëj si pej unë"

Pse meshkujt kërkojnë një femër te virgjër ...ma thoni ju djema ?

Unë e kam pranuar dhe e pranoj ...Po, një lidhje mes një cifti do kishte shumë më pak komplikime nëse te dy partneret kanë qenë te virgjër ....do kishte më pak xhelozira etj etj ...
Por nuk mendoj se kjo është gjithshka .....

Ti nuk merr një grua për dy pika gjak ...nuk mund te marrësh një grua sepse ti me egoizmin tënd mashkullor do të ndjehesh parsor dhe ti mesosh asaj ç'është intimiteti seksual

Ti merr një grua sepse ajo te bën te ndjehesh i plotë sepse asaj gjithmon ke c'ti thuash ...sepse mendimi i saj bëhet i rëndësishëm ne vendimet qe ti merr ne jet ...sepse ajo qe ndjen AJO për ty te bën te ndjehesh i parë te bën te ndjehesh Mbret te bën te ndjehesh nder burrat me te mirë ...
Ti merr një grua sepse e di qe ajo do të te doje e do kujdeset për ty ne te mir e ne te keq sepse do të te respektoje ty dhe familjen tënde ..dhe mbi të gjitha ti zgjedh një grua sepse e ke te qartë se ajo do të jet një Nene fantastike për fëmijët e tu ....
Femra është vatra e ç'do familjeje...

Dhe kur i gjen të gjitha këto tek një Femer atëherë virgjëria shumzohet me një 0 me bisht i dashur ....


P.S Ju qenkeni dhe kirurg ....shume interesante .
mishel
#83 ne: 01-12-2007, 07:27:25
Ah diçka harrova. bobi kamasutra është vërtetë një "sport" qe ja vlen ta praktikosh ! pasi përveç se te bën te njohësh dëshirat e tua, te bën te ndjesh stime dhe jo turp për veten. perpos kësaj te bën te mbash trupin ne formë!  :D

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#84 ne: 01-12-2007, 09:23:21
Ah diçka harrova. bobi kamasutra është vërtetë një "sport" qe ja vlen ta praktikosh ! pasi përveç se te bën te njohësh dëshirat e tua, te bën te ndjesh stime dhe jo turp për veten. perpos kësaj te bën te mbash trupin ne formë! 

hallall.... :D..kamasutra...e mbaj gjithmone me vete :D  eshte liber i shenjte per mua :D, fatkeqesisht Mishel nuk kam arritur te praktikoj me shume se 69 pozicione LOL

pershendetje...

  • Postime: 129
bobonline
#85 ne: 01-12-2007, 18:07:24
e dashur Lise, pike se pari s'arrij dot te kuptoj se ç'gjen kaq interesante ti ne te qenit kirurg. Te qenit kirurg dhe deshira per nje "vajze grua" te virgjer s'shkojne me njera tjetren?, jane kontradiktore? bhoo, se kuptoj.
"Ti nuk merr një grua për dy pika gjak", = kjo s'ka te beje fare, une nuk jam dashamires gjaku. Problemi s'eshte te gjaku, problemi eshte te ajo çka kaluar ajo vajze perpara se te me takoje mua (mund ta quaj edhe kurve, edhe pse ajo mund te kete kaluar ne duart e vetem njerit person, une nuk e di, se konfirmoj dot). Asnje s'mund te verifikoje me saktesi aventurat paraardhese te asaj vajze, por kur "une" (ne pergjithesi mashkulli) sheh qe eshte e virgjer, kuptohet sakte qe vajza ne fjale eshte e "paster"(ndoshta nuk eshte term i posaçem). Nuk shoh problemin e sulmit tend kaq pushtues, mua me pelqen ne kete menyre, nje tjetri ne tjeter menyre, pastaj jeta eshte e bukur sepse eshte e ndryshme. The qe femra duhet te te dashuroje, jam dakord, eshte e vertet sepse eshte me kryesorja,,, imagjinon dot qe dikush marton nje femer qe nuk e dashuron ket burre?)... Prandaj dashuria normalisht qe eshte e para, e virgjeria eshte diçka dytesore por qe per mua eshte e rendesishme. BOB

  • Postime: 129
bobonline
#86 ne: 01-12-2007, 18:13:07
mishel, nuk thashe qe kamasutra eshte turp, se kam thene asnjehere. Perdora thjesht nje ironi te vogel e cila me erdhi vetvetisht kur po lexoja postin tend ne te cilin interpretoje aftesite imagjinuese te nje femre ne raport seksual, gje qe vlen disi, ndersa une isha duke te thene qe eshte praktika ajo qe pergatit nje femer nga ana seksuale. Kaq. BOB

  • Postime: 129
bobonline
#87 ne: 01-12-2007, 18:51:10
e dashur çapkene, eshte e vertet qe seks bejne te gjithe por ketu behet fjale me be seks me gruan tende e jo me gocat e lagjes. BOB

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#88 ne: 01-12-2007, 20:41:08
Jemi keqkuptuar ....ajo puna zanatit mu gjend thjesht interesante pasi eshte dicka qe e kemi te perbashket..nuk kishte te bente fare mo postimin qe sapo kisha shkruar.

une nuk pushtoj mendimet e askujt thjesht jap mendimin tim qe dhe JU te mund ti shikoni gjerat me syte e mi (sikurse bejne te tere ketu) nuk bashkohem me mendimin tend pasi dhe me dukesh i pafuqishem te argumentosh ato qe mendon .....

Te marresh nje grua te virgjer nuk do te thote qe ke marre nje grua te paster as te ndershme ....se ajo gruaja e virgjer me ate trupin e saj mund te ket bere te njemitat ...me ate mendjen e saj mund te ket bere te paberat....

Virgjeria eshte thjesht nje hije ne syte e tu qe ju pengon ju per te njohur femra shume te mrekullueshme qe mund te jene mese te denja per te ndare jeten e tyre me JU

  • Postime: 129
bobonline
#89 ne: 01-12-2007, 21:22:33
ok "kolege", shume sakte, jemi keqkuptuar.
Tani, nqs bazohemi ne probabilitet, eshte me shume e lehte te gjesh nje vajze te ç'virgjer e cila mund te kete bere te 1000-tat (siç e quan ti) sesa nje vajze e virgjer... ta shpjegoj une pse: Femra single ne pergjithesi e shikon fenomenin seks si nje proçes i cili eshte duke i ikur sepse mosha asaj ndryshon e nuk mbete statike, me pak fjale ndjehet sikur ti mungoje diçka, tamam sikur po humb diçka. Kur flet vazhdimisht me shoqet e saj behet pre e ketyre tentativave te perserishtme lekundjeje, dhe ndodhet ne mes dy rrugesh, asaj te kryerjes se raportit seks e tjetra eshte ajo e ruajtjes se virgjerise per naten e marteses (e cila eshte e mundimshme dhe e lodhshme sepse deshira per rrugen e pare eshte e madhe)... Vendos ta beje dhe e ben, por pas heres se pare vjen nje e dyte, e me vone nje e trete e keshtu me rradhe(here keto qe mund te jene me te njejtin mashkull, por qe mund te jene edhe me meshkuj te ndryshem. -pyetja ime eshte se ku ndryshon femra ne fjale nga nje kurve rrugesh, mos eshte gje fitimi ekonomik i se dytes? ja çfare nenkuptoja me pasterti te nje femre.  Mund te me thuash se çfare te njemijtash mund te kete bere nje vajze e virgjer me trupin e saj? BOB

  • Postime: 155
Blue sky
#90 ne: 01-12-2007, 22:02:56
Sa mire ua ke shpjeguar BOB,te pershendes.

  • Postime: 129
bobonline
#91 ne: 01-12-2007, 22:07:29
falem nderit Qielli Blu. pershendetje
Emira
#92 ne: 01-12-2007, 23:07:52
Cfare pyetje interesante: A dine femrat shqiptare te bejne seks???

Hmmm, po mendohem pak...nuk jam dhe aq e sigurt, si shqiptare qe jam..hmmm... do shkoj te pyes nje here keto gocat e punes, se nuk i kam shqiptare...ndoshta do te me tregojne dicka qe ja vlen ta di...
A nuk varet dituria seksuale nga shume faktore?- Me dike mund te jem bombe ne shtrat apo dhe siper lavatrices;-) me dike tjeter mund te tregohem shume indiferente...po se c ka te beje kombesia ime ne ate mes, dreqi e di tani...pastaj po ta kap muhabetin holle-holle, e paskam bere punen corap, se ja, sapo me ra ndermend qe ka disa vite qe nuk e kam me kombesine shqiptare...ndoshta jam me te vertete seksi ne krevat;-))

Diskutim te kendshem te gjitheve!!

O Bob, ku e ke gjetur ate 30 lekeshin e vjeter o cuno? Me kishte marre malli ta shikoja ;-)

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#93 ne: 02-12-2007, 03:53:44
Bob nuk e di nese ja vlen te diskutojm me pasi kemi dale totalisht nga tema gjithsesi do ti pergjigjem pyetjeve te tua (me shume ne forme respekti)


C'fare mund te bej nje femer me trupin e saj ...Ju jeni mjek i dashur e ke pak a shume idene se c'mund te bej ...
Une nuk e di ku jetoni Ju por ketu ku jetoj une kam pare e degjuar shume....Nuk e di ti stilin e ri qe ka dale ....Nje femer (sidomos ne krahina te ndryshme te shqiperise) femrat kane filluar te praktikojne seksin oral ...masturbimet e ndryshme ...te rejat e sotme i dashur kane bere gjera qe ndoshta nuk do pranonin ti benin po te ishin me burre (bashkshort)

Une uroj, shpresoj qe Ju te gjeni c'fare kerkoni ne jet (nese nuk e keni gjetur akoma) dhe te jet po aq perfekte sa e imagjinoni JU.
Por shpresoj te mos i prisni rrugen dashurise.

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#94 ne: 02-12-2007, 13:27:52
Mr: Bob...nuk e di, por kam dyshimin se nuk eshte hera e pare qe baskebisedon ne forum hmmmmm:...nejse..

Une e kuptoj nje femer qe ruan virgjerine e saj per "dashurine e madhe" qe duhet te kaloj vetem me ane te marteses...edhe pse jam i sigurte qe nuk ja vlen barra qerane per nje sakrifice te tille...me pak fjale: nqs nje gje te tille e mban per nder te "familjes- opinionit dhe burrit te saj te ardhshem duket haptas se eshte thjesht nje "tabu e pakuptueshme" dhe injorance e theksuar....
ka dhe nje rast tjeter: kur nje femer shume inteligjente, por ne te njejten kohe dhe shume idealiste, perseri ideali virgjeri eshte nje aberracion i theksuar i personit( probleme psikollogjike)......
Kjo bote per fat eshte shume e larmishme dhe per fat asgje ose fare pak jane gjerat absolute...."morali i virgjerise" per fat nuk ben pjese ne to....
nenvizoj: nqs nje femer e zgjedh vete, pa asnje pregjykim te jashtem, virgjerine..eshte e drejte e pamohueshme e saj..sikur eshte e drejte e saj dhe zgjedhja e "ç'virgjerimit"......

Meshkujt qe mbajne lart flamurin e pastertise te bazuar ne virgjerine e nje femre, ose jane injorante(qe do te thote se injorojne gjerat, jo budallenj), ose jane idealiste me probleme psikollogjike.....n e rastin e Shqipetareve vlen me shume e para....

Une personalisht nuk besoj tek dashuria-erosi i perjetshem, besoj tek respekti reciprok i perjetshem, ku virgjeria e saj nuk ze asnje vend, dhe pikerisht per kete jeta eshte e bukur, sepse nuk eshte bardhe e zi(sikur disa duan te na e paraqesin me "idealizmin" tyre)........

Nje femer ka te drejten e shenjte te perdori trupin dhe shpirtin e saj si te doje........

ps: per ju femra te nderuara qe deri tani keni bashkebiseduar: me vjen pak keq, qe ne nje fare menyre jeni dorzuar perpara nje "llafollogu-demagog" si puna e Mr.Bob..........

E virgjer apo jo, jeni krijesa me e bukur, qe natyra ka dhuruar.....

  • Postime: 851
iShUlLi
#95 ne: 02-12-2007, 14:11:22

ouu specialiste jane ....

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#96 ne: 02-12-2007, 14:27:11
Mr: Bob...nuk e di, por kam dyshimin se nuk është hera e pare qe baskebisedon në forum hmmmmm:...nejse..

Unë e kuptoj një femër qe ruan virgjerine e saj për "dashurinë e madhe" qe duhet te kaloj vetëm me anë te marteses...edhe pse jam i sigurtë qe nuk ja vlen barra qerane për një sakrifice te tillë...më pak fjale: n.q.s. një gjë te tillë e mban për nder te "familjes- opinionit dhe burrit te saj te ardhshëm duket haptas se është thjesht një "tabu e pakuptueshme" dhe injorancë e theksuar....
ka dhe një rast tjetër: kur një femër shumë inteligjente, por ne te njëjtën kohe dhe shumë idealiste, përsëri ideali virgjeri është një aberracion i theksuar i personit( probleme psikollogjike)......
Kjo botë për fat është shumë e larmishme dhe për fat asgjë ose fare pak janë gjërat absolute...."morali i virgjerise" për fat nuk bën pjesë ne to....
nenvizoj: n.q.s. një femër e zgjedh vete, pa asnjë pregjykim te jashtem, virgjerine..është e drejtë e pamohueshme e saj..sikur është e drejtë e saj dhe zgjedhja e "ç'virgjerimit"......

Meshkujt qe mbajnë lart flamurin e pastertise te bazuar ne virgjerine e një femre, ose janë injorante(qe do të thotë se injorojne gjërat, jo budallenj), ose janë idealiste me probleme psikollogjike.....n e rastin e Shqipetareve vlen me shumë e para....

Unë personalisht nuk besoj tek dashuria-erosi i perjetshem, besoj tek respekti reciprok i perjetshem, ku virgjëria e saj nuk ze asnjë vend, dhe pikërisht për këtë jeta është e bukur, sepse nuk është bardhe e zi(sikur disa duan te na e paraqesin me "idealizmin" tyre)........

Një femër ka te drejtën e shenjtë te perdori trupin dhe shpirtin e saj si te doje........

p.s.: për ju femra te nderuara qe deri tani keni bashkebiseduar: më vjen pak keq, qe ne një fare mënyrë jeni dorzuar përpara një "llafollogu-demagog" si puna e Mr.Bob..........

E virgjër apo jo, jeni krijesa me e bukur, qe natyra ka dhuruar.....

  :-*

  • Postime: 129
bobonline
#97 ne: 02-12-2007, 19:19:56
Zoti Cek, ti ishe "mëse i sigurtë" qe nuk ia vlen barra qerane qe 1 femër te ruaje virgjerine e saj, e unë s'jam dakord edhe mund edhe ta shpjegoj pse.
E këtë rradhë unë jam "mëse i sigurtë" ne katror qe ti ke perdorur disa terma fjalesh ne fjalimin tënd qe sia vlenin te bënin pjesë ne te. N.q.s. e rilexon me vëmendje do kuptosh edhe ti vete se sa keq ke kapercyer nga fjalia ne fjali edhe qe ke përfunduar ne disa koncepte qe nuk vihen ne dyshim: si p.sh., 2 andej nga fundi e qe janë: 1) femra ka te drejtë te perdori trupin e saj si te doje (por kjo s'duhej ne ket muhabet sepse unë nuk jam kudra saj, ket e konfermoj edhe unë, e smund ta maresh si pikë force). 2)e virgjër a jo qoftë femra, ato janë krijesa me e bukur ne botë (këtë e mbeshtes edhe unë, është e padyshueshme ),,,, Duhet te dimë qe këtu po ushtrohet një trajtim e një "vlerë" specifike e femres qe është virgjëria. Të dyja femrat ne fjale janë krijesa te mrekullueshme, e kush është ai qe se thotë? Për mua, virgjëria e gruas time te ardhshme është vlerë te cilën unë e konsideroj karakteristike te rëndësishme e te veçante, qe jo të gjitha femrat e kanë sepse shumica e tyre ka dëshiruar ta linin rrugës (sepse siç duket ishte shumë e rëndë me u mbajtur barre, ndoshta sepse s'rezistonin dot deshires për seks?, pastaj ti e the dhe ne e dimë qe femra bën çte doje me trupin e saj). Pra, femra gjendet përpara një zgjedhjeje qe shumë e quajne libero arbitrio, duhet ta kesh dëgjuar këtë koncept. E quaj zgjedhje sepse është zgjedhje te njeres nder dy rrugë qe asaj i paraqiten, ajo zgjedh atë qe do, atë qe mendon se është me mirë për te, njera i paraqitet e bukur, e mirë, zbavitese e me plot kenaqesi seksi e tjetra është stresuese, e vështirë me u  ndjek (por e vlershme dhe e ndershme për persona si unë qe rastesisht pa dashur për ti ofenduar, ti i quan injorante (sepse injorokan gjërat edhe jo qe janë budallenj,--po qe injorojne çfare?--)e këta njerëz kshu kot janë mbi 90% e popullsise meshkuj shqiptare... Epo ec, se s'ka gjë mund te thoje dikush si puna jote, se shqiptarët janë te prapambetur e s'kuptojnë gjë,, e pyetja ime ne këtë rast është: e kush kupton i dashur Chek???, kuptojnë këto femrat e perendimit qe fillojnë e zhgurriten qe fëmijë, qe 12 vjeç, e qe trajtojne trupin e tyre sikur te ishte një objekt loje sa me një mashkull e një tjter,,,, e ky ta them unë qe s'është respekt për femren, ne meshkujt nuk i respektojme (jemi te keqinj edhe e di pse nuk i respektojme?,, ta them unë, nuk i respektojme sepse femra vete nuk kërkon të respektohet,,( shiko kurvat se si i trajton seksi ynë mashkull ato te "shkretat", sepse mashkulli ka këtë tendence, te injoroje atë qe është e injoruar, është instinkt yni ky qe unë s'do doja ta kisha por qe ja e kam (te gjithë e kemi,kuh me shumë e kush më pak ne meshkujt). Ti si person, kujt i sjell me shumë respekt, 1 vajzë qe punon, lexon, sillet e vishet normalisht, apo 1 femër qe është me shumë e veshur e qe shkon me te parin qe i del rrugës? ah po, ti mund ti repektosh te dyja mund te me thuash mua, për dy motive: 1) i pari është sepse do ta thuash thjesht për te me kundershtuar mua, ose 2) i dyti është sepse tek femra e dytë te josh trupi i saj e format qe tregon thjesht për some fun and sex. Është "realitet" ky edhe JO "illuzion", se ne këtë botë jetoj edhe unë, d.m.th. po të flas hapur atë qe shumë shpesh has ti edhe shumë tjetër ne jetën e përditshme. Kaq kam për momentin Chek, edhe diçka tjetër me fal: atë termin demagog gjeji momentin kur duhet me e perdorur, është shumë e rëndësishme kjo qe po të them, sepse mund te ngaterrosh persona qe lexojnë te vemendshem atë çka ti shkruan. Pastaj, po të filloj edhe unë ti bëj komplimenta femrave, skam dyshim qe do më thonin: PO, TE LUMTE BOB, ATO QE JE DUKE THENE NA PELQEJNE EDHE JEMI PLOTESISHT DAKORD ME TY. Shumë e lehtë, s'mendoni? BOB

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#98 ne: 02-12-2007, 19:53:46
..ok Bob...ka kohe qe ju lexoj ne kete teme..

edhe ju e dini fare mire qe cheke..me siper nuk ka pasur fjalen per femra qe shesin trupin e tyre..as prostituta,,as vajza rrugesh..as femra qe shkojne per kenaqesi trupore me dike..

fjala eshte per femrat normale..per femrat qe jetojne cdo dite ne kushte normale..njihen..da shurojne..krijojne lidhje..me nje fjale jetojne jeten e tyre sipas stilit te tyre( gjithmone ne kushte normale)..


askush ketu  nuk  po e pranon qe trupi i femres te trajtohet si loder..as si dicka pa vlere..as si dicka koti..

..problemi eshte  se pse me duket qe ti gjithe personalitetin e nje femre e mat me : virgjerine?????

pa dashur te hyj ne filozofira.... do kisha dashur te me ktheje nje pergjigje  : 
A mendon ti se eshte e drejte te gjykohemi mbi nje gje te tille???

Emira
#99 ne: 02-12-2007, 20:06:38
Seksualitti eshte dicka teper private dhe individuale. Ndoshta me pelqen te shkoj me nje mashkull ne krevat thjesht per seks, sepse kam deshire te ndiej dike...e cfare pastaj? Kujt i hyn ne pune me ke shkoj une apo jo? Kuptohet, nuk flas per fazat ne te cilat jam ne nje lidhje serjoze apo psh si grua e martuar.Kurrsesi nuk behet fjala per keto etapa te jetes, pasi ne te tilla raste i hyn partnerit tim qe c´ke me te ne qese ne se e ndaj seksualitetin tim edhe me dike tjeter...
Seksi eshte nevoje biollogjike, por jo vetem dicka e tille. Pra, kur une ha e pi, nuk ka se pse te me terheqin veshin te tjeret, se me duhet te ha e te pi qe te jetoj, te funksionoj si njeri, por ama ha edhe gjera thjesht per qejf, kam apo nuk kam uri, per shijen te cilen ato me dhurojne. Edhe me seksin,per mendimin tim pak a shume keshtu eshte...E s´ka c´i duhet askujt te me peshoje me kandarin e "virgjerise".

Vetem ai qe mundet te jete vetvetja, ka shume shance te jetoje nje jete te ndershme apo jo: ndaj vetvetes e jo ndaj normave te cilat na vihen nga shoqeria, feja, apo politika.