×

A eshte thjesh nje justifikim?

A eshte thjesh nje justifikim?

· 9 · 1010

  • Postime: 29
  • Gjinia: Femer
Igaela
ne: 17-04-2006, 15:12:20
Nje lidhje e re (1 mujore) ta pelqejne shume njeri tjetrin.Goca e pelqen shume  po edhe cuni  ashtu thote.( nuk dihet se sa eshte e vertet).
Cuni nje dite ti thote goces qe ti je nje goce shume e mire nuk je just another girl you are someone special, edhe une te pelqej shume po nuk mund te vazhdoj dot kete lidhje se kame shkollen.
A eshte shkolla thjesh nje arsye per tu ndare.
Une them kur dy njeres qe pelqejne njeri tjeterin bejne te pamunderen te rine bashke jo te gjejne justifikime per tu ndare???
Si mendoni JU
ju lutem shkruani mendimin tuaj

  • Postime: 12234
Lefter
#1 ne: 17-04-2006, 15:27:27
Edhe  fije kashte eshte ndonjehere justifikim...Nuk ka lidhje arsyeja por me rendesi eshte perfundimi... ;)

  • Postime: 41
  • Gjinia: Femer
NjonaShumeSexy
#2 ne: 29-04-2006, 10:24:47
Duket qarte qe ka qene thjeshte nje pretekst per tu ndare por thuaj keti cunit qe do ishte mire te gjente nje pretekst me bindes.

  • Postime: 4836
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#3 ne: 03-05-2006, 10:07:12
po ce do pretekstin bindes apo qe te lendohet edhe me shume? ta ler me kaq dhe mos te kerkoj pretekste...

ja pretekstet bindes n.q.s do..Ik se dua nje tjeter. ik se nuk je mire ne shtrat,ik se nuk di me gatuar,etc etc   :)
guest8255
#4 ne: 19-06-2006, 06:50:23
mendoj se ka qene thjesht nje justifikim. Nese do e pelqente me te vertete do bente perpjekje qe te mos lejonte qe asgje ti ndante .
Capkenja
#5 ne: 16-06-2007, 11:44:49
Po te tha dua te ndahem mos kerko pse...se sia vlen pse..sepse ja ben mu qe nuk te do !

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#6 ne: 16-06-2007, 16:19:53
Po te ka thene nuk te dua, dije se te do me teper sec te ka dashur. :D

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#7 ne: 19-06-2007, 15:45:11
Po të ka thënë nuk te dua, dije se te do me tepër sec te ka dashur. :D

Jam dakort me ty. Kjo nuk ndodh gjithmone, ndodh shpesh ama. Kur dikush qe te ka dashur shume te le dhe te thote qe "nuk te do (tani)", dijeni qe ai person te do shume prandaj po te thote nje arsye koti per tu ndare me ty pa te te lenduar apo vrare shume.

Persa i perket pyetjes ne fjale. Shkolla nuk me eshte dukur asnjehere justifikimi i duhur per tu ndare. Njerezit levizin male (ne tere kuptimin e fjales, jo thjesht ate metaforik) per te qene me personin qe e duan fort dhe nese dikush vertet e do nje person jashte mase dhe do te jete me te, ta kaloje jeten me te, atehere as ndonje justifikim si shkolla, as largesite me mijera milje (sic ekzistonin dikur mes meje dhe dashurise time qe eshte tani im shoq) nuk do te hyjne ne sy, apo thjesht do te jene thjesht nje pe i holle, i dobet. Kur dy persona te dashuruar arrijne t'i rezistojne edhe largesive me te medha dhe muaj apo me raste (vite te gjata) pa e patur njeri-tjetrin prane dhe ta bejne kete lloj lidhje long-distance me shume sukses, atehere cfaredo arsye, apo "justifikim" tjeter do te dukej mikroskopik fare dhe i kalueshem.
mishel
#8 ne: 22-06-2007, 10:27:21
Pa dashur te ndalem shume ketu...Eleganca desha te te citoja vetem nje fjali:
Kur dikush qe te ka dashur shumë te le dhe te thotë qe "nuk te do (tani)", dijeni qe ai person te do shumë prandaj po të thotë një arsye koti për tu ndare me ty pa te te lenduar apo vrarë shumë.

Une nuk e mendoj hic keshtu..sepse nuk ka dhimbje me te madhe se dikush te te thote NUK TE DUA..sepse e para gje qe te kalon ne mendje eshte pyetja cfare deshi tek une deri me tani? Perse para disa ditesh me deshi dhe keshtu papritur jo me ???...e dashur Dashuria eshte nje ndjenje qe nuk lind ne 2 min dhe vdes ne 5 min. Dashuria eshte ajo ndjenje qe ngre kryet edhe kur ti nuk do, eshte ndjenje rebeluese, te kundershton edhe kur ti kerkon ti vesh fre vetes, edhe ath kur e di qe po i ben keq vetes, ajo serisht te shtyn drejt saj....dashuria lind me kohen dhe vdes me te.
Por justifikimi nuk te dua me per mua eshte ...ai njeri kurre nuk te ka dashur, gjithcka ka qene nje fars!!! Pasi duhet mund ti thuash dikujt te dua...dhe duhet te jete edhe me teper ti thuash nuk te dua kur nderkohe eshte e kunderta....

Eshte njerezore te dashurosh dhe une nuk kam frike nga dashuria...perkundr azi e perjetoj ne menyren me te bukur te mundshme...plot ndjenja dhe plot emocion. sepse e tille eshte edhe vete Dashuria.

Njerez dashuroni deri sa zemra tiu ndiej dhe kurre mos kini frike nga nej ndjenje kaq e bukur. Mos e ndrydhni kete ndjenje!!! Dhe flasim per dashurine e jo martesera e fejesera e bashkejetesa...mos u konfondoni. Dashuri ne plot kuptimin e saj si fjale!!!!!