×

A mund te falet tradhetia?

Vizitor · 482 · 47203

A mund te falet tradhetia?

Vizitor · 482 · 47203

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#25 ne: 05-09-2004, 06:33:07
ca ere qe mbanin ato lulet mo atman me kundermuan shtepine ;) eh shyqyr qe nuk kishe gje me mua se si te kisha dhe per zemer keshtu...

  • Postime: 35
kaprollja
#26 ne: 05-09-2004, 07:07:54

Po, per nje njeri qe e dua shume mundem dhe ta fal ..

Por me vjen keq vertete kur lexoj shkrime te tilla si ato te tuat z. "La justicia"...
Thua qe i lexove te tera postimet ne kete teme, me siguri te kane lexuar ty ato(shkrimet) se sa i ke lexuar. Them kete pasi.. ne shkrimin e pare te  'atman' ne fund te shkrimit te tij ai thote tekstualisht
"Sidoqofte kjo eshte Tradhëtia e parë me syrin e një shkrimtari"
E .. qe ketu nis moskuptimi yt i dashur .. ti duhet te dije se syri i nje shkrimtari sheh shume me gjere e shume me njerezishem se syri im, yti e tjera.. kjo per arsye se  dhe mesazhi qe ai do te percjelli eshte per nje audience shume me te gjere dhe te niveleve kulturorore shume me te ndryshme se sa kjo e forumit..
Ti gjithashtu duhet te dish qe ne shume vepra te tyre shkrimtaret kane mare ne mbrojtje here nje pijanec here nje te droguar, here nje gay e here nje prostitute pa qene vete as pijanece as te droguar, as gay e as prostituta.
Pra kane trajtuar problemin ne pergjithesi ... kete ka bere dhe atman me sa po shikoj une.. e sme vjen aspak mire kur lexoj pyejte te tilla aq dirkete ose me mire tip"tulle".. sic jane ato sa here ke tradhetuar apo akoma me keq ta etiketosh tradhetar sic ke bere ti zoteri...

Nuk po dal ne mbrojteje te tradhetise dhe nese ndonjeri do me quaj dhe mua tradhetare aq me ben..(do gjej ndonje avokat tradhetar qe te me mbroje ;))
por statistikat tregojne qe 7 ne 10 cifte provojne ndjenjen e te qenit te tradhetuar e nuk jane pak apo jo??Pra tradhetia eshte e pranishme bashke me dashurine dhe ato qe tradhetojne sjane UFO por jane njerez si ty , si une, si ato te gjithe te tjret... e prandaj nese do i gjykojme le ta bejme kete me butesi me tolerance e me njerezillek..e jo me .. :zjarr
Por ndonjhere ata qe therrasin "poshte tradhetia"jane me tradhetare se vete tradhetaret...
Pershendetje gjumashi per temat interesante qe hap :pafshim

  • Postime: 90
BlueDragon
#27 ne: 09-09-2004, 19:54:31
Mbreme arrita te lexoj shkrimet per kete teme, sa interesante aq dhe e komplikuar e teper e rendesishme, si nje problem i madh shoqeror.
Megjithate, perseri nuk jam i qarte  se cili eshte qellimi i shkrimit te fillimit, e po ashtu edhe  i â€Å“pergjigjeve”, qe, tashme ,duket se nga  secili quhet â€Å“vulgaritet” apo â€Å“ne drejtim personal”, aq me teper kjo e theksuar nga nje shkrimtar ndaj nje anetareje (qofsha i gabuar, por mendoj se ishte femer?) si edhe te tjereve. Pra ,ende nuk e kuptoj se ku ka dashur te dale autori, deri sa nuk denjon .. â€Å“te degjoje me durim leksione per  besnikerine, dashurine” dhe e ka per zemer te degjoj leksione per â€Å“ tradhetine â€Å“dhe si me ironi  ben thirrje  per te krijuar shoqaten e tradhetareve. Aferim i qofte!
Jeta nuk eshte fantazi,dhe nuk eshte sikunder pershkruhen ne romane. Po ashtu dhe ngjarjet e fenomenet nuk interpretohen sipas fantazive te cilitdo, qofte i vetequajtur shkrimtar, filozof, psikolog etj. Jeta eshte lufte, eshte e veshtire, pikerisht se behen sakrifica qe te arrihet lumturia e vertete, ne nje bote te trazuar  Dhe e ashtuquajtura â€Å“ lumturi e munguar”, eshte nje grimce e LUMTURISE se personit, familjes a me gjere Dhe per grimcen nuk mund te sakrifikosh te teren 

Nje teme e tille e vlente te behej debat, sepse ajo eshte nje plage shoqerore, ose me mire nje semundje e keqe, e qe nuk duhet te lejohet te behet kanceroze. Dhe debati te perfshinte jo vetem sy shkrimtari , por gjithfare sysh qe kane lidhje me kete semundje. Do ishte mire te flisnin ata qe e kane hequr ne kurriz, (te martuar, te fejuar, prinder, femije , te rinj e te reja, pleq e plaka ) e jo te ecet me fantazira romanesh 
Permenda gjithfare sysh, se natyra qe ka krijuar njerezit nuk besoj se
vetem shkrimtareve  u dhuron diçka me shume (psh, kater sy, a dy koke etj)
per t’i pare  fenomenet nga shume ane apo nga te gjitha dimesionet dhe te
tjereve (te lindur normal dhe jo sakate : pa sy , pa veshe, te gjymtuar, etj))  u privon kete  per t’i pare, e analizuar po keshtu ato. Dhe te besh pohime te tilla, aq me teper te polemizosh, do te thote te insistosh t’u mbyllesh gojen, pa argumente, tjetrit  duke  mos u rezistuar argumenteve te tij, dhe t’i thuash se :”  se une  si shkrimtar kam nje dhurate nga natyra gje prej se ciles juve apo ti je privuar .
Pa le t’i leme  keto se jane pa bereqet, e madje eshte varferi e humbje kohe
dhe te vijme  tek pyetja :
 
Po ti çdo na thuash per kete teme .  ( natyrisht e pare me syte e mi )?
 
Se pari, qe ne fillim pyetja nuk eshte shtruar qarte se per cilen tradheti behet fjale, sepse tradhetia eshte e shumllojshme!. Pra, nga sa lexohet ne rrjeshtat e me poshtem kuptohet se behet fjale per tradhetine bashkshortore (midis bashkshorteve, te fejuarve apo dhe te dashuruarve).
Se dyti nuk na jepet se ç’eshte kjo tradheti,  eshte e mire a eshte e
keqe, shkaqet a pasojat (qofshin te mira apo te hidhura)
Se treti , per te qene  ”sa me afer sinqeritetit  dhe sa me larg kthetrave
te hipokrizise”, duhet te japim edhe te kunderten e saj:
ç’eshte besnikeria bashkshortore,
ç’eshte dashuria shpirterore  bashkshortore
ç’eshte lumturia (personale, familjare   etj)
 
Le te ndalemi konkretisht:
Deri sa ben pyetjen : A mund te falet tradhetia.?”, me te vertete lindin
kunderpyetjet :
Kush duhet te falet?
ǒ fare  Faji (akti) ka bere ?
Cilat jane pasojat?
Cili duhet t’a fal (burri, gruaja, femija, familja, fisi, fshati, shoqeria etj.)
Pra, midis kujt do behet ky pajtim, kjo falje?
 
Sic shihet, ketu kerkohet te hyhet perseri ne marredheniet e meparshme, ne
rivendosjen e tyre, midis dy njerzve, ku njera pale ka bere faj (edhe faji eshte i denueshem) dhe i thote â€Å“ Me fal” pales tjeter, qe i eshte shkaktuar dem, dhimbje, plage, lot, vuajtje etj.
Pra, falja fillon aty, ku dhe kur njihet faji, kur ai ose ajo eshte penduar per
aktin e kryer dhe kerkon te rivendos marredheniet e meparshme. Por, ata qe
bejne zullume, duhet te thone â€Å“ Na falni” dhe jo â€Å“ Te na falni”, pra , kerkojne  te detyrojne palen tjeter t’a falin?!
â€Å“Fillimi i shpetimit eshte njohja e fajit” â€" shkruante Seneka, gati 2000 vjet me pare.
Sic dihet, çdo akt tradhetie ka edhe motivet e shkaqet e veta, ka rrethanat e veta, ka pasojat e veta. Per rrjedhim, si shkalla e denimit apo e faljes eshte e ndryshme. Edhe mund te falet dhe eshte falur. Ka me qindra shembuj te faljes. Por gjithesesi , tradhetia ka qene dhe mbetet nje akt i shemtuar, i denueshem prej shoqerise.
Dhe faljet rrjedhin edhe nga faktore te tjere : morale, psikologjike, ekonomike kulturor , familjare  etj  dhe jo thjesht si nje  meshire, humanizem apo si nje hiçgje.
Nuk pretendoj se mund te arrij  e te depertoj ne fund te thellesise se tradhetise, por per mua nuk me duket e drejte mendimi, se ajo eshte perhere e motivuar, e justifikuar se behet gjoja ne emer te lumturise se munguar .
Konceptimi i lumturise keshtu, siç jepet te kuptohet ne sa eshte shkruar, eshte teper e cunguar .Nuk eshte lumturia  e vertete, dhe nuk eshte  gjithçka, njesia ne marredheniet seksuale te atyre  qe tradhetojne, sepse u paska munguar(?!).  Ky eshte vulgarizim dhe miopi, dhe sherbejne per justifikime te mos frenimit te epsheve e ndjenjave e pasioneve te castit te marredhenieve seksuale, te njerzve te dobet ne karakter .
Lumturia e njeriut, eshte nje ndjenje shume me e larte, shume me e madhe dhe shume me fisnike, se sa kenaqesia momentale, e castore qe jep marredhenit seksuale, qofshin te bashkeshorteve  apo midis te dashuruarve tradhetare. Kjo e fundit, sikurse thuhet eshte nje thermije e LUMTURISE, ne kuptimin e vertete te permbajtjes se saj. Dhe sakrificat per lumturine ne kuptimin e vertete jane edhe me te medha dhe jo thjesht   se  lumturia te ka munguar e te tradhetosh bashkshortin, te lesh rrugeve femijet, familjen  Ka plot rruge, te hapta, mjete e menyra qe edhe aty ku mungon lumturia bashkshortore, te prishen ato e te ndertohen te tjera.
Por edhe lumturia personale nuk eshte e ndare me sopate dhe e izoluar nga
ajo me te tjeret afer e larg teje, deri edhe me shtetin e Atdheun. Lumturia
e njerit eshte e lidhur dhe e nderthurur edhe me lumturine e te tjereve, perfshire kety ata me te cilet ke lidhur jeten e deri me te afermit e shoqerine ku punon e jeton.
 
Asnjehere besnikeria nuk eshte pa kuptim. Moskuptimin  e kane vetem ata qe
kane ne gjak tradhetine dhe nuk e kuptojne, apo nuk e duan, apo nuk e durojne besnikerine.
Te sakrifikosh veten ne emer te dashurise, eshte dicka tjeter dhe te sakrifikosh ne emer te tradhetise , me motivin â€Å“qe te mbash ndezur brenda teje zjarrin e pasionit” , apo ne emer te lumturise se munguar , eshte budallek me brire. Dhe kjo ndodh tek njerezit ku nuk zoteron llogjika, arsyeja, por zoterojne e komandojne epshet, apo  â€Å“pasionet e zjarrta, ngrohtesia  e te tjera . qe i verbojne, i â€Å“ trullosin”  deri sa deklarojne qe  pranojne te  bejne tradheti e ta paguajne ate deri edhe me çmime te larta .
Ne se do te ecim me llogjiken, qe qofte edhe per nje cast, ne emer te lumturise se munguar, do te shkoj me nje tjeter dhe me pas akoma me tej  me nje tjeter se m’a ploteson me mire, dhe pastaj keshtu pa mbarim atehere ç’behet? Atehere s’do te kishim lidhje bashkshortore, nuk do te ishim njelloj si kafshet ? S’do kishte edhe familje e deri edhe shoqeri. Dhe femijet, qofshin aksidentale apo me dhune, do t'i mblidhte komunalja apo institucionet fetare...?!
Por  JO i dashur, tradhetia s’eshte nje figure gjeometrike :Ti, AI dhe AJO
Dhe tradhetia s’eshte jo thjesht  as personale, dhe  me tej  kurrsesi  e
shkeputur nga vetja 
 
Ne se ” eshte e veshtire te kuptojme mekanizmin qe e krijon dhe kjo na ben
viktime ose shkaktojme viktima”, atehere le â€Å“te vrasim” mendjen si ta
kuptojme mekanizmin  e te bejme qe te mos ndodhin , ose te ndodhin sa me
pak, dhe jo te behemi avokat te tradhetise (me duket dikush e kishte shprehur nje gje te tille), se ajo na sulmohet shume ashper; shume rende, dhe se ajo  qenka e motivuar, apo nga qe â€Å“shumica” jane tradhetar etj   dhe se vetem shkrimtaret e ca te tjere i kuptojne ato e te tjeret jo dhe leshojne nje llum epitetesh,  e te tjera dokrra si keto.
Nuk besoj se shumica jane tradhetare,  nuk kam as statistika dhe as jepni qe eshte keshtu, se po te ishte keshtu atehere duhet te therrasim : â€Å“ Rrofte
TRADHETIA dhe poshte BESNIKERIA.
Shembujt qe jepen nuk jane te pershtatshem, dhe s’perbejne argument  per te
pranuar edhe pohimet e shkrimtarit. As Zoti, As Krishti as Juda, nuk mund te
thote: â€Å“Une jam e verteta.”
Dhe te mos ngaterrohet genjeshtra me tradhetine bashkshortore.

Si perfundim ve re se shkrimi i shkrimtarit e tradheton edhe ate vete.
Edhe pse deklaron â€Å“   s’dua te keqkuptohem, as te marr ne mbrojtie tradhetin, se dihet qe eshte gabim (s’ eshte aspak gabim , por faj e per te
mos thene me shume), se eshte tregues se diçka nuk shkon ose nuk ka shkuar tek nje çift te martuarish, te fejuarish te dashuruarish ” ai ne esence behet mbrojtes i tradhtise, madje nervozohet , ndaj kundershtimeve te
mendimeve te tij e kalon ne sulme personale .
As shembujt e tij, dhe pse te pakte , nuk japin argumentet e duhura se tradhetia kur e si duhet falur, apo  kur dhe si nuk duhet denuar a mosdenuar. Ajo qe jep te kuptosh eshte se ai paska â€Å“depertuar ne thelb dhe se ajo eshte e motivuar dhe se nuk duhet denuar ashper, por do gjykuar dhe meshiruar (falur) sepse keshtu u shijokan grimcat e shndritshme te  lumturise”
Pra,  ç’ eshte tradhetia?
Hiçgje! S’ka ndodhur asgje jo normale?!. Gjithçka normale?! Madje duhet
duartrokitur, si nje risi e re e zbuluar se fundi?!.
Por ne se eshte e vertete, se motoja Juaj eshte   â€Å“ te mos denosh me pare se sa te gjykosh”,  pra , duhet patur avokat mbrojtes per tradhetine, atehere
shtrohet pyetja, po ana tjeter nuk duhet te kete avokat mbrojtes, pse shkelet besnikeria, pse shkakton dhimbje , plage, vuajtie , lote?
  Ja ,pra, i dashur  shkrimtar qe Ju ende nuk  e shikoni sikunder â€Å“pretendoni”  se keni dhunti  te falura nga natyra t’a shikoni nga shume ane e te gjitha dimesionet?!
Po te shikohet, me sy te qarte e mendje te kthjellet,  ne te gjitha dimesionet, do te gjenden edhe shkaqet, do te percaktohet edhe diagnoza  e TRADHETISE e do te  merren edhe ilaçet e duhura per sherim te atyre qe
vuajne nga Sindroma e  â€Å“Lumturise se munguar”.
Gjeja me e lehte eshte ta prishesh.
Gjeja me e veshtire eshte ta ndreqesh.
Dhe tradhetia eshte me e lehta dhe jo me e veshtira .!
 
      Suksese!
      Fanatik Besnikerie
Gjumashi
#28 ne: 11-09-2004, 04:01:52
 hmmmm:
« Editimi i fundit: 19-04-2005, 15:25:19 nga Gjumashi »
Gjumashi
#29 ne: 11-09-2004, 04:18:21
 hmmmm:
« Editimi i fundit: 18-04-2005, 19:55:22 nga Gjumashi »
Gjumashi
#30 ne: 11-09-2004, 04:20:18
 Jojo:
« Editimi i fundit: 18-04-2005, 19:54:00 nga Gjumashi »

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#31 ne: 11-09-2004, 19:02:17
Mua po me pelqejne te gjitha cfar shkruani..por po i futeni shume thelle temes me dy fjale na thoni ju lutem sepse po e kam pak te veshtire tju imagjinoj kaq gjakftohte ne ato momente...eshte shume e thjeshte po tju tradhetonte e dashura do ulleshe dhe ti thoje "o te keqen pse e bere..pse ma bere dicka te tille..ndjeheshe bosh te mungonte dashuria..pallavra pse vertet do ta prisje nje pergjigje te sinqerte vertet do ta besoje kur te te thonte i dashur nuk e bej me...vertet qe ne ditet ne vijim nuk do te jetoje me friken se do ta bente perseri...nuk do te kishe menduar se para disa ditesh kish qene ne shratin e dikujt tjeter...ndoshta po flas pa llogjike pa i menduar gjerat mire por te them te drejten nuk e ktheva koken kurre mbrapa sepse nuk doja te shpetoja nje lidhje qe ndoshta kishte kohe qe kishte mbaruar sepse ne ato momente u lendova dhe kaq...nuk me interesoi te dija as si ndjehej as pse e bere dicka te tille sepse do te kishte nje arsye me mire ti kishte dhene fund asaj lidhje qe mepare...po ne vend te arsyes e di c'bera....
pa fjale fare nja futa nje qe gjak i doli hunde e buze...nuk nxorra gje e di por u ndjeva mire ne ato momente dhe mesiguri edhe ai nuk ka per ta harruar kurre se i bene syte xixa...

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#32 ne: 13-09-2004, 07:59:00
Nuk dua te te uroj te te ndodhe dicka e tille por te them te drejten do te kisha deshire ta provoje dhe pastaj vije me thoje e fale apo jo.....
Po rri mo njeri nate se eshte e lehte kur nuk te ka rene ne kurriz eshte e lehte te thuash e fal por a e fal vertet ? une nuk e fal dhe pike

  • Postime: 1750
  • Gjinia: Mashkull
Cami
#33 ne: 13-09-2004, 16:56:24
 te flasesh per tradhetin eshte keq e le me te falesh ate por po flas per veten time edhe do e kisha falur por edhe do e kisha ndeshkuar ne ndonje menyr qe te mos me tradhetoj me hera te tjera nuk kam shpirt un per te lenduar njeri por edhe un nuk deshiroj qe te me tradhetijn te tjeret

  • Postime: 5
  • Gjinia: Femer
Simpatikja
#34 ne: 14-09-2004, 09:14:38
 :-\Un mendoj qe GABIMET per njerezit jane,dhe ne jete duhet falur,por jo ne menyre te vazhdueshme,,,,! ;)

  • Postime: 749
London-Tironc
#35 ne: 15-09-2004, 03:00:39
Nje burre i thote shokut te tij : Gruan time e kam genjeshtare te madhe ! Shoku e pyet : Po pse kshu? Burri ia kthen: Po ja mbreme e pyeta se pse nuk erdhe ne shtepi? Me tha se kishte qene nga e motra dhe kish fjetur andej !
Shoku i habitur pyet : "Po edhe ?"
Burri i thote : Po puna eshte se une fjeta vete me te motren mbreme dhe ajo nuk ishte fare aty !

  • Postime: 6540
  • Gjinia: Femer
MistreciaTironse
#36 ne: 15-09-2004, 03:12:23
A mund te falet? tradhetia?Shume gjera mendoj se mund te falen ne jete  nga dashuria... po tradhetia... qelqi qe thyhet nuk ngjitet me,a do mund te fitohet besimi serish tek dikush qe ju ka tradhetuar? veshtire..... shume veshtire...
Gjumashi
#37 ne: 15-09-2004, 04:59:15
:-\Un mendoj qe GABIMET per njerezit jane,dhe ne jete duhet falur,por jo ne menyre te vazhdueshme,,,,! ;)

Simpatikja, Tradhetia mund te hy tek gabimet, qe rrall nje njeri mund ti fal.Se dihet ajo qe gabimet falen.Por Si duket ste ka tradhetuar kush qe te kuptosh se ca eshte tradhetia.Por nejse provoe e flasim prap.Une ketej do jem  gjum:

 :pafshim

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#38 ne: 15-09-2004, 06:57:38


nese ti e pranon ta vazhdosh ate lidhje per hir te nje ndjenje apo per hir te nje arsye dhe te qendron si nje pike e vogel ne zemer se mund te te ndodhe perseri se mund te te tradhetoje perseri.. ajo nuk quhet e falur...

  • Postime: 6540
  • Gjinia: Femer
MistreciaTironse
#39 ne: 15-09-2004, 13:09:22
Mbase mund te falet... ka shume njerez qe e kane bere nje gje te tille,por ma ha mendja se eshte shume veshtire te fitohet besimi,duket sikur ai/ajo do vazhdoje te njejten gje edhe pasi te jete falur.

  • Postime: 553
atman
#40 ne: 20-09-2004, 11:01:06

« Editimi i fundit: 17-03-2005, 11:09:59 nga atman »

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#41 ne: 21-09-2004, 05:03:55
uaaaa mo atman si nuk perton perzotin qe shkruan tere keto i forte je...po me pak fjale me thuaj ti si do veproje.....le te themi se neser e kap te dashuren tende ne tradheti....do ta falje....

  • Postime: 553
atman
#42 ne: 21-09-2004, 07:04:14
Lisa, ngaqe s'kam ç'bej rremoj neper libra dhe perpiqem te shkruaj.

  • Postime: 26
Nebula
#43 ne: 22-09-2004, 18:13:21
Nuk kam shume kohe per nje pergjigje te gjate  :( dhe po jap nje pergjigje te shkurter. Midis  1,2, dhe 3 askush nuk do te vije ne rradhe i dyti  eshte poshtruese , thoni cte doni por ndjenja e dashurise eshte shume egoiste dhe posesive dhe spranon kurre per te ndenjur ne vend te dyte.  Per ato persona qe guximi i arrin deri sa te tradhetojne , dhe cfare do lloj arsyesh ose shkaqesh te kene qene , duke u perqendruar nga ato me banalet e deri tek ato me pasoja qe kane lene dhimbje dhe gjurme ne jeten e dy partnereve , para se te kryejne tradhetine karshi partnerit kte guxinm duhet ta perdorin per te shkuar ne divorc me pare e per ta cliruar vehten nga detyrimi dhe pergjgjesite e bashkjeteses , per te qene te lire te reflektojne dhe te bejne zgjedhjet qe deshirojne .  Tradhetia per mua eshte e pafalshme . Atman kendveshtrimi yt  me vjen keq por me duket tejet liberal  , tradhetia eshte nje gur qe stomaku nuk e dixheston dot dhe do sdo do ta nxjerre te patretur, megjithate respektoj menyren tuaj  te te argumentuarit eshte per tu admiruar dhe interesante.

  • Postime: 553
atman
#44 ne: 23-09-2004, 08:39:13
Kam pershtypjen qe shumica nuk e ka kuptuar mesazhin e atyre qe dua te them ose e ka keqkuptuar, gje qe eshte akoma me keq.
Lisa  :-*

  • Postime: 107
  • Gjinia: Mashkull
Diavolakis
#45 ne: 25-09-2004, 15:25:49
Une per vete jo!!

 :pafshim  :zjarr
milanisti
#46 ne: 26-09-2004, 03:59:43
Une per vete jo!!

 :pafshim  :zjarr

Dhe un me mendimin tat jam, nuk e fal Tradhtin.

  • Postime: 44
  • Gjinia: Femer
erushi
#47 ne: 26-09-2004, 23:51:03
edhe une kam thene dikur qe nuk do e fajla kurre..........por kur u gjenda para nje fakti te tille e fala edhe pse e dija qe do ndodhte perseri............ .......vetem se tani e kam cuar ne ate vend ate njeri dhe nuk dua me tja di per te................. ...... :???

  • Postime: 4421
  • Gjinia: Femer
Alda
#48 ne: 27-09-2004, 15:35:38
Ne momentin kur dikush tradhetohet nga i dashuri, e rendesishme eshte te ruaj qetesine e te dialogoje me te duke u munduar te zbuloje shkakun e kesaj tradhetie.... ama shkakun jo justifikimin !
Sepse mendoj se justifikimi eshte standart per te gjithe ata qe tradhetojne !
P.sh: per meshkujt "ishte thjesh nje moment dobesie, nuk pati asnje rendesi"
per femrat"ndihesha e vetmuar etj.."

  • Postime: 10
baby_blue
#49 ne: 01-10-2004, 06:32:20
Ju e keni ne terezi qe te gjithe, si nuk pertoni te shkruani kaq gjate,  mu lodhen syte mua, nuk kam durim ti lexoj.  ME cfare merreni te gjithe ju??  me duket se nuk punoni, se keni shume kohe per te shkruajtur ketu.  Nejse, nese doni mendimin tim, jo nuk besoj se tradhetia falet, nuk mund ta fal nje njeri qe me tradheton, sepse do ta mbaj mend gjithmone, dhe do ta permend gjithmone, dmth asgje nuk do jete si me pare.
Ok, bye everybody.
Love and Peace