×

A mund te falet tradhetia?

Vizitor · 482 · 46979

A mund te falet tradhetia?

Vizitor · 482 · 46979

  • Postime: 95
  • Gjinia: Mashkull
vampiri_x
#50 ne: 13-10-2004, 22:10:48
JU TRADHETONI DHE KUSH ESHTE NJE NGA ARSYET QE TE CON NE TRADHTI

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 13-10-2004, 22:12:36 nga vampiri_x »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 40
  • Gjinia: Femer
Lozonjarka
#51 ne: 01-11-2004, 06:24:19
Më tradhëtoi  e tradhëtova  e fala  nuk munda ta falja e pranova për hir të fëmijëve . Këto janë disa nga shprehjet të cilat pas vetes kanë tradhëtinë. A është e lehtë të falet një tradhëti tashmë që shumë bindje rreth marrëdhënieve seksuale, martesës, familjes kanë ndryshuar? Si ndiehet një femër pas një tradhëtie? A mund ta pranojë sërish partnerin?

NUK MUND TË FAL TRADHËTINË E TIM SHOQI!

Une do e falja nje tradheti. Do e falja tradhetine e tim shoqi - edhe pse NUK e pres kurre te ndodhe prej tij. Kete "klishene" e fundit qe sapo thashe mund ta thone dhe ta besojne shume, por ne realitet shume pak e ndiejne, ndersa une E NDIEJ. Nga partneri im i tanishem, i fejuari im, burri im i ardhshem dhe shoku i jetes nuk shikoj KURRE tradheti ne horizont. As qe behet fjale per dicka qofte edhe te ngjashme, te afert, etj. Por supozojme se ndodhi, UNE DO E FALJA, VETEM NJE HERE ama. Heren e dyte (nese ndodh) pervecse do me vinte shume keq, me shume s'do falja veten time sesa ate vete.

Tradhetia per mua si Lozonjarka eshte nje zhgenjim gjigand dhe perbuzja me e madhe qe mund t'i besh dashurise qe ta ka dhene dikush me shume sinqeritet por, NUK eshte fundi i botes. S'do arrija ta toleroja fare per shembull dike qe abuzon me mua (fizikisht jo e jo, por edhe emocionalisht, etj.) qofte edhe nje here te vetme. Domethene pas heres se pare NUK do e falja me, me siguri do e lija. Me vjen keq por vetja ime nuk eshte as domino dhe as leter bixhozi me te cilen dike mund te luaje sic i vjen per mbare...

Dhe, ne perfundim te kesaj pergjigjeje une po e paraprij pyetjen qe disa prej jush ME SIGURI do me drejtonin, ndaj po i pergjigjem asaj: JO, Nuk kam tradhetuar asnjehere ne jeten time, ne dashuri jo e jo, as ne shoqeri po ashtu. As kam ndermend te filloj (tani)... :)


Gjithe te Mirat nga Lozonjarka dhe mos j'u tradhetofshin kurre se vallaj eshte dicka shuuuuuume e keqe, nje funderine...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 40
  • Gjinia: Femer
Lozonjarka
#52 ne: 01-11-2004, 06:36:04
Uh... kjo fjala 'TRATHETI' qe kur e degjoj apo lexoj, me ngjall  :zjarr neveri e keqardhje. >:(  Te njejtat ndjenja do te me shfaqeshin dhe per ate  :zjarr person qe arrin te bej nje veprim kaq te ulet e te pamoralshem.
Personalisht, nuk mund te fal sikurse dhe nuk mund te harroj kurresesi nje 'tradheti'. As nuk do ti jipja shans vetes per tu menduar per nje gje te tille, nje person qe ben kete degradim eshte thjesht nje 'LOSER', asnje gje me pak asnje gje me shume..., eshte dikush qe nuk ia vlen 'barra qirane'- kur thote populli..
Thjesht, keto veprime behen te paramenduara, ndaj rrjedhimisht duhet te paguajne cmimin perkates!

Mire, po sikur te ishte ky cmim nje Humbje Kolosale per ty (ngaqe ke humbur kete person qe e ke dashur dhe e do se "s'te la egoja" per ta falur tradhetine e saj nese ndodhi VETEM NJE HERE), perseri te njejtin mendim do te kishe?!

P.S. Mos me keqkupto, jam dakort me ty per ate qe the qe eshte veprim i ulet, i pamoralshem, etj. por nuk mendon te pakten qe ta arrish ta njohesh situaten e tradhetise (si, qysh, tek, pse) para se te arrish te vendosesh cfaredo-qofte apo 'te besh nje gjykim" qe me vone mund te MOS u dale i drejte?! E RESPEKTOJ MENDIMIN TEND, GJITHSESI! ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
  • Gjinia: Femer
QueeN
#53 ne: 02-11-2004, 13:55:21
Do te isha ndjere femra me me te meta ne bote :(  por 1 here mesiguri qe do ja falja sepse e dua shumee , por nga qe te dy duhemi shum nuk besoj qe do ndodhe nje gje e tille
qe 3 vite nuk me ka ndodhur :) lus Zotin qe as edhe 300 te tjera te mos na ndodhe
Kiss
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#54 ne: 03-11-2004, 06:32:30
Uh... kjo fjala 'TRATHETI' qe kur e degjoj apo lexoj, me ngjall  :zjarr neveri e keqardhje. >:(  Te njejtat ndjenja do te me shfaqeshin dhe per ate  :zjarr person qe arrin te bej nje veprim kaq te ulet e te pamoralshem.
Personalisht, nuk mund te fal sikurse dhe nuk mund te harroj kurresesi nje 'tradheti'. As nuk do ti jipja shans vetes per tu menduar per nje gje te tille, nje person qe ben kete degradim eshte thjesht nje 'LOSER', asnje gje me pak asnje gje me shume..., eshte dikush qe nuk ia vlen 'barra qirane'- kur thote populli..
Thjesht, keto veprime behen te paramenduara, ndaj rrjedhimisht duhet te paguajne cmimin perkates!

Mire, po sikur te ishte ky cmim nje Humbje Kolosale per ty (ngaqe ke humbur kete person qe e ke dashur dhe e do se "s'te la egoja" per ta falur tradhetine e saj nese ndodhi VETEM NJE HERE), perseri te njejtin mendim do te kishe?!

P.S. Mos me keqkupto, jam dakort me ty per ate qe the qe eshte veprim i ulet, i pamoralshem, etj. por nuk mendon te pakten qe ta arrish ta njohesh situaten e tradhetise (si, qysh, tek, pse) para se te arrish te vendosesh cfaredo-qofte apo 'te besh nje gjykim" qe me vone mund te MOS u dale i drejte?! E RESPEKTOJ MENDIMIN TEND, GJITHSESI! ;)

Nuk e di perse Lozonjare por nuk bashkangjitem me mendimin tend....sa e madhe dhe sa e rendesishme do te ishte arsyeja e tradhetise se tij me e madhe se Ti... nuk mendoj...tradhetine njeriu e ben me nje vetedije te plote sepse nuk eshte nje puthje qe ndodh ne nje min dhe mund te thuash nuk e mendoje gjate tradheti eshte te kalosh 5..6...8 ore ne shtrat me nje person tjeter ti do te thuash se gjate ketyre 5 oreve ai nuk ju kujtove asnjehere ti nuk mendoje as per nje cast qe ky eshte nje gabim....
Ok ndoshta ke te drejte dhe do ta merrja nje guxim te tille e do ta falja por mendoj se gjithshka do te ndryshonte per mua do jetoja me ate imazh me ate ndjenje xhelozie gjithshka do ta shikoja ndryshe se jemi njerez dreqi ta haje dhe nuk mund te harrojme...them se perseri do te perfundonte ne nje ndarje ose nese nuk perfundonte ashtu ajo lidhje do te kishte humbur dicka teper te rendesishme do ishte keputur ai filli i holle ndjenje..shikimi qe dikur lidhte dy zemrat
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 186
Xcape-girl
#55 ne: 03-11-2004, 12:45:23
gjeja qe urrej eshte tradhetia..dhe kur flas per tradhetine e kam fjalen ne cdo aspekt...qofte kur te tradheton nje mik/e apo i dashuri e dashura...nuk ka gje me te poshter....dhe nqs te kerkojne falje per mua falja ne kete rast nuk ka vlere fare...sepse kane dashur dhe tradhetuan,,,cilado qofshin arsyet....ne momentin qe dikush me tradheton ka mbaruar cdo gje....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2
xhesi
#56 ne: 04-11-2004, 03:21:50
DO ISHTE GABIMI I DYTE PO TA FALJE TRADHETIN .TRADHETIJA MBETET E TILLE DHE KUR NUK  NDREQET PO I JEP VAZHDIMESI PO TA FALESH SE  AJI QE TRADHETON NJE HERE SE KA PROBLEM EDHE PER TE DYTEN E NE VAZHDIM . KUR SDO E FALJA NJE GABIM TE TILLE
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#57 ne: 04-11-2004, 16:13:34
Lozanjare, kerkoj ndjese nese pergjigjja ime eshte kaq e voneshme, por me thene te drejten, nuk e kisha lexuar kete teme per nje kohe te gjate. Ndoshta (?!), per vet faktin se cfare mendoj une per â€Ëœtradhetine’ eshte thene e shprehur mese e qarte ne shkrimet e mia te vendosura ne kete teme. Gje qe te cilen, me sjell te mendoj se ti, ndoshta nuk i ke lexuar te gjitha  ;) Megjithate, nuk perben ndonje problem nese pergjigjem perseri. 

Ok, le te kthehemi tek pyetja jote:- â€Å“ , po sikur te ishte ky cmim nje Humbje Kolosale per ty (ngaqe ke humbur kete person qe e ke dashur dhe e do se "s'te la egoja" per ta falur tradhetine e saj nese ndodhi VETEM NJE HERE), perseri te njejtin mendim do te kishe?!” --- PO, sigurisht qe do te kisha te NJEJTIN mendim! Pse? Sepse (po e lidh kete me ate qe ti e quan â€Ëœhumbje kolosale’) , e dashur, humbje KOLOSALE do te ishte ose do te quhej nje humbje qe eshte bere pa asnje shkak apo baze te drejte, por jo ajo qe behet ne baze te fakteve reale e teper te dhimbshme si e ashtuquajtura â€Ëœakt i tradhetise’. E perse duhet te jete apo ndjehet si nje humbje kolosale per mua, kur AI qe e beri nuk mendoi as edhe nje sekonde apo minute te vetme se ajo qe po kryente ose ishte gati per te kryer, ishte dicka jo e drejte, e dhimbshme dhe e palejueshme per raportin midis nesh (cfaredo lloj arsye te kete patur ai)? Nje veprim i tille do te ishte mungese respekti, shkaterrim dinjiteti, besimi, verberim ndjenjash, mosvleresim karakteri. Atehere, perse duhet pare si te jete humbje kolosale per mua ? Aspak, ndodh e kunderta! Kjo eshte nje humbje kolosale per te e jo per mua, sepse eshte ai qe me humb mua, fare thjeshte, pa denjuar te jete i sinqerte per problemet apo nevojat qe mund te kete pasur, pa denjuar te mendoj se ajo qe po bente ishte GABIM, SHKATERRIM,... pa menduar se kam dike ne kete bote qe me do dhe e dua, keshtu pse me duhet ta shkaterroj, qofte dhe per nje cast debulese, a fling?!
Per mua s’mund te jete nje humbje kolosale, perkundrazi, per mua do te ishte nje SHPETIM! Pse? Sepse te pakten pata fatin te marr vesh se me ke kam te bej dhe se i kam dhuruar cdo gje te timen sikurse dhe sakrificat e mia, nje personi qe NUK i meriton aspak! Me fjale te tjera, nuk eshte i denje per nje dashuri te timen. Nuk eshte i denje, te vleresoj sinqeritetin, besnikerine, dinjitetin, moralin, karakterin tim si nje femer. Pra e dashur, nuk eshte ceshtje â€Ëœegoje’, aspak nuk eshte e tille! Nuk eshte egoja ime, qe shkakton dhimbjen, ndarjen, apo humbjen kolosale (sic e quajte ti), eshte akti i PARAMENDUAR dhe EGOIST i tij, dhe jo i imi! Nuk eshte egoja ajo qe me ben mua te mos bashkangjitem e mostoleroj tradhetine, eshte FISNIKERIA, DINJITETI qe kam une si FEMER, por qe ai, do t’i merrte neper kembe ose qe do ti nenshtronte.

Pastaj, ju pyesni por nese behet nje â€Ëœhere te vetme’ ? Nuk me thua, sa e sigurte por po dhe e besueshme do te ishe ti, nese ai te thote sikurse dhe premton se do te jete hera e pare dhe e fundit qe ai tradhetoi? Ai qe s’mendoi njehere, mund te mos mendoj dhe dy, tre e kater Nuk ishte premtim, dashuria, sinqeriteti, besnikeria dhe respektimi i dy paleve ne kete lidhje...? Nuk eshte premtim, kur i thua njeriut qe dashuron, se e do me gjithe zemer e shpirt, dhe se eshte AI/AJO qe ti dashuron e JO NJE TJETER! Te gjitha keto ishin premtime, premtime te cilat ai i shkeli e i flaku jashte, perse..? Sepse egoja e tij, kishte verbuar zemren e tij sikurse cdo gje tjeter. Mund te jete dhe dobesi mashkulli (?), dhe kjo per mua eshte me e veshtire per tu luftuar. Por nese eshte qofte njera si dhe tjetra, si mund te falesh? Kush me garanton mua se nuk e perserit? Besimi qe ishte atje, u shkaterrua. Sinqeriteti u flak tutje, dashuria u hijezua, u cngjyros! Te gjithe e dime, nese nuk ka dashuri, drejtesi, fisnikeri, nder’ asnje rend gjerash nuk mund te qeveris me.
Besimi dhe dashuria jane aq delikate por dhe aq te shtrenjta, si nje kristal (/qelq), nese thyhet zor se ngjitet perseri, eshte veshtire, shume veshtire.
Pastaj, sic permendi dhe Lisa, ne njerez jemi e si te tille, koshienca dhe mendja nuk na le te qete per te menduar se nje tradheti nuk mund te ndodh serish. Gjithmone, do te jetosh ne ankth, medyshje e frike , pse mos eshte ajo jete qe meritoj te bej? Nuk mendoj se eshte! Une kerkoj qetesi, dashuri, sinqeritet, stabilitet e lumturi ne jeten time, nese nuk kam mundesi t'i krijoj me dike, atehere me mire vetem, po po, me mire vetem le ta jetoj kete jete! Jane keto qe me bejne mua te marr vendime te tilla.
Ndoshta, ama ndoshta...(?), nese mund te ishte tradheti e kryer brenda nje lidhje martesore dhe nese ekzistonin femije ne kete mes, dhe mundet (?) te falja, ku falja do te behej per hir te femijeve, sakrifice e cdo nene (por dhe kjo e bere, nese e shikohet e arsyeshme, nese shihet nje drite shprese).
Theksoj, e gjithe kjo duhet te shihet si ceshtje principesh/moralesh, ku cdo femer ashtu sikurse une mbartim (in a way or another).

Dhe nje sqarim te vogel,  po te ishte nje â€Ëœlidhje e hapur’ (i.e., there’re no ties among us), ne rregull, le ta bente e i lumtur qofte! Por ne kete teme, mendoj se nuk behet fjale per lidhje te hapura e per lirine qe mund te shkosh me ke te duash, te kesh experience seksuale me ke e sa here te duash. Ne po flasim e konsiderojme ato lidhje te cilat ne i shikojme ose klasifikojme si â€Ëœlidhje te sinqerta, te besuara’, lidhje te cilat jane me serioze, kane me ndjenje, me besim, me vleresim e me respekt.

Kerkoj ndjese, se ndoshta u zgjata pak si shume, por shpresoj qe kesaj radhe te jem e qarte si per ju Lozonjare, sikurse dhe per lexuesit e tjere. Po te tregohem e sinqerte, ndjehem e lodhur te mendoj perseri per kete teme. Shpresoj, te mirekuptohemi.



Pershendetje
Smiley :pafshim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22188
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#58 ne: 04-11-2004, 18:03:56
Lexoni kete histori, e cila thote vertete shume mbi ceshjten ne fjale!

HISTORIA E RUDINES.

NUK MUND TË FAL TRADHËTINË E TIM SHOQI!

Më fal Im shoq nuk mund të më thoshte më shumë se kaq. Ai qëndronte
në hyrjen e apartamentit tonë të cilin e kishim blerë para pesë
vjetësh. Nuk isha në gjendje të thoja asgjë: ai u afrua, më përqafoi
dhe më shtërngoi fort. Më kërkoi edhe një herë të falur. Gjithçka
ishte e turbulltë në mendjen time. Nuk dija çfarë të mendoja, të
ndjeja. Nuk e kuptoja nëse isha e lumtur ose jo. Dhe i thashtë po, po
se e kisha falur dhe se ai mund të rikthehej me mua dhe me dy fëmijët
tanë. Dhe fëmijët ishin arsyeja kryesore që e pranova: ata do të
lumturoheshin kur ta shihnin përsëri. Gjatë dy muajëve të mungesës së
tij më është dashur t'i gënjej përditë: babi është në punë, në
udhëtime të gjata dhe do të kthehet sa më shpejt. Brenda vuajtjes
time shpresoja se ai një ditë do të kthehej sërisht: ishte kjo
shpresë që më jepte kurajon të mos u thoja të vërtetën por nëse
fëmijët tanë do të ishin pak më të mëdhenj a do ta falnin babin që i
braktisi për dy muaj dhe gjatë kësaj kohe nuk u interesua asnjëherë
për ta?
Gjithçka nisi para dy muajsh: një fund javë më tha se do të nisej për
një seminar 1 javor. Puna e tij kërkonte që ai të udhëtonte shpesh
ndaj dhe ky lajm m'u duk shumë i pranueshëm. Nga mesi i javës në
vazhdim pas disa ditë heshtjeje më mori në telefon. Nga zëri e
kuptova se diçka nuk shkonte siç duhej. "Cfarë ka ndodhur" - e pyeta.
Heshtje e gjatë. Ai nuk ishte në gjendje të gjente fjalët, të jepte
një shpjegim. Më tha se në fund të javës nuk mund të kthehej në
shtëpi. E pyeta nëse ishte më dikë tjetër, me një grua tjetër. Një
heshtje e gjatë pasoi përsëri. Dhe aty gjeta shpjegimin: ai më kishte
gënjyer: nuk kishte patur kurrë seminar, një grua tjetër kishte zënë
vend në jetën e tij.
Gjatë këtij muaji që jemi bashkë diçka është bërë e qartë për mua:
nuk mundem të harroj dhe të fal tradhëtinë. Çdo ditë do të ketë një
detaj që do të më kujtojë poshtërsinë e tij. Çdo vonesë lind në kokën
time një mijë dyshime: Ku është ai? Përse po vonohet? Thua të jetë me
dikë tjetër? Çdo ditë e marr në telefon në zyrë duke gjetur një qind
arësye thjesht për të vërtetuar se ku është. Nuk mundem në asnjë
moment të çlirohem nga ideja se më parë një grua tjetër ka qënë pranë
tij: e kujtoj atë tjetrën kur ai më përqafon, kur më puth, kur më
thotë se me do. Me tradhëtinë e tij më ka plagosur dhe kjo plagë nuk
do të mbyllet madje kam përshtypjen se ajo vazhdon të acarohet çdo
ditë.
Im shoq mund të mendojë se e kam falur, por unë nuk mundem ta besoj
këtë gjë. Nuk kemi folur më asnjëherë për tradhëtinë pas kthimit në
shtëpi të tim shoqi. Ndihem keq. Më duket sikur çdo ditë me të është
një tradhëti ndaj vetes sime. Në çdo xhest timin, në çdo përkëdhelje
timen unë mungoj. Ndoshta do të ndihesha më mirë nëse s'do t'ia kisha
hapur më derën time, nëse do të vazhdoja të jetoja me paqe me veten
dhe me fëmijët e mi. Është e vërtetë, mezi e prisja rikthimin e tij,
por në fakt burri që unë doja, femra që unë isha, nuk janë më. Çfarë
duhet të bëj: të pranoj atë duke tradhëtuar veten?
Përgjigje: Shpesh herë fëmijët shihen si shkaku i pranimit të
partnerit pas një tradhëtie. Njëri prej partnerëve është gati të
pranojë dhunën, të mashtrojë veten, të bëjë kompromise nga më të
komplikuarat për hir të fëmijëve. Në pamje të parë kjo zgjedhje mund
të duket normale, madje mund të aprovohet nga të afërmit. "Bravo! Ti
je vërtetë heroninë që duron një kafshë si yt shoq për hir të
fëmijëve". Por në fakt ky është vetëm fillimi. Fëmijët nuk janë qënie
që s'kuptojnë, madje në shumë raste ata mund të ndjejnë edhe gjëra që
rriturit nuk i shohin dot. Për fëmijën nuk mjafton thjesht të ketë
një mami dhe babi prezent në familje, por dy njerëz që komunikojnë
dhe që duhen. Për fëmijën do të ishte më mirë të jetonte me dy
prindër të divorcuar sesa me një mami dhe babi që në një moment
shpërthimi nervash do t'i kujtojnë se ai është shkaku i sakrificës së
tyre, se nëse s'do të kishte qënë ai do të kishte qënë më mirë. Në
fakt edhe tradita jonë mbështet idenë se me lindjen e një fëmije
mundësia për divorc është më e vogël: "Tani që u bëre me fëmije duhet
ta durosh"-kështu këshillojnë shpesh mamatë vajzat e tyre. Sigurisht,
me lindjen e fëmijës rriten përgjegjësitë: një fëmijë ka nevojë të
rritet me një mami dhe babi, por me kusht që këta të jenë të vërtetë.
Fëmija nuk duhet të jetë "mjeti" në duart e prindërve, shkaku për të
qëndruar bashkë ose jo. Ky shkak duhet kërkuar tek marrëdhënia në
çift, tek dashuria.

Reagimet e grave ndaj tradhëtisë janë të ndryshme: dikush e pranon
me idenë se tek meshkujt tradhëtia është e falshme, dikush sepse
është falur dikur, dikush me shpresën e hakmarrjes, dikush për shkak
të fëmijëve dikush edhe mund të vrasë. Përvoja tregon se një grua e
përkushtuar ndaj partnerit dhe ndaj familjes, që nuk arrin ta gjej
shkakun e tradhëtisë tek vetja e ka më të vështirë të fal. Ajo nuk
mundet të zgjedhë midis faljes së tradhëtisë së partnerit dhe
tradhëtisë ndaj vetes. Pas pranimit qoftë edhe formal të partnerit
ajo ndjen një dëmtim të parametrave personale: ajo humbet paqen me
veten, qartësinë, harmoninë dhe sigurinë e dikurshme. Ajo fillon të
jetojë e rrethuar nga një sërë dyshimesh: ajo nis të hetojë me
bindjen se kush tradhëton njëherë, mund të tradhëtojë përsëri. Ajo
shndërrohet në "hetuese" në kërkim të vazhdueshëm të provave të cilat
do të vërtetojnë hipotezat e saj. Për shkak të këtij "pozicioni" të
ri, ajo nis të ndjejë se po humbet shumë nga vetja, se nuk është me e
qetë dhe e vërtetë në gjërat që bën.
Cfarë duhet të bëjë Rudina për të zgjidhur konfliktin me veten? T'i
japësh kohë vetes . Me kalimin e ditëve do të ndihesh më e qartë në
lidhje me gjendjen tënde. Ti shkruan se asnjëherë nuk ke folur me
partnerin për dyshimet dhe shqetësime e tua. Ndoshta duke folur do të
ndihesh më e sigurt për vendin që zë tek ai dhe për atë që ti ndjen
për të. Pranimi nuk është i lehtë në kushtet kur ti vazhdon të
mendosh për "atë tjetrën" pranë tij. Konfuzioni i ndjenjave;
urrejtja, dashuria, frika, pasiguria, dëshira për hakmarrje mund të
pengojnë që ti shohësh gjërat qartë. Jepi kohës vetes dhe përpiqu të
gjesh përgjigjen tek ajo që ti ndjen për partnerin tënd.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4839
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#59 ne: 05-11-2004, 17:23:01
jo jo dhe joooooooooooooooooo ooooooooooooooooooo ooooo dhe pikkkkkkkkkkkkkkkkk kk.. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 417
  • Gjinia: Mashkull
Maestro
#60 ne: 07-11-2004, 01:44:07
Tradhtia dhe falja  jane dy nocione qe ne jeten reale takohen shume rralle me njera tjetren. Tradhtia i jep fund cdo gjeje, sado dhe sido te jete e ndertuar. Nuk e di se ku mund gjesh ate lloj arsye qe do te jete e mjaftueshme per te falur tradhtine. Por kjo sdo te thote qe tradhtia duhet te shoqerohet me masa ekstreme. Kategorikisht jo. Kush tradhton, ne rradh te pare ka tradhtuar veten pasi ska qene i/e zoti/zonja te beje zgjedhjet e duhura dhe ne rradhe te dyte hyne ne kategorine e njerezve hipokrite dhe me karakter te dobet.  
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 8137
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#61 ne: 07-11-2004, 04:35:43
Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte po njerezore!
Une e di se fali shume,tradhtia eshte e rende,po varet nga lidhja.Nuk e kam provuar e nuk mund te them se do beja,po nese me te vertete do mendoja se falja ia vlen per ate rast nuk do kem veshtire te fal.
E di se eshte e lehte te them "do mendoja" se ne ate situate eshte e veshtire te mendosh!Deri tani kam pasur idene se tradhtia ndodh er fajin tend,se ti nuk i jep ate qe ai kerkon!Po tani kam idene se nuk eshte kjo!Kam idene se ajo ndodh e aq!Ndoshta me paramendim,ndoshta ne moment dobesie!Gjithmone eshte e rendesishme te mendosh te besh ate per te cilen nuk do pendohesh me vone!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 279
  • Gjinia: Mashkull
the_General
#62 ne: 07-11-2004, 10:03:24
tradhtine mund ta falesh nje here e kurr me.... mund te ja falesh dikuj qqe eshte nje gje qe vlen per ty nje gje qe ti e adhuron dhe te tradheton vertet se meriton faljen por duhesh te kesh zemer per ta bere se dashuria eshte mbi gjithcka qe existon...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 203
//.Alan.\\
#63 ne: 07-11-2004, 13:21:35
Bullshits!! Ai/ajo qe eshte i/e gatshme te fale tradhetine eshte i/e gatshme te tradhetoje vete.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 771
  • Gjinia: Femer
Hersianna
#64 ne: 10-11-2004, 19:45:03
``Ujku qimen e nderron, por zakonin s`e harron``

Hersia
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 75
  • Gjinia: Femer
Bolka
#65 ne: 16-11-2004, 14:44:50
KUR NJE DJALE E DO ME SHUME SE JETEN TENDE MUND T'I FALESH EDHE NJE TRADHETI KALIMTARE PER TE MOS E HUMBUR ATE. DASHURIA VLEN ME SHUME SE NJE TRADHETI.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 771
  • Gjinia: Femer
Hersianna
#66 ne: 17-11-2004, 16:21:39
Pak djem paska keshtu? Per mendimin tim, te tradhetosh do te thote te mos jesh i qendrueshem. Nuk ia vlen nje lidhje, ku mashkulli, qe mbahet si shtylla baze e nje cifti, te lekundet sa ne njeren ane ashtu edhe ne tjetren. Eshte mire te shkulet kjo shtylle, kur fillon te lekundet, perndryshe do te rrezoje shume shtylla te tjera paralel me te.
Persa i perket rasteve kur femra tradheton, eshte mjaft e rende per mashkullin, pasi sipas tyre(them keshtu sepse jam femer vete) u bjen autoriteti. Nuk ia vlen te rrish as me femra te tilla! Si mundet te presesh te te rrespektoje ty, kur nuk e ben nje gje te tille me veten e saj???

Hersia
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gjumashi
#67 ne: 17-11-2004, 18:22:49
Hersianna, Bashkangjitem me mendimin tend.Me nje fjal ne kerkojm shume nga te tjeret, por harrojme veten ton.Do ishte mire dhe te koncentrohemi aty ku eshte e rendesishmja.Ka disa lidhje qe shkojn per mrekulli, ka disa qe kan probleme.Sot ka lloje lloje psikologe, qe mund te na japin keshilla per cdo gje.Pasi nese tradheton nje her, do tradhetosh cdo her.Tradhetia vjen si rrezulltat i mos sinqeritetit ne lidhje.Keshtu qe duhet sa do pak te jemi te sinqert dhe te respektojm njeri tjetrin.....

Po e le me kaq, do shkruaj me von;).
 :pafshim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 45
Zemra
#68 ne: 18-11-2004, 11:23:33
Do t'ia falja per te paren here duke kerkuar shkaqet qe kane ardhur deri te tradhetia,por nese kjo behte shprehi,atehere,pa diskutim,nuk do vinte ne shprehje ta falja serish.Edhe nje gje,tradhetine nese do ia falja,cfare do me mbeste ne zemer per ate person tutje?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2175
  • Gjinia: Femer
anonimus
#69 ne: 29-11-2004, 20:15:03
Te gabosh eshte njerzore
 Te falesh  eshte hyjnore!
    Nuk di a do te mund te falja :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 278
  • Gjinia: Femer
blerina
#70 ne: 30-11-2004, 12:18:39
Ktu ku jam thone qe deti eshte plot me peshk.Ndersa ne shqiperi thone qe nje bie dhe mijera ngrihen keshtu qe nuk ja vlen te rrish me nje person pasi te ka tradhetuar se do te kisha humbur besimin dhe nje lidhje pa besimin reciprok eshte e kote.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1406
  • Gjinia: Femer
camarroke
#71 ne: 30-11-2004, 12:41:33

 nese behet fjale per tradhetine ne pergjithesi, ok. sepse kemi disa lloj tradhetishe .
 nuk te tradheton vetem personi qe dashuron por , ke tradheti nga shoqeria , nga familja, etj.
 nese flasim per tradhetine qe ndodh shpesh ne dashuri, atehere duhet pare me nje sy tjeter,
 por duhet te pyesim veten pse  ka ndodh tradhetia?  me pelqeu mendimi i gjumashit qe thote qe ne radhe te pare duhet te shikojme brenda vetes, sepse qe dikush tradheton e ka nje arsye dhe para se te flasesh me personin i cili te ka tradhetuar duhet te besh analizen pse ka ndoh kjo gje.
 une nuk po them per rastet per personat qe e kane ne karakter  ket gje,por  shikoni se ne tradhetojme kush e di sa here edhe me mendje qe eshte me e keqe  se  ajo qe ndodh ne realitet.
 une jam tip tolerant, por nese dikush e ben rruge ,une nuk e fal ,por do te shikoj brenda vetes nese edhe une kam  nje pjese te fajit. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1395
  • Gjinia: Femer
Gaxhia
#72 ne: 03-12-2004, 19:29:13
vallahi   un them po

e pse mos falet njerez jemi dhe gabojm :P

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4421
  • Gjinia: Femer
Alda
#73 ne: 03-12-2004, 21:00:34
ç'eshte kjo...nuk falet tradhetia jo...do ishte e kote......jo se eshte fundi botes.....po pse ta falesh.....qe te perseritet, siç thone me lart apo do falesh nje person qe i vetmi justifikim qe mund te jape...eshte: "ishte diçka e parendesishme"
Pastaj gabimi i dyte qe bejn pasi tradhetojne..eshte qe nuk vjen njeri te thote te tradhetova...po e merr vesh nga te tjeret....dhe kjo per mua eshte dyfish me e rende sesa fakti qe mund te me kene tradhetuar....sidom os kur ta thone persona qe ske shum muhabet ose qe si vlereson dhe aq.....e sdo te doje kurre qe ta dinin para teje.....
Pse ti gaxhie thua une do ta falja....mendon se po te tradhetoje ti...do te falte partneri????
Jo, edhe po te bej sikur e kalon e te ka falur...te genjen ty dhe veten bashke ndoshta !
Sepse te jesh e sigurt..te heq vizen......sdo jete asgje si me pare....
« Editimi i fundit: 03-12-2004, 21:07:21 nga alda »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 638
  • Gjinia: Femer
Thugette_Girl
#74 ne: 08-12-2004, 01:59:18
Pershendetje.....
Waw sa shum keni shkruar more?...lol une si lexova ato me lart por po pergjigjem....

Fjala TRADHETI eshte fjala me e keqe ne fjalorin tim pra eshte fjala qe urrej me shume edhe pse e di mire qe nje her ose shum here ne jete tradhetohesh ...Ka tradheti mes miqsh te aferm apo ne dashuri.Ne dashuri tradhtia do kishte nje ane te mire se te jep mundesin te njohesh te keqin e te gjesh te mirin.
E vetmja gje qe mund te them per tradhtin eshte kjo... ...nese do me tradhtonin e shumta do i falja jeten pra do e lejoja te jetonte ne kete toke por qe  do e beja tju    luste DREQIT qe ta merrte ne ferr pasi do ju dukte si parajse.......lol

Shakaja gjysma e te vertetes thone....
Sic po e shihni  fjala TRADHTI  per mua eshte gjeja me e keqe ne kete bote ..Por te them qe fal apo jo ate smund ta them pasi kam arsyet e mia (Sic e dim me shum se 95% e meshkujve tradhtojn po ashtu dhe femat aty afer....lol)Pra varet si i ke rrethanat dhe besoj se edhe fal njeriu une per vete dhe fal  (te gjith gabojn njeher.. puna esht mos ta bejn rruge...)por nje gje e them me siguri qe sdo besoja me ne te pra mbrapa asaj gjeje do fillonin probleme tjera te cilat te qojne ne shum rruge te tjera sic themi ne .....BUKA QE THEHET NUK NGJITET ME...por sic thash me lart varet ne cfare situate je....Une per veten time nese do me ndodhte ose kur te me ndodhi....lol me mire mos ta dij fare e ishalla zotit sme takon   ta provoj shpesh kete gje .....

Bye bye god bless u all....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super