Zerion

Zeri yt => Dashuria ⚤ Seksi => Teme e nisur nga: Lena ne 22-03-2005, 05:04:49

Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Lena ne 22-03-2005, 05:04:49
Ju lutem me tregoni mua a ju ka ndodhur ta pyesni veten se a jeni e mire per te? A jeni sjelle ndonjehere keq me te? A jua ka falur gabimin ? Ai qe dashuron di edhe te fale.

Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Thugette_Girl ne 22-03-2005, 15:11:27
 :)Eh moj Lena me ka bere vaki moj te gjitha em kane bere vaki por besoj dhe jam e bindur qe ai qe dashuron edhe fal por ky esht nje mendim personal fal deri aty ku mban pra cdo gje ka kufi edhe sikur ta dua deri sa nuk   shkon me ca gjera sic eshte psh morali nuk i fal por edhe aty sse di varet ca situate eshte ,varet si ka ndodh varet si jemi sepse mendoj nese je e martuar me te e per me shum ke femij pra sdon te shkaterrosh jeten e femijve e ka plot gjera te veshtira qe tani sdi ti shpreh pasi per vete sjam e martuar skam femij e per me shum ska gjysem ore qe kam  heq nje dhembadh e po me dhemb ne shpirt ...pra cdo gje varet por besoj se ai qe do di edhe me fal ... :pafshim 8)
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ALieNs ne 22-03-2005, 19:55:23
di di te fal po mvaret se ca fal ;)
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: victoria ne 23-03-2005, 03:16:50
Eshte e vertete ajo se ai qe dashuron di dhe te fale po parashtrohet pyetja:cili eshte gabimi qe duhet te falur?Nese eshte nje gabim i thjesht dhe i pavetedijshem besoj se falet por nese eshte ne pyetje tradhetia nuk besoj qe falet lehte,edhe nese falet prap nuk do te jete dicka ne rregull si me pare.Me nje fjale do te egzistoje dashuri po ajo do te jete shum e zbehte....
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Kisss ne 24-03-2005, 02:50:05
jo
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ThuPka ne 01-04-2005, 21:24:09
hmmm e veshtir kjo pyetje ... un mund te fal deri ne nje fare mase . po nqs  partneri tradheton me nje tjeter atere nuk besoj se mund ta fal sepse cdo gje qe i kam falur un ai e ka shkel me kemb dhe nuk mund ta shof dot ate njeri me te njejtin sy.. ose si i thon ne gjuhen e popullit "buk e thyer.. nuk ngjitet me" ashtu eshte dhe ajo gje.. po megjithate ka njerez e njerez dhe arsyet jan te ndryshme.... :???
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Lisa ne 02-04-2005, 13:01:46
Sigurisht ai qe dashuron edhe fal ....por kupa mbushet mos e ler te derdhet...c'do gje e ka nje kufi...ne dashuri duhet te egzistoje tolerimi mirkuptimi dhe pse jo edhe falja ...po sic e tha edhe cupka gjera te medhaja si tradhetia nuk emndoj se eshte e arsyeshme te falet....mund te falesh nje fjale te thene pa menduar nej gabim te momentit por deri ne nje pike....
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: krutani79 ne 02-04-2005, 13:17:48
lisa varet edhe nga rrethanat ajo thenie  :-\
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Gjumashi ne 02-04-2005, 13:24:05
Ka disa gjera qe i perket faljes.
Varet prej gabimit qe ke bere, varet prej menyres, si je sjelle me, si i ke fol dhe cfar fjalori ke perdor?Jan shume rrethana, te cilat duhet analizohen dhe duhet ardhur ne perfundim.Falja ka te beje me dy gjera.E para eshte qe nuk deshiron te humbish kete person, e dyta qe do ti tregosh qe je i mire, dhe je tolerant.
Sa i perket vetes sime, deri tash e kam fal vetem nje njeri, qe me ka lenduar rend, te tjereve nuk u kam dhene nje shanc te dyt, nuk jam nga ata qe kerkojn nje shanc te dyt, por as qe u jap nje shanc te dyt.Jam tolerant, por nuk fal shume gjera, pasi nuk jam objekt fetar kur, mund te vish te djelen te ndezish nje qiri dhe te besh lutjen, ose te premten te vish dhe falish xhuman.

Do u thoja, qe te analizoni nje here gabimet, edhepse disa gjera jan shume te keqija duhet vendosur ashtu sic njeriu ndjen dhe mendon.

Ju pershendes dhe u deshiroje cdo te mire.


 :tym
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ibraim ne 06-04-2005, 02:37:32
te gjitha postimet qe i lexova (edhe pse s'jan shume) sillemi rreth nje ideje... me demek varet se cka falim...
nganjehere edhe nuk bene te falim shume sepse do perbuzemi...
shnet e miresi...
respekt  :pafshim  ;)
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: pellumb ne 06-04-2005, 02:53:40
veq disa falen apo jo
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ibraim ne 06-04-2005, 03:52:37
veq disa falen apo jo

ti je e falur  ;)
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: pellumb ne 06-04-2005, 04:44:54
ok  ;)
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Bekimi ne 04-05-2005, 10:35:13
Tema esht shum interesante,,Ai qe dashuron di edhe te fale..Eshte shume e vertete, por ja qe ajo falja e tepruar te ben ti biesh murit me kok..Pasi njeriut, t'ia japesh gishtin te merr te terin, lere krahun..Keshtu qe, falja duhet te ket kufi, se po fale gjithmone, je per te te ardhur keq..
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Elektra ne 05-05-2005, 07:05:56
Kisha falur as sa kisha mundur,por gjithmone duke ditur se per cfare po e fali.Nese eshte nje gabim i madh,nuk besoj se e kisha falur lehte,por duhet pas parasysh se nese je e martuar,edhe duhet bere sakrifica per hir te familjes.
Titulli: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Asla ne 10-03-2007, 14:08:53
Tema esht shum interesante,,Ai qe dashuron di edhe te fale..Është shumë e vërtetë, por ja qe ajo falja e tepruar te bën ti biesh murit me kok..Pasi njeriut, t'ia japësh gishtin të merr te terin, lere krahun..Kështu qe, falja duhet te ket kufi, se po fale gjithmonë, je për te te ardhur keq..
TE njejtin mendim kam dhe un,gjella me krip
kripa me karare.. ;)
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Capkenja ne 16-04-2007, 06:00:24
Varet ke fal dhe per saten heren e fal.Hera e pare falet,e dyta jo !
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Karatisti ne 16-04-2007, 07:30:31
Varet ke fal dhe për saten heren e fal.Hera e pare falet,e dyta jo !

Ne fakt nuk duhet falur kurre se ai/ajo qe e ben njehere e ben edhe dy here! Kshtuqe motoja ime mbetet: Te falte Zoti se une ste fal!
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Capkenja ne 16-04-2007, 09:47:29
Mire e ke South po ketu po flasim per dicka qe kur dashuron shume.Une vallahi fal cdo gje pervec tradhetise mirpo sic i thone kurre mos thuaj kurre dhe une mundohem mos ta them kete gje !
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: U.J.K.U ne 19-04-2007, 05:21:28
Ne dashuri dhe ne lufte rregullat dhe ligjet nuk ekzistojne......... :@
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Capkenja ne 19-04-2007, 06:02:33
Me pelqen kjo thenie Ujku e lexoj cdo here kur ben postime ti...shume gjera thuhen aty!
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: OXSA ne 19-04-2007, 19:32:43
ka shum gjera se falen,, mir po ka edhe me shum se nuk mund te falen!!!!
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: CrYsTaL TeaRs ne 19-04-2007, 19:52:45
Ndoshta është e vërtetë qe ai qe dashuron di edhe te fale sepse ka ndjenjë dashurie qe jan shumë te forta sa qe nuk lejon asgjë ose asnjëri ti sjelli fund asaj dashurie... por tani, nëqoftëse diçka falet nuk ka te then se ka për tu harruar dhe ndonjëherë kjo te vret me shumë.
Titulli: Re: : Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Elegance ne 31-05-2007, 20:28:32
Mua me pelqen shuuuuuuume titulli i temes por edhe pergjigjet qe jane dhene ketu. Titulli ama eshte shume human, vecanerisht.

Kur i hyjme rruges se thelle dhe te veshtire, por edhe shume te bukur te dashurise (po flas per nje lidhje mashkull-femer) duhet t'i bejme prite cfaredo gjeje qe mund te dali perpara dhe ta pranojme qe do kete caste, do kete dite apo nete ku edhe do te vritemi, do te lendohemi, do te ndjehemi te vetmuar, do te ndjehemi sikur t'i biem murit me koke, do te ndjehemi sikur do te jemi ne prag te vdekjes apo te fundit, etj. Une nuk mendoj qe ata qe na duan e na dashurojne, apo na duan te miren, na lendojne me dashje apo me qellim, mirepo ja qe na lendojne, ja qe vritemi brenda, ja qe behemi 'viktima', ja qe dhembim, etj. Realiteti eshte qe ata qe na duan, duan apo s'duan do te gabojne nje dite dhe ndoshta ky gabim i tyre do te kete nje impakt shume te madh tek ne, por ja qe ne duhet ta mendojme mire se pse ata e kane bere ate qe kane bere, dhe me e rendesishmja fare sesi ndjehen ata persona dhe nese e meritojne faljen tone. Pervec ndonje gjeje me natyre krimineske apo ilegale, mua nuk me shkon mendja tek asnje gje tjeter per te cilin nuk do ta falja dashurine time, parnerin tim (te pakten vetem nje here). ;) Por nga ana tjeter nuk do ta lija te behesha lecka e tij, te merresha neper kembe prej tij, apo qe ai te vazhdonte te gabonte duke me viktimizuar mua. Jo, aspak.  Jojo:


Tema esht shum interesante,,Ai qe dashuron di edhe te fale..Është shumë e vërtetë, por ja qe ajo falja e tepruar te bën ti biesh murit me kok..Pasi njeriut, t'ia japësh gishtin të merr te terin, lere krahun..Kështu qe, falja duhet te ket kufi, se po fale gjithmonë, je për te te ardhur keq..

Prandaj, edhe me pelqen ky postimi (me siper) nga Bekimi. Falja eshte per njerezit dhe cdo njeri (well, pothuajse cdo njeri pervec krimineleve te medhenj) e meriton nje shans te dyte dhe e meriton te falet. Mirepo jo t'i japin thoin e gishtit dhe te na merret jo vetem thoi, por krejt dora dhe krahu. Gjella gjithmone duhet te kete kripe, por kripa gjithmone duhet te kete karar se perndryshe gjella nuk te shijon. Ashtu edhe me dashurine, zenkat dhe keqkuptimet e vogla e te shendetshme nuk i bejne dem lidhjes, por ato te ster-zgjatura e te tepruara do e dobesojne dhe do e demtojne derisa nje dite ai litar i forte qe qendron mes ciftit dhe qe i lidh keta te dy, do te keputet. ohoho: Eh, kurre s'e ka thene qe dashuria qenka e lehte! Aspak!
Titulli: Re: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: SmiLey ne 02-06-2007, 12:24:43
e di si është puna, me te vërtetë për hirë te dashurisë disa njerëz kanë falur gjëra shumë te renda, madje dhe te pafalshme... mgjth s'është e nevojshme te riperseritet kjo gjë, thjesht për t'i treguar asaj/atij apo botës sesa e do. Nga shumë ngjarje kam vënë re se ne te shumtën e rasteve kur njerëzitë falin, ndodh qe personi qe kanë falur bën përsëri te njëjtin gabim (nganjëherë jo medoemos ne te njëjtën shkalle), ama përsëri gabon ne te njëjtën rrugë.
Vet jo se nuk di te fal, ama fal atje ku duhet dhe si duhet te fal! Nëse s'ndjehem mirë, s'ndjehem dhe pikë! S'mund te gelltis kur dikush s'më respekton dhe s'vlerëson atë qe jap me shpirt,dëshirë e çiltërsi, kur dikush me bën te vuaj, kur dikush me tepër me lendon,kur dikush me mashtron, kur dikush s'më kupton se për çfarë kam nevojë... etj. Ke njerëz qe jetojne me klishe-ra, pa analizuar mirë se nëse ndjekin atë, a është ajo qe me te vërtetë deshirojne te bëjnë, apo thjesht e bëjnë sepse kështu ka thënë një i njohur??? Jeta e gjithekujt prej nesh s'ka pse te bazohet ne atë çfarë ka thënë Shakespeare-i, Niche, Oscar Wilde etj (sikurse kjo thenie, e shume te tjera si p.sh: "te gabosh eshte njerezore, te falesh eshte hyjnore"... dakort, te gjithe e dime qe gabojme sepse eshte e njerezishme, sepse njeriu s'eshte perfekt ne veprim e gjykim... por a valle, per cdo gabim duhet te falim?? Neser mua me vrasin dike shume te dashur, mos valle duhet te fal sepse falja eshte hyjnore? Le ta fal Zoti ate, une me shpirt s'mund te fal dike qe me ka vrare perbrenda Jojo: Prandaj, le te nxjerrim mesime nga keto thënie, eksperienca, konkluzione te te tjerëve sesi kanë jetuar e pare botën... por s'është e shkruar diku qe ti duhet te ndjekesh te njëjtën rrugë... jo gjithekush pajtohet me vendimet e tjetrit (?) Atë qe është e mirë dhe e dlire për mua, e di unë dhe vetëm unë; askush tjetër s'e kupton me mirë dëshirën, nevojen, dashurinë qe kam perbrenda. Zot i vetes, është vetvetja!
Titulli: Re: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Lisa ne 05-06-2007, 01:24:44
Nuk mendoj se qendron si shprehje ...

Ndonjehere njeriu dashuron pa ndergjegje ...dashuron eshte ndjenj qe lind  (duke mos u marre parasysh mosha  , paraja , apo qofte edhe karakteri i partnerit )
Por per te falur mendoj se behet me koishience mendoj se behet me llogjike ....
Une mendoj se llogjika e ka mposhtur edhe Dashurine
Titulli: Re: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Capkenja ne 05-06-2007, 09:30:38
Ashtu eshte Lize falim atje ku ja vlen apo ku mendohet se ne nuk do te lendohemi shume mgjs une them se falja ecen me dashurine ndonje here ngaqe i duam shume njerezit bejme gjera qe pa dashur i lendojme...


Titulli: Re: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: U.J.K.U ne 08-06-2007, 14:31:07
Nuk mendoj se qëndron si shprehje ...

Ndonjehere njeriu dashuron pa ndërgjegje ...dashuron është ndjenj qe lind  (duke mos u marrë parasysh mosha  , paraja , apo qoftë edhe karakteri i partnerit )
Por për te falur mendoj se bëhet me koishience mendoj se bëhet me llogjike ....
Unë mendoj se llogjika e ka mposhtur edhe Dashurine

Shyqyr qe foli dikush me kembe ne toke. Mu sikur ta kisha shkrujt me doren time  (?)
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ßåßy ღ ne 16-01-2009, 17:23:19
Varet c'fare fal...po fale shume perbuzesh gjithe jeten...

"1HERE TE FAL KURSE TE DYTEN VAFSH NE DJALL".. ^o) (Motoja ime kjo)
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Charlie ne 16-01-2009, 17:39:54
Tradhetia nuk fale ajo dihet moree ...por gjera tjera te vogla normale qe falen kur dashuron e kam fjalen :D

Edhe motoja ime eshte dhe ka qene gjithmone ...Love and Sex :D
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ßåßy ღ ne 16-01-2009, 17:43:03
A thue a i ke keto te dyja ti seee?? :D :LOL
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Charlie ne 16-01-2009, 17:44:44
Per cilat po mendon se tri ishin aty :D
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ßåßy ღ ne 16-01-2009, 17:46:12
Po flas per moton tende...dmth Love&Sex meqe the ashtu??!..

Vec mos te dalim shume jashte teme se na i keputin duart. :)
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Charlie ne 16-01-2009, 17:47:19
Hahaha im sorry shefe ...mi kepusin mua duart se ty jo :D


Dhe po de i kam i kam dyjat :D
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ßåßy ღ ne 16-01-2009, 17:55:13
So si perfundim...Ti qe dashuron a di te falesh??!..
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Charlie ne 16-01-2009, 17:57:23
Patjeter ;)
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Mishel............... ne 16-01-2009, 19:54:55
Po edhe fal edhe s'fal/....varet nga lloji i faljes dhe arsyes.

 hmmmmm: xhanem...fal o fal  se njerez jemi aman  :P
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Shej ne 16-01-2009, 20:05:45
Ne dashuri dhe ne lufte rregullat dhe ligjet nuk ekzistojne.........
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: dreamm ne 11-02-2009, 14:49:20
 ^o)...mbase..
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Shej ne 11-02-2009, 15:04:13
e vertete eshte Dreamm....
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: iolushia ne 12-03-2009, 03:45:22
une nuk e besova se do e beja por ja qe e fala dhe nuk mundesha qe ta largoja sic beri ai me mua dikur . por tani eshte ndryshe , ka ndryshuar .
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Mishel............... ne 08-05-2009, 14:24:12
Fal sepse jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar me merira....e rendesishme eshte qe askush mos te perfitoj nga falja.Falja eshte vete jeta....prinderit na e falin ate...pra cdo gje ne kete jete falet!!!!!!!!
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: ritt. ne 06-07-2009, 12:13:01
Edhe pse jam mashkull po pergjigjem  :P
Do ta falja nese e ka bere pa vetedije
Po e beri me vetedije prape do ta falja nese e shoh te arsyeshme per arsye se ne te gjithe jemi njerez dhe gjithkush gabon :) dhe eshte nje fjale e urte popullore :
Me burreri eshte te falesh dhe diqka tjeter qe se mbaj mend ...
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Lisa ne 07-07-2009, 18:04:35
nuk mendoj se eshte e vertet ...........une di te dashuroj por nuk kam mesuar akoma te fal dhe nuk e di nese do mesoj (dhe kjo nuk ka te bej me falje si tipit " pse e hengre kosin tim ne frigorifer , por me gjera me te medhaja dhe me te rendesishme) ndoshta une jam bluar si kokderre Tironse po ku di une kjo falja cik si pune e veshtire eshte per mua ...
Kam arritur te jetoj me fakte dhe kompromisa por te fal .....vetem nene e baba fal une :P :D
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Emira ne 20-07-2009, 16:05:58
Kush dashuron fal. Kjo eshte bindja ime e plote, e kam nga pervoja.Vecse mund te falesh kur kupton se cdo njeri mund te gaboje.Edhe...ti vete...
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: i huaj ne 20-07-2009, 17:15:10
Ai qe dashuron di edhe te fale por, duhet te di edhe cka fale dhe kujt ja fale...!
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Misss ne 20-07-2009, 17:29:12
Kush dashuron fal. Kjo eshte bindja ime e plote, e kam nga pervoja.Vecse mund te falesh kur kupton se cdo njeri mund te gaboje.Edhe...ti vete...

Jam shume dakort. :)
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Masha ne 21-07-2009, 13:14:05
Ai qe dashuron di edhe te fale por, duhet te di edhe cka fale dhe kujt ja fale...!

ndaj te njejtin mendim
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Mishel............... ne 03-09-2009, 09:41:56
Vete fjala Dashuri do te thote Duaj...te duash do te thote ta pranosh dike me te mira dhe te keqijat e tij....

Ndaj mos mbillni meri ne zemren tuaj...por vetem Dashuri
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Shej ne 03-09-2009, 10:27:48
po mi shoqe po na shkoj jeta faltore na shkoj  :P
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Mishel............... ne 03-09-2009, 10:33:26
me kete si ke thone dil urgjent tek Numri i Partnerve hahahahahahahha


Fal o dreq Fal se edhe ty do te te falin... :D
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Shej ne 03-09-2009, 10:41:41
uppsssssss u zbulova eee LOL se kisha mendjen moj ..... sikur sdua te fal me boll mo 1 here ose dy here me shume nuk falet .... hap krahun e them ec bab verdho  :P LOL
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Mishel............... ne 03-09-2009, 10:44:36
Verdho konit e konit si kokrra thonit....

katnarja dreqit....LOL LOL
Titulli: Ai qe dashuron di edhe te fale!
Postuar nga: Mishel............... ne 31-12-2013, 11:27:08
PO duhet te fali kush mendon se do...kush ka menduar se ka dashur JO