×

Sondazh

Pyetja esht dhe per te dyja gjinit Djemt & Vajzat

20 - 22
18 (10.3%)
22 - 24
26 (14.9%)
24 - 26
45 (25.7%)
26 - 28
29 (16.6%)
28 - 30
24 (13.7%)
30 - 35
23 (13.1%)
18 - 20
10 (5.7%)

Numri i anetareve qe votuan: 148

Cila eshte mosha ideale per t'u martuar ?

Vizitor · 272 · 22420

Cila eshte mosha ideale per t'u martuar ?

Vizitor · 272 · 22420

  • Postime: 4421
  • Gjinia: Femer
Alda
#25 ne: 20-02-2005, 12:52:36
Per mashkullin po.......madje dhe 30 edhe s'esht e sigurt se ke plot tridhjet-vjecare akoma te papjekur apo parazit ne ditet e sotme.....ngado te kthesh koken i ke.......
S'diskutohet qe ka te beje karakteri edukata eksperienca qe ka pas kurrizit.......ne shume raste........
Por ama une per vete sdo martohesha kurr me nje 24-26 vjecar.......maksim umi do ta mbaja per te dashur ;)
« Editimi i fundit: 20-02-2005, 13:02:05 nga alda »

  • Postime: 784
  • Gjinia: Mashkull
Doni
#26 ne: 20-02-2005, 15:46:02

Goca, ju duhet ta keni edhe një gjë parasysh që nëse doni të krijoni familje, duhet të martoheni më të reja. Këtu nuk them 18-20 vjeçar, por jo edhe mbi 30 vjeç, sepse sipas edhe studimeve mjekësore, femrat që lindin pasi ti kenë bërë 35 vite jete, gjasat janë shumë të mëdha që mund të kenë lindje me pasoja dhe të meta.

Pastaj është edhe fakti tjetër që nëse martoheni vonë, atëherë edhe do lindni vonë, dhe imagjinoni veten 50 vjeçare ende duke i ndërruar pampersat fëmijëve tuaj.

Pra, procesi i lindjeve, rritjes dhe edukimit të fëmijëve duhet të mbarojë sa më herët, sepse sa më vonë që bëhet kjo, ne jemi më pleq ( :hahaha), dhe edhe nuk jemi në gjendje që ti rrijmë gati fëmijëve sa duhet. Prandaj, preferohen martesat e lindjet me kohë.

Unë mendoj se duhet ti bëjmë planet e jetës sa më mirë (bile për këtë hapa edhe një temë tek biseda shoqërore), pra, të martohemi me kohë (e shumta 30 vjet) dhe procesi i lindjes së fëmijëve të mbarojë para se të bëhemi 35 vjeçare, sepse kështu në moshën 53 vjeçare, fëmijët bëhen më shumë se 18 vjet, dhe ne të paktën nuk kemi obligime ndaj tyre, sepse janë zot të vetes së tyre pastaj, kjo nuk dtth. që nuk ndihmohen fëmija edhe pastaj por obligime nuk kemi. Shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të performojnë pas viteve të 50-ta të jetës së tyre sikur para se ti mbushin të 50-tat.

Kështu mendoj unë dhe këto janë argumentat e mia.

Tung

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#27 ne: 20-02-2005, 20:28:52
me kujtohet nje shprehje e dajes qe ma ka thene vite me pare.....martesa eshte si nje qyp i mbushur gjysem me mjalt dhe gjysem me m.t(me falni per shprehjen), dhe vazhdonte...ka nga ata qe hane mjaltin ne fillim dhe lene per ne fund ate tjetrin.....po lum ai qe di ti perzihej bashke dhe te haj mjalt e m.t qe te mos hidherohet shume.

tani qe te perziesh nje gje te tille duhet te jesh pak si i pjekur. mesa di une nuk ka nje moshe qe ndahet me thike se kur piqet njeriu. dikush mund te piqet 19 vjec dikush 25 , dikush 40 dhe dikush nuk piqet fare.

  • Postime: 843
  • Gjinia: Femer
ÇAMËRIA
#28 ne: 21-02-2005, 08:18:09
Te flasesh per martesen duhet te dishe konceptin; pse martohen njerzit?!
Martesa ka ardhe si rezultat ne mbrojte te femijve, si nje domosdoshmeri e jetes.

Nje cift martohej heret ne moshe, lindje nje tuf me femije diku 5-10-15 dhe gjith jeten do te bente sakrifica te medha per ti rritur ata...
Po sot nje cift ose nuk do femije, ose ben nje e shumta dy....dhe qe te martohet nje femer 18 vjece nje mashkull 20 te rrije pa bere femije, apo vetem me nje, eshte nje periudhe e gjate deri ne pleqeri, ketu lindin konfliktet, pakenaqesit, monotonia bashkshortore dhe parteret jan te prirur drejt aventurave.

Te rrall jane ata partner te qendrojn besnik ne martesa, pa ose me nje femije, per nje kohe kaq te gjate ... ...i ka ikur koha  historive me "romeo e zhuljeta".
Derisa te mendosh dhe vendosesh se kur eshte mosha jote ideale per martese,  ket kohe ta zevedesosh me studime, njohje me shoqeri, miqesira, udhetime, te pakten kur te vjen pleqria e ske me fuqi tek rri ne divan  kujton bukurine e rinise tende.

Lucent
#29 ne: 21-02-2005, 11:29:37
Per mendimin tim si meshkujt si femrat duhet te martohen atehere kur arrijne nje pavarsi finansiare. Une psh jam i pavarur finansiarisht kshtuqe plotesoj kushtet :D
Mendoj se eshte turp ti kerkosh babait lek per ti blere gruas nje kafe :???

Gjerat tjera vijne e shkojne

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#30 ne: 22-02-2005, 01:17:53
Edhe kjo qe the ti Recardo nuk qendron plotesisht them une....sepse mund te kesh panvarsi financiare ne moshe shume te vogel....une psh kam qene e pasur qe ne djep sepse e kam trashegimni pasurine por kjo nuk do te thote sa te rritem pak dhe o burra ...
Njeriu duhet te jete shume i pjekur dhe i matur....sepse martesa nuk eshte shaka nuk eshte gje e lehte te ndash shtratin shtepine kafshaten e bukes me dike tjeter...edhe pse egziston dashuria...duhet te kesh pjekuri duhet te ndjehesh brenda teje gati...per te qene vetem i dikujt per tere jeten tende....
Te puthesh te njejtat buze cdo dite e te shikosh te njejtet sy....kot nuk thone martese e nxituar pendim i gjate...

  • Postime: 771
  • Gjinia: Femer
Hersianna
#31 ne: 22-02-2005, 11:27:53
lerini njerzit te martohen kur ta shofin te arsyshme.

njeriu mund te piqet shpejt, po mund te piqet avash. mendoj se mosha eshte subjektive. varet si piqen kushtet.

S`besoj se ka ndonje gje me shume per te shtuar pas kesaj qe ka thene sulltani.   :lule

Hersia`

  • Postime: 54
shilera
#32 ne: 23-02-2005, 13:02:17
Si mendoni ju popull per kte teme?

Un mendoj djemt 24 - 26 vajzat 20 - 22!
Berni po une qe jam martuar 19
gabim pse nuk e vure dhe kete opsion se keshtu nuk votoj dot lol
respekte shilera

  • Postime: 4839
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#33 ne: 23-02-2005, 20:48:16
shilera ja ta plotesuam deshiren.. :)

te trashgohesh dhe jete te lumtur.. ;) :lule

  • Postime: 54
shilera
#34 ne: 24-02-2005, 08:01:17

te trashgohesh dhe jete te lumtur.. ;) :lule


heret u kujtove mgjthte thnx se une i bera 3 vjet me bulin
respekte shileri :X

  • Postime: 160
cloud
#35 ne: 24-02-2005, 09:37:59
Kjo puna moshes se marteses eshte edhe pak me fat ( ose sic thonin plakat kur te zbresi nga lart  ose kur ti vije momenti).   Ne pergjithesi nje vendim te shpejte per martese e marrin moshat e reja pasi nuk mendohen dy here por i besojne vetem ndjenjes se dashurise , ndersa  kur njeriu vjen ne ate faze pjekurie qe fut cdo aspekt te jetes ne siten e analizave  vendimet merren me me pergjgesi ne menyre te vetedijshme . Martesa nuk eshte loje pasi kalon ne stadin e nje institucioni serioz qe quhet familje ku perfshihen shume pergjgjesi dhe angazhime reciproke qe kane te bejne me te ardhmen e jetes se ciftit . . Mendoj qe mosha nuk mund te diktohet ajo mvaret kur personi eshte i vetedijshem brenda tij qe eshte i afte te perballoj jeten ne cift e ti pergjigjet detyrimeve qe sjell martesa.Lumturi dhe harmoni familjare kush ndermerr nje hap te tille

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#36 ne: 01-03-2005, 10:09:10
po nese don qe deri diku te shkojne punet si duhet, me mire eshte qe te krijosh kushte njehere (ai qe mundet e ai qe s'mundet s'do te thot se s'duhet te martohet). Pra te kryesh shkollimin, te punesohesh dhe pastaj te martohesh. Une votova 26-28

respekt

  • Postime: 28
miss independent
#37 ne: 03-03-2005, 11:52:25
20-24 mosha me e mire sipas mendit tim ..
milanisti
#38 ne: 03-03-2005, 11:53:33
20-24 mosha me e mire sipas mendit tim ..

Epo mbushja mendjen ketyre tjerave  :)

  • Postime: 28
miss independent
#39 ne: 03-03-2005, 11:57:34
20-24 mosha me e mire sipas mendit tim ..

Epo mbushja mendjen ketyre tjerave  :)


pse kan naj gje kunder keto ??? mos e ke merak lol sa ia mush menjen une !!

  • Postime: 6092
  • Gjinia: Femer
Kacurelsja
#40 ne: 05-03-2005, 15:53:49
Une mendoj se mosha me e mire per tu martuar eshte 20-24, perse do te thoni.
Sepse universitetin do ta kesh mbaruar, do te jesh ne pune ose duke u futur ne pune, eshte nje moshe ku cdo gje comes together.
milanisti
#41 ne: 05-03-2005, 17:11:20
Shum te drejt ke Baby Girl kjo qe thua esht mese normale sa me acaruan nga nervat kot ate dit kur hapa temen disa ketu.

  • Postime: 1315
  • Gjinia: Mashkull
ALieNs
#42 ne: 05-03-2005, 21:04:47
martesa ska moshe martohet robi kur jan dakort te dyja palet mosha a je 18 apo 58  as qe bo diference  

  • Postime: 792
  • Gjinia: Mashkull
Kosovari_pz Toni
#43 ne: 06-03-2005, 00:41:55
Si mendoni ju popull per kte teme?

Un mendoj djemt 24 - 26 vajzat 20 - 22!

Te pershendes Berni

un mendoj se mosha ideale esht 26 por per mendimin tim ka dicka me rendesi kur esht ne pytje martesa. shembull se pari duhat ta pys njeriu vetveten  :tym

1 jam ne gjendje per nje familje te rej
2 kushtet ekonomike etj.

  • Postime: 151
  • Gjinia: Femer
irma
#44 ne: 23-03-2005, 07:37:02
Mendoj se njeri kur e ndjen veten te gatshem per familje duhet te martohe,dmth e pjekur sepse edhe martesa i ka do regulla ku ta di une i mer kry shume obligime.

  • Postime: 792
  • Gjinia: Mashkull
Kosovari_pz Toni
#45 ne: 23-03-2005, 08:38:51
a dicka cka ma mir esht kur mos mu martu per cka mu martu ????? nese e don dhe te don ska nevoj mu martu

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#46 ne: 23-03-2005, 17:41:53
75 vjec

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#47 ne: 24-03-2005, 02:55:06
kurre.

  • Postime: 141
The Sphinx
#48 ne: 10-06-2005, 17:09:29
Nuk e di nese eshte diskutuar me pare kjo teme, por do doja shume te dija mendimet tuaja...
Kur mendoni se eshte mosha me e pershtashme per martese?...Per meshkujt, per femrat?...

;)

  • Postime: 1365
  • Gjinia: Mashkull
xhavo
#49 ne: 10-06-2005, 17:37:58
Pjekuria mentale (edhe pse nuk është numër).