×

Dashuri në Chat, vodhi 50 mijë USD

Dashuri në Chat, vodhi 50 mijë USD

· 26 · 2386

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-01-2006, 03:43:55
Pranga 42-vjeçares Lindita Halilaj, premtoi martesë në internet

Vjedhje me anë të mashtrimit nëpërmjet internetit. Kjo është akuza për të cilën u arrestua Lindita Halilaj, 42 vjeçe me banim në Shkodër. Ajo akuzohet se i ka vjedhur 50 mijë dollarë Neritan Hykës, emigrant shqiptar në Kanada. Vjedhja e pazakontë ka ndodhur edhe pse dy protagonistët nuk ishin takuar asnjëherë me njëri-tjetrin. Interneti ka qenë lidhja e tyre e vetme. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës, ka rezultuar se 42-vjeçarja Halilaj, kishte krijuar një lidhje virtuale nëpërmjet internetit me Neritan Hykën, në Kanada. Komunikimet e shpeshta, bënë që Neritani të binte në dashuri me Linditën, e cila pasi e kuptoi këtë fakt, filloi të zbatonte edhe planin e mashtrimit. Duke i premtuar martesën, 42-vjeçarja nuk ka nguruar t'i kërkojë të dashurit të saj virtual, lekët për blerjen e banesës dhe orendive të tjera shtëpiake. Neritani i dehur nga dashuria, i ka dërguar disa herë para, të cilat në total kapnin shifrën e 50 mijë dollarëve. Pas marrjes së sasisë së valutës, Lindita ka ndërprerë komunikimet me Neritanin, i cili vetëm në këtë moment e kuptoi mashtrimin. Pasi kishte humbur 50 mijë dollarë, Neritani lajmëron të afërmit e tij, të cilën bënë edhe kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Duke qenë se të dhënat në faqen e internetit përputheshin me gjenealitetet dhe të dhënat fizike të Linditës, ndaj kësaj të fundit, prokuroria firmosi urdhër-arrestin më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Nuk ka vonuar, dhe policia dje ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçares, ndaj së cilës rëndon akuza e vjedhjes me anë të mashtrimit.

Lidhja

Hetuesit kryeqytetas kanë dalë në përfundimin se lidhja midis emigrantit Hyka me mashtruesen Halilaj ishte krijuar nëpërmjet internetit ku të dy kalonin orët në chat.

Gazmend Janku
g.janku@gazetashqiptare.com

  • Postime: 1898
  • Gjinia: Mashkull
a1
#1 ne: 06-01-2006, 04:56:06
Tek albasoul ishin njohur ata LOL LOL
Kujdesni djema  se ta fusin vajzat e chateve LOL

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 06-01-2006, 16:25:15

Kujdesni djema  se ta fusin vajzat e chateve LOL

Pse kaq mashtruese qenkan ber gocat  :P Edhe kjo idiotia paska qene 42 vjece paska ngelur ne shtepi qe paska kerkuar burre ne chat LOL me vjen pak cudi qe dhe mosha e madhe hyjn ne chat.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#3 ne: 06-01-2006, 16:58:50
 :O
hajde hajde c'behet...
cfare nuk bejne njerzit per para,shesin karakterin  :@,edhe mua me vjen cudi qe dhe mosha e madhe na hyka ne chat...

  • Postime: 8132
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#4 ne: 07-01-2006, 23:27:10
Pse ca paska mosha e madhe? Vetem ju kalamajte do beni gili vili ne chat? :D Per mendimin tim ia paska lujte fene.. hallall shkodranes LOL

  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#5 ne: 07-01-2006, 23:36:40
WEEEEEEEEEEEEEEEEEE EEEEEEEEEEEEE!

Pse nuk thoni juve qe me doli serveri mua per gjithe jeten! :D

Po une qe kam hapur nje chat, do dilkam i fituar, per bese! Ajdeni futuni se ndoshta do gjeni ate qe kerkoni!

AnGeLDeViLeD...Une te premtoje ty nje telefon qe ka internet! LOOOOOOOOL!

Ke deshir?

  • Postime: 12234
Lefter
#6 ne: 09-01-2006, 14:55:15
ohohoohoohoho.....o me kete qehset o me asgje ne bote....Po kjo  ,,cupeza,, paska me shku direkt ne parajse per zotin...... LOL

S thote populli:,,Kur ka gomer ka shum qe ja qesin samarin,,..... LOL

  • Postime: 1898
  • Gjinia: Mashkull
a1
#7 ne: 09-01-2006, 15:09:10
Pse kaq mashtruese qenkan ber gocat .

Ki kujdes ti se mos ta shohim ndonjer emrin ne gazet LOL LOL

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#8 ne: 09-01-2006, 15:12:54
Ki kujdes ti se mos ta shohim ndonjer emrin ne gazet LOL LOL

hahahaha me kete mendje qe kam un si zor tme mashtroj njeri  :P

  • Postime: 1271
Seni Seviyorum
#9 ne: 11-01-2006, 18:38:25
Nuk thoni sa e zgjuar gruaja e huaj :D

Hahahahhahahahahahh ahahahahah sa qesharake!!!!

  • Postime: 4836
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#10 ne: 06-02-2006, 04:44:34
pse re aq budallenj qenkemi ne te fisit ton eee.. LOL mir qe cekollatat jua dham te tera femrave,,por edhe parat duan te na i marrin.. :@

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#11 ne: 06-02-2006, 04:47:27
 LOL LOL LOL

  • Postime: 244
Kathy
#12 ne: 06-02-2006, 16:20:54
Ec shkodrane ti marrsha t'ligat... ne shkodranet keshtu e kemi, merr ku te gjesh. Po pse kaq budallenj te jene meshkujt, un $50.000 as vellait nuk do tja dergoja pa qene e sigurt  se me te vertete po i merr ne dore vellai im. Kjo me te vertete qe eshte e habitshme...Kur s'te punon mendja te punon dora.
Nese njeri ka pare teper dergojini tek banka ime dhe ju garantoj qe sapo te mberrijne parate bejme edhe martesen......... :P
K

  • Postime: 5949
SmiLey
#13 ne: 11-02-2006, 17:22:31
Sa budall ai mashkulliiiiii :O   Hahahaaa....po ai qeka rrot mullini fare dereziu... ia paska bo leket byk shkodrania LOL
U besojne me te varferit, u besojne... ja i gjejne njicik si te veckel, ashtu si te pafajshem... edhe faaappp bien brenda, e thone:- S'ka, kjo dhe perendia!!!! LOL
Eeee edhe mos besoni pastaj qe ''femra ben dhe boten te rrotullohet rreth saj''... hahaaa ;-)

  • Postime: 4836
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#14 ne: 20-02-2006, 05:34:41
si bën kjo kathy,sikur ka bo nai gjo te madhe ajo cika prej shkodre..mos u kreno moj zemër se ajo i ka ren te mires me shkelm dhe + dashurin e veretet te  një cekollatisti për para..ajo te ishte sjell mirë mund të merrte gjith dashurin dhe pasurin e atij te varferit qe paska ren me kok e ne puset,..amon re sikur u mbaruan polishkat nëpër botë . :)

  • Postime: 76
Biger
#15 ne: 22-02-2006, 05:02:13
HAHAH BOLL MIRE  JA PASKA PUNU VALLA  
KOKA SHUM E ZHDERVJELLT AJO PASKA  ME  MASHTRU EDHE PROKURORIN  E DO TE  DAL  E PASTER KREJT  HAHA  NDOSHTA PREJ PROKURORIT DO TE MERR NDONJE  ohoho:  VETUR  APO KU  TA DI UNE HAHAH HAHAH

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#16 ne: 22-02-2006, 06:35:33
Edhe ate prokurorin e pergjithshem jo ate te rrethit..... LOL LOL..... prokurorin shteteror...hehe

  • Postime: 313
  • Gjinia: Mashkull
"RaGAzZo Di MaRe"
#17 ne: 25-02-2006, 16:01:37
e kam lexu te fajtori ket, por per mendimin tim mir ja ka bo, se ai paska qon trap ska par femer me sy,

  • Postime: 8132
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#18 ne: 26-02-2006, 00:28:34
si bën kjo kathy,sikur ka bo nai gjo te madhe ajo cika prej shkodre..mos u kreno moj zemër se ajo i ka ren te mirës me shkelm dhe + dashurin e veretet te  një cekollatisti për para..ajo te ishte sjell mirë mund të merrte gjith dashurin dhe pasurin e atij te varferit qe paska ren me kok e ne puset,..amon re sikur u mbaruan polishkat nëpër botë .
Meqe ra fjala.. qe kur paske harruar te shkruash shqip ti :D

  • Postime: 4836
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#19 ne: 26-02-2006, 04:58:49
njeriu qe punon edhe gabon zemelushe ...lool


dhe mos dil nga tema plzzz.. ;)

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull
* ~ Xha Milo ~ *
#20 ne: 03-05-2007, 11:34:46
Pthuuuu fare e keqe. Hajde fol me mua se opingat do marrësh jo 50 mijë leka amriqane

  • Postime: 1610
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#21 ne: 03-05-2007, 11:54:59
Pthuuuu fare e keqe. Hajde fol me mua se opingat do marrësh jo 50 mijë leka amriqane

Pse rren.. harrove qe para nje jave ke bere wire transfer nga banka per Lulijen qe kishe taku ne msn?  :D prandaj ta kan mbet vec opingat & benevreket tani LOL

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#22 ne: 03-05-2007, 12:07:55
Ore, kjo Lulija si fytyre e degjuar me duket mua. :D :D Mos eshte nga Elbasani? :P

  • Postime: 1258
  • Gjinia: Mashkull
DragonFire
#23 ne: 03-05-2007, 12:12:35
Qa nuk nien njeri ne keto dit...
Capkenja
#24 ne: 03-05-2007, 12:27:58
Mire ja beri ku gjen tutkun ...edhe une te isha do ja vidhja te gjithe leket :D
 

shprehje filozofike per dashuri

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 22:39:53
nga InfoZ
dashuri e ndaluar aktoret

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 21:02:40
nga InfoZ
Pse vajzat e mira bien në dashuri me djem të prapë!

Nisur nga M A XRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 14-10-2019, 10:17:37
nga M A X
Per një dashuri jetëgjatë dhe të lumtur

Nisur nga erlehtaRubrika Familja

Postimi i fundit 21-01-2013, 12:00:10
nga erlehta
Gabimet ne dashuri

Nisur nga KisssRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 12-12-2012, 14:27:31
nga BVDGF