×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 18-10-2012, 09:25:34 »

Don Juan - Don Giovanni -

DON ZHUANI/Burri prapa maskave

Aldo Carioli

"Kërkues i palodhur i femrave, i guximshëm dhe fatlum, ndonjëherë mburravec". Është definicioni i don zhuanit sipas fjalorit. Por përpara se të reduktohej në një don zhuan të zakonshëm, me germa të vogla, Don Zhuani ishte shumë më tepër: një prej miteve të paktë të lindur në kohët moderne (një tjetër është Drakula). Një personazh i lindur prej fantazisë popullore në Spanjë në vitet 600 dhe i bërë i pavdekshëm prej teatrit, muzikës dhe letërsisë. Pra, e ndaluar që të ngatërrohet me "donzhuanët" e shumtë historikë me të cilët është ngatërruar, ndonëse nuk ka patur aspak të bëjë me ta: Xhakomo Kazanova apo më pak i njohuri, por njësoj i eturi Don Zhuani i Austrisë, luftëtar dhe feminist i palodhur që ka jetuar në vitet pesëqind. Don Zhuani i vërtetë nuk i përket historisë, por legjendës. Të shohim përse.

Sfidë absolute

Ashtu si rrëfimet e lashta të grekëve dhe romakëve, kjo legjendë moderne, sipas shumë antropologëve dhe historianëve të letërsisë, ka një domethënie të saktë simbolike: Don Zhuani përfaqëson burrin që duke u fshehur pas një maske, sfidon arsyen, konvencionet sociale, vdekjen e madje edhe Zotin. Por ndryshe nga mitet e lashta Don Zhuani - ose të paktën mishërimi i tij i parë letrar - ka datë dhe vendlindje të sigurtë: vitin 1630, kur në Spanjë u botua drama "El burlador de Sevilla y convidado de piedra". Sa për "babanë", ai është me siguri Tirso de Molina, pseudonim i fratit spanjoll Gabriele Tellez. Pra, feministit të përjetshëm i ka dhënë formë dhe karakter (në versionin origjinal quhet Don Juan Tenorio) një njeri i kishës, madje edhe shumë fanatik. Ka nga ata që kanë ngritur dyshime mbi këtë autorësi: megjithatë mbetet fakti që në Spanjë drama shfaqej gjatë festimeve fetare. Konsiderohej pra, një histori lartësuese.
"Don Zhuani lindi në një kontekst, ai i Spanjës superkatolike dhe i Kundërreformës, i dominuar nga teologjia dhe nga rreptësia morale", shpjegon Luca Scarlini, historian i spektaklit, shkrimtar dhe studiues i miteve modernë (libri i tij i fundit është "Grabitja e Karavaxhos"). "Burlador vinte në skenë dënimin moralist të atyre që guxonin të sfidonin Zotin dhe rendin ekzistues. Por me ndryshimin e kontekstit historik, protagonisti i tij tashmë mishëronte edhe mëkatin (në shtatëqindën), dëshirën për revoltë dhe jetë të papërmbajtshme (në tetëqindën), vuajtjen e njeriut të shqetësuar dhe përjetësisht të pakënaqur (në tetëqindën dhe nëntëqindën)"...