×

Kazanova - Giacomo Casanova

· 2 · 200

Kazanova - Giacomo Casanova

· 2 · 200

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 18-10-2012, 09:28:13
Aventurieri Giacomo Girolamo Casanova de Seingalt

Aventurier, joshës, playboy ante litteram. Është ky imazhi që kanë të gjithë për Xhakomo Kazanovën, kalorës i Seingalt (1725-1798). Kur mendon për të, imagjinata të çon tek paraqitja që i ka bërë Fellini në vitin 1976, në filmin e tij "Casanova", apo në versione më të vonë (dhe më pak të famshëm) kinematografikë. E megjithatë, për historianët, libertini venecian nuk ishte një mashtrues cinik i femrave. Përkundrazi, ka nga ata që thonë se nuk ishte aspak një donzhuan, sepse ndjenjat e tij ndaj grave ishin të sinqerta, aq sa në moshë të shkuar u shpreh i gatshëm të martohej me ato që u kish kërkuar dorën kur ishte i ri. Por në atë pikë, ato që ende nuk ishin lidhur në martesë, nuk e donin më.

Një tip i qetë

E vërteta është se vokacioni parësor i Kazanovës ishte që të kultivonte kënaqësinë e tij dhe të shijonte jetën pa punuar. Sado paradoksale që mund të duket sot, aspironte qetësinë dhe në fund edhe rehatinë e një familjeje. Por duke qenë se mënjanimi social nuk i mundësonte mjetet për ta arritur këtë, pasi kish provuar disa zanate të ndryshme kuptoi se e vetmja mënyrë për të realizuar këtë projekt të tijin ishte që të bëhej aventurier: jetonte me gjithfarëlloj mënyrash e ndonjëherë me mashtrime, por ishte edhe pothuajse avokat, pothuajse prift, pothuajse oficer marine, e shumë gjëra të tjera.
I lindur në Venecia në 2 prill 1725, zyrtarisht nga dy aktorë të Teatrit San Samuele (Gaetano Kazanova dhe Xhovana Farusi e quajtur Zaneta), ndoshta nga një marrëdhënie jashtëmartesore e nënës me fisnikun Mikele Grimani, i hyri karrierës eklesiastike. Në vitin 1740 mori tonsurën. Por kur u ngarkua të mbante një predikim në kishën e San Samueles, krejt papritur u zverdh dhe i ikën fjalët. Atëherë iu dedikua studimit të ligjit në Universitetin e Padovës, por ai i avokatit mbeti një prej të shumtëve profesione që nuk e bëri: braktisi studimet përpara diplomimit.
Për pak muaj tentoi karrierën ushtarake duke i hipur një anijeje në mision për në Korfuz dhe Kostandinopojë, por edhe kjo përvojë rezultoi një hiç. Si kompensim, pa mbushur ende 18 vjeç, zbuloi një prej pasioneve të tij të mëdhenj: seksin. Dy motra që i përkisnin një familjeje fisnike veneciane, Nanetë dhe Marton Savorgan e prezantuan me shijimin e këtyre kënaqësive dhe këtij iu duk sikur, në moshën 17-vjeçare, kish gjetur fillin e kuq të fatit të tij.
Gjatë një udhëtimi në Romë, tek kryente një detyrë të shkurtër në oborrin e peshkopit të Martiranos në Kalabri, Bernardino de Bernardis, pati aventurën e tij të parë. Lukrecia, bashkëshortja e një avokati napoletan që udhëtonte në të njëjtën karrocë, e mirëpriti në shtratin që ndante me të motrën 19-vjeçare. Nga kjo marrëdhënie lindi një vajzë, Leonilda, që Kazanova do ta shihte 17 vjet më vonë bashkë me Lukrecian, e cila, sipas tij, ruante ende dashurinë e madhe për të...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 18-10-2012, 09:28:35
Giacomo Girolamo Casanova de Seingalt (Italian pronunciation: [ˈdʒaːkomo kasaˈnɔːva]; 2 April 1725 – 4 June 1798) was an Italian adventurer and author from the Republic of Venice. His autobiography, Histoire de ma vie (Story of My Life), is regarded as one of the most authentic sources of the customs and norms of European social life during the 18th century.[attribution needed]
He has become so famous for his often complicated and elaborate affairs with women that his name is now synonymous with "womanizer". He associated with European royalty, popes and cardinals, along with luminaries such as Voltaire, Goethe and Mozart. He spent his last years in Bohemia as a librarian in Count Waldstein's household, where he also wrote the story of his life. Wikipedia
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super