×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 11-09-2019, 13:53:08 »

 

Nëse mendoni se jeta seksuale është më mirë në moshën 20-vjeçare, gaboheni. Këto janë vitet e seksit vetëm për një natë, seksit me miq dhe dashurive të para të vërteta. Por sipas hulumtimeve të fundit femrat e përjetojnë seksin më mirë pasi mbushin 36 vjeç. Të pyetura nga “Natural Cycles”, 2600 gra kanë treguar për përvojat e tyre për orgazmën, ndjenjat e joshjes dhe sa e shijojnë seksin.

Përgjigjet e tyre janë analizuar në bazë të moshës duke i ndarë vajzat e reja (nën 23 vjeç), ato të moshës mesatare (23-35 vjeç) dhe gratë e vjetra (mbi 36 vjeç). Sa i përket joshjes seksuale, gratë e moshës mbi 36 vjet kanë dëshmuar se kanë nivel të lartë të vetëbesimit, ku gjysma e tyre ka thënë se ka një trup seksi.
Ndërsa vetëm 1 në 6 nga grupi i mesëm kanë thënë se janë të kënaqura me pamjen fizike, teksa 1 në 3 çdo nën 23 vjet e ka thënë të njëjtën gjë.

6 nga 10 gra të grupmoshës së vjetër raportuan se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta, në kontrast me vetëm 5 nga 10 të grupeve më të reja të grave që e kishin thënë të njëjtën gjë.
86% e grave të grupmoshës së vjetër thanë se kanë pasur seks të mahnitshëm përgjatë 4 javëve të fundit, krahasuar me 76% të grupmoshës së mesme dhe vetëm 56% e vajzave të reja që kanë deklaruar të njëjtën gjë.

Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se një e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks 2 herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks 3 herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seks vetëm një herë në javë. /Telegrafi/