×

Plazhi, vendi ideal për të flirtuar

Plazhi, vendi ideal për të flirtuar

· 25 · 2896

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 19-06-2005, 02:35:47


ENI KAçI
Ju të dy, dielli dhe plazhi, janë elementët kryesorë për një dashuri të re. Ardhja e sezonit të verës për mijëra beqarë duket se është edhe një kohë e përshtatshme për të gjetur të dashur. Por cilat janë rregullat për të zënë të dashur në buzë të detit. Nëse pranvera është sezoni i joshjes, vera pa dyshim që është sezoni i dashurisë, flirteve dhe historive vetëm për një natë.

Burrat ndjehen më shumë si 'gjela'dhe femra është më koketë. Ndoshta për të shtyrë orët që në plazh ka ditë që duken shumë të gjata, dhe të gdhihesh duke zënë miqësi të reja gjatë kësaj periudhe, është më se e zakonshme.

Ndoshta kjo, sepse vera është sinonim i nxehtësisë, një efekt që i bën njerëzit më të eksitueshëm, apo edhe sepse sezoni i bukur i verës na shtyn të veshim rroba më të lehta dhe që zbulojnë më shumë trupin.

Por, ajo që ka më shumë rëndësi për disa, është se për shumë persona pushimet e verës në plazh nuk mund të kuptohen pa një flirt. Por kjo lojë nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. Është një 'lojë'që ka shumë rreziqe dhe si të gjitha lojërat e tjera kanë disa rregulla që duhen zbatuar.

David Givens, një antropolog i famshëm amerikan, ka arritur të individualizojë disa prej tyre. Gjatë një afrimi, hapi i parë është të biesh në sy, hapi i dytë të tregoheni jo i rrezikshëm, hapi i tretë të nxirrni në hap fuqinë tuaj seksuale dhe, së fundi, hapi vendimtar, të ndizni dëshirën për të thelluar miqësinë.

Kur gjuan femra

Por burrat dhe gratë kanë mënyra të ndryshme të afrimit dhe joshjes. Zakonisht është femra ajo që jep sinjalin e parë të nisjes së lojës, ajo që zgjedh prenë dhe që vendos se si do të zhvillohet loja. Fillimisht, ajo nis të shfaqë trupin e saj, merr poza që janë shumë natyrale, por të parezistueshme. Hedh shikime provokuese përreth, bën shëtitje buzë detit dhe lëviz me shumë sensualitet. Bën sikur nuk e ka mendjen, por 'të përzgjedhurit'i hedh shikime të vazhdueshme. Përveç këtyre edhe gjeste të tjera si lëvizjet e kokës, ledhatimi i qafës apo shpatullave, etj.

Në këtë moment, 'preja'bie viktimë menjëherë dhe përgjigjja e tij janë disa fjalë banale dhe pakuptim, që në rast se marrin përgjigje nga femra, do të thotë se loja vazhdon në një etapë të dytë. Pas kësaj nisin shkëmbimet e mesazheve gojore, por që synojnë të nxisin tjetrin të shfaqin edhe më shumë qëllimet. Pastaj vijnë ftesat për të pirë diçka bashkë, ndoshta për të bërë një shëtitje, dhe kështu loja hyn në një fazë intensive.

Kur gjuan mashkulli

Por gjërat nuk shkojnë gjithnjë kaq mirë nëse është mashkulli ai që hedh hapin e parë. Që, zakonisht nis garën për të mundur konkurrencën. Nëse femra shprehet e gatshme për të flirtuar dhe tërheq vëmendjen e mashkullit duke e provokuar atë, me burrat nuk ndodh kështu, të cilët nuk shprehin ndjenja entuziazmi.

Atëherë çfarë të bëjmë? Në këtë rast mos qëndroni vetëm me një 'viktimë'. Strategjia është të lëvizni, pasi sa më shumë të lëvizësh, aq më e madhe është mundësia të gjendet dikush që është i interesuar. Sigurisht, mos synoni më të bukurën e plazhit, se do ta keni shumë të vështirë dhe do të ndesheni me një konkurrencë të egër. Kërkimi është gjithnjë një fazë e vështirë, ndaj idealja është të zgjidheni. Synoni atë që ju ka dhënë një sinjal, edhe nëse nuk është gruaja juaj ideale.

Por për të dyja palët mos harroni se vetëm 5 për qind e flirteve në plazh kanë një përfundim. Nëse keni mendimin të kaloni një verë argëtuese, këto janë rregullat që bëjnë për ju. E rëndësishme është të argëtoheni, pasi jeta e vërtetë është në qytet dhe jo buzë detit.

 

  • Postime: 3347
  • Gjinia: Mashkull
STALoNE_TIRoNC
#1 ne: 20-06-2005, 07:48:35
pak a shum esht por jo se esht ideal perderisa nuk ka plazh ne cdo stin
pubet lokalet kto gjera jan ideale ne cdo stin

KY ESHT MENDIMI IM

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 16-09-2005, 12:45:31
Me te vertete qe eshte ideal por vetem per stinen e veres pastaj ideale portat e gjimnazeve ku nuk kalon dot se te shtypin e te mbysin me citate  :)

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#3 ne: 20-09-2005, 08:00:53
shyqyr qe doli njona dhe e pranoi se deri tani vetem uf e puf keni thene per citatet.

  • Postime: 4836
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#4 ne: 21-09-2005, 08:31:53
O berno me fal qe spo  lexoj ato qe ke shkruar,jo per gjo po kam harruar syzet ne shtepi.. :P po futem direkt ne mision.. ;)

Per mendimin ti cdo vend eshte ideal per te flirtuar gjithmonnqs je i afte.. se ka disa qe jan ne mes te mjaltit dhe smunden as ta fusin gishtin ta provojn se sa i embel eshte.. por ka disa qe te marrin gjak ne vetull..lool

pershendetje

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#5 ne: 12-06-2007, 03:01:02
Plazhi vertet eshte vend i mire per te flirtuar :D edhe per te pare te tjeret si flirtojne LOL ehuuu cfare sme kane pare syte neper keto plazhet ketej  :D
Capkenja
#6 ne: 12-06-2007, 09:01:18
Ca te flirtosh ketu ku keta dalin cullaf si i ka  bere nena.Pse per tu pelqeyer eshte ai mashkull ne ate gjendje ashtu te vdekur agonie(e kuptoni vete ju)apo ato femra me pyll te dendur neper are ahahahah


Mua faktikisht plazhi me pelqen per dicka,aty cdo defekt i atyre femrave qe hiqen deri me pare si teper seksi apo ajo gjoksi i madh i mbushur me Push Up zbulohet...bie perdja !

vallahi une as e marr mundimin me hedh syte tek ndonje rob jo seksi te jete...mua ma shpifin robte kur jane lakuriq...

  • Postime: 4836
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#7 ne: 20-06-2007, 14:47:17
Capkene me trego kur te ikesh te besh plazh qe te vesh ndonje pal kominoshe mekanikesh qe te vij afer teje.loool

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#8 ne: 21-06-2007, 17:01:40
Plazhi eshte vend i mallkuar
Nuk qe gje pa treguar

Duken sikur te tere jane njesoj
Por perbrenda zjejne si voj

Meshkujve iu shnderrijne syte si macok
Femrave ui shkon lengu per toke

Nen rrezet perveluese
Gjithcka eshte eksituese

Te gjithe njeri tjetrin me sy e hane
Por te preken si zor e kane

Vetem njeri del i fituar nga keto dallavere
DETI me valet e veta i lag tera me okllaij e me tenxhere

 :D     :D      :D      :D       :D       :D

  • Postime: 7396
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#9 ne: 21-06-2007, 17:08:07
Kushedi ca ka pi ky qe e beri lemsh fare plazhin e beri. LOL LOL LOL LOL LOL LOL
mishel
#10 ne: 22-06-2007, 13:24:30
Per keto lloj flirtesh eshte plazhi s'mund te mohohet...por per ata qe jane beqare, se ata qe jane te mataruar /martuar jane shif me sy e plas me zemer.... :D :D :D :D

  • Postime: 7396
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#11 ne: 22-06-2007, 14:04:33
Sa keq sa vuajne te shkretet, shih me sy e plas me zemer e pastaj ja fusin e nje pizi dhe si perfundim ......... :P :P :P
mishel
#12 ne: 22-06-2007, 14:25:19
Sterio e pse bo si beqar ti mo aman...... :D :D :D

Pastaj mos harro.."Daulle per koke" , eshte ai muhabet  :D :D :D

  • Postime: 7396
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#13 ne: 22-06-2007, 14:28:56
Sa me siguri qe flet moj Mishel a thua njihemi bashke??? :P :P :P
mishel
#14 ne: 22-06-2007, 14:35:57
Po c'rendesi ka kjo more njeri...ne s'je do jesh, kaq problem e ke hahaha..prandaj ta thashe edhe proverbin...nejse kalofsh mire knej nga plazhi...shperndahu , hallakatu lale....bye

  • Postime: 5949
SmiLey
#15 ne: 22-06-2007, 20:45:56
vallaj flirtimet ndodhin gjithandej, siç tha njeri po të jetë dikush i zoti s'ka nevojë me gjejt terren, se e krijo vet :P plazhin mund ta konsideroj icik si vendin me romantik :D sidomos kur te ze ai perëndimi ne rere e s'ka askënd rreth e rrotull LOL

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull
* ~ Xha Milo ~ *
#16 ne: 24-06-2007, 03:26:51
vallaj flirtimet ndodhin gjithandej, siç tha njeri po të jetë dikush i zoti s'ka nevojë me gjejt terren, se e krijo vet :P plazhin mund ta konsideroj icik si vendin me romantik :D sidomos kur te ze ai përëndimi ne rere e s'ka askënd rreth e rrotull LOL


Smili mooooj moj, kam qef te te mar njehere (jo per nuse derman) po te te mar e te te coj ketu ne plazhin e fshatit tim, ku dielli mi te keqen ulet per te perenduar dhe harron te fshihet po vetem ashtu rri me ore te tera. Hajde njehere ne fshatin tim po pa ato tritolet me vete.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#17 ne: 25-06-2007, 16:22:14
Ohohoho cme pane syte dje ne plazh  :D desh e mbyti gocen njeri,edhe ashtu ne publik ska lezet  :D
Capkenja
#18 ne: 25-06-2007, 16:24:42
ahahaha Shorty nuk pyet rinia..jane ndezur keq me beso :D

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#19 ne: 25-06-2007, 16:55:58
ahahaha Shorty nuk pyet rinia..janë ndezur keq me beso :D
E ka fajin vapa e madhe  :P LOL

  • Postime: 12234
Lefter
#20 ne: 25-06-2007, 19:52:28
Ohohoho cme pane sytë dje ne plazh  :D desh e mbyti gocen njeri,edhe ashtu ne publik s'ka lezet  :D

Po ti cafre dreqin kerkove atje se? :D..Edhe pse nuk i mylle syte,po i shikove ashtu se? :D

  • Postime: 5949
SmiLey
#21 ne: 01-07-2007, 13:10:33

Smili mooooj moj, kam qejf te te mar njëherë (jo për nuse derman) po të te mar e te te çoj këtu ne plazhin e fshatit tim, ku dielli mi te keqen ulet për te perenduar dhe harron te fshihet po vetëm ashtu rri me ore te tera. Hajde njëherë ne fshatin tim po pa ato tritolet me vete.


vij vetem nëse me premton se s'do dalësh te shesesh tranguj e speca :P LOL

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#22 ne: 02-07-2007, 13:54:53
E thjeshte fare: Para syve te tu ca shale te cokollatuara, gjokse qe nuk mbahen dot nga sytjenat(rrobe banje) dhe une qe rri shtrire me me bark ne rere. Nderkohe qe kurrizi pervelohet pa u kuptuar nga dielli nen vete nje plug e ngjesh reren me force :D
Capkenja
#23 ne: 03-07-2007, 09:58:11
hajde flirtim hajde qe beke mo Ujku :D

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull
* ~ Xha Milo ~ *
#24 ne: 05-08-2007, 05:24:06
vij vetëm nëse me premton se s'do dalësh te shesesh tranguj e speca :P LOL


Te vish ti e te dale une te shes Kastratranguj, po ce o i kam thene trurit ik e pirdhu une moj e uruar, e mo mjaa tani se plak plak jam por mendjen e kam ccccAAAAK. Kur do vish me lajmero me postierin e fshatit. Tahir Muçmolla quhet, ose po sgjete Tahirin lajmero gruan e vete Pjeshke Muçmolla quhet.

He te keqen
 

Plazhi i kuq i Kinës

Nisur nga M A XRubrika Gjeografia e Shteteve

Postimi i fundit 19-06-2019, 21:07:18
nga M A X
Ndotet plazhi në Durrës

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 07-08-2011, 18:50:02
nga InfoZ
Velipoja – plazhi perfekt në veriun e nxehtë

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 13-07-2011, 08:58:53
nga M A X
Plazhi i Gjeneralit Perla e Kavajes

Nisur nga BerniRubrika Imazhe

Postimi i fundit 05-07-2011, 12:11:19
nga Berni
Plazhi i Llamanit, foto e ditës në “New York Times”

Nisur nga BerniRubrika Imazhe

Postimi i fundit 01-09-2010, 22:14:03
nga ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ