×

Si të mbroni një lidhje në distancë

· 8 · 1442

Si të mbroni një lidhje në distancë

· 8 · 1442

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
ne: 11-04-2011, 11:09:39
Të jetosh një lidhje në distancë është e vështirë sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e saj. Në shumicën e rasteve eksperiencat kanë treguar se rasti mbetet i pashpresë. Megjithatë kohët e fundit me intensifikimin e mjeteve të ndryshme teknologjike gjasat për ta mbajtur në jetë janë rritur. Por edhe më shumë dëshirë, besim dhe forcë vullneti ju mund të sfidoni kilometrat që iu ndajnë. Ja disa prej këshillave që sugjerohen në këto raste

Nga E. Vrenezi

“Shprehja larg syrit larg zemrës” është një nga më të vërtetat që populli ka thënë referuar situatave kur një dashurie i duhet të luftojë me kilometra dhe hapësira që i ndan. Arsyet që sot shumë çifte jetojnë larg njëri tjetrit janë bërë të shumta. Duke filluar me bursat e studimit, eksperiencat për punë apo edhe çështjet e emigrimit, që përbën edhe një ndër faktorët më të përmendur. Nuk përbën aspak çudi që lidhje të tilla në shumicën e rasteve të mos kenë përfunduar pozitivisht.

Sepse largësia nuk është asnjëherë një aleat i mirë për një lidhje. Ajo shkakton dhembje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi të cilat në situata të tjera mund të jenë edhe më pak të ndjeshme. Megjithatë shprehja e përmendur pak më lart ka shpresa të marrë edhe ngjyrime pozitive. Jo gjithmonë një dashuri në distancë është e destinuar të vdesë. Sepse përmes një force të mirë shpirtërore, besimi dhe pak vullneti jo çdo gjë mbetet e pamundur. Sot mjetet për të mbrojtur një lidhje në distancë janë intensifikuar. Duke kujtuar këtu e-mailin, chatin dhe të tjerë derivatë komunikimi bëhet i mundur fare lehtë. Njihuni me mënyra dhe këshilla të tjera në mënyrë që dashuria juaj të jetojë edhe për disa kohë.

Përdorni teknologjinë

Përdorimi i teknologjisë nuk është një nga rrugët më efikase që është sugjeruar nga psikologët për të ngjizur një dashuri, por me sa duket kohët e fundit ajo është e vetmja për ta mbrojtur. Komunikimi është gjëja më e rëndësishme në një raport dhe vetëm përdormi i chatit apo i e-maileve do ta ndihmonte atë. Teknologjia është një nga mundësitë më efikase për argumentin në fjalë, pra për ata që dashurojnë në distancë. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për e-mailin apo për një program të thjeshtë chat-i, por për ato programe komunikimi në distancë, që të lejojnë komunikim më të ngushtë sesa thjesht një telefonatë apo disa shkronja që jepen e merren. Mjafton të blesh një ‘webcam’, që të jep mundësinë jo vetëm të flasësh dhe të shkruash, por edhe të shihesh në sy.

Ruani gjakftohtësinë

Të sqaruarit është një nga këshillat kryesore që iu jepen jo vetëm çifteve në përgjithësi por sidomos atyre që janë në largësi. Mos flini kurrë pa sqaruar më parë një keqkuptim që mund të ketë lindur gjatë bisedës së bërë në largësi. Dhe duhet thënë që në kushte të tilla, keqkuptimet janë të pranishme më tepër se ç’duhet. Largësia është e tmerrshme. Mund të zihesh edhe për gjëra që në rrethana të tjera thjesht mund të të bënin të qeshje. Rrjedhimisht pasojat e një zënke që vijnë në kushtet e një distance të largët, janë vërtet të pakëndshme. Më pak kokëfortë dhe inatçi duhet të pranoni faktin se buzëqeshja do të jetë arma më e mirë që mund të përdorni në raste të tilla. Kështu që herën tjetër mos e mbyllni bisedën me të duke përplasur telefonin me inat, apo duke shkëputur lidhjen përmes internetit, pa thënë natën e mirë, sepse gjërat mund të bëhen më keq nga ç’mendonit.

Jini sa më transparentë

Përpiqu të jesh gjithmonë sa më e qartë dhe transparente në ato që thua dhe përpiqu që të mos lësh hapësira kompromentuese ku partneri të ketë mundësi të hamendësojë. Partnerët që mbajnë një lidhje në largësi, janë gjithmonë shumë të ndjeshëm, madje edhe shumë xhelozë. Më mirë zgjat kohën duke treguar edhe detajet më të vogla, sesa të lësh boshllëqe që lënë vend për të dyshuar apo për t’u keqkuptuar. Mos i lër asnjë shteg që të ‘notojë’ nëpër mendimet e tij të stërholluara, që mund ta çojnë kushedi se ku. Të flasësh në distancë dhe të tregosh diçka qoftë edhe shumë të rëndomtë, nuk është e njëjta gjë si të komunikosh ballë për ballë, kur ke mundësi të kontrollosh shprehitë, emocionet apo edhe veprimet më transparente.

Bëj një jetë me ngjyra

Të kesh një lidhje në distancë, nuk do të thotë aspak që të qëndrosh gjithë ditës e ngjitur pas telefonit dhe të presësh me ankth telefonatën e tij apo të saj. A thua se në këtë jetë nuk ke gjë tjetër për të bërë. Lëri partnerit kohën që ke planifikuar me të dhe mos lër pas dore angazhimet e tua apo qoftë edhe argëtimet me miqtë. Fakti që partneri yt është larg, nuk do të thotë që të duhet të mbyllesh brenda dhe të mos kesh jetën tënde aktive. Duke qenë gjatë gjithë kohës e zënë me diçka, do ta vuash edhe më pak largësinë dhe do ta bësh disi më të lehtë situatën që po përjeton.

Bëji surpriza

Nëse brenda mundësive tuaja përfshihen edhe udhëtimet atëherë ji sa më aktive në planifikimin e tyre. Madje nëse do t’i organizoje papritur do të ishin vërtet të bukura sepse do të linin pas ndjesitë e kujtimeve të veçanta dhe surprizave. Përpiqu të hartosh një plan udhëtimi të tillë, që të japë mundësi të takoheni me të disa herë gjatë gjithë vitit. Mundohuni gjithashtu që vizitat e tij tek ti apo anasjellas, të jenë sa më të shpeshta. Por kujdes në administrimin e parave. Do të ishte mirë që të ardhurat e planifikuara për udhëtime të administrohen në mënyrë të tillë, që t’iu japin mundësi të takoheni në periudha të ndryshme të vitit. Në këto lloj rastesh vini në funksion edhe trurin. Mos e lini veten të udhëhiqeni vetëm nga ndjenjat.

Më shumë besim dhe vullnet

Por edhe pse e thënë në fund ajo që ka rëndësi primare në mbrojtjen e një lidhjeje në distancë është besimi, vullneti dhe dëshira e mirë për ta mbajtur atë ende në jetë. Është vërtet e rëndësishme të besosh në lidhjen tënde dhe të mos lejosh të bëhesh pre e gjykimit që mund t’iu mbërthejë papritur dhe vazhdueshëm. Lërini shqetësimet, dyshimet për situata të tjera. Ballë për ballë ju mund të shpreheni më mirë dhe të kuptoni të vërtetën që e hidhur apo jo mbetet e shenjtë. Vetëm kështu mund të shpëtoni dashurinë tuaj, atë për të cilën me dëshirë dhe besim mund të sfidoni kilometrat e pafund. Kërkohet vetëm pak vullnet, dhe jo çdo gjë mbetet në misionet e pamundura.

Lërini shqetësimet, apo dyshimet për situata të tjera. Ballë për ballë ju mund të shpreheni më mirë dhe të kuptoni të vërtetën që e hidhur apo jo mbetet e shenjtë. Vetëm kështu mund të shpëtoni dashurinë tuaj, atë për të cilën me dëshirë dhe besim mund të sfidoni kilometrat e pafund. Kërkohet vetëm pak vullnet, dhe jo çdo gjë mbetet në misionet e pamundura

« Editimi i fundit: 02-07-2019, 19:23:35 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3108
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#1 ne: 19-04-2011, 02:19:25
Po, nepermjet skype, msn, facebook, e shume rrjeteve sociale lol...

Por dicka e till nuk funksionon, se me duket sikur kam ren ne dashuri me laptopin tim, jo per gje, por kam 4 cop dhe me duket sikur e tradhetoje te dashuren  :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 02-12-2011, 14:54:26
 Në SHBA më shumë se tre milionë e gjysmë persona kanë lidhje në distancë, por edhe në rajonin tonë kjo formë e lidhjeve është gjithnjë e më e shpeshtë, për shkak të numrit të shtuar të njerëzve që shkojnë në studime apo punë jashtë. Nëse lidhja do të mbijetojë varet së pari nga angazhimi dhe përpjekjet e të dy partnerëve, si dhe periudha e të qenit larg, thonë këshilluesit e dashurisë.

Shumë njerëz që tashmë kanë qenë në një lidhje të tillë, shpesh përfundojnë përsëri në të, edhe pse kanë pohuar që nuk do ta përsërisin përsëri një gjë të tillë. Ekspertët këtë e shpjegojnë me përparësitë që i ofron një lidhje e tillë në krahasim me “ato normale”. Përparësitë e saj më të mëdha janë koha e tepërt e lirë gjatë së cilës partneri mund të zhvillojë interesat e veta, koha kualitative e kaluar së bashku, pikërisht për shkak se takimet janë më të rralla, por edhe gëzimi për pritjen e takimit të radhës.
(ma.ar/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#3 ne: 13-03-2012, 12:27:02
Thuajse te gjitheve na ka ndodhur te dashurohemi me dike qe nuk jeton ne te njejtin vend me ne. Qe te mbash gjate dhe gjalle nje marredhenie ne cift eshte gjithnje nje mision jo i lehte, por ai behet edhe me i veshtire kur ciftit i duhet te jetoje ne largesi nga njeri-tjetri.

Nje lidhje e krijuar gjate nje udhetimi, shperngulja per arsye shendetesore, studimi apo pune e njerit prej partnereve, mund te jene disa nga shkaketaret e krijimit te lidhjeve ne distance.

Ky ndryshim sjell me vete nje seri problemesh ne cift. Largesia shpesh con ne zbehjen e nje raporti dhe jo rralle ne perfundimin e tij. Megjithate te mbash nje lidhje ne diastance nuk eshte e pamundur. Sigurisht qe eshte nje mision i veshtire, por jo i pamundur.

Per ta bere sa me te lehte marredhenien tuaj ne distance duhen ndjekur disa keshilla:

1. Shpenzoni te njejten kohe qe kalonit edhe me pare te dy. Kjo arrihet duke perdorur metoda te ndryshme komunikimi si video-telefonatat, shkembimi i mesazheve telefonike ose kompjuterike, dergimi i letrave dhe perdorimi i cdo forme tjeter komunikimi me synim qe te mos ndijeni vetem.

2. Eleminoni bezdisjen e krijuar nga telefonatat e shpeshta dhe pa orar gjate gjithe dites. Mos harroni qe partneri juaj duhet ti kushtoje vemendje dhe kohe edhe punes, miqeve, hobeve dhe familjes se tij.

3. Mos u pushtoni nga fantazmat e xhelozise. Kujtoni gjithnje qe askush nuk e detyron te qendroj me ju dhe qe sikurse ju edhe ai /ajo e ka te veshtire kete situate.

4. Organizoni takime sa here te mundeni dhe pervec te ndenjurit vetem mos hezitoni te rrini edhe ne shoqeri. Socializimi ju ndihmon te thyeni monotonine ne cift dhe te kuptoni me mire raportin tuaj.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1526
  • Gjinia: Femer
Parloté
#4 ne: 25-03-2012, 18:15:09
Larg syve - larg zemrës, ka thënë dikush.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#5 ne: 15-07-2013, 00:08:47
lidhja ne distance eshte si puna e asaj
te berit dashuri me perzevativ eshte si ti marresh ere trendafilit me kundragaz

por dicka neper rreshta me pelqeu sepse ishte e vertet




 Dhe duhet thënë që në kushte të tilla, keqkuptimet janë të pranishme më tepër se ç’duhet. Largësia është e tmerrshme. Mund të zihesh edhe për gjëra që në rrethana të tjera thjesht mund të të bënin të qeshje. Rrjedhimisht pasojat e një zënke që vijnë në kushtet e një distance të largët, janë vërtet të pakëndshme. Më pak kokëfortë dhe inatçi duhet të pranoni faktin se buzëqeshja do të jetë arma më e mirë që mund të përdorni në raste të tilla. Kështu që herën tjetër mos e mbyllni bisedën me të duke përplasur telefonin me inat, apo duke shkëputur lidhjen përmes internetit, pa thënë natën e mirë, sepse gjërat mund të bëhen më keq nga ç’mendonit.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 02-07-2019, 19:15:11
Dashuria në distancë, si të mbani gjallë pasionin mes çiftit
 

Edhe pse shumë kilometra larg nga njëri-tjetri, përsëri lidhja mund të jetë intriguese: ja disa sugjerime të vogla për të pasur takime me nivel të lartë joshjeje

Distanca sigurisht që nuk i ndihmon raportet në çift, sidomos kur momentet për të kaluar së bashku janë shumë të shkurtra. Të mbash flakën e pasionit ndezur nuk është e vështirë, mjafton të dish të luash me joshjen. Edhe pse i dashuri është diku tjetër, ne mund të përfitojmë nga kjo kohë për të ndezur dëshirën, mjafton ta menaxhojmë situatën me lehtësi dhe të përdorim disa dinakëri të vogla: ja se si të veproni. Përgjithësisht distanca të largon, por mund të përdoret edhe për të rritur dëshirën për t’u takuar sa më shpejt: ja disa sugjerime të vogla për të ndezur dëshirën.

MESAZHET: “Telefoni, zëri yt”, thoshte një spot i vjetër televiziv. Por sot mund të themi: “Telefoni, mesazhet tona”. E ku ka më mirë se bisedat pikante nëpërmjet whatsapp, mbase edhe me imazhe që ndezin fantazinë? Por bëni kujdes: në këto raste nuk mund të lini telefonin kudo, sepse mund të ishte e turpshme.

MË PAK ËSHTË MË SHUMË: Djemtë dhe vajzat janë të ndryshëm dhe këtë e dimë mirë. Ne vajzat preferojmë bisedat e gjata dhe plot me ndjenja, djemtë preferojnë bisedat e shkurtra me fjalët më të duhura. Por cila është këshilla? Hiqni dorë nga mesazhet e pafundme dhe telefonatat e gjata, përpiquni ta joshni edhe kur kilometrat ju ndajnë.

SURPRIZË! Të qenit e parashikueshme nga një anë është mirë sepse partnerët tanë ndjehen të sigurt, por nga ana tjetër ka gjasa të biesh në rutinë dhe nxit dëshirën për t’i dhënë fund. Atëherë le të provojmë ta surprizojmë partnerin tonë me një mesazh jashtë orarit, një disk i ardhur pa nënshkrim por me ndonjë detaj që vetëm ne e dimë (dhe mund ta njohim), një rezervim në restorant për t’u takuar: s’ka gjë më të bukur se të ndjehesh e dëshiruar dhe në qendër të vëmendjes nga partneri, dhe fundi sigurisht që do të jetë mahnitës!

NEVOJA PËR LIRI: Jemi të tillë që edhe nëse disa gjëra nuk na pëlqejnë, përsëri nuk arrijmë ta bëjmë ta kuptojë se sa xheloz jemi për të. Por skenat e xhelozisë jo vetëm që nuk na ndihmojnë, por na mbyllin në vetvete; kështu që më mirë të ulni armët dhe të filloni ta dëgjoni. Nëse ai  thotë se ka takuar disa njerëz interesantë, duhet të përpiqemi të jemi empatike dhe të lumtura për takimet e tij të reja. Liria është diçka që çmohet nga të gjithë, edhe nga ne: atëherë pse atij duhet t’i mohohet një gjë e tillë? Le ta bëjmë të ndihet i lirë dhe të ndajë me ne çdo gjë që i ndodh pa pasur frikë se ne mund të lëndohemi.

NJË ARRATISJE PËR TË DY: T’i lësh një hapësirë çiftit është vendimtare, edhe pse ka fëmijë në familje. Por le të marrim ndihmë nga të gjithë duke përfshirë edhe gjyshërit, le të heqim dorë nga angazhimet e punës, dhe të arratisemi për 48 orë për të kaluar së bashku. E pyesim të dashurin se kur mund të jetë i lirë dhe e surprizojmë me një biletë ajrore të prerë në mënyrë elektronike. Online është e mundur të gjesh bileta me kosto shumë të ulët për një largim romantik, mjafton të përgatisësh valixhen sigurisht edhe me të brendshmet e duhura, për t’i jetuar këto dy ditë me pasion! https://www.koha.mk/dashuria-ne-distance-si-te-mbani-gjalle-pasionin-mes-ciftit/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#7 ne: 18-07-2019, 11:17:34
Eshte per t'u cuditur , sot te gjitha lidhjet duken ne distance....na rrofte teknologjia ,edhe me familjaret ne shpi me viber e wp merremi vesh...pfffffffffff f
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super