×

Si të shkruani leter dashurije?

Si të shkruani leter dashurije?

· 4 · 7443

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 10-06-2005, 09:25:42
Vetem per Djemte  :P

E dini se ajo ka dëshirë të marrë vetëm një mesazh të shkurtër dashurije nga ana jote në këtë periudhë të vitit, mirëpo a ju rrënqethet trupi vetëm nga mendimi se duhet të merrni stilolapsin për të shkruar? Ja dicka që mund të ju ndihmojë.


1. Shkurt mund të jetë më mirë

Që ti tregoni të dashurës suaj se kujdeseni për të nuk dmth se duhet të mbushni 800 faqe. Zakonisht shënimet e shkurtëra dhe spontane, lënë më tepër përshtypje. Kështu që është e juaja të zgjidhni.dërgoni një post cardë për Shën Valentino se zgjidhni ndonjë mënyrë më të shkurtër. Kur dërgoni post cardë, argëtohuni pak. Sa më qesharake aq më mirë — dërgoni post cardë edhe nëse jeni me një qytet! E mira për to është se nuk është vetëm fletë e zbrazët e bardhë që duhet t'a mbushni, në post carda keni një vend të vogël ku mund të shkruani vetëm porosi të shkurtëra dhe të lezetshme dhe me këtë ta arrini atë që doni.

2. Përdorni dialektin dhe fjalorin tuaj të përditshëm

Ne e dimë, e dimë: Net ë gjithë jemi rritur me dijeni se letër dashurije duhet shkruar ne mënyrë poetike dhe në gjuhë letrare. Mirëpo harroni ato gjëra dhe përdoreni fjalorin tuaj të përditshëm. Kr djali mundohet shumë, me një poezi ose në gjuhë zyrtare dhe rrimë , me një fjalë ajo nuk dëshmon se ai është I sinqertë. Me ato fjalë djaloshi mundohet ta bindë veten se ai është duke ndier emocione të mëdha, në vend që në të vërtetë të komunikojë me të dashurën. Kështu që, le të flet zemra, jo fjalori ritmik – tregoni asaj në cfarë të përkujton, sit ë bën të ndjehesh buzëqeshja e sajë – dhe do ta fitosh atë.

3. Fitojeni më një jo-leter

Një rrugë tjetër deri tek ajo? Kreativiteti. Dërgoni asaj ndonjë vizatim të shpejtë që e keni bërë serisa keni menduar për të, ose dhurojani një kollac  me porosi të fshehtë për të. Ose provoni edhe këtë ide: Ndonjëherë dërgoni të dashurës porosi të vogla qesharake dashurie — preni ndonjë foto të ndonjë  qenushi të vogël nga revistat dhe dërgojani me një porosi si kjo psh. A mund të jetë kjo më e ëmbël se ti…?  E pamundur!'vetëm që ta dispononi dhe ti lejoni të mendojë se si ju ndjeheni për të.

A jeni tip që nuk mund të aktroni së bashku — asnjëherë skein pasur shenja në duar? Më mirë është të shprehni pak dashuri se sa aspak, kështu që pse most a lini farë të shkruarën dhe në vend të saj ti lini voice mail ose ti dergoni email. Së paku shkruani vetëm këtë :Hey, jam duke menduar për ty, Zemër! Ajo do të jetë e lumtur që jeni duke mënduar për të.

4. Mësoni ABC-në e D-A-SH-U-R-I-S-Ë

Drejtshkrimi është I rëndësishëm pasiqë secila femër dëshiron të besojë se personi me të cilin janë së bashku është së paku njeri intelegjent! Dhe posacërisht në email, drejtshkrimi - nuk ju ngel kohë për të. Është lehtë. Kështu që nëse ndonjë djalë dërgon email me shumë gabime drejtshkrimore atëherë ajo për vajzën është dëshmi se personi në fjalë nuk kujdeset edhe aq shumë dhe nuk ka shumë kohë për të.

5. Rikujtoni gjërat nga e kaluara-kujtimet

Nëse hamendeni cfarë ti thoni të dashurës..shpalosni kujtimet që I keni së bashku. Me rikujtimin e gjërave që I keni përjetuar së bashku, ju jeni duke bërë një lidhje dhe bashkim të shpejtë.

6. Shkoni përpara – në rezik tuajin

Mbajeni në mend, kur dikush lexon atë që e keni shkruar,ata nuk mund ta përcaktojnë tonin tuaj të të folurës dhe të të shqipëtuarit. Dicka  mund të tingëllojë si sarkazëm atëherë ndoshat kur ju nuk e keni pasur me qëllim. Mos u bëni shumë romantik dhe assesi mos përdorni ndonjë shprehje që sugjeron seks ose të ngjajshme pasi që cdo gjë shkon  ngadalë e sidomos tek femrat të cilat duhet ti pushtoni ngadalë. Kështu që, përderisa me të vërtetë, me të vërtetë nuk njifeni mirëmos teproni,

  • Postime: 851
iShUlLi
#1 ne: 12-06-2005, 09:18:31
Nje leter Dashurie...  ;)

Edhe mbreme ne mbremjen e 12 Qershorit prap ne endrat e mia ishe. Ora ishte 0300 e mengjesit, te gjithe flinin dhe une shtrire isha ne fakt por shpirti ishte ne kembe, dashurine e kisha ne kembe, ata nuk flejten fare. Qe kurre te njoha ty nuk me eshte futur as gjum ne sy as per dashuri tjeter nuk me ka rene mendja me. Kam kerkuar mjekim edhe ilace kam perdorur por spo mundem ta shuaj, pra ti je e vetmja qe me sherron mua.

Ne kete ore po qaj, dhe ajo qe me ben te qaj je ti mos harro. Ajo qe ma nxin jeten je ti. As jeta sme jep shije, as kompjuteri qe u be dhe shkak i kesaj njohje, as ajri i paster, as buka as uji,… vetem ti ama vetem ti me shijon mua. Ti je jeta ime, ti je. Mos don nga une qe te te harroj? Por smundem dot. Ose ne rregull. Shkruaje edhe ti emrin ne Diell ne krah ku e kam shkruajtur une dhe do te heq dore nga ti. Ose thir nje piktor te pikturoje zerin e trendafilit qe ra ne toke atehere do te heq dore nga ti. Atehere e shikon qe smund te heq dore dot nga ti?

Ne kete leter jane edhe lotet e mi qe kane rene gjete shkruajtjes, pra brenda mbaj dashurine qe meriton. Dhe nese nje dite do te qajsh per mua, qaj mbi kete leter qe te pakten te behen te lumtura lotet e mi. Ata le te shijojne dashurine po nuk u takuam dot neve.

Dhe une si te heq dore nga ti? perderisa nuk ma jep asnje tjeter ate shije dhe ngrohtesi qe me japin buzet e bukura te tuat, asnje tjeter nuk ka ate ere te mire qe ti ke, asnje tjeter nuk me shikon ashtu sic me shikon ti, asnje tjeter sme prek ashtu sic me prek ti, asnje tjeter sme mbeshtjell ashtu sic me mbeshtjell ti me krahet e tua te gjata, asnjeri po te them asnjeri nuk ma jep ate dashuri dhe kenaqesi qe ma jep ti. Une jam i detyruar te luftoj per ty edhe nese nuk do kete fund.

Nese me fluturon zemra mes ketyre fjaleve duke ti shkruar ty kape ate, shterngoje fort dhe fute te bashkohet me zemren tende, le te behen miq, le te dashurohen me njera tjetren, le te puthen e ta shterngojne njera tjetren fort, edhe une do te vazhdoj te shkruaj ne menyre qe ata te jene te lumtur. Po te pyes ty? Nuk jam i hijshem, as shume i mencur s'jam… a nuk te mjafton dashuria qe kam per ty? Pse te mos jem une i yti nderkohe qe te dua shume dhe nuk ka per te dashur kush sikur une? Perse? Vtem kete mos e harro; Ata qe duan te mberrijne tek trendafilat e kuq, harrojne se kane shtypur lulet e bukura lulebore me kembe.

Nuk kam arsyje pse te heq dore prej teje. Edhe nje here pse nuk jam une ai per ty, pse duhet te jete tjeter, nuk duroj dot te te preke kush tjeter duart e tua te arta. Kete nuk e duroj dot a me kupton? O Zot perse nuk jam une per ate vajze? Cili eshte shkaku? Perse o Zot perse? Ty te adhuroj a me kupton? Te adhuroj.

Dhe ti kure kishe vendosur qe une nuk do isha me i yti kishe zgjedhur shoqen time me te ngushte per te me derguar haberin e hidhur. Por mire bere se po te ma thoje mua kushedi se cfar do te ndodhte me mua, mbase do te vdisja ne syte e tu. Dhe kure ma the ajo me syte e mbushur krej lot, i kam derdhur te gjitha lotet qe kisha. Dhe e din c'far mendoja? Degjo : Thoja me mire te isha i shurdhet qe te mos e kisha degjuar kete, me mire te kisha vdekur sesa perjetova ate dite, me mire te isha i verber qe mos te te mos kisha shikuar asnjehere ne jete, me mire te mos kisha zemer sesa te isha dashuruar me ty, me mire te mos kisha patur nuhatje qe mos te te kisha marre eren tende te kendeshme, pra desha qe me mire te mos kisha qene i yti qe mos te me ngelshe plage ne zemer sic me ke ngelur. Mu mbyllen syte s'shikoja me asgje ne ate moment. Dhe po mos kishte nderhyre shoqja do kisha ngelur ashtu do kisha ngrire nga merzitija. Ishe vazhdimisht endra ime. Ishim bashke gjithnje, ne cdo vend shkonim bashke. Zemer katilat mundoheshin vazhdimisht te futen ne mesin tone te kujtohet? Por une dija si te veproja dhe nuk e lejova kete asnjehere. Cdo gje beja sikur doje ti, ta dhurova ty cdo gje. Me nje te tille kaq te bukur, kaq te mire, me ato sy aq te bukur do te ishte edhe nje femije shume i bukur. Por ike me le te vetmuar po une prap te bej thirje qe te me japesh edhe nje shanc, te perqafohemi edhe nje here.

Te copetoj edhe veten time edhe ty? Pervec vdekjes cdo gje e bej per ty por qe ta dish nje jete pa ty per mua eshte vdekje. Mbase te vijne si shaka keto gjera por une pa ty jam i plagosur. E din shume mire ti qe jam i plagosur per ty. Dashuria per ty edhe po tme hedh neper male apo te me bej balte, nuk mposhtem. Gjeja e fundit qe dua te te them eshte se dua te jesh e imja dhe ty Te Dua shuuum.  zemrathyer:

  • Postime: 851
iShUlLi
#2 ne: 02-07-2005, 01:06:43
E dashur A,

Kuptohet mesazhi qe me ke lene, por ti nuk ke patur asnje reagim nga ana ime. Une i tille jam, edhe me ty me ndodh qe te mos jem i sjellshem. Ka disa momente te tilla qe as vete nuk i kuptoj. Momente bosh. Por sonte u desh qe te lexoj disa poezi, per te ndjere nevojen e prezences tende. Deshiren per te komunikuar me ty.

Rastesisht u ndesha me keto poezi duke kerkuar dicka ne internet. I shtypa poezite ne leter per ti lexuar perseri dhe perseri. Nuk e di pse preferoj me shume qe poezite t'i lexoj ne fletushka se sa te lidhura ne nje liber. Ndoshta kjo eshte e lidhur me te kaluaren, me kohen e njohjes sone. Kur ti me dergoje poezi te shkruara ne flete fletoresh, dhe une strukesha ne nje qoshe te klases dhe i lexoja si dicka te rralle, me sakte, i shijoja ashtu si puthjet e tua, ruaja ne veten time mbresat qe ato me linin, ashtu sic ruaja per shume kohe mbresat e takimeve me ty. Duke ecur kuturu, i nxorra fletet me poezi dhe nisa t'i lexoj. Ato ndoshta do te kishin mbetur aty ne xhep si shume gjera qe harrohen po te mos ndjeja papritur ajrin e lagesht qe per cudi kishte filluar te mbante ere vjeshte, po te mos kisha ngritur syte per te pare ngjyrat e vecanta te asaj buzembremje. Nuk do te kishte mjaftuar vetem kjo po te mos konstatoja se rrugica ku po ecja, ishte e shkrete, e njollosur me dy-tre gjethe te cverdhura te rena pertoke. Kishte ne te dicka nga rruga e Elbasanit, nga vendi i takimeve tona. Te kujtohet? Ne nje mbremje te tille, duke shkelur mbi gjethet e rena te plepave, ti u afrove prane meje dhe me ze te ulet me recitove vargjet e nje poeti. Qe para atij momenti nuk me kishte terhequr asnjehere poezia, madje e perbuzja. Sigurisht qe poezia qe t'i me recitove nuk ishte nga ato qe na mesonin neper shkolla, eshte e vertete. Ti me the se poeti i atyre vargjeve kishte vrare veten duke prere damaret dhe se ato
ishin vargje e fundit te shruara me gjakun e tij.

Lamtumire, mik, pa fjale e lote !
Vetullat t'i ngrysesh, s'ke perse ;
Vdekja s'eshte gje e re ne bote,
As te rrosh nuk eshte gje e re.

Sinqeriteti dhe trishtimi i ketyre vargjeve te shkruara me gjak?  Gjethet e rena te plepave? Heshtja e asaj nate? apo zeri yt me ate shqipen e paster? do te me magjepeshin e tronditeshin per gjithemone me duke zgjuar tek une dashurine per poezine. Mungesa e ndjeshmerise karshi poezise eshte vertete nje humbje e madhe, por une pata fatin qe t'a zbuloj ate prej nje vajze te bukur si ti... qe "ella me quiso a veces yo tambien la queria. Como no haber amado sus grandes ojos fijos".

Cdo gje eshte e lidhur me ekperiencat tona te para, me mbresat e para, qe me vone kthehen ne kujtime, e qe nje cast papritur zgjohen duke dritheruar imazhe, aroma, tinguj, zera. Po a munden fjalet qe te shprehin te gjitha keto? Nuk besoj qe fjalet jane te pafuqishme ashtu sic nuk besoj qe mielli eshte i "pafuqishem" per te bere buke te mire. Jemi ne qe i keqperdorojme ato duke perdorur fraza te gateshme, te zhveshura nga cdo lloj ndjeshmerie. Sepse ne "nuk kemi kohe", sepse ne nuk i leme kohe kohes per te soditur e shijuar mijra bukuri e harmoni qe ndodhen kudo perrreth nesh, sepse neve na intereson kostumi shik i Nanos dhe i gruas se tij, na interesojne dhuratat qe i sollen atij per ditelindje, neve na terheq ky shemtim provincial, kjo varferi e shemtuar. Po a ka varferi te bukur ? Sigurisht. Eshte ky kend kopeshti i rrethuar nga nje mur i vjeter qe ka terhequr poeten Luljeta Leshanaku per t'a futur ate me vone ne poezine e saj :

Nuk e di se kur mund te me shfaqet perseri ajo- Dashuria, qe te ndjek me nje sy te forte e te pashmanshem deri thelle, si ngjalen Shqiponjat e Detit.

Ajo mund te vije edhe atehere
kur pleqeria te na kete vene poshte,
kur tronditja me e vogel gati mund te na shkermoqe
si nje varg i thare, i zverdhur duhani.
Atehere do te jete e dhimbshme
te perpallosh sidomos mengjezin
kohen kur drita e forte projekton
me gjithe madheshtine e vet
nje dege te lulezuar bajameve mbi murin e vjeter.
Dhe dielli nuk do te cohet me kurre ne zenit
por si kungulli rritet e rendohet horizontalisht
e fshihet i pergjumur mes degeve te blerta te kopeshtit.

E dashur A, me shkruaj, e di qe ti di te shkruash bukur sepse di te soditesh, di te zgjedhesh fjalet sepse di te jesh e sinqerte, e sinqerte ne ndjeshmerine tende.

Te perqafoj
S    
Capkenja
#3 ne: 03-07-2007, 15:59:54
Ishulli e bukur kjo...vallahi shume pak djeme pak pare te shkruajne leter dashurie !Urime