×

Sytë e mëdhenj bëjnë që të shpërthejë dashuria

· 4 · 417

Sytë e mëdhenj bëjnë që të shpërthejë dashuria

· 4 · 417

  • Postime: 22572
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-11-2011, 15:21:00
Përse një darkë nën dritën e qirinjve, me drita dhe tinguj të të ulta janë rasti ideal për të shpërthyer dashuria?
Është vetëm çështje atmosfere apo ka diçka tjetër?

Sipas një studimi të Stony Brook University të New York-ut i publikuar në Social Cognitive Affective Neuroscience, intimiteti dhe errësira luajnë një rol të rëndësishëm që shkon përtej romanticizmit dhe ka rrënjë të thella neuro-fiziologjike në zhvillimin e empatisë dhe tërheqjes joshëse.

Kontakti okular i ndërsjellë që verifikohet midis dy të dashuruarve në këto kushte është i ekzaltuar nga zgjerimi reciprok i puplës (bebes së syrit), që shtohet për shkak të eksitimit seksual dhe mungesës së dritës. Kështu sytë e të dashurit/ës na duken më të bukur se kurrë, siç e dinin mirë gratë e `500 të cilat, për të qenë më tërheqëse, përdornin pika për sytë pikërisht për të zmadhuar beben e syrit.

Nëse marrim të njëjtën foto të një femre dhe zmadhojmë në kompjuter vetëm diametrin e bebeve të syve të saj ajo do të marrë një pamje më tërheqëse, edhe pse fotografia është e njëjta. Zmadhimi i bebes së syrit nuk është gjë tjetër veçse shfaqja e jashtme e një procesi të brendshëm më kompleks. Shkencëtarët amerikanë kanë vlerësuar me anë të rezonancës magnetike atë çka ndodh në trurin e dy të dashuruarve, dhe kanë zbuluar që aktivizohen zona të trurit të implikuara në mekanizmat e kompensimit, miqësisë, tërheqjes ndaj nënës, aktivitetit seksual, e shumë të tjera të cilat kanë të përbashkët neuro-transmetuesin e kënaqësisë, dopaminën. Është pikërisht ky neuro-transmetuesi që zmadhon beben e syrit.

(ar.si/BalkanWeb)

  • Postime: 52
mandi T
#1 ne: 29-11-2011, 20:09:27
normale

  • Postime: 6711
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 27-12-2013, 12:42:57
Shikimi i embel e lozonjar te ben per vehte  :)

  • Postime: 1288
Pasion
#3 ne: 27-12-2013, 13:39:40
ehehehehe :D :D