×

Tradhti për karrierë

· 12 · 365

Tradhti për karrierë

· 12 · 365

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
ne: 07-04-2011, 09:47:57

  Sipas një studimi, shumica e tyre do të shkonte me shefen në shtrat, ose me një grua të pushtetshme për të fituar një pozitë ose për t’u ngritur në detyrë.

Kur vjen puna te sakrificat për të bërë karrierë, meshkujt nuk duan të ndalen para asgjëje. As para tradhtisë.

Shenjë e kohëve që kalojnë? Shenjë që tregu i punës është në krizë? Shenjë që dobësitë nuk kanë gjini dhe që janë pre të ambicies nuk logjikohet më? Ndoshta. Me siguri, përfundimet e një studimi suedez janë shumë interesante: një burrë në tre pohon se do të bënte seks me një grua me pushtet, nëse do të ishte e nevojshme për të bërë karrierë.

Një situatë jo e pamundur, duke parë që 62% e 200 firmave të para europiane kanë të paktën një grua në drejtim. Kështu, 689 burra mes moshës 18 dhe 35 vjeç, pikërisht ajo fazë moshe në të cilën arritjet profesionale janë më të mëdha, e pranonin në çast pa u menduar dy herë se do e bënin një veprim të tillë.

Nëse 30% e meshkujve pranojnë se do të bënin dashuri me një grua vetëm për të bërë karrierë, 50% e tyre nuk mendon se duhet të dënohen burrat që i bëjnë lajka një shefeje, edhe pse personalisht nuk do ta bënin. Nga ky 30%, menjëherë 23% do të jepeshin jo vetëm për një raport episodik, por do të ishin të gatshëm të gërshetonin një lidhje të qëndrueshme, nëse kjo lidhje do të sillte përfitime.

Seksi për bashkëjetesë godet shtresa të ndryshme shoqërore: nëpunës (24%), punonjës publikë (21%), punëtorë krahu (18%), profesionistë (15%), gazetarë (11%), kuadro dhe administrues (7%), mësues universitarë (3%) dhe pjesa tjetër (1%). Por cila është arsyeja që do të jepej? Arritja e karrierës (34%) rritja e pagës (29%), ndere personale të gjithanshme dhe mirëqenien e “shefes” (18%), dhurata (14%) dhe të tjera (5%).

Me sa duket, 92% nuk do të t‘i tregonte shoqes, gruas ose miqve, nënshtrimin. Por është edhe një përqindje e vogël një pakicë 3%, që do të kishte kurajën ta pranonte hapur. Ndoshta nuk janë vetëm shkaqet profesionale në bazën e një akti të tillë. 2% do të hynte në një lidhje edhe për të dalë nga monotonia e përditshme. Një tepricë 8% – përveç privilegjeve të rastit – do ta bënte më të lumtur përballë kolegëve të tjerë, për arritje prestigjioze.

Dhe çfarë ndodh kur objektivi arrihet? 86% e njerëzve të përzgjedhur në sondazh nuk kanë dyshim: mund ta ndërpresin marrëdhënien. Vetëm 10% e tyre janë të paqartë. 66% e të intervistuarve nuk e mohon që një lidhje e tillë duhet të sjellë rezultate të qarta në një kohë shumë të shkurtër. Të takohet një grua e famshme dhe e pushtetshme që të tërheq është aspirata e 40% e të intervistuarve.

Ka edhe nga ata që mendojnë të takojnë një prezantuese të famshme, e cila mund t‘i përfshijë në botën e televizionit dhe spektaklit. Kush aspiron botën e sipërmarrjes, shpreson të tërheqë një industrialiste apo një presidente të një ndërmarrjeje të madhe. Ndjenja e fajit? Ndoshta do të jetë efekti i ambicies së shfrenuar, por mes atyre që deklarojnë se “bëjnë gjithçka”, vetëm 15% deklaron se vuan.

Por për shkencëtarët suedezë që kanë zbuluar gjenin e tradhtisë kjo lloj situate është normale: pra një lloj “nxitësi” që disa meshkuj e kanë në ADN-në e tyre dhe disa të tjerë jo. Kjo nuk është shaka dhe studiuesit janë të parët që pohojnë se lidhjet jashtëmartesore ndodhin për shkak të faktorëve të ndryshëm. Ai gjenetik mund të jetë vetëm njëra anë e medaljes, i cili nxit tradhtinë.

Gjithsesi, është hera e parë që një studim zbulon një lidhje të ngjashme mes mënyrës se si janë “gatuar” burrat dhe se si sillen ata me gratë. Dhe jo vetëm kaq, studimi përfshin gjithashtu edhe mundësinë për të “kuruar” gjenin “e keq”, duke e modifikuar në një mënyrë që bllokon efektin e tradhtisë. Teorikisht thelbi i gjithë kësaj është shpëtimi, ose më saktë mbrojtja e burrave të martuar.

Edhe pse për momentin është provuar vetëm te minjtë e laboratorit, “ilaçi” që e transformon një joshës të pandreqshëm në shokun më besnik në botë ka dhënë rezultate. Kushedi ndoshta ndonjë ditë ky ilaç do t‘u injektohet edhe qenieve njerëzore, por studiuesit nuk janë ende të bindur nëse meshkujt do të pranojnë të heqin dorë nga vesi i tyre.

Femrat dhe sensi i fajit

Edhe femrat nuk mbeten pas, kur bëhet fjalë për tradhti për karrierën. Shumë mendojë se nëse je e bukur dhe përdor trupin për t’u ngritur në karrierë nuk ka asgjë të keqe.

Është e gabuar të mendosh se s’mund të ecësh përpara në këtë mënyrë. Mirë është t’i arrish gjërat vetë dhe në mënyrën e duhur. Ka shumë mundësi për të shkuar atje ku duhet në rrugë të ndershme”, tregojnë psikologët. Sensi i fajit?

Gjysma e të intervistuarve, qofshin meshkuj apo femra që tradhtojnë, ka thënë se ndihen në faj kundrejt gjysmës tjetër. Mes tyre 85% e femrave dhe 79% meshkujve do të donin të qëndronin besnikë, por në praktikë nuk janë dhe besojnë në besnikërinë e partnerit, duke shpresuar se nuk do të kenë të njëjtin ndëshkim nga ana e tyre.

Bindja që nuk janë një shok i mirë apo një shoqe e mirë ulet mes atyre që kanë tradhtuar në të shkuarën dhe kanë vendosur të bëjnë hapa mbrapa të penduar. Tradhtia nuk është një motiv për fundin e një dashurie, pavarësisht dobësimit të kënaqësive dhe marrëdhënieve seksuale.

 

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 03-08-2012, 09:42:17
Keto raste jane rritur ndjeshem dhe te vjen ndot qe mbart emrin femer mbi vete


skam gje kundra asgjeje por kjo ambicia per te arritur dicka pa e merituar me pune e djerse por me hapje shalesh....

Une do tradhetoja per kenaqesi te shpirtit , per karriere te me marri te keqen

imagjino te kesh nai shef si gorrilla dhe ti thush derrit daj nga halli

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#2 ne: 03-08-2012, 11:43:25
une per karriere? po te ishte ndonje femer e hajrit pse jo do ishte kenaqesi

  • Postime: 12738
Mishel...............
#3 ne: 03-08-2012, 11:44:28
une per karriere? po te ishte ndonje femer e hajrit pse jo do ishte kenaqesi

do ishte kenaqesia ne mes ..jo KARriera

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#4 ne: 03-08-2012, 11:45:42
mire mishel ky eshte kendveshtrimi yt.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#5 ne: 03-08-2012, 11:50:43
sigurisht...i imi dhe vetem i imi LOL

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#6 ne: 03-08-2012, 11:51:20
mbaje piji lengun

  • Postime: 12738
Mishel...............
#7 ne: 03-08-2012, 11:51:48
si tia pij ne mengjes apo ne darke

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#8 ne: 03-08-2012, 11:58:11
sipas oreksit

  • Postime: 12738
Mishel...............
#9 ne: 03-08-2012, 11:58:38
ok une i pi lengun po ti ca do besh?

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#10 ne: 03-08-2012, 12:00:51
po deshe ta shtoj lengun

  • Postime: 12738
Mishel...............
#11 ne: 03-08-2012, 12:02:28
jo jo se pertoj te kaq shume