×

Tradhtia

· 52 · 5218

Tradhtia

· 52 · 5218

  • Postime: 22572
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 05-09-2011, 10:59:56
Përse tradhtojnë meshkujt dhe femrat?

 


Receta e parë që do jepnim pas një fenomeni kaq të rëndë e të dhimbshëm do ishte faji. I kujt është faji? Kush e bëri këtë gjë? Marrja e përgjegjësive pas akteve të tilla, që për hir të së vërtetës janë të shëmtuara, është një tjetër aspekt paksa i vështirë për t'u konsideruar. Faji, ashtu siç thuhet shpesh në biseda të përditshme, mbetet "jetim". Por nëse do flisnim për këtë lloj "meseleje" që ngatërrohen shumë elementë, individë, ndjenja e faktorë, subjekti është paksa më i ndërlikuar sa duket. Ashtu si edhe shumë arsye të çojnë në fenomenin në fjalë ashtu edhe shumë pasoja e shoqërojnë atë. Nëse Arbri doli me shokët e tij për të dëfryer në një pasdite të diele, ishte sepse e dashura e tij nuk pranoi të dilte me të pasi impenjime të tjera ishin bërë më të rëndësishme për të. Duket se koha që Arbri kalonte me shoqërinë e tij ishte më madhe se ajo që kalonte me të dashurën. Rastësisht ndodh që të gjendet me një nga ish miket e vjetra. Të njëjtën panoramë mund të tregonin edhe për shumë çifte të tjera, ashtu si për shembull për Anjezën me Klejdin. Historia e tyre ishte një histori e bukur por që ish bërë tepër inpasionante. Pas disa muajsh të fejuar Anjeza kupton se nuk ndihej më e dashuruar. Ajo shprehet se bashkëjetesa ndryshoi gjithçka. Ashtu sikurse edhe Klejdi i cili filloi të ishte më dyshues, më i ftohtë, shumë ndryshe. Në këto lloj rrethanash ajo që kuptoi ishin ndjenjat që kishin lindur për shokun e saj të punës. Në histori të ndryshme, po të hedhësh vëzhgime investiguese kupton se ftohja apo tradhtia lind mbi pista të forta, madje të qëndrueshme edhe pse të papranueshme si të justifikueshme. Por duke analizuar historitë e lartpërmendura, duket se do ishte e padrejtë nëse fajësinë do e merrte vetëm njëri prej partnerëve. Pasi akti drejt rrugës së shëmtuar duket se është performuar nga të dyja palët. Le të themi që një raport dashurie i ngjan një vallëzimi të bukur, apo një tangoje të thjeshtë. Për të arritur një interpretim të mirë duhet vëmendje dhe pjesëmarrje në vallëzim nga të dyja palët. Në të kundërt ai nuk është më një vallëzim i realizuar.

Përtej efekteve anësore
Por midis ndjesive më negative që prodhon fenomeni i tradhtisë, mendohet gjithashtu se është fenomeni që e ka një anë tjetër të medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat që çojnë individë të ndryshëm në kryerjen e një drame të tillë janë nga më të larmishmet, ashtu siç i përmendëm më lart. Por midis arsyeve më banale fshihen të vërteta çliruese që ndonjëherë janë të nevojshme. Ato janë edhe rastet më të mira të cilat ndonjëherë të bëjnë të kuptosh të vërteta triumfuese. Pas një tradhtie të rëndomtë apo jo të tillë, të ndodh të përshkosh ndjesi nga më të paparashikuarat. Që nga kënaqësia e përjetuar, rigjetje e vetvetes, një aventurë e kërkuar, deri te vetëgjyqësia apo pendimi i rëndë. Është pikërisht kjo, ana e medaljes, që kushdo që e ka ndjerë ka kuptuar se jeta e tij ka marrë një tjetër kuptim. Pikërisht të ndodh që pas një tradhtie, të kuptosh ndjenjat e vërteta që ekzistojnë brenda teje. Arrin të kuptosh që prapaskena të tilla, të kanë përzgjedhur aktorin më të mirë të një historie të vërtetë dashurie. Ndoshta pas të tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i vërtetë është pasioni që ka provuar në dashurinë e tij. Është ajo dashuria për të cilën ia vlen të vazhdosh, ndoshta më me shumë vendosmëri, shpirt dhe brendi. Në këto lloj rastesh gjithçka kuptohet se pas një akti, që edhe pse i shëmtuar në dukje, në depërtime të thella mbart vlera të vërteta shëruese. Ndaj më të drejtë mund të themi se tradhtia përpos efekteve negative, ndodh të shndërrohet si një kurues i një marrëdhënieje të caktuar e cila rilind falë efekteve të panjohura por ekzistente dhe pozitive.

Çfarë sugjerohet?
Ajo që sugjerojnë sociologët e ndryshëm është gjetja e një zgjidhjeje. Për të mbrojtur një raport nga vdekja e tij ka mënyra që mund ta mbajnë në jetë. Cilat janë ato? Si mund të shmanget tradhtia? Tradhtia është shumë flagrante dhe si e tillë shmangia saj rrallë ndodh. Megjithatë ka dhe raste shprese. Një bisedë e hapur me partnerin duke i treguar gjithçka rreth ndjenjave të reja, do ishte ajo që sugjerohet nga shumë sociologë. Të flasësh për ndjenjat e reja është një ushtrim shumë i mirë për të çliruar nga mëkati "ndërgjegjen e vrarë". Pas një bisede mund të kuptohet nëse është ajo që kërkon vërtet apo ruajtja e raport të parë. Konsultimi me ekspertë martesorë është një mënyrë tjetër efikase që do të ndihmonte për mbrojtjen e lidhjes. Çfarë sugjerohet nëse "dëmi" është bërë? E vështirë, por i riparueshëm. Duket se e njëjta pilulë sugjerohet. Pas një tradhtie të menduar apo ajo, të flasësh me partnerin është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Edhe pse shumë do të mendonin shprehjen e famshme "pse të shkosh si cjapi te kasapi?", ekzistojnë rrugë lehtësuese. Duke folur në mënyrë të sinqertë, për pendim dhe breje ndërgjegje situata mund të shihet me sy më pak tragjik. Falje apo jo, përgjigja mbetet relative. Kjo varet se sa e përballueshme është tradhtia nga tjetri dhe i dëshirueshëm mund të jetë jetëgjatësia e raportit. /balkanweb.com
« Editimi i fundit: 03-10-2019, 13:00:15 nga M A X »

  • Postime: 22572
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 26-10-2011, 11:51:33
Tradhëtia, një në dy njerëz e bën


Tradhëtia nuk njeh kufinj dhe është shumë më e përhapur nga sa mendohet, zbuloi një anketim i kryer në disa vende të Bashkimit Europian.

Në rezultatin e përgjithshëm, plot 47% e të anketuarve pranuan se e kanë tradhëtuar partnerin e tyre, ndërsa 63% kanë zbuluar se janë tradhëtuar të paktën një herë.

Autori i një libri të hollësishëm mbi seksualitetin e njeriut, britaniku Siski Green, theksoi se “rezultate të tilla konfirmojnë diçka që dihej, qënia njerëzore është e pritur drejt zbulimeve të reja. Kështu ndodh që na pëlqen muzika e re, ndërrojmë ushqimet e preferuara, veshim rroba të reja dhe e njëjta gjë ndodh edhe me partnerët”.

Motivi kryesor që shtyn drejt tradhëtisë duket se është alkooli, me 25% të njerëzve që e kanë cituar, ndërsa 20% motivohen nga hakmarrja, pasi dyshojnë që partneri mund t’i tradhëtojë ose i ka tradhëtuar. /top channel

  • Postime: 22572
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 22-11-2011, 23:40:03
Sipas specialistëve, nëse me të vërtetë dëshironi që tradhtinë ta lini pas një herë e përgjithmonë, do të duhet jo vetëm të përballoni zemërimin por më kryesorja, ta kapërceni atë.
Në rast të kundërt, lidhja mund të bëhet tepër mbytëse dhe çifti të jetojë në dëshpërim, pasi gruaja e tradhtuar, me qëllim që të ndëshkojë partnerin fajtor, e refuzon seksualisht, sillet me të në mënyrë tepër nënvleftësuese dhe injoruese ose e akuzon vazhdimisht, jo vetëm për tradhtinë por edhe për gjithçka tjetër.

Por disa femra të tjera, sipas specialistëve, kanë tendencën ta konsiderojnë veten e tyre shkak ose e keqe apo të bëjnë për vete rolin e kuruesit. Në realitet, mënyra e vetme për të kapërcyer tradhtinë është qëndrimi i hapur dhe i sinqertë i partnerëve dhe diskutimi i të gjitha çështjeve (edhe tradhtisë) midis tyre. Kështu pra:

• Preferoni të flisni me partnerin pa u grindur.
• Pyesni për gjithçka dëshironi të mësoni, por pa u përqendruar në detaje.
• Pranoni hapur se për një farë periudhe do të ndjehen i tepër e lënduar.
• Mos kaloni në kampin e atyre që e mbajnë gojën mbyllur dhe nuk duan të shkëmbejnë asnjë fjalë.
• Që të dy duhet të merrni përsipër pjesën e përgjegjësisë që ju takon në problemet e krijuara duke i diskutuar ato, me qëllim që të gjeni zgjidhjet e nevojshme.

/Telegrafi/

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#3 ne: 08-01-2012, 20:48:04
sa shume tema per tradhetine :D

  • Postime: 22572
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 09-01-2012, 18:35:48
Meshkujt tradhtojnë pasi kjo është e shkruar në gjenetikën e tyre.

Ky ishte përfundimi i një studimi kontradiktor të publikuar nga sociologu Eric Anderson, i Universitetit të Uirçesterit në Angli.

“Tradhtia është një normë, jo një përjashtim prej saj. Gjithmonë e më shumë njerëz janë duke pranuar pasjen e lidhjeve të hapura pikërisht për këtë arsye, për të patur marrëdhënie seksuale me më shumë se një partner”, shkruan sociologu në studimin e tij.

Anderson testoi 120 meshkuj të diplomuar përpara publikimit të studimit, hetero dhe homoseksualë, duke nxjerrë përfundimin se 78% e tyre kishin tradhtuar të paktën një herë partneren edhe atëherë kur ishin të dashuruar.

“Krijimi dhe rritja e një familjeje është një faktor emocional dhe jo seksual. Kjo do të thotë se meshkujt mund të jenë prindër shumë të mirë, por jo partnerë besnikë. Rregullat që eliminojnë monogaminë kanë krijuar një lloj kriminalizimi të një aspekti natyror gjenetik dhe mendor tek meshkujt”, shkruan më tej në studimin e tij sociologu.

“Dëshirat tona fizike nuk vdesin, thjesht fshihen ose ndërrojnë formë nga një partner tek tjetri. Një marrdhënie e vërtetë nis atëherë kur vdes seksi. Ndryshe, do të jetë seksi udhëheqësi i mendimeve të vërteta. Megjithatë, tradhtia, pavarësisht se si dënohet, në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me ndienjat pasi ato janë dy sfera të ndryshme”.

Në artikullin e tij, Anderson shkon më tej, duke kritikuar normat e shoqërisë moderne, të cilat sipas tij, janë tepër shtrënguese dhe kanë vendosur një standart të pamundur realizimi nga meshkujt.

Pavarësisht punimit të sociologut, ekzistojnë studime të mëparshme që e kundërshtojnë këtë version. Sipas njërit prej tyre, tradhtia llogaritet në një në dy persona, ndërsa diferenca midis meshkujve dhe femrave nuk është e dukshme. /top channel

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#5 ne: 10-01-2012, 14:57:07
Tradhëtia, një në dy njerëz e bën

 :O :O :O

  • Postime: 1010
  • Gjinia: Femer
endrrimtare
#6 ne: 10-01-2012, 14:58:58
Shume pak un thashe se e bénin te gjithe pa perjashtim LOL

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#7 ne: 10-01-2012, 14:59:32
Kot fare ja kane futur.. :D

  • Postime: 1010
  • Gjinia: Femer
endrrimtare
#8 ne: 10-01-2012, 15:05:56
Po smarrin vesh tamam sociologet se sjane ne terren LOL

  • Postime: 22572
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 22-01-2012, 22:37:30
Arsyet e vërteta të tradhtisë në cift


Meshkujt dhe femrat tradhtojnë njësoj vetëm se arsyeja kryesore është mospërputhja më dëshirat dhe nevojat e jetës.

Duke lexuar revista, parë televizion dhe duke folur me miqtë dhe të njohurit shpesh pyesim: Përse meshkujt tradhtojnë? Por duke qenë se edhe femrat janë po aq të pabesa, sikurse anëtarët e gjinisë së fortë, nuk mund të jemi joreal, por duhet të pranojmë faktin se tradhtia është e ndërsjellë.

Tradhtia është një arratisje nga problemet dhe vendimet e jetës që kurrë nuk përfundon ashtu siç planifikojmë. Arsyet se përse tradhtojmë janë nga më të ndryshmet. Ato janë bërë objekt studimi për shkencëtarët dhe psikologët. Por, përse tradhtojmë?

Kthesa e jetës dhe pengesat
Zakonisht njerëzit ndodhen në marrëdhënie të cilat i kanë ndërtuar mbi bazën e besimit reciprok dhe të përkushtimit. Por, çështja kryesore është përballja me ulje-ngritjet në raporte çift, zhgënjimet dhe pritjet që sjell jeta? Fillimet janë gjithmonë të përsosura, ndërsa dashuria ndihmon për të kapërcyer, ose më mirë shmangur të gjitha pengesat.

Me kohë lumturia që mund të kishte ekzistuar në fillim nis e tretet e bashkë me të tretet edhe detyrimi i brendshëm që kemi për t’i qëndruar besnik tjetrit. Por, a mund të zgjasë një gjë e tillë? Dhe, a jeni të gatshëm të sakrifikojë lumturinë që të keni mbështetjen e partnerit? Këto janë pyetje që kur përballeni me problemet, ju thjesht duhet të gjeni përgjigje. Jeni të sigurt se marrëdhënies suaj i ka ardhur fundi dhe ju, me apo pa vetëdije, kërkoni lumturinë te dikush tjetër, pa probleme në lidhje dhe shqetësime!

Pritjet afatgjata
Në një raport çelës kryesor janë marrëdhënie cilësore me partnerin. Pritjet në të njëzetat nuk janë të njëjta me ato në të tridhjetat apo dyzetat, që do të thotë se njerëzit ndryshojnë, rriten, përparojnë, por edhe pritjet ndryshojnë. Për të ditur se në cilën fazë jeni me partnerin tuaj, pyeteni veten për dëshirat dhe bisedoni me partnerin për të ardhmen tuaj duke krahasuar dëshirat dhe planet.

Problemet lindin për shkak të mungesës së komunikimit dhe kërkesave jo gjithmonë reale, pas të cilave, zakonisht pason zhgënjimi dhe të ikja në një botë imagjinare që mund t'ju ofrojë një person tjetër. Gjëja më e rëndësishme që ju duhet të bëni është të tregoni çka prisni nga partneri dhe atë çka kërkon nga ju, përndryshe do të trokisni në errësirë, do të krijoni energji negative e cila me kohë, rritet përfundimisht në diçka shumë më të keqe.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

  • Postime: 168
altinmurati
#10 ne: 22-02-2012, 15:58:41
O makso ca je duke thon plako se nuk po te kuptoj.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#11 ne: 14-05-2012, 16:48:00
Shume pak un thashe se e bénin te gjithe pa perjashtim LOL

he mi mo....se me fjale tradhetojme...me vepra snuk LOL

  • Postime: 6711
  • Gjinia: Femer
erlehta
#12 ne: 23-05-2012, 23:39:21
Tradhëtia bashkëshortore nuk i bën dëm vetëm martesës, por edhe zemrës. Sipas një studimi të fundit, sidomos marrëdhëniet me femra të reja janë shumë të rrezikshme për meshkujt.

Paralajmërimi vjen nga studiuesit italianë të cilët kanë rishikuar studimet e mëprashme mbi shkaqet e tradhëtisë bashkëshortore dhe efektet që shkakton ajo.

Siç publikon ‘Daily Mail’, kërkuesit nga Universiteti i Firences zbuluan se infarktet në zemër janë më të shpeshta kur një mashkull bën seks me të dashurën se sa me gruan e tij.

Sipas tyre, përpjekja për të fituar dhe për të kënaqur një femër më të re se bashkëshortja mund të jetë arsyeja që çon në një atak në zemër.

Kërkimi tregoi gjithashtu se në jetën e një burri ka 50% mundësi që ai të tradhëtojë të paktën një herë.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#13 ne: 24-05-2012, 07:45:39
e muret vesh mer burra...rrini se do hani nai atack ne zemer dhe ti lani duart nga dynjaja per nje flash LOL

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#14 ne: 24-05-2012, 10:22:46
e muret vesh mer burra...rrini se do hani nai atack ne zemer dhe ti lani duart nga dynjaja per nje flash LOL

LOL LOL

  • Postime: 12738
Mishel...............
#15 ne: 24-05-2012, 10:32:05
LOL LOL

kurse per ne nuk thote se rrezikojme...e kam nda mendjen kete gjys viti qe ka ngel do bej batardi...o vdes ca burra me attack ne zemer o plas LOL

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#16 ne: 01-08-2012, 16:29:15
burrat tradhetojne shpesh por kur tradheton gruaja kete ne nuk e tolerojme. Ne nga mendja jemi shume te dobet por nese femra tradheton ajo kete gje e ben me shpirt dhe jo si ne me vendimin e kokes se vogel.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#17 ne: 01-08-2012, 16:31:09
burrat tradhetojne shpesh por kur tradheton gruaja kete ne nuk e tolerojme. Ne nga mendja jemi shume te dobet por nese femra tradheton ajo kete gje e ben me shpirt dhe jo si ne me vendimin e kokes se vogel.

shume e sakte

por e papranueshme gjithsesi

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#18 ne: 01-08-2012, 16:39:18
Justifikim shume i dobet dhe shume i lodhur per mendimin tim. Truri eshte nje dhe zoti ka dashur ta kemi ne koke, jo diku tjeter. Njeriu nga natyra eshte i prirur te bjere pre e tundimit apo e epsheve te momentit dhe pikerisht, nisur nga kjo mangesi e madhe e humaneve, mund te njohim se kush eshte i forte dhe i palekundur dhe kush eshte pre e lehte. :)
merre keshtu:

Ben seks qe ne takimin e pare?
burrat 100 po femrat???

dhe pastaj na fol per pune truri

  • Postime: 12738
Mishel...............
#19 ne: 01-08-2012, 16:45:43
Tradhetia sipas mendimit tim eshte 50 me 50....

nje mashkull nje femer

raport i njejte (pa marre parasysh tregues te tipit pederast apo lesbike apo prosti)

por mendoj se edhe tradhetia nese kryhet nga nje mashkull ka nje arsye , nje pse nen vetvete ...vetem se ai mashkulli nuk lodhet ta gjej

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#20 ne: 01-08-2012, 16:46:49
Na fal se te fikem llullen! :-[

Merre keshtu: Keto burrat, me njeri tjetrin shkojne? Apo me femra...
jo po shkojne me komshinjt. Me femrat normale por shkojne vetem pasi i eshte mbushur mendja femres pasi ne jemi gjithmone gati

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#21 ne: 01-08-2012, 16:56:10
e bukur kjo pergjigja jote :P
Gerti1
#22 ne: 01-08-2012, 17:37:32
Kjo tradhetia lidhet me prostitucionin, nji teme e cila un kam kap me i ven tjeter.
Apo jo Nensy? Ca mendimi ke ti psh?

  • Postime: 12738
Mishel...............
#23 ne: 01-08-2012, 22:41:46
tradheti ekzistojne dy lloje
nje fizike
dy shpirterore

nese une do e beja nje dite do e beja per numrin 2

  • Postime: 6711
  • Gjinia: Femer
erlehta
#24 ne: 11-04-2013, 19:36:35
Vete nuk do e beja kurre por nese brinja ime do te me tradhetonte......ku rre nuk do e falja.