×

Tre histori të rralla dashurie

· 4 · 1403

Tre histori të rralla dashurie

· 4 · 1403

  • Postime: 1580
sorelina
ne: 04-04-2012, 23:07:11
Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel” solli ditën e mërkurë një seri të veçantë, të përbërë nga disa histori krejt të veçanta dashurie.

Të parët në studio ishin Gazmendi nga Shkodra dhe Remilda nga Fushë-Kruja, që historinë e tyre 2-vjeçare tashmë e kanë kurorëzuar edhe me një vajzë, Arlën.

E veçanta e historisë së tyre është se janë njohur nëpërmjet një gazete dhe e gjithë kjo, për meritë të nipit të Gazmendit, i cili i vendosi një lajmërim në të pa aprovimin e xhaxhait të tij.

“Po shkoja të bleja një gazetë sportive, kur nipi 23-vjeçar kërkoi të blinte një gazetë “Paloma” pa më dhënë shpjegime. Nuk e pyeta shumë, por më pas më thotë që kishte shkruar në gazetë dhe që do të më merrnin në telefon, por përsëri nuk është se u interesova gjatë. Më pas nuk vonoi mesazhi i Remildës”, kujton Gazmendi hapat e para të lidhjes së tij.

“Unë isha një ditë pasdite në shtëpi, kisha një gazetë të kaluar e përpara dy javëve dhe vendosa t’i dërgoja një mesazh Gazmendit, pasi lajmërimi i tij m’u duk interesant. i thashë që nëse je me të vërtetë për një lidhje serioze, atëherë mund të më përgjigjesh”, tregon Remilda, në lidhje me mesazhin që nisi gjithçka.

“Për momentin u habita kur erdhi mesazhi pasi nuk dija asgjë për lajmërimin. E mora në telefon pas një gjysmë ore, më tha që kisha shkruar në gazetë, ndërsa unë as e dija. Megjithatë, pastaj sikur më ngacmoi disi, më tërhoqi zëri, pasi nga zëri më dukej një njeri i sinqertë dhe thashë po i jap një mundësi vetes dhe asaj”, rrëfen Gazmendi.

“Takimin e parë, e patëm duke ardhur nga Shkodra në Tiranë. E kërkova të dilte të paktën ta shihja duke ardhur, se prej dy muajsh flisnim përditë, edhe gjithë natën. Ajo më tha që mund të pinim edhe kafe dhe atje u njohëm. Telefonata na ndihmonte të kalonim stresin e ditës. Nuk kishim shkmëbyer asnjë fotografi dhe nuk e njihnim njëri-tjetrin deri kur u takuam. Sapo e pashë u dashurova pas syve të saj dhe fatmirësisht, doli ashtu siç e kisha imagjinuar”, shton ai.

Në atë takim të parë, edhe Remilda kujton se përjetoi emocione të ngjashme. “Pëlqimi ishte reciprok. Pamja e jashtme ishte e para që më pëlqeu si dhe sinqeriteti që ka treguar me mua gjatë të gjithë kohës. Kishim emocione dhe frikë, sepse dukej e çuditshme, mënyra se si po rridhnin gjëra. E më pas problemet, problemet që kisha në familje e bënë edhe më të vështirë”.

Për vetë mënyrë e pazakontë se si lindi marrëdhënia, shoqëria e lidhur me vlerat tradicionale e Fushë-Krujës e kishte të vështirë ta pranonte. “ Babai nuk mund ta pranonte kategorikisht, por praktikisht askush nuk pranonte. Paragjykonin mënyrën se si ne të dy ishim njohur, prandaj u detyrova të ikja edhe nga shtëpia. Pas një viti bashkëjetesë, u martuam dhe bëmë vajzën, që është një dhuratë nga Zoti. Sot jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin”.

Në fund të historisë sa saj, Remilda deshi t’i adresonte vëllait të saj një mesazh. Pasi nuk ka folur me të më prej dy vitesh, për shkak të historisë me Gazmendin, ajo i tha: “Ndonëse ai vazhdon me kokëfortësinë e tij, unë e siguroj që vazhdoj ta dua shumë”.


Manjola dhe Gabori, në fillim martesa, pastaj njohja

Manjola dhe Gabori, gjithashtu kanë një histori shumë të veçantë për të treguar. Në fillim ata janë martuar, pastaj njohur dhe në fund dashuruar.

Të dy 21 vjeç, gjetën njëri-tjetrin nëpërmjet një mënyrë jo të zakontë, nëpërmjet një aplikimi dhe u martuan edhe pse nuk e kishin takuar kurrë më parë njëri-tjetrin.

Manjola atëherë ishte studente e vitit të dytë për matematikë. Vajza nga Peshkopia, me baba mësues dhe nënë ekonomiste, pasi vendosi në rrugën e duhur çështjen e shkollimit të saj, mendoi se kishte ardhur koha për të gjetur një partner për të gjithë jetën.

Gabori, student në inxhinjeri në Budapest, Hungari, i rritur me prindër të besimit katolik dhe gjithashtu 21-vjeçar, ishte gjithashtu i gatshëm që të hidhte një hap të tillë, të ndryshëm nga tendenca e shoqërisë moderne hungareze, ku bashkëmoshatarët e tij ndërronin partnerë në mënyrë të vazhdueshme.

Prej pesë vitesh, ata jetojnë së bashku dhe pretendojnë se kanë një lidhje perfekte. Vetë ata janë shumë të lumtur për martesën e tyre që tashmë është kurorëzuar edhe me Erikun e vogël, i cili duhet të rritet duke mësuar tre gjuhë të huaja.

“Ndiej sikur dashurohemi gjithmonë e më shumë me njëri-tjetrin dhe edhe pas kaq shumë vitesh, na duket sikur kemi ende gjëra të tjera për të zbuluar. Ndonjëherë zbulojmë gjëra që nuk i dinim tek njëri-tjetri dhe kjo është me të vërtetë diçka e bukur”, rrëfen Gabori, me një shqipe të rrjedhshme.

Martesa në korr e Nertilës dhe Valerit

Pesë çifte shqiptare ishin pjesëmarrës në një ceremoni masive të zhvilluar në Korenë e Jugut pak ditë më parë dhe që i lidh ata përjetësisht përpara Zotit.

Ndërsa ata duhet të qëndrojnë një muaj në Kore për të marrë trajnimin e duhur për një familje perfekte, edhe në Tiranë, nëpërmjet një videokonference, në një sallë të vogël, martesa u zhvillua njësoj edhe për ata që nuk patën mundësi të udhëtonin deri në Azi.

Valeri dhe Nertila, pjesë e Federatës Botërore për Familje dhe Paqe ishin të dashuruarit që vendosën të lidheshin në martesë, në këtë ditë të shënuar për ta.

Ceremonia u zhvillua me përpikmëri si në Kore. Në fillim, ishte ceremonia e verës, e cila simbolizon fillimin e jetës bashkëshortore me bekimin e Zotit. Është gruaja ajo që duhet të pijë e para gjysmën e gotës dhe t’i japë dhëndrit gjysmën tjetër.

Më pas, vijoi ceremonia e ujit të bekuar, që simbolizon pastrimin e shpirtit dhe përgatitjen e tyre për martesë. Si rit final, dy partnerët duhet të qëllojnë nga tre herë njëri-tjetrin, pasi më pas nuk do ta kenë mundësinë ta bëjnë diçka të tillë dhe në lidhjen e tyre, duhet të zgjidhin gjithçka me qetësi, mirëkuptim dhe dashuri.

Në fund bekimi i shpall ata përjetësisht burrë e grua, por ka edhe një kusht të fundit për t’u respektuar. Ata mund të nisin jetën bashkëshortore vetëm pas 40 ditësh. “Për më shumë se një muaj, nuk do të jemi partnerë, por motër e vëlla”, batuta e Valerit.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=232130&ref=onews

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 05-04-2012, 08:00:53
Te bukura..ishalla kane jete te lumtur te 3. :engjell:

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#2 ne: 05-04-2012, 12:04:18
Ai cifti grabor .... shume idiot mu duk

  • Postime: 6671
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 10-04-2012, 23:19:02
Ai cifti grabor .... shume idiot mu duk

Te dale ku te dale moj  :D