A është frika babai i ne të gjithëve? - Diapazon

×
Hyrja
Profili

A është frika babai i ne të gjithëve?

A është frika babai i ne të gjithëve?

· 2 · 561

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-04-2011, 20:18:45
Nëqoftëse ka një spektër që u nxjerr gjumin kancelarive të Amerikës, ai nuk është komunizmi dhe nuk është Karl Marksi. Ai është Thuqididi, kronikani i luftës 30-vjeçare peloponeziane

A është frika babai i ne të gjithëve?


Walter Russell Mead

Nëqoftëse ka një spektër që u nxjerr gjumin kancelarive të Amerikës, ai nuk është komunizmi dhe nuk është Karl Marksi. Ai është Thuqididi, kronikani i luftës 30-vjeçare peloponeziane midis Spartës dhe Athinës, që çoi në humbjen e plotë të fuqisë së parë të madhe demokratike të botës. Supozimet që sjellin shumica e amerikanëve për studimin e politikës së jashtme, se ka zgjidhje ku fitojnë të gjithë për shumicën e problemeve, se demokracia shkon drejt bërjes së një bote më paqësore, se e drejta ndërkombëtare mund të mbizotërojë dhe se forca nuk duhet të jetë arbitri final në çështjet njerëzore, e godasin Thuqididin si hipokrit broçkullaxhi.

Fatkeqësisht, ai qe një njëri shumë i zgjuar dhe shumë nga sa shkroi kanë kuptim.

Demokracitë kanë gjasa të luftojnë po sa oligarkitë dhe ndoshta edhe më shumë, thotë Thuqididi. Turma e pëlqen lavdinë po aq shumë sa çdo tiran dhe tiranët e oligarkitë nganjëherë do të ndaleshin nga aventurat e huaja për shkak se duan ta mbajnë ushtrinë në shtëpi. Më keq akoma, demokracitë nuk ka gjasa që të hyjnë në luftë, pasi sapo hyjnë në të ka gjasa që të luftojnë më brutalisht dhe në mënyrë më pak të efektshme se armiqtë e tyre. Të sunduar nga demagogë të paskrupullt dhe të paaftë me asnjë kuptim të vërtetë të botës, demokracitë janë skllevër të tendencave kalimtare të momentit. Sjelljet e tyre shkojnë nga arroganca tek dëshpërimi dhe janë të paaftë që të kapen pas një strategjie koherente afatgjatë.

Dashuria amerikane për tregti dhe besimi që rritja në tregti do të kufizojë luftën nuk ka asnjë rëndësi për këtë grek pragmatist. Tregtia prodhon perandori dhe luftë, jo begati dhe paqe, gjen Thuqididi.

Pavarësisht apo ndoshta për shkak se ai përçmon atë çka shumica e amerikanëve e besojnë, Thuqididi është studiuar nga çdo brez amerikanësh të mençur nga etërit themelues deri në ditët e sotme. Kështu duhet të jetë. Amerikanët nuk duhet të kenë frikë që t'ua nënshtrojnë idetë e tyre më të dashura shqyrtimit më të rreptë intelektual që mund të bëhet. Gjatë Luftës së Ftohtë, strategët amerikanë e lexonin Thuqididin saktësisht sepse frikësoheshin se mos ajo qe një ndeshje e dytë: Amerika liberale, e mendimit të lirë dhe demokratike, një fuqi tregtare dhe detare, po luftonte Bashkimin Sovjetik oligark hijerëndë...

Përgatiti: ARMIN TIRANA

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 22-12-2019, 23:17:38
 

Në shtëpi kur ndodheni vetëm natën, ju dëgjoni një përplasje të zhurmshme. Në çast zemra fillon të rrahë fort, muskujt tensionohen dhe frymëmarrja shpeshtohet. Ju bëheni menjëherë vigjilentë, të gatshëm për të luftuar ose për t’ia mbathur nga burimi i zhurmës, që rezulton të jetë një grumbull librash që bien nga rafti, të cilin kishit menduar se e kishit rregulluar. Sidoqoftë, në atë moment truri dhe trupi juaj reaguan instinktivisht sikur të ishit në rrezik vdekjeprurës.

Frika është një nga emocionet tona më të forta dhe parësore. Eshtë një botë e madhe dhe e keqe atje përjashtë, dhe të kesh frikë nga disa gjëra të mbron nga rreziku i mundshëm. Disa frika evolucionare janë të ndërlikuara në trurin tonë, por ne gjithashtu mund të zhvillojmë frikëra të reja gjatë gjithë jetës sonë. Që fëmijë ne marrim parasysh atë që i bën prindërit tanë të kenë ankth, dhe mund të mësojmë gjithashtu të kemi frikë nga disa gjëra pas përvojave negative. Përkundër kësaj, shumica prej nesh janë në gjendje të injorojnë frikën kur është e qartë se nuk jemi në ndonjë rrezik të menjëhershëm. Ne mund të shijojmë pamjen nga maja e një rrokaqielli, në vend se të shqetësohemi se mos biem, ose t’i fikim dritat me sigurinë që një grabitqar nuk do të na gllabërojë gjatë natës.

Sidoqoftë, njerëzit me fobi kanë një reagim të tepruar ndaj frikës, që shkakton shqetësime fizike dhe psikologjike.

Këto frikëra ekstreme ndahen në tre grupe të ndryshme: agorafobia, fobia sociale dhe fobia specifike. Agorafobia përgjithësisht përmendet si frika nga mjedise të hapura, por vlen për frikën e çdo situate nga e cila është e vështirë të shpëtosh ose ku ndihma nuk do të ishte e disponueshme nëse diçka do të shkonte keq. Fobia sociale është frika e fortë nga bashkëveprimi me njerëzit ose performancat, ndërsa fobitë specifike janë frikëra në një situat, aktivitet apo nga një lloj sendi të veçantë.

Këto frikëra iracionale mund të shkaktojnë probleme të mëdha në jetën e përditshme; dikush me akrofobi (një frikë ekstreme nga lartësitë) mund të përjetojë një sulm paniku thjesht duke u përpjekur të shëtisë nëpër një urë. Në varësi të shkaktarëve të fobisë së tyre, personat që vuajnë shpesh bëjnë të pamundurën për të shmangur situatat që mund të ndikojnë tek ata.

Shkaku i fobisë nuk është gjithmonë i qartë, por shumë raste lidhen me përjetimin të qënit dëshmitarë të një ngjarje traumatike. Për shembull, dikush mund të zhvillojë cynofobi (frika e qenve) pasi të jetë kafshuar. Por pavarësisht nëse shkaktari është racional ose irracional, sapo  truri regjistron një stimul të frikshëm aktivizon reagimin lufto ose mbathja, duke e përgatitur kështu trupin për veprim. / bota.al

Temat e fundit