×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 25-03-2020, 18:15:49 »

Fizika kuantike provon se ka jetë pas vdekjes
Pjesa dërrmuese e shkencëtarëve mund të thonë se koncepti i jetës së përtejmë është i pakuptimtë, apo i pa provueshëm. Por një ekspert thotë se ai ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar jetën pas vdekjes dhe këtë mund ta zbulojmë përmes fizikës kuantike.

Profesori Robert Lanza thotë se teoria biocentrizmit na mëson se vdekja që njohim ne është një iluzion i krijuar nga koshienca njerëzore. “Ne mendojmë se jeta është thjesht një aktivitet i karbonit dhe një bashkëveprimi molekular, jetojmë për disa kohë dhe më pas tretemi nën tokë”, tha shkencëtari për “Daily Mail”.

Lanza, i cili punon për Universitetin Wake Forest të North Carolina-s në SHBA, thotë se ne si qenie njerëzore besojmë te vdekja sepse “na kanë mësuar të parët se vdesim”, e thënë ndryshe, koshienca jonë është e lidhur me jetën brenda trupit dhe ne e dimë se trupi vdes. Teoria e tij e biocentrizmit shpjegon se vdekja nuk është aq fataliste sa mendojmë ne.

Biocentrizmi klasifikohet si teoria e gjithësisë dhe vjen nga greqishtja, ku në qendër të saj është jeta. Sipas teorisë, besohet se jeta dhe biologjia janë në qendër të gjithçkaje, dhe se jeta krijoi universin dhe jo universi jetën. Kjo do të thotë se është koshienca njerëzore ajo që përcakton madhësinë e objekteve në univers.

Lanza e shpjegon këtë me shembullin se si ne e perceptojmë botën që na rrethon. Njeriu e sheh qiellin blu, dhe atij i është thënë se ngjyra që ai sheh është blu, por qelizat në trurin e njeriut mund të ndryshohen për ta bërë atë që ta shikojë qiellin ngjyrë të gjelbër apo të kuq. Të shohë universin nga këndvështrimi biocentrik, do të thotë që hapësira dhe koha janë thjesht mjete të fiksuara në trurin tonë.

Kjo do të thotë se vdekja dhe ideja e pavdekësisë ekzistojnë në një botë pa kufij hapësinorë apo linearë. Teoricienët e fizikës besojnë se ka një numër të pafund universesh me varietete të ndryshme njerëzish dhe realitetesh. https://sites.google.com/site/kosovatechshkencteknologji/fizika-kuantike-provon-se-ka-jetee-pas-vdekjes
Postuar nga: Berni
« ne: 05-02-2010, 18:40:22 »

Doktor Sem Parnia, profesor i qendrës mjekësore "Weill Cornell" të Nju Jorkut, është një prej ekspertëve më të njohur në studimin shkencor të vdekjes. Parnia dhe disa nga kolegët e tij shpallën nisjen e sipërmarrjes së tyre të parë me përmasa madhore: eksplorimin trevjeçar biologjik të përvojave "jashtë trupore". Studimi i njohur si "AWSARE" (Awareness during Resuscitation), "Ndërgjegjshmëri pas Ringjalljes", përfshin 25 qendrat më të rëndësishme mjekësore të Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata do të ekzaminojnë 1500 njerëzit që kanë arritur t'u mbijetojnë atakëve kardiakë. Në një intervistë me revistën amerikane "Time", doktor Parnia flet për zanafillën e projektit, skeptikët dhe ndryshimin mes mendjes e trurit.

- Çfarë metodash do të përdorë ky projekt për të verifikuar ato që njerëzit i quajnë përvoja "pranë vdekjes"?

Kur zemra ndalet, në tru nuk mbërrin më gjak. Kështu që aktiviteti i trurit ndërpritet, siç mund edhe ta merrni vetë me mend. E megjithatë, paradoksalisht 10 ose 20 përqind e njerëzve që janë rikthyer në jetë pas periudhës së ndaljes së zemrës - që mund të zgjasë disa minuta deri pak më shumë se një orë - tregojnë se kanë qenë të ndërgjegjshëm. Çështja kyçe është: Ndodh vërtet kështu, apo është veç një lloj iluzioni? E vetmja mënyrë për ta zbuluar është vendosja e fotove në tavanin e dhomës ku gjenden dhe askund tjetër, pasi ata tregojnë se janë në gjendje të shohin gjithçka. Kështu, në rast se arrijmë të studiojmë një seri prej 200 apo 300 njerëzish që kanë përjetuar vdekje klinike e janë kthyer sërish në jetë, duke qenë në gjendje të na tregojnë ç'ndodhte në dhomë e nëse kanë qenë në gjendje t'i shohin ato fotografi, marrim konfirmimin se ata vazhdojnë të mendojnë edhe pse truri nuk u funksiononte.

- Si lidhet ky projekt me perceptimin që ka shoqëria jonë për vdekjen?

Njerëzit në përgjithësi e perceptojnë vdekjen si një çast të vetëm: je i vdekur ose i gjallë. Ky është përkufizimi shkencor që kemi. Por, sipas përkufizimit klinik që kemi ne, kur zemra ndal së rrahuri, mushkëritë ndalojnë së punuari dhe për pasojë edhe truri rresht së funksionuari. Kur mjekët hedhin një rreze drite në syrin e një pacienti, e bëjnë për të vërtetuar se nuk ekziston asnjë lloj refleksi. Refleksi në sy ndërmjetësohet nga qafa e trurit, që është zona e cila na mban gjallë. Nëse ajo nuk funksionon, do të thotë se vetë truri nuk funksionon. Në këtë pikë unë thërras në dhomë një infermiere, e cila mbush çertifikatën që vërteton vdekjen e pacientit. Para 50 vjetësh njerëzit nuk mbijetonin pasi qe kryer ky veprim.

- Sa është e aftë teknologjia të sfidojë perceptimin që vdekja është një çast?

Në ditët e sotme kemi në dorë teknologji të reja, falë të cilave jemi në gjendje t'i kthejmë njerëzit në jetë. Në fakt, tani po zhvillohen disa medikamente edhe pse nuk mund të thotë njeri me siguri se do hidhen ndonjëherë në treg, në gjendje të ngadalësojnë procesin e dëmtimit të qelizave të trurit dhe vdekjen.

Imagjinoni sikur pas dhjetë vjetësh të keni një pacient, zemra e të cilit ka ndalur dhe falë këtij medikamenti të hatashëm të arrini të ngadalësoni gjithçka, duke bërë që ajo çfarë ndodh gjatë një ore, të zgjasë dy ditë. Me progresin e mjekësisë na duhet të përballemi me një mori pikëpyetjesh etike.

- Por çfarë ndodh me individin gjatë asaj kohe? Çfarë ndodh në të vërtetë?

Për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, qelizat hidhen në një lloj eksitomi për të mbajtur veten gjallë dhe brenda pesë minutave nisin të dëmtohen apo të ndryshojnë. Me kalimin e një ore dëmi është aq i madh, sa edhe nëse e vëmë përsëri zemrën në punë dhe të pompojmë gjak, njeriu nuk mund të kthehet në jetë, pasi qelizat kanë ndryshuar shumë. Pas kësaj, qelizat vazhdojnë të ndryshojnë, kështu që brenda dy ditësh trupi nis të dekompozohet. Ndaj, nuk kemi të bëjmë me një çast të vetëm. Është një proces që nis me ndalimin e zemrës dhe arrin kulmin e humbjen e plotë të trupit, dekompozimin e të gjitha qelizave. Gjithsesi, çështja përfundimtare është: Çfarë ndodh me mendjen e njeriut? Çfarë ndodh me mendjen dhe ndërgjegjen gjatë vdekjes? A rresht së funksionuari menjëherë me ndaljen e zemrës? Rresht së funksionuari që 2 sekondat e para, 2 minutat e para? Sepse e dimë që qelizat pësojnë ndryshime në atë kohë. A rresht pas 10 minutash, pas gjysmë ore, pas një ore? Dhe lidhur me këtë nuk dimë asgjë.

- Si ka qenë intervista juaj e parë me dikë që ka përjetuar një përvojë "jashtë trupit"?

Tepër e fortë dhe tepër modeste. Pasi, para së gjithash, duhet mbajtur parasysh se janë njerëz krejt të sinqertë, që nuk kërkojnë të tërheqin vëmendje apo famë mbi vete. Në shumë raste as që i janë rrëfyer njeriu tjetër për të, pasi i druhen asaj që mund të mendojnë të tjerët. Janë rreth 500 rastet që kam intervistuar që kur nisa këtë lloj studimi. Ajo që të lë mbresa është ngjashmëria mes rrëfimeve, realizmi i asaj që përshkruanin. Kam folur me mjekë e me infermierë, të cilët më kanë rrëfyer se pacientët u kanë treguar pikë për pikë atë që ndodhte në dhomë gjatë vdekjes klinike. I kam dokumentuar disa prej këtyre rrëfimeve në librin tim, "Çfarë ndodh kur vdesim", pasi doja që lexuesit të njiheshin me të dyja qëndrimet - jo vetëm të pacientëve, por edhe të mjekëve - dhe të kuptonin si ndihet një mjek në çastin kur një pacient rikthehet në jetë dhe i tregon gjithçka ka ndodhur në ato çaste. Në libër kam sjellë rastin e një kardiologu, i cili më tha se nuk i kishte treguar asnjeriu asgjë, pasi nuk kishte një shpjegim për faktin që pacienti i vdekur e i ringjallur i kishte përshkruar me detaje çfarë kishte thënë e kishte bërë gjatë kohës që ishte klinikisht i vdekur. Kjo e kishte çuditur aq shumë, sa mori vendimin as të mos e sillte më në mendje.

- Përse mendoni se ka një lloj rezistence ndaj studimeve si ky i juaji?

Pasi po shtyhemi përtej kufijve të shkencës, po punojmë mbi hamendësime dhe perceptime që nuk janë saktësuar kurrë më parë. Shumë njerëz i qëndrojnë idesë se, kur vdes, vdes; kjo është ideja. Vdekja është një çast i vetëm: je ose i gjallë ose i vdekur. Të gjitha këto nuk bazohen në prova shkencore, por janë perceptime shoqërore. Në rast se kthehemi në shekullin XIX, fizikanët mbështeteshin te ligjet e Njutonit për lëvizjen dhe ndjenin se i kishin të gjitha përgjigjet për gjithçka lidhur me universin. Kur shohim botën përreth, fizika njutoniane është tërësisht e mjaftueshme. Arrin të shpjegojë shumë prej atyre gjërave që i kemi para syve çdo ditë. Por më pas u zbulua se kur e vëren lëvizjen të ndarë në nivele shumë të vogla - përtej niveleve të atomit - ligjet e Njutonit nuk vlejnë më. Kishte ardhur nevoja për një fizikë të re, gjë që na drejtoi te fizika kuantike. Shkaktoi shumë kundërshti, sa edhe vetë Ainshtaini nuk e besonte. Në rastin tonë, po të shohim mendjen, ndërgjegjen dhe trurin, supozimi se mendja dhe truri janë e njëjta gjë vlen në shumë rrethana, pasi në 99 përqind të rrethanave nuk jemi në gjendje të veçojmë trurin nga mendja pasi punojnë që të dy ekzaktësisht në të njëjtën kohë. Por ekzistojnë disa shembuj ekstremë, si në rastet kur truri ndal së funksionuari, që na bëjnë të mendojmë se ai supozim mund edhe të mos jetë i vërtetë. Kështu, kjo shkencë është po aq e nevojshme, sa fizika e kuanteve. Përshpejtuesi i grimcave atomike "CERN" mund të na shpjerë prapa deri te rrënjët tona. Mund të na shpjerë te çastet më të para të Big Beng-ut, tamam te zanafilla. Me studimin tonë, për herë të parë kemi në dorë teknologjinë dhe mjetet për të hetuar diçka shumë të rëndësishme. Të shohim çfarë na ndodh kur na vjen çasti i fundit. Mos ndonjë gjë vazhdon?

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI