Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 12-03-2023, 18:15:56 »Ka dy prirje, dy lëvizje në historinë e zhvillimit të shpirtit njerëzor: ajo lëvizje që e shpie shpirtin njerëzor drejt idealit të lirisë, në po atë mënyrë që lumenjtë derdhen në det; dhe lëvizja e dytë - e kundërt dhe më e rehatshme për shumë, - e asaj prirjeje që nuk tenton drejt lirisë, por drejt nënshtrimit dhe konformizmit, pak a shumë si ujët e ndenjur lëngon në kënetë.
Implikimet e këtyre dy prirjeve janë që njerëzit ndikohen lehtë nga faktorët e jashtëm dhe trysnia shoqërore, diçka që shpie në bjerrjen e lirisë dhe veprimit individual. Prirja e dytë - që e kundërshton lëvizjen e brendshme të shpirtit drejt lirisë si diçka të natyrshme - sugjeron se njerëzit kanë nevojë për udhëheqje nga jashtë për ta arrirë gjendjen e lirisë. Implikimet e këtij sugjerimi janë që nuk mund të jemi kurrë të lirë në mënyrë absolute, por negociojmë më shumë a më pak përditë, gjendjen e moslirisë tonë, diçka për të cilën jemi të vetëdijshëm dhe e ndrydhim me një farë suksesi.
Fryma njerëzore ka një prirje të brendshme dhe të natyrshme nga liria, ama gjithashtu tërhiqet drejt konformizmit dhe nënshtrimit - një prirje drejt vetëruajtjes dhe konservimit, - për shkak të kushtëzimit dhe presioneve të jashtme, që janë një shumë e vullneteve që përbëjnë një shoqëri të caktuar. Edhe pse liria është një ideal fort i lakmuar, liria totale mund të shpjerë gjithashtu në kaos dhe anarki, që është po ashtu rezultat i shumës së vullneteve që përbëjnë një shoqëri të caktuar. Ndaj dhe sinteza mes këtyre dy tezave është gjetja e një drejtpeshimi, një balance mes këtyre dy prirjeve në dukje të papajtueshme. Shpirti njerëzor pra mund të luftojë për liri individuale vetëm brenda një shoqërie të përgjegjshme dhe bashkëpunuese. Madje, lufta për krijimin e kushteve që shpien në realizimin e kësaj shoqërie, është edhe lufta më fisnike e shpirtit njerëzor.
Liria nuk mund të ndiqet në kurriz të të tjerëve dhe lirisë individuale i duhet vënë fre nga një ndjesi e drejtësisë sociale, dhe empatisë për ata që janë të shtypur ose të margjinalizuar. Në thelb, shpirti njerëzor duhet të luftojë për të arritur një balancë mes lirisë individuale dhe çmimit që duhet paguar për këtë liri, përgjegjësisë sociale - duke kuptuar se të dyja këto dimensione janë të nevojshme për lulëzimin e shoqërisë njerëzore. Kërkimi i lirisë në kurriz të respektit dhe dinjitetit të të tjerëve shpie në skllavëri të brendshme. Nuk mund të jesh i lirë kur skllavëron të tjerët; shpirti njerëzor është kompleks dhe merr trajtë si nga faktorë të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm, dhe se mban brenda si farat e zhvillimit, ashtu edhe të shkatërrimit më ogurzi.
© Edion Petriti, 2023