Këtë teme e pash qe një ditë por nuk kisha kohe te pergjegjem. Si punim për një seminar mua me ra tema e Euthanasise. E plasa koken 2 jave me këtë pyetje, ne rradhë të parë duke zëvendësuar vehten ne pozite të atyre qe vuajne, apo duke imagjinuar një anëtar te familjes ne pozite te tillë dhe mua te me mbetet te marr vendim për jetën e tij/saj etj etj. Është teme shumë delikate e cila duhet metevertete me kujdes te trajtohet.
Ke dhënë ca sqarime po vazhdoj edhe unë me ca tjera.
Euthanasia ndahet ne atë Aktive dhe Pasive.
Euthanasia Aktive d.t.th qe ne mënyrë aktive të ndihmosh ne vdekjen e dikujt. Me këtë mënyrë nuk lejon qe jeta e pacientit te perfundoje ne mënyrë natyrale po përkundrazi, me ndërhyrjen tënde (p.sh. me medikamenta vdekjeprurese) je vrasës i personit.
Euthaniasia Pasive- kur e lesh pacientin te vdese, nuk nderhysh ne jetën e tij, por e perkrahish ne periudhën e fundit te jetës, ia lehtesosh castet e fundit, perkujdesesh mos ndjeje dhimbje (me anë te terapive adekuate)etj. Kjo e dyta me ligj është e lejuar dhe këtë tretman e ofrojnë Hospizet e ndryshme.
Tek kjo e dyta, mjeket nuk nderhyne duke dhënë ndihmën e pare (P.sh. dhënia e o2, intubimi dhe ngjitja e aparateve qe mbajnë pacientin ne jetë etj) e as i ofrojnë medikamenta qe mund te ja zgjasin jetën pacientit. E vetmja terapi qe ofrohet është ajo kundër dhimbjeve qe atë pak kohe qe i mbetet personi mos vuaje shumë. Kjo njihet edhe si "Palliative Care".
Eutanazia siç thash me lartë është një çështje shumë delikate e cila duhet te trajtohet me kujdes të madh.
Legalizimi i saj mendoj se nuk duhet te bëhet.
Këtë e them për shkak te abuzimeve qe mund te ndodhin.
Kujtoni kohën e luftës se dytë botërore kur Nacional Socialistat ne krye me Hitlerin kanë likuiduar me mijëra te sëmurë, madje edhe fëmijë, me pretekstin se "mbajnë racen e pastër nga sëmundjet dhe anomalite fizike dhe psiqike"
Për këtë ka shumë të shkruhet, ekzistojne materiale dhe statistika qe te ngjallin tmerr ne shpirt. Simbas disave, ne disa klinika janë lënë këta te sëmurë te vdesin nga uria, ndërsa tek të tjerat janë perdor si objekt experimentimesh para se te helmoheshin apo likuidoheshin ne ndonjë mënyrë tjetër te tmerrshme. Dhe gjith këtë tmerr Nacional Socialistat e paketuan se e bëjnë për "ti cliruar te semuret nga vuajtjet" dhe "për ta mbajte racen e pastër", sepse sipas tyre këta njerëz ishin njerëz pavlere, "barre e shoqerise" dhe "ngrenes te pavlere te ushqimit". Këtë "dhurate" për shoqërinë e athershme e quajtën "Eutanasie"
Poashtu imagjinoni rastet kur një pacient nuk është ne gjendje te komunikoje ne mënyrë verbale nevojat dhe dëshirat e tij, e vendimin për jetën e tij ta merr dikush tjetër. Nëse ai/ajo ka akoma dëshirë te jetoje e këtë nuk mund ta thotë?
Ose rastet kur gjatë një semundje te rëndë pacienti bie ne depresione te renda dhe nuk ka dëshirë te jetoje me. Po nëse vjen një periudhe tjetër ne jetën e tij e cila i sjell lumturi dhe kenaqesi? Ose papritmas sherohet? Cudira ndodhin ne jetë!
Dhe rastet kur anetaret e familjes për interesa personale (çështje trashigimie) kërkojnë aplikimin e eutanazise.
Jam kundër legalizimit, Zoti na fal jetën po le të mbetet ne dorë te tij kur do të vdesim.
Ska pse njeriu ti perzije duart aty ku nuk duhet.
Eutanazia Pasive është diçka qe e kisha preferuar për vehten time, mos më malltretojne me aparate dhe gjëra qe te me mbajnë me dhunë ne jetë, po le të me lënë te vdes ngadal ashtu siç është rrjedha e natyres.
Mjeksia bashkekohore ofron terapia të ndryshme për zvoglimin e dhimbjeve dhe për te ja lehtesuar cdokujt fazen e fundit te jetës.