Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Parloté
« ne: 07-06-2019, 14:15:35 »

E kaluar e haruar ;)

Vazhdo me mendimet dhe shprehjet e dashur se janë me vlerë dhe unike. :perqafim
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 07-06-2019, 13:44:03 »

Ohh Parlote :( Uroj te jete e kaluar si gje....

Edhe nese kisha dicka per te thene , tani e qepa!
Postuar nga: Parloté
« ne: 07-06-2019, 13:23:46 »

Mishel e dashur. Jam dakord me të gjitha që ke postuar. Unë shumicën e mendimeve i kam dhëne "e veshur me petkun profesional" ku e ke patjetër të respektosh ligjin/paragrafet. Pastaj në aspektin personal, nëna ime e ndjerë 4 muajt e fundit i pati të nivelit ku do ishte mbase më mirë të praktikohej eutanasia (jetonte në Zvicër ku është e lejuar), por fakti se do duhej të jetosh me ndjenjën që "TI ja more jetën" ishte i paparamendueshëm për mua. Prej 2015-2017 kam luftuar kancerin e qafës së mitrës dhe edhe në momentet kur doja të jap lamtumirën, në asnjë sekond nuk e kam menduar këtë barrë t´ja lë dikuj tjetër. Sot kam të mbushur testament shëndetësor ku refuzoj të gjitha trajtimet jetëzgjatëse në rast të nevojshëm. Këtu është qëllimi im - nuk duhet të bëhet "vrasës" askush për asnjë qëllim, sado i vështirë të jetë.

Mbase dola nga tema. Kërkoj ndjesë. :-[
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 07-06-2019, 12:58:46 »

Parlote dhimbja na ben egoist , duke menduar se na dhemb edhe me shume se atij qe eshte duke vuajtur.
Kjo teme me sjell ne kujtese shume momente jo te mira, dhe deshiren e pacientes per te marre doza qetesuesish ,ne kete menyre nuk do ishte ne gjendje te mendonte se fundin do e prekte per pak kohe. Kujtoj moralin tone mbi mos marrjen e qetesuesve.....e gjitha kjo behej sepse e dinim qe do ishte e per pak kohe dhe donim te kalonim sa me shume kohe me te ....
A nuk eshte ky egoizem?

Personalisht do e praktikoja nese semundja do ishte e pasherueshme dhe per mos i dhene familjarve te mi nje agoni te zgjatur ....gjithashtu sepse do doja te me kujtonin veten perpara semundjes....
Postuar nga: Parloté
« ne: 07-06-2019, 11:48:42 »

Perspektivë interesante Mishel. hmmmmm:
Unë do të thoja se është e kundërta e egoizmit. Është respekti për jetën dhe betimi mjekësor që nuk të lejon ta përfundosh atë, pa marë parasysh rethanat. Egoizmi i takon personit që nuk e don më jetën ( e cila është vetëm e tija) dhe kërkon të tjerët ta praktikojnë.

Sa i përket dhimbjes, egzistojnë analgjetikë të ndryshëm që ti heqin plotësisht.
Unë mendoj se në shumicën e rasteve janë familjarët ata që gjenden në situate jashtëzakonisht të rëndë dhe kërkojnë zgjidhjen më të shpejtë.
Pra do të ndryshoja pyetjen në: A do e praktikonit personalisht Eutanasinë?
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 07-06-2019, 11:32:40 »

Jam dakort, per nje arsye te thjeshte .....Egoizmi yne sduhet te tejkaloj mbi dhimbjen e te semurit!
Eshte e vertete qe nuk do jemi parimisht dakort qe i afermi yne te iki ne kete menyre...por valle e dime se cfare dhimbje ka pacienti?



Postuar nga: SteriOtipi B
« ne: 06-06-2019, 21:04:50 »

Nqs nuk ka shpresa dhe njeriu eshte i predispozuar drejt vuajtjes dhe fundit pas nje fare kohe per mua eshte e pranueshme qe te perdoret, nuk ka pse te vuaje personi dhe familja e tij kur dihet fundi dhe dhimbjet.
Postuar nga: Passion
« ne: 06-06-2019, 14:53:21 »

Me ngjason shume e frikshme kjo,e madje me e frikshme se vrasja me nje plumb.   :(
Postuar nga: M A X
« ne: 06-06-2019, 14:29:22 »

Po lexoja tani qe ne fakt kesaj vajzes nuk i qenka pranuar eutanazia. Vdekja i ka ardhur sepse nuk ka pranuar me te haje e te pije dhe prinderit paskan pas vendosur te mos e ushqejne me detyrim.
https://twitter.com/NaomiOhReally/status/1136189899672084480?s=19
Postuar nga: Parloté
« ne: 06-06-2019, 07:19:09 »

Gjatë 10 viteve të punës në institucione shëndetësore kam hasur në raste që as mund të paramendohen. Megjithatë jetën e askuj nuk do e përfundoja. Si është shkruar edhe nga të tjerët, nuk egziston një ligj ultimativ që do ishte I përshtatur për secilin individ pa u shkelur me qindra paragrafe etike.