Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria - Diapazon

×
Hyrja
Profili

Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria

Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria

· 12 · 882

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-02-2011, 01:44:53
Në vitin 1965, një njeri i quajtur Raymond Kurzweil, u shfaq në një program amerikan që quhej “I’ve Got a Secret”. Atëherë ai pati fituar 200 dollarë pasi askush nuk mund të gjente se çfarë ishte pajisje e mbuluar, e cila u quajt “kompjuter” prej krijuesit.

Ajo që në vitin 1965 nuk konceptohej prej askujt, tashmë është shndërruar në realitet. I njëjti krahasim mund të bëhet edhe me artikullin e sotëm të revistës “Time”, e cila pretendon se pas 35 vjetësh përafërsisht, njeriu do të jetë bërë i pavdekshëm.

Çelësi për të arritur këtë do të gjendet përsëri tek kompjuterët, të cilët do të bashkohen me trurin e njeriut në një të ardhme të afërt, për ta bërë atë shumë më të aftë në zgjidhjen e çdo problemi.

Duke u bazuar tek artikulli fantastik-shkencor i Time, avancimi i vazhdueshëm i kompjuterëve do të bëjë të mundur që fytyra e njerëzimit të ndryshojë tërësisht. Ata ose do të krijojnë një lloj shoqërie të re njerëzore ose do të ndihmojnë për të gjetur ilaçin e pavdekshmërisë.

Nëse avancimet në botën e teknologjisë dhe sidomos teknologjisë mjekësore do të përparojnë, truri i njeriut duhet të bëhet i manipulueshëm prej kompjuterëve në mesin e vitit 2020.

Kjo do të thotë se të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit nervor mund të shërohen apo vetëshkaktohen. Njëkohësisht, kjo do të thotë se, duke manipuluar funksionet e tij, mund të prishet balanca natyrore për të krijuar njerëz që do të kenë aftësitë e një gjenie në një fushë të caktuar, transmeton TCH.

Duke vazhduar me hapat e sotëm të shkencës, në vitin 2045, ose të paktën rreth tij, do të bëhet e mundur që të manipulohet edhe kodi gjenetik i njeriut.

Kjo do të thotë se gjenet që shkaktojnë plakjen, do të jenë në gjendje të lokalizohen dhe të eliminohen apo modifikohen për ta bërë njeriun të pavdekshëm nga shkaqet natyrore.

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-02-2011, 00:55:54
2045, viti kur njeriu bëhet i pavdekshëm

Dita kur kompjuterat do të kenë një inteligjencë 1 miliard herë më të madhe se njeriu i sotëm do të sjellë edhe ndryshimin përfundimtarë të botës siç e njohim. Ata që besojnë këtë teori...

Një shkencëtarë kompjuterësh, më saktë njeriu që ka shpikur softuerin e parë dhe që për herë të parë arriti të përdorte më 1965, kur ishte ende nxënës i shkollës së mesme një kompjuter për të kompozuar muzikë, mendon sot se më 2045 njeriu të do jetë i pavdekshëm, falë kompjuterave super të shpejtë dhe shumë herë më inteligjentë se të sotmit.

Raymond Kurzueil ishte 17 vjeç kur paraqiti në një emision televiziv shpikjen e tij, një kompjuter që për herë të parë zëvendësonte aftësi që deri në atë moment kishin qenë vetëm të njeriut, duke fshirë në këtë mënyrë për herë të parë vijën mes inteligjencës artificiale dhe asaj organike.

Ky në fakt ishte sekreti i madh që  Kurzueil i zbuloi botës, por atëherë 46 vjet më parë as ai nuk e kuptoi këtë. Por sot Kurzueil beson se i jemi afruar shuam momentit kur inteligjenca e kompjuterave po e kalon atë të njeriut. Kur kjo të ndodhë njeriu, trupi jonë, gjaku jonë, mendjet tona dhe i gjithë qytetërimi do të transformohen. Ai beson se ky moment është i paevitueshëm dhe sipas llogaritjeve të tij kjo do të ndodhë pas 35 vitesh dhe këtë nuk e thotë një sharlatan, por njëri ndër inxhinierët më të famshëm në botë.  Kompjuterat po bëhen të shpejtë, në të vërtetë shpejtësia me të cilën ata përmirësohen rritet në mënyrë të paimagjinueshme.

Kështu nëse kompjuterat po bëhen kaq të shpejtë ata në një moment mund të arrijnë të barazojnë veten me atë që ne e njohim si inteligjenca njerëzore. Dhe do të kemi në atë moment Inteligjencën Artificiale. Kjo do t’i bëjë kompjuterat të aftë të bëjnë gjëra që njerëzit bëjnë, që nga drejtimi i një makine deri në marrjen e vendimeve etike. Ju ndoshta nuk e përtypni këtë ide, por Kurzueil dhe mjaft njerëz të zgjuar arrijnë ta përtypin dhe përcjellin këtë.

Ata në fakt punojnë çdo ditë me idenë e prodhimit të një kompjuteri të tillë dhe ata e dinë që prej këtij momenti asgjë nuk do t’i pengojë kompjuterat të përmirësojnë vetveten në mënyrë të pandalshme dhe mjaft të shpejtë. Ata do të zhvillohen aq shpejt, saqë do t’u duhet vetëm pak kohë që të kapërcejnë inteligjencën njerëzore.

Imagjinoni një kompjuter shkencëtarë super inteligjent. Ai do të punojë në mënyrë ekstremist të shpejtë dhe do të prodhojë sasi të jashtëzakonshme të dhënash pa shumë mundime, madje ai nuk do të marrë as pushim për të pirë kafe.

Është e pamundur të parashikohet sjellja e këtyre qenieve më të zgjuara se njerëzit, me të cilët ne shumë shpejt mund të ndajmë planetin. Sepse nëse do mund ta parashikoje këtë, ti apo unë duhej të ishim më të zgjuar se ata. Por ka shumë teori për të përshkruar atë. Ndoshta ne do të shkrihemi me ta dhe do të bëhemi gjithashtu super të zgjuar duke i përdorur ata për të zgjeruar aftësitë tona intelektuale ashtu siç përdorim makinat dhe aeroplanët për të shtuar aftësitë tona fizike. Ndoshta inteligjenca artificiale do të na ndihmojë përfundimisht të zgjasim jetën donë deri në kufijtë e të paimagjinueshmes. Ndoshta ne do të jemi në gjendje të futemi brenda tyre dhe të jetojmë në botë virtuale përfundimisht dhe pafundësisht. Ndoshta ata do të na kthehen kundra dhe do të na zhdukin. E vetmja gjë që gjithë këto teori kanë të përbashkët është fakti se ndryshimi i njeriut pasi kjo të ndodhë do të jetë i paparashikueshëm.

I gjithë ky ndryshim quhet “Singularity”, ky është emri që njerëzit i kanë vënë. Pjesa më e vështirë e të folurit për këtë fenomen është se ai duket si fantazi, por në të vërtetë ai është aq fantazi sa edhe parashikimi i motit. Kjo është në të vërtetë hipoteza më serioze për të ardhmen në botë.

Ka shumë zëra intelektualë që përpiqen të hedhin poshtë idenë e njeriut cyper (super inteligjent dhe gjysmë makinë), por a mundeni ta ndalojnë ata këtë, sepse Singularity duket të jetë këmbëngulëse dhe mendjet më të zgjuara në gjendje të esëllt e kanë të pamundur ta anashkalojnë atë.

Tani për tani po shpenzohen miliona për të kuptuar këtë fenomen. Nuk kemi të bëjmë me një shaka të përgënjeshtruar botërisht nga shkenca si fundi i botës, por një investim serioz të NASA apo Google që kanë themeluar një universitet që studion këtë fenomen. Njerëzit që po studiojnë këtë fenomen janë ndër mendjet më të zgjuara në botë dhe ata nuk janë aty thjeshtë sepse janë të çmendur pas teknologjisë, por sepse presin që kjo të jetë e vërtetë dhe nëse ndodh kështu bota s’do jetë kurrë si më parë.

Kurzueil, një nga njerëzit që mbështet fort idenë se sëafërmi bota do të jetë krejt ndryshe, që prej 1965 ka qenë mjaft i angazhuar në këtë proces. Në fakt ai u bë fillimisht milioner pasi shpiku softuerin e parë kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai ishte njeriu që ndërtoi makinë që shtypte fjalimet për të verbrit. Ai sot ka 39 patenta për shpikje në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe është doktor shekncash në 19 fusha të ndryshme. Shpikja e tij që na ndihmon të zbardhim të ardhmen teknologjike është diçka që është provuar tashmë si vërtetë. MIPS mat ndryshimin e fuqisë së kumpiuterave në vite dhe ajo ka llogaritur tashmë se fuqia e tyre dyfishohet çdo vit. “Unë do doja shumë që të mos ju jepja lajme kaq tronditëse për të ardhmen, por ndërsa numrat e thonë këtë dhe unë s’kam çfarë ju them tjetër?”

Ai shpjegon se kjo nuk është një gjendje intuitive, me anë të kompjuterave super të fuqishëm ai tashmë ka llogaritur se edhe vetë njerëzit lëvizin në mënyrë lineare dhe në llogaritë e tij kompjuterat zhvillohen në mënyrë ekstremisht të shpejtë, pasi çdo dyfishim sjell rrjedhimisht katërfishimin e shpejtësisë së zhvillimit e kështu me radhë deri në infinit. Kurzueil ka zbuluar ndërkohë që njeriu vetë është linear dhe jo intuitiv. "Sjellja e njeriut nuk është intuitive, por lineare. Kur ne përpiqemi të shmangim një qen në rrugë, ne zgjedhim në mënyrë lineare rrugën që qeni do marrë në 20 sekonda dhe vendosim se çfarë të bëjmë për këtë. Në fakt kjo do të thotë se gjërat janë të shkruara në trurin tonë."

Ja çfarë i kanë treguar atij makineritë që llogarisin lakoret. “Ne do të arrijmë më 2020 të lexojmë dhe shkruajmë në mënyrë inxhinierike trurin e njeriut. Në fund të kësaj dekade, kompjuterat do të jenë të aftë dhe me inteligjencë të barabartë me njeriun. Ndërsa data e Singularity është sipas tij 2045. Në këtë vit sipas tij inteligjenca artificiale do të ketë arritur të 1 miliard herë më e fuqishme se inteligjenca që ka njeriu sot.

Por nuk është vetëm ky njeri që beson në këtë zhvillim të ri të njerëzimit. Shpikësit më të rëndësishme të teknologjisë, doktorë nga më të famshmit dhe inxhinierë të teknologjive që njerëzit e thjeshtë vetëm i kanë parë me sy, u mblodhën në një samit vitin që shkoi pikërisht për të diskutuar mbi këto zhvillime. Ata besojnë se vdekja e njeriut është një problem që zgjidhet, me një llaf çështje numrash. Ata besojnë, dhe këtu po flasim për njerëzit që kanë revolucionarizuar mjekësinë duke shpikur mjete që shpëtojnë mijëra njerëzish, se me zhvillimin e inteligjencës do mund të kurojnë edhe frikën më të madhe të njerëzimit Vdekjen. Nuk bëhet fjalë për një dëshirë por për përpjekje të mirëfillta shkencore. Kurzueil është i interesuar vetë në lojën e pavdekësisë. Ai ka trashëguar nga i ati që vdiq 58 vjeç një ADN jo shumë të shëndetshme dhe në moshën 35-vjeçare u diagnostikua me dy lloje diabeti. Vetë në bashkëpunim me një doktor ai përdori një kurë që përfshinte 200 lloje të ndryshme hapjesh dhe vitaminash, diabeti i tij u kurua plotësisht dhe sot 65 vjeç ai ka qeliza të një 45 vjeçari.

E pabesueshme? Sigurisht që jo. Imagjinoni 5 vjet më parë ne nuk kishim 600 milion njerëz të lidhur në një rrjet të vetëm social, sot  kemi Facebook. 5 vjet më parë ishte e pamundur që njerëzit të njoftonin në një moment se ku do të shkonin dhe çfarë po bënin, sot ata mund ta dëshmojnë këtë me IPhone. Nga ana tjetër imagjinoni sikur Iphone të mos jenë më thjeshtë në duart tona, por në trurin tonë?

Tashmë 30,000 pacientëve me Parkinson u është kryer impiant neuronesh në tru. Google është tashmë duke eksperimentuar makinën që ecën pa shofer. Ka më shumë se 2 mijë robotë që luftojnë në vend të njerëzve në Afganistan. Këtë muaj pritet që të zhvillohet një lojë kuici në SHBA, ku një super kompjuter i IBM i quajtur Uatson do të konkurrojë kundër njerëzve. Në një ndeshje testi që u zhvillua pak kohë më parë ai mundi dy ish kampionë të kësaj loje. Ai nuk është ndonjë kompjuter kush e di sa i zgjuar, por ai e rrit inteligjencën e tij ccdo moment...

100 vjet prej sot personazhi i këtij shkrimi dhe mjaft të tjerë do të njihen si baballarët e një bote të re, ndryshe nga baballarët e botës që njohim të cilët janë prej kohësh nën dhe, Kurzueil dhe të tjerët mund të jenë gjallë dhe ta gëzojnë plotësisht këtë status.

Nga Lev Grossman/ Time Magazine

  • Postime: 2649
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 14-02-2011, 12:32:17
Shume interesant shkrimi. Intelegjenca Artificiale eshte tani ajo qe i prin  intresave dhe kurreshtejs se neriut. Koheve te fudit ne universitetet me me name ne bote, jan hapur katedra te reja ku gjithcka i kushtohet AI-se.
  A duhet qe njerezimi te kete kete frike nga Intelegjenca Artificiale ? Une mendoj qe  kjo frike nuk eshte e paarsyeshme.Ne qoftese krijohen robote papo cfardo pajisje  qe me algoritme shume te sofistikuara mund te mesojen dhe te reagojne varesisht nga ajo se cka kane perjetuar me perpara kur kane hasur ne situate te tille, ateher mud te thuhet qa edhe pajisjet mund te evulojne dhe mos tu binden tri ligjeve te famshme te Isak Asimow-it mbi robotet. Mirepo intelegjenca artificiale eshte ajo qe ka filluar ta diktoj zhvillimin dhe mbijetesen e njerzimit. Paramendoni nje bote interneti pa robotet e kerkimit, pa google per shembull qe ndoshta eshte edhe roboti me intelegjent i kohes? Sa e veshtire do te ishte gjithcka, e shume pajisje te tjera intelegjente qe ndikojne ne lehtesimin e jetes se perditshme.
Se sa do te jete ne gjendje qe njerezimi  AI-ne ta shfytezoj ate e jo AI njerezimin mbetet te shifet, por nje gje eshte e sigurte pa intelegjence artificiale nuk ka te ardhme.
« Editimi i fundit: 15-02-2011, 16:19:18 nga Oqeani »

  • Postime: 1498

#3 ne: 16-02-2011, 20:18:52
Me te vertete,e ardhmja ashtu siq afrohet behet me frikshme.Skencetare t e sotem jane te fokusuar per te persosur dhe per te krijuar algorimte me te cilat nje sistem do te beje procese automatike me ane te nje intelegjence artificiale.Cdo investim qe behet ne shkence ne fushen e kompjuterit,behet per hulumtime ne sektorin e inteligjences artificiale.Kina cdo dite po ben progres me robote dhe makineri te ndryshme.Ajo e ben sot dhe po e impresionon boten me persoshmerine e tyre,imagjinoni pas nja 2 dekadas cdo te beje.

  • Postime: 12347
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 17-02-2011, 10:10:23
Dhe po te arrihet cfare fitojme .... me tremb kjo puna e pavdekshmerise. Do me pelqente qe mjekesia te perparonte dhe te gjente shpetim per semundjet e pasherueshme ne mosha te reja por jam kunder te qenit te pavdekshem. Do shkeleshin ligjet e natyres dhe natyra do te na ndershkonte per kete.

  • Postime: 34

#5 ne: 17-02-2011, 10:18:19
ahahhahahhaha po e arritsha pavdekshmerin pasna me jetu shum  iiiiiiiiiiiiiiiiiih a leni ato pun se kurr nuk vjen ajo

  • Postime: 3548
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 17-02-2011, 12:19:22
A qe i besoj kesaj gjeje per zotin jo jo

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 24-02-2011, 01:42:19
smund ta paramendoje gimin te pavdekshem lol...Kesaj i thon tja fusesh vetes bam dy here :D

  • Postime: 3548
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 24-02-2011, 12:13:09
o gjumash fortëë e shet trurin ta ble unëëh :D. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .tani sa per ket nuk i besoj mund te shtyhesh me ilace 10 - 15 vjet me shume  jo i pavdekshem. . . . . . . . . . . , . .une per vete do shkoj 115 vjec palk gangester :D

  • Postime: 366
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 24-02-2011, 12:28:31
perse nuk thoni ju qe ja hodhem :D :D

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 24-02-2011, 14:09:35
asgje se zevendeson njeriu si qenie , edhe pse shkenca mund te bej "gjithcka" por Zotin se zevendeson dot KURRE!

e kujdes se keto shpikje po te pesojne nje mutacion do na kthehen kundra nje dite!

  • Postime: 3548
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 24-02-2011, 16:56:13
per aq kohe sa te kete gardista.....veshti re!

Temat e fundit