Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Parloté
« ne: 03-01-2020, 20:11:22 »

Pyeti armiqtë se fqinjët miq i kam të gjithë....bile mezi e shkëmbejmë një përshëndetje.... :P
Postuar nga: Grens(Wiliams)
« ne: 03-01-2020, 20:04:43 »

lum AI qe  te  paska komshije.
 :P
Postuar nga: Parloté
« ne: 03-01-2020, 19:43:08 »

Unë për vete fal shumë. Nga natyra, por edhe për veten time (për qetësi shpirtërore). Por, nuk harroj kurrë! As më të voglin detaj.
Postuar nga: erlehta
« ne: 29-12-2019, 03:00:24 »

Cdo gje e ka nje kufi.
Ka pasur raste ku jam "perulur" per hatër të njerit apo tjetrit, por veten time se kam dashur ne ato momente. Nuk jam natyre impulsive, jam shume e qete por vallaj  kur te hipen amperi ne maj te kokes ...e dini vete pastaj 😛 Epo domosdo, mbushet kupa 😁
Postuar nga: Gjumashi
« ne: 27-12-2019, 21:35:09 »

Une, me disa persona nuk theme asnjeher me Fal, por vetem familjes, nese beje dicka pa dashje.

Postuar nga: Poshnjari
« ne: 26-12-2019, 20:26:30 »

Edhe unë jam plotësisht dakord me këtë.
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 24-12-2019, 22:39:11 »

Shume e vertete....
Postuar nga: M A X
« ne: 22-12-2019, 23:38:36 »

 

Nëse fal gjithmonë dhe nuk vendos kufij, njerëzit do të mësohen mos të të respektojnë. Ne flasim shumë për rëndësinë e faljes, dhe në fakt është një ndjesi thelbësore për të jetuar shëndetshëm dhe patur një marrëdhënie të mirë me vetveten tonë të brendshme, por edhe me faljen duhet të jemi të rreptë dhe të mençur sepse teprimi mund të përfundojë duke e dëmtuar jetën tonë.

Falja heq dhimbjen e shpirtit tonë dhe na lejon të fillojmë me shumë më tepër pozitivitet. Eshtë një dhuratë që ne i ofrojmë posaçërisht vetvetes. Ajo hap rrugën për mundësi dhe na bën të ndjehemi mirë me veten.

Natyrisht, ne duhet të jemi në gjendje t’i falim njerëzit që ndonjëherë na bëjnë keq, por duhet të vendosim kufij të shëndetshëm në mënyrë që falja të mos përfundojë si një mjet negativ.

Falja duhet të jetë e shëndetshme, ajo duhet të ndriçojë shpirtin tuaj, por gjithashtu t’i tregojë personit tjetër që nuk jeni të gatshëm të jetoni përsëri në të njëjtën situatë. Nuk është thjesht të falësh dhe të pretendosh sikur asgjë nuk ka ndodhur, është e nevojshme të vendosësh kufij që ruajnë integritetin tënd.

Nëse fal, por nuk angazhohesh që të ndryshosh me personin tjetër, duhet ta dish se gjërat nuk do të jenë kurrë më ndryshe, se do të vazhdosh të pranosh gjithçka që ai person bën dhe do të mësohesh që mos të të respektojnë.

Sado që duam të jemi njerëz që nuk duan të futen për gjithçka në telashe, duhet të jemi në gjendje të vendosim rregulla dhe kufij në marrëdhënie, për të mirën tonë.

Falja është e bukur dhe transformuese, por vetëm nëse përdoret në mënyrën e duhur. Mos lejoni që njerëzit e tjerë të abuzojnë me vullnetin tuaj të mirë, empatinë dhe mirësinë.

Mos lejoni që dikush t’ju trajtojë keq, ngrijeni zërin tuaj, mbrohuni, sepse me siguri askush tjetër nuk do ta bëjë për ju.

Nëse ekziston dikush në jetën tuaj që vazhdimisht ju lëndon, është detyra juaj të zgjidhni këtë situatë. Mbroni veten, lumturinë tuaj, lirinë dhe mirëqenien. Nëse vazhdoni të falni dhe ulni kokën, asgjë nuk do të ndryshojë.

Kuptojeni: vendosja e kufijve nuk është e gabuar ose e ekzagjeruar, kjo tregon vetëm se e vendosni veten në plan të parë dhe nuk pranoni një marrëdhënie, në të cilën nuk ka respekt. Kjo do të sjellë vetëm njerëzit më të mirë përreth jush, ata që me të vërtetë duan të jenë pranë jush, duke sjellë shoqëri dhe lumturi në jetën tuaj.

Mos lejoni që dikush të mos ju respektojë. Gjithmonë vlerësoni veten sepse jeni të rëndësishëm!