Nje profesor i nje Universiteti,ligjeratat e tij filozofike i mbante duke i shoqeruar edhe me disa shembuj shume praktik.
Nje dite ai ne amfiteater solli nje kavanoz qelqi,disa toptha tenisi,gure ,rere,dhe nje filxhan kafe.Profesori filloi eksperimentin,ndersa studentet po shikonin me habi.
Ai vendosi kavanozin ne tavoline dhe e mbushi me topthat e tenisit dhe i pyeti studentet:A eshte plot?Pergjigja ishte pozitive
Ne te njejtin kavanoz shtoi edhe guret te cilet mbushen te gjithe hapsirat te lena boshe nga topthat e tenisit dhe perseri pyeti:A eshte plot?Pergjigja perseri pozitive.
Tani ai shtoi edhe reren.Rera plotesoi cdo vrime te pa zene nga guret.Perseri pyeti,perseri e njejta pergjigje.
Me ne fund shtoi edhe filxhanin me kafe te cilen rera e piu te tere.THa:Tani eshte plot.
Sqarimi i tij ishte ky:
Ky kavanoz paraqet jeten tone dhe objektet me te cilen e mbushim paraqesin gjerat me te rendesishme qe zene vend ne jeten tone.
Topthat e tenisit jane gjerat me te rendesishme,me te medhaja dhe te pazavendesueshme ne jeten tone:Familja,Dashuria,Shoqeria....
Ato hyjne te parat ne jeten tone.
Guret paraqesin gjerat sekondare:Shkolla,Makina,Shtepia......
Keto duhet te hyjne te dytat.
Rera paraqet gjerat me shume pak rendesi ne jeten tone,ndoshta edhe hiq siq eshte paraja.
Paramendoni nese ne kavanoz hynte e para rera.Jeta jone do te mbusheshte me gjera te parendesishme,nuk do te kishte vend per topthat e tenisit.DUhet te dijme te organizojme jeten,duhet te percaktojme vete ne se cka eshte primare e cka sekondare.
E kafeja?
Sado qe e mbushur te jete jeta jote,ti gjithmone mund te gjesh kohe per nje kafe me miqte.
Pyetja ime per ju:Si e keni organizuar jeten ju?
