Paraja blen lumturinë! - Diapazon

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Paraja blen lumturinë!

     Paraja blen lumturinë!

    · 40 · 4282

    • Postime: 27097
    • Karma: +11/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 17-12-2011, 07:52:36
    Gjithkush njihet me thënien e vjetër, paraja e ngre ujin përpjetë. E ca të tjerë thonë se lumturia blihet me para. Epo qenka e vërtetë, përderisa edhe shkencëtarët besojnë se paraja mund të blejë lumturinë.



    Kërkuesit në Britaninë e madhe zbuluan se 58 për qind e personave të cilët fitonin më shumë se 50 mijë Paund britanikë, ose afro dhjetë milionë lekë të rinj, janë të kënaqur me jetën, krahasuar me vetëm 43 për qind e atyre me të ardhura më pak se 15 mijë paund ose rreth 2.5 milionë lekë të rinj.

    Rreth 47 për qind e atyre në grupin me të ardhura të larta ndjejnë se kanë arritur qëllimet e tyre, në krahasim me 31 për qind të grupit më të ardhura të varfra, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

    E duhet thënë këtu se këto shifra janë goxha të larta për ne shqiptarët. Nëse një sondazh i tillë do të realizohej në Shqipëri, padyshim se pretendimet për të pasur një jetë të lumtur nuk do të ishin për afro 10 milionë lekë të rinj por pse jo edhe për më pak se gjysma.

    Shifrat britanike arritën të zbuloheshin nga një studim i bazuar mbi tema të lumturisë dhe të të ardhurave, i cili identifikoi një ndarje të madhe mes të pasurve dhe të varfërve.
    Miliona njerëz janë duke hequr dorë nga pushimet, nga ngrënia në restorante, duke zhvendosur kështu të gjithë buxhetin në ushqime dhe supermarkete.

    Në rastet më ekstreme, të varfrit po përballen me vështirësi të shumta ekonomike, duke qenë në makth mes zgjedhjes së ngrohjes dhe të ngrënit.
    Por, çuditërisht kategoritë e bukurisë dhe kozmetikës, duket se kanë pësuar një rritje prej 90 për qind ndërmjet viteve 2000 dhe 2010.

    Mungesa e parave i mban njerëzit shumë prapa në realizimin e ëndrrave të tyre.

    Gjithashtu, studiuesit arrijnë të identifikojnë zemërimin e thellë që ekziston mes blerësve në lidhje me rritjen e çmimeve, pasi shitësit janë duke përfituar nga situata.

    a.k/r.b/NOA

    • Postime: 12143
    • Karma: +336/-221
    • Gjinia: Femer

    #1 ne: 09-01-2012, 23:21:45
    se blen hic, bile ka raste qe te duken si letra me fshi ate gjene

    • Postime: 1209
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #2 ne: 09-01-2012, 23:24:34
    Ndihmon lumturine, por edhe mund ta shkaterroje ate.

    • Postime: 12143
    • Karma: +336/-221
    • Gjinia: Femer

    #3 ne: 09-01-2012, 23:25:19

    Ndihmon lumturine, por edhe mund ta shkaterroje ate.



    :)

    • Postime: 7524
    • Karma: +88/-62
    • Gjinia: Mashkull

    #4 ne: 09-01-2012, 23:53:05
    E blen sa ja piip robte.. LOL LOL

    • Postime: 7093
    • Karma: +35/-6
    • Gjinia: Femer

    #5 ne: 10-01-2012, 10:40:23
    As qe behet fjale. Paraja blen materialen, por jo ndienjen, shpirteroren. :)

    • Postime: 1009
    • Karma: +24/-6
    • Gjinia: Femer

    #6 ne: 10-01-2012, 10:59:36
    E blen the e,qe cke me te  :D

    • Postime: 17922
    • Karma: +727/-523
    • Gjinia: Femer

    #7 ne: 10-01-2012, 15:00:57
    Joooooooooooooooooo oooooooooooooooooo

    • Postime: 1260
    • Karma: +75/-34
    • Gjinia: Femer

    #8 ne: 11-01-2012, 09:13:51

    E blen the e,qe cke me te  :D


     :)

    • Postime: 1581
    • Karma: +8/-1

    #9 ne: 07-02-2012, 20:57:28
    Paraja  pervec akulloreve dhe auto blen dhe  mendjet e femrave :P

    • Postime: 939
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #10 ne: 08-02-2012, 15:28:59
    Paraja pervec lumturise blen edhe kurvat  :D

    • Postime: 1581
    • Karma: +8/-1

    #11 ne: 09-02-2012, 11:53:22

    Eshte tipike e njerezve materialiste dhe hipokrite njekohesisht, qe te mendojne se me para mund te blejne njerez.


    Gabohesh, nuk jam aspak materialiste dhe as hipokrite.  Studioj dhe punoj jashte memedheut, pra larg familjes  dhe shume shume mire e di vleren e parase. Lodhem por kenaqem, cdo gje e kam arritur vete dhe nuk pres si shume femra te gjejne nje bos apo thjesht dike  per tu blere te gjitha ato cka i bejne te lumtur.
    Nuk je aspak hipokrite kur mendon se shume njerez ta dredhin per nje 2 mije lekshe, kur dikush te mer vendin e punes se ka paguar, kur shume studente marin provimet, diplomet me para etj etj etj
    Gjithsesi dikush ka menyren e vete per te gjykuar, perkufizuar, menduar apo kerkuar lumturine-

    Kalofshi mire

    • Postime: 1426
    • Karma: +13/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #12 ne: 09-02-2012, 13:55:28
    Ra llotua ketej :)

    • Postime: 12143
    • Karma: +336/-221
    • Gjinia: Femer

    #13 ne: 09-02-2012, 13:57:39

    • Postime: 939
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #14 ne: 09-02-2012, 15:15:44

    ka blere diplomen


    Ky eshte nje fakt qe nuk ka kundershtim, kam njohur njerez te tille femer/meshkuj qe kane blere dipllome shkolle te larte shteterore, se ato private i ke falas ke Kristali dhe ke Vitrinat.
    Biles po te them qe njoh njerin qe ka blere dipllome juridiku kur ai mesataren e shkolles se mesme e kishte 5  :D
    Hajt ta therrasesh ate avokat apo jurist  LOL

    • Postime: 12679
    • Karma: +31/-8

    #15 ne: 09-02-2012, 15:17:53

    Ky eshte nje fakt qe nuk ka kundershtim, kam njohur njerez te tille femer/meshkuj qe kane blere dipllome shkolle te larte shteterore, se ato private i ke falas ke Kristali dhe ke Vitrinat.
    Biles po te them qe njoh njerin qe ka blere dipllome juridiku kur ai mesataren e shkolles se mesme e kishte 5  :D
    Hajt ta therrasesh ate avokat apo jurist  LOL


    dhe fillojne pune atje ku duhet te jete nje person i kualifikuar duke ia hequr mundesine .

    njoh edhe une plot raste te tilla, sidomos ne Shtet.

    • Postime: 1426
    • Karma: +13/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #16 ne: 09-02-2012, 19:26:31


    Hajt ta therrasesh ate avokat apo jurist  LOL
    po ata qe na behen infermier dhe doktorr, duhet te jesh me fat te biesh ne duart e tyre  :)

    Por e blen deri diku (ate materialiste, se shpirterore.... me nder muhabetit :P )

    • Postime: 3749
    • Karma: +319/-212
    • Gjinia: Femer

    #17 ne: 10-02-2012, 19:45:23

    Eshte tipike e njerezve materialiste dhe hipokrite njekohesisht, qe te mendojne se me para mund te blejne njerez. Mendo ne radhe te pare, qe paraja te ushqen, te vesh, te shkollon, te ploteson nevojat baze, te jep mundesine te udhetosh (psh.) e te hapesh syte, etj etj, gjera te domosdoshme per njeriun e civilizuar. Nuk jane lumturi te perditshmerise keto???
    Mbi te gjitha, jo cdo njeri qe kerkon mireqenie ne jeten e tij/saj, automatikisht mund te blihet apo eshte ne shitje. Ngaterroni kot kekun me byrekun...


    S'ke lene fjale pa me vjedhur.......nga mendimet e mia :D :D

    • Postime: 414
    • Karma: +11/-3
    • Gjinia: Mashkull

    #18 ne: 11-02-2012, 00:35:33
    E blen :) edhe e shkaterron po nuk e vleresove ;)

    • Postime: 17922
    • Karma: +727/-523
    • Gjinia: Femer

    #19 ne: 12-02-2012, 11:20:29
    Ndjenjat nuk blehen.

    Temat e fundit