“Supervullkani” do të sjellë fundin e botës - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Supervullkani” do të sjellë fundin e botës

“Supervullkani” do të sjellë fundin e botës

· 9 · 1101

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-05-2012, 19:19:27
Shpërthimi i një “supervullkani”, një fenomen natyror në gjendje që të shfarrosë qytetërimin nga faqja e planetit, është një ngjarje që ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet.

Ndërsa një meteor si ai që besohet se i dha fund jetës së dinosaurve godet planetin mesatarisht një herë në 70 mijë vjet, vullkane gjigante ndodhin një herë në disa mijëra vjet, por një shpërthim i tillë mund të formohet edhe brenda disa qindra viteve, tregojnë studimet e reja.

Lajmi i keq për të gjithë është se shkencëtarët besojnë se një vullkan tejet i fuqishëm është duke u formuar nën parkun kombëtar të “Yelloëstone” në SHBA.

Nëse parashikimet dalin të vërteta, dy të tretat e SHBA-së do të mbuloheshin nga pluhuri dhe do të bëheshin të pabanueshme, ndërsa epoka e akullnajave do të rikthehej si pasojë e ftohjes drastike që do të shkaktohej nga akumulimi i reve vullkanike, që do të pengojnë dritën e diellit.

Në të shkuarën, shkencëtarët besonin se grumbullimi i magmës dhe formimi i presionit për shpërthimin e saj kërkonte 100-200 mijë vite për t’u formuar.

Megjithatë, studimet e reja tregojnë se koha e nevojshme për shpërthimin mund të jetë shumë e shkurtër nga sa besohej dhe që prej vitit 2004, një masë llave po rritet me shpejtësi rekord dhjetë kilometra nën tokën e “Yelloëstone”.

Lajmi i ka ridhënë jetë teorive se fundi i botës është i afërt, midis të cilave edhe teorive se ai mund të ndodhë në 21 dhjetor 2012, sipas një date të dhënë nga një kalendar i fiseve antike maja për fundin e qytetërimit dhe i portretizuar në film në një prej veprave më të suksesshme të Hollivudit (filmi “2012”).

TCH
« Editimi i fundit: 18-10-2020, 01:23:11 nga M A X »

  • Postime: 524
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 31-05-2012, 21:12:32
Edhe pak , edhe pak ... EDHE PAK ..

YESSSSSSSSSSSSSSSSS SS !

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 31-05-2012, 22:04:30
Qeka nje artikull shume interesant, dhe me endje kam lexuar gjysmen deri tashi, dhe gjysmen tjeter do ta lexoj neser :P

  • Postime: 147
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 31-05-2012, 22:10:55
https://news.google.com/news/section?pz=1&cf=all&ned=us&topic=snc&ict=ln

  • Postime: 12740
  • Karma: +31/-8

#4 ne: 01-06-2012, 13:25:07
Jooooo....Na lini te jetojme

  • Postime: 566
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 12-10-2013, 18:40:52
cfere foto! ose eshte zoti duke u prishur me gishta, qe do na cfarose ne ate gjendje

  • Postime: 12740
  • Karma: +31/-8

#6 ne: 14-10-2013, 00:01:04
Zoti qenka femer???? LOL

  • Postime: 566
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 14-10-2013, 18:08:45
zoti enderron te jete femer, dmth natyrisht drejt persosmerise edhe pse eshte mashkull me organ shume te vogel ngaqe nuk e perdor

  • Postime: 543
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 16-12-2013, 14:37:13
vullkanet jane  gje shume e bukur se me  duket sikur disinfektojne mire token  per te krijuar qenie te reja.... hmmmmm: cmu kujtua nje film i vjeter  me shperthimin e vezuvit qe perfshiu mbreterine e pompeit ....  :)
« Editimi i fundit: 18-10-2020, 01:23:52 nga M A X »

Temat e fundit