Thënie motivuese - Diapazon

×
Hyrja
Profili

Thënie motivuese

Thënie motivuese

· 3 · 529

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-09-2019, 19:01:17

 

Kam vënë re se, sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam - THOMAS JEFFERSON

Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk e bëjnë dot. Mos uro “Ah, sikur të ishte më e lehtë”. Uro që të jesh më i mirë se sa je! - JIM ROHN

Po të shikosh me shumë kujdes, shumica e sukseseve “brenda natës” kanë ndodhur pas një përgatitjeje shuuumë të gjatë. - STEVE JOBS

Nuk ka sekrete për suksesin. Eshtë rezultat i përgatitjes, punës së palodhur, dhe mësimit nga dështimet. - COLIN POWELL

Që të kemi sukses, duhet që piksëpari të besojmë se mundemi. - NIKOS KAZATNTZAKIS

Nuk kam ëndërruar asnjëherë për suksesin. Kam punuar shumë për ta arritur atë. - ESTEE LAUDER

Çdo ditë është një mundësi e re. Mund të ndërtosh mbi suksesin e të djeshmes, ose mund të lësh pas dështimet e saj dhe të fillosh nga fillimi. - BOB FELLNER

Bota.al

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 01-10-2019, 09:40:59
Ja disa këshilla të urta, që t’ju motivojnë atëherë kur keni më shumë nevojë:

Çfarëdo lloj gjëje që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, ajo mund edhe ta arrijë.

Napoleon Hill

E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni

Steve Jobs

Nëse ju ofrohet një vend në një raketë kozmike, mos pyesni se çfarë vendi! Thjeshtë hipni.

Sheryl Sandberg

Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën

Harriet Tubman

Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë

Joshua J. Marine

Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona

Les Brown

Përpiquni jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë

Albert Einstein

Mënyra më e zakonshme që njerëzit heqin dorë nga fuqia e tyre, është duke menduar që nuk e kanë atë.

Alice Walker

Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet eqë gjithësesi ta bëni atë

Elon Musk

Disa gjëra jua kap syri, por ndiqni vetëm ato që jua kap zemra.

Proverbë Indiane

Unë kurrë nuk e kam ëndërruar suksesit. Kam punuar për të

Estee Lauder

Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh.

Helen Keller

Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por unë mund të hedh një gur në ujë, për të krijuar shumë valë.

Nënë Tereza

Njerëzit që thonë se dicka nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresin ata që po e bëjnë atë

George Bernard Shaw

Nëse e keni mendjen tek ato që keni në jetë, do të keni gjithmonë më shumë. Nëse e keni mendjen tek ato që nuk keni në jetë, do të keni gjithmonë pak

Oprah Winfrey

Besoj se mundesh, dhe do të kesh bërë gjysmën e rrugës

Theodore Roosevelt

Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje

Amelia Earhart

Mos harroni se mos arritja e asaj që dëshironi, ndonjëherë është një goditje e mrekullueshme e fatit.

Dalai Lama

Sa e mrekullueshme është që njerëzve nuk u duhet të presin as edhe moment të vetëm, para se të fillojnë të përmirësojnë botën

Anne Frank

Personi i vetëm që jeni të destinuar të bëheni, është personi që ju vetë vendosni të bëheni.

Ralph Waldo Emerson

Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm

Plutarku

Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin tim

Jimmy Dean

Ndrysho mendimet e tua dhe do të ndryshosh botën tënde

Norman Vincent Peale

Tetëdhjetë për qind e suksesit është të dukesh

Woody Allen

Ose ti e komandon ditën tënde, ose dita jote të komandon ty

Jim Rohn

Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh

Frank Sinatra

Mënyra se si të fillosh është që të lësh llafet dhe t’ia nisësh punës.

Walt Disney

Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u thoni, njerëzit do të harrojnë atë që u keni bërë, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndjehen

Maya Angelou

Çdo grevë sjell më afër afat të ardhshëm në shtëpi. –Babe Ruth

Një person që nuk ka gabuar asnjëherë, nuk ka provuar asnjëherë një gjë të re

Albert Einstein

Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë mund ta shohin

Konfuci

Ne nuk mund të ndihmojë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë dikë

Ronald Reagan

Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk e bëni

Maya Angelou

Jeta është 10 për qind çfarë ndodh me mua dhe 90 për qind si unë reagoj ndaj saj

Perzgjodhi dhe perktheu: Bota.al

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 01-10-2019, 09:43:03
Lexoni 24 thëniet e njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme, për të kuptuar se gjithçka varet nga ju.

1. “E vetmja gjë që ju pengon nga arritja e asaj që doni, është historia që vazhdoni t’i tregoni vetes”. Toni Robins

2. “Njeriu që ka arritje në jetën e tij bën shumë gabime, por ai nuk bën kurrë gabimin më të madh nga të gjithë – të mos bërit asgjë”. Benxhamin Frenklin

3. “Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi, për aq kohë sa jeni duke ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habiteni se ku mund të mbërrini”. Kris Gardner

4. “Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”. Anita Rodik

5. “Dështimi nuk është për t’u patur frikë. Nga dështimi vjen shumica e rritjes”. Di Hok

6. “Unë nuk mbërrita këtu, duke e uruar apo shpresuar, por duke punuar për të”. Esti Lauder

7. “Ju nuk mund të bëni asgjë, nëse ju mungon entuziazmi”. Henri Ford

8. “Suksesi duket të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje. Ata bëjnë gabime, por nuk ndalen kurrë”. Xhon Uilard Merrot

9. “Shkoni sa më larg që mund të shihni; kur të mbërrini atje, do jeni në gjendje të shihni më larg”. XH.P Morgan

10. “Vullneti për të fituar, dëshira për sukses, kërkojnë arritjen e potencialit tuaj të plotë… këto janë çelësat që do t’iu hapin derën e përsosmërisë personale”. Konfuci

11. “Unë kam dështuar vazhdimisht në jetën time, dhe kjo është arsyeja pse pata sukses”. Majkëll Xhordan

12. “Nuk ka asnjë sekret në pasjen e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet”. Kolin Pauell

13. “Mos harroni se dështimi është një ngjarje, dhe jo një person”. Zig Ziglar

14. “Për të patur sukses, dëshira jote për sukses duhet të jetë më e madhe se sa frika jote nga dështimi”. Bill Kozbi

15. “Bëni punën tuaj me gjithë zemër, dhe do të keni sukses – ka kaq pak konkurrencë”. Elbert Habard

16. “Është më se e vërtetë që ju mund të keni suksesin më të mirë dhe të shpejtë, duke ndihmuar të tjerët të kenë sukses”. Napoleon Hill

17. “Vetëm ata që guxojnë të dështojnë në masë të madhe, mund të arrijnë suksese të mëdha”. Robert F. Kenedi

18. “Nëse s’jeni të përgatitur për të gabuar, s’do të krijoni asnjëherë ndonjë gjë origjinale”. Ken Robinson

19. “Suksesi pengohet nga dështimi në dështim, por pa asnjë humbje të entuziazmit”. Uinston Cërçill

20. “Dështimet janë gjurmët e gishtërinjve në rrugën drejt arritjes së qëllimeve”. K.S Ljuis

21. “Dështimi është kaq i rëndësishëm. Ne flasim gjatë gjithë kohës për suksesin. Por është aftësia për t’i rezistuar dështimit apo përdorur këtë të fundit, ajo që të çon shpesh drejt një suksesi më të madh. Kam takuar njerëz që nuk donin ta provonin nga frika e dështimit”. Xh. K Roulling

22. “Dështimi është vetëm mundësia për t’ia filluar sërish nga e para, vetëm se këtë herë me më shumë mençuri”. Henri Ford

23. “Kam filluar të besoj se të gjithë dështimet dhe frustrimet e mia të së kaluarës, qenë në fakt themelet e vetëdijes që kisha krijuar për nivelin e ri të jetesës që tashmë gëzoj”. Toni Robins

24. “Mendo si një mbretëreshë. Një mbretëreshë s’ka frikë të dështojë. Dështimi nuk është gjë tjetër veçse një tjetër pengesë në rrugën drejt madhështisë”. Oprah Uinfri

Telegrafi.com

Temat e fundit