×
Hyrja
Profili

Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...

Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...

· 1 · 582

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-02-2011, 13:56:28
Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...

6 dallime në krizë

Historiani dhe filozofi Bruce Mazlich thotë se pas çdo zbulimi shkencor, diçka në mënyrën se si ne i shohim gjërat nis e ndryshon. Koperniku zëvendësoi bindjen e përhapur, se bota jonë kish qenë qendra e Universit. Në fund, ecuria e astronomisë zbuloi se jemi vetëm një tribu e vogël, e mbërthyer pas një kokërrze materie që vjen vërdallë në orbitë përreth një ylli çfarëdo, në periferi të një galaksie shumë të madhe që nga ana e saj ndodhet në krah të miliarda galaksive të tjera në një qoshe të Universit. Dallimi mes nesh dhe pjesës tjetër të Universit u hodh në kosh, duke zbuluar vazhdimësinë e ekzistencës.

Mungesa e parë e lidhjes logjike

Ajo që më parë e perceptonim si të jashtëzakonshme (domethënë një mungesë lidhjeje logjike, e para, mes botës tonë "qendrore" dhe pjesës tjetër të Universit), u shndërrua në diçka të zakonshme. Në fakt në Univers nuk zëmë asnjë vend të veçantë, por orbitojmë në një realitet homogjen, pa mungesa lidhjesh logjike.

E dyta

Autor i rikompozimit të dytë ishte Charles Darwin: Për të, mungesa e lidhjes që perceptohej mes nesh dhe kafshëve të tjera ishte një iluzion. Jemi pjesë e një evolucioni unik, të një jete unike në ndryshim të vazhdueshëm. Pozicioni ynë si qenie njerëzore është vetëm ai i një dege peme me miliona degë. Nuk na takon asnjë vend i veçantë, edhe këtu lëvizim në një realitet homogjen.

E treta

Ishte Sigmund Freud, babai i psikanalizës që nisi procesin që vazhdon ende, për ridimensionimin e rolit të privilegjuar që i japim ne idesë së unit. Sot, psikologjia dhe neurologjia kanë zbuluar se uni është një fantazi komode e ndërtuar për të na lehtësuar jetën e përditshme...

Temat e fundit