Zbulimi, Neanterdalët nuk ishin njerëz “të egër” - Diapazon

×
Hyrja
Profili

Zbulimi, Neanterdalët nuk ishin njerëz “të egër”

Zbulimi, Neanterdalët nuk ishin njerëz “të egër”

· 1 · 704

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-03-2011, 13:45:10
Gërmimet në shpellën Fumane në malet Lessini Itali: tregojnë, se paraardhësit tanë kanë vepruar dhe menduar simbolikisht, por më lart se mendohej deri tani.

Neanderthalet në Europë janë stolisur me pupla, ashtu si edhe indianet në SHBA. Ndoshta ky fakt erdhi sepse neandertalët donin të krijonin një ''kryekapo'' të fortë e të madh indian, duke përdorur puplat e bukura e mbresëlënëse të shpendëve të mëdhenj, kjo si një simbol të pushtetit dhe autoritetit.

Shpella e madhe Fumane ndodhet në malet Lessini (Verona), tashmë e vërtetuar se ka një moshe mbi 44.000 vjeçare,vendi ku janë vërtetuar se kanë banuar Neadertalet. Ndërsa tek Sapienset, kushërinjtë e tyre kurrë nuk janë gjetur pupla zbukurimi trupore, ose dekorative të lashtë.

Këto modele zbukurimi deri tani datonin rreth vetëm 20 mijë vjet më parë. Por zbulimet e fundit në shpellën Fumane, ku Neadertali kish filluar të “zotëronte” veten nëpërmjet përdorimit të logjikës dhe përdorimit të mjeteve dekorative që para 44.000 vjetësh është një goditje e rëndë për ata që ende hedhin dyshime për kapacitetet e Neandertalit "duke e konsideruar njeriu i egër''.

Pas zbulimeve të shumë vendvarrimeve të Neandertalit, dhe gjetja së bashku me skeletet njerëzore edhe gjithë stolitë si dhe pigmentet e penelat për të pikturuar pjese të trupit, vërteton fuqishëm se kushërinjtë tanë neadertaliane nuk ishin aq të "paarsyeshëm", siç besohet zakonisht, por kishin kulturë dhe ndjesi shumë afër nesh.

Pra, shkencëtarët deklarojnë se Neadertalet mund të konsiderohen plotësisht më shumë si vëllezër se sa si kushërinjtë tanë të largët...

Pse Fumane tregon të gjithë parahistorinë tonë nga 90.000-25.000 vjet më parë? Sepse aty kanë jetuar pas Neanderthalit dhe njerëzit modern, ku kane lënë të gjitha gjurmët e kalimit të tyre, nga vatrat e shtëpive deri tek objektet e përdorura.

Dëshmitë janë të pasura për të gjitha ''moshat kohore'' dhe në një gjendje të shkëlqyer ruajtjeje, sepse akulli solli kthesë në shpellë për një "kurth të sedimenteve", që i vuri një lloj vule dhe që i ka bërë shumë të paprekura faktet deri në arritjen e njerëzve para-historik për ne.

Gazeta Standard

Temat e fundit