×

Media britanike “kryqëzon” shqiptarët

Media britanike “kryqëzon” shqiptarët

· 2 · 562

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-04-2010, 18:23:01
Duke mos patur asnjë fakt, apo prononcim nga organet ligjvënëse, mediat britanike vazhdojnë publikimin e artikujve duke shkruajtur se gangsterat shqiptarë janë killerat me pagesë që vrasin për një shumë minimale parash.

Në numrin e saj të sotëm gazeta “The People” ka publikuar shkrimin me titull “Gangterat që vrasin për 500 stërlina”.

Duke iu referuar një personi nga bota e krimit, të quajtur Dave Courtney “The People” jep detaje tronditëse ndaj të cilave, çdo lexues i tyre, mund të arrij në përfundimin se shqiptarët janë e keqja më e madhe për ta.

“Shumë vite më parë për të vrarë një person kushtonte 15 mijë stërlina. Ishte një punë që kryhej nga specialistë. Por tani ju mund të gjeni një shqiptar nga Kosova që mund të vrasë për 500 sterlina”, citohet të ketë thënë Dave Courtney, një ish-gangster londinez.

Pak ditë më parë Zef Mazi, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë  një takimi me të rinj shqiptarë hodhi kritika të ashpra ndaj medias britanike e cila sipas tij, në asnjë rast nuk ka shkruajtur për shqiptarët e suksesshëm në Britani.

Të tilla shkrime si ky i sotmi në gazetën “The People” publikohen pa më të voglin problem, pasi në të shkuarën ndaj shkrimeve të ngjashmë nuk është reaguar.
Shoqatat e emigrantëve në Britani nuk e ngrenë zërin për të reaguar ndaj të tilla shkrimeve.

Ndërsa intelektualët e komunitetit i gëzohen vetëm të qënurit shqiptarë nëpër institucionet britanike ku punojnë, duke mos u përfshirë fare e kontribuar në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

Top Channel

  • Postime: 48
Ebεlina
#1 ne: 25-04-2010, 20:38:03
kesaj i thone; kur s'ke shtet as gure, s'te lene vend dhe me ty luajne