10 vendet qe duhen vizituar ne Shqiperi - Diskutime

×
Hyrja
Profili

10 vendet qe duhen vizituar ne Shqiperi

10 vendet qe duhen vizituar ne Shqiperi

· 3 · 402

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

ne: 18-05-2012, 16:46:43
Shqiperia eshte nje toke e mbushur plot surpriza dhe e afte per te mahnitur edhe turistin me skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqiperia eshte nje vend ku mund te ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Per te apasionuarit pas turizmit malor Shqiperia po ju pret. 70 km larg qytetit te Shkodres, ne zemer te alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet per kontrastet e relievit, ujevarave, bimesise se dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtepite karasteristike te zones, gatimet tradicionale por edhe shume aktivitete argetuese i bejne pushimet tuaja te paharrueshme.

Ne veri te vendit nuk duhet lene pa vizituar Lugina e Valbones ne Tropoje. Ne bujtinat e Valbones, ndertesa kryesisht dykateshe te stilit tradicional me çati te pjerreta e ne te rralle edhe me tjegulla, vizitoret gjejne ushqim tradicional, shtroje e mbuloje, si dhe zjarr per t’u ngrohur. Rruga deri ne Valbone eshte nje mrekulli me vete. Lundrimi me tragetin Fierze-Koman paraqet nje atraksion te vertete turistik per kedo qe viziton Tropojen.

Ne juglindje te Shqiperise Voskopoja eshte nje prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen ne menyre harmonike per t'i dhene asaj vlera turistike te perhershme.

Por Shqiperia fantastike kompletohet edhe me pjesen e bregdetit.
 
Mjafton te afrohesh ne qytetin e Sarandes per te zbuluar pjese mahnitese te Detit Jon, aq sa mund te mos pendohesh qe s’je ne detin e Karaibeve. Plazhi Palas i Vlores, per shembull, meriton sigurisht nje qendrim te gjate. I shtrire ne bregun e shkelqyer qe perfshin Qafen e Llogarase dhe Saranden, ai karakterizohet nga shtepiza te bardha dhe fshatra te vogla, te cilat shtrihen ne nje zone te arte te rrethuar nga natyra e bukur.

Nder vendet me joshese eshte Gjiri i Kakomes, nje nga zonat me te bukura detare te bregut ballkanik.

Ne bregdetin jonian nder me te frekuentuarit eshte plazhi i Dhermiut. Qetesi, bregdet te paster, por edhe gjelberimi ne disa pjese te tij i bejne te veçanta pushimet ne te.

Kur zbret ne plazhin e Dhermiut nuk mund t'i rezistosh nje rikthimi te dyte. Plazhi i copetuar ne gjatesine e tij rezervon gjire te pafund e zona te pashkelura kurre.

Jala eshte nje tjeter perle qe mbush mozaikun e plazheve te detit Jon. Por ata qe plazhin e duan me rere Deti Adriatik ofron mundesi pa fund. Nder me te veçantit eshte plazhi i Tales ne Lezhe, zone kjo e konsideruar e virgjer e gati-gati e panjohur per shume kend.

Kombinimi pamjeve mahnitese ne mal dhe bregdeti i mrekullueshem jane vetem disa nga bukurite qe natyra i ka dhuruar Shqiperise.
  

  • Postime: 12743

#1 ne: 18-05-2012, 16:48:06
Po shpella e pirateve pse s'ishte ketu?? apo plazhi i gjeneralit si e ka se spo me kujtohet

apo eshte giude per turistat kjo?

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 18-05-2012, 16:48:48
 

 

 
« Editimi i fundit: 02-02-2020, 23:41:12 nga M A X »

Temat e fundit