×

A do ishte rrezuar tashme Edi Rama nqs ne krye te PD te mos ishte Basha?!

A do ishte rrezuar tashme Edi Rama nqs ne krye te PD te mos ishte Basha?!

· 12 · 215

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 17-06-2019, 13:45:00
Pas gjithe ketyre skandaleve qe e kane karakterizuar mandatin e dyte te PS dhe Edi Rames si dhe pas krizes se thelle politike e institucionale Edi Rama do duhet te ishte rrezuar me kohe nga karrikja e kreut te qeverise. Por dicka e tille nuk duket se do te ndodhe se shpejti. Nje arsye te madhe une e shoh te mungesa e frymezimit qe ofron Lulzim Basha dhe PD ne pergjithesi. Ndaj shtroj pyetjen, a do ishte ndryshe sikur tashme opozita te drejtohej nga dikush tjeter, i paperzier ne skandalet e PD ne pushtet e i paprekur nga e shkuara.

  • Postime: 1578
  • Gjinia: Femer
Parloté
#1 ne: 21-06-2019, 21:08:49
Unë nuk e shoh zgjidhje vetëm ndryshimin e opzitës. Ndoqa programin Opinion nga BF dhe ishte mesazhi i Monika Kryemadhit drejtuar Edi Ramës: të shpëtojë ose kokën ose paratë e vjedhura ndër vite, që ishte mjaft inkurajues. Megjithatë mendoj se duhet një ndërhyrje internacionale për të futur shtetin shqipëtar në binarët e duhur politik. Më vjen keq të them por nuk ka asnjë politikan që din së paku të debatojë e mos të flasim të punojë për shtet e popull.

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 21-06-2019, 21:12:10
Askush nuk te rregullon punet e shtepise tende. Per sa kohe nuk do dime t'i rregullojme vete punet tona nuk na ndihmon dot kush.
Pastaj secili ka interesat e tij qe shpesh nuk perputhen me njera tjetren.

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#3 ne: 21-06-2019, 21:15:16
Nuk eshte e rendesishme Basha apo ndonje tjeter ... Me ate sistem qe ka ngrit Rama vetem populli e rrezon asnje tjeter. Problemi eshte qe edhe populli duke mos ditur ke te besoje eshte i tulatur dhe po reagon shume avash per situaten ne fjale.
Uroj qe te dale nje force e re politike me intelektuale te vertete qe ta udheheqin populli dhe ta shkulin njehere e mire kete kaste politikanesh tranziconaliste te cilet ne keto 20 e kusur vjet vec vjedhjes e abuzimit nuk kane patur asnje ambicie tjeter,

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 21-06-2019, 21:18:19
Ka plako se PD e Bashes nuk rrezaton shprese te elektorati gri qe dhe vendos fatin e zgjedhjeve. Sdq, Rama e ka bere aq mut situaten sa nuk ka me se si te qendroje ne krye.

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#5 ne: 21-06-2019, 21:19:45
Nqs PD do kish lider tjeter e jo Bashen (pasi ky eshte teper i inkriminuar) do e kishte hedhur qe mandatin e pare dhe do ishte tjeter balance politike tani.

  • Postime: 1578
  • Gjinia: Femer
Parloté
#6 ne: 21-06-2019, 21:26:07
Dakord se nuk na ndihmon kush, jo direkt. Por për të larguar pasojat e kriminalitetit nga vendet e veta, do minimalizojnë pasojat edhe për neve. Këtu e kisha fjalën. Të them të drejtën "qeni të zotin nuk e njeh". Nuk mjaftojnë protestat. Duhet revolucion.

  • Postime: 411
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#7 ne: 21-06-2019, 22:28:57
Nuk jane shqiptaret per revolucion jo. As konflikt serioz nuk do kete se njerezit shohin secili interesin e tij dhe ja e aq inteligjente te kuptojne se nuk rrezikohet vetja per Rama, Monika e Basha.

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#8 ne: 21-06-2019, 22:31:27
Thuhet qe eshte gjet nje zgjidhje nga forcat madhore qe Rama te largohet duke i garantuar mosprekjen shume shpejt. Fjale jane por i kam nga njerez te besueshem.

  • Postime: 4215
Charlie
#9 ne: 25-06-2019, 12:33:46
Vetem populli mund ta rrezoje Ramen, me zgjedhje te lira dhe demokratike.

  • Postime: 1578
  • Gjinia: Femer
Parloté
#10 ne: 02-07-2019, 06:45:19
Vetem populli mund ta rrezoje Ramen, me zgjedhje te lira dhe demokratike.

Kjo do të ndodhë me një reformim total të shtetit dhe pushtetit.

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#11 ne: 22-10-2019, 22:02:38
Me kohe e me vakt.... Po te kish qene Grida do e kish shtyp e prapakolp..:)