×
Hyrja
Profili

A duhet te kete njeriu nje ideal?

A duhet te kete njeriu nje ideal?

· 21 · 2895

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
ne: 27-10-2007, 22:07:41
Duhet njeriu te kete nje ideal jetesor? Shpresoj qe ju do jepni  se bashku me pergjigjjet e juaja edhe ndonje aresyetim!

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#1 ne: 30-10-2007, 16:29:58
Teme e mire, s'kam kohe te shkruaj tani por te pergezoj per temen. Njeriu duhet te kete jo vetem nje por SHUME Ideale!

  • Postime: 92
  • Gjinia: Femer
Buzeqeshja
#2 ne: 31-10-2007, 22:04:46
njeriun ideal e perbejn dy veta jo vetem njeri.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#3 ne: 02-11-2007, 21:12:46
OK AN po i kthehem temes sic te premtova.  :perqafim

Une mendoj se njeriu duhet te kete jo nje por me shume ideale. Jane disa arsye pse duhet te kete gjithmone me shume sesa nje ideal. Disa nga keto arsye: nje ideal s'do te na mjaftonte dot kurre se vete natyra jone eshte e pangopur;  nese ai ideali i pare (i vetem) s'do ta benim dot realitet, atehere do te kishim gjithnje nje ideal te dyte ose/dhe te trete, te katert e keshtu me rradhe, per te cilin do te perpiqeshim e do te kishim ambicje dhe synime, te cilin ndoshta do ta kthenim ne realitet; ka me shume sesa nje ideal pasi njeriu gjithnje ka me shume sesa vetem nje deshire dhe enderr dhe per mua nje ideal eshte nje deshire e stermadhe dhe ajo me e fuqishmja fare qe kerkon ta besh realitet, ta mbash, me te cilen e lidh shume jeten tende, etj. Disa nga idealet qe mund, duhet dhe ka njeriu jane: Pasuria - psh dikush eshte shume ambicioz per te arritur shume perpara ne jete me karrieren e tij, per te bere shume leke e per tu bere i/e pasur same shume e per te pasur sukses ne krijimin dhe pasurimin e pasurise se tij. Dashuria - dikush ka ideal te gjeje partnerin e perkryer per te (te gjeje tenxherja - kapakun, pra) dhe te luftoje per ta mbajtur e ta ushqyer kete dashuri qe ne nje te ardhme te krijoje nje familje me te, etj. Familja - disa vajza (femrat sidomos ketu) kane ideal qe te jene me te zonjat e me te mirat persa i perket familjes se tyre. Ato kane deshire te behen shtepiake dhe te jene bashkeshortet dhe nenat me te mira, te jene amvisa, soccer moms e te dallohen me se shumti per rolin e te qenit nene. (Zakonisht nje femer ka me teper nje ideal te tille - familjen, sesa mashkulli. ;)) Argetimi - plot njerez ne jete kane ideal qe ta kalojne tere jeten e tyre duke bere qejf, duke u argetuar ne kulm, duke mos pyetur shume sesa gabime bejne, duke mos u penduar shpesh e duke mos e vrare shume mendjen. Kjo ndodh sidomos e zakonisht per njerezit ne mosha te reja, sidomos 18-30 vjec. Mendoj se keto qe permenda jane disa nga idealet me te medha, me kryesore e me te rendesishme te njeriut.

Mendoj se njeriun e posezon akoma me shume nje ambicje, zili dhe vrull i pangopur, vrull shume i madh qe detyrimisht e con njeriun te kete me shume ideale sesa aq. Per mua si Eleganca, kam disa ideale te rendesishme ne jete qe mundohem t'u kushtoj shume vemendje, pasi jeta ime lidhet shume ngushte me keto ideale. Mendoj se nje nga idealet me te medha qe kerkoj keto dite ne jeten time, eshte qe te jem partnerja me e mire e mundshme per tim shoq dhe qe neser-pasneser te krijoj nje familje, te lind nje bebe per te. Dua te jem sa me e parapergatitur per ate qe me pret, ne menyre keshtu qe te jem nena me e mire e mundshme per femijen tim.

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#4 ne: 20-11-2007, 16:07:11
Njeriu qe s`ka  nje ideal eshte  vetem nje kalimtar i pa pikenisje dhe pikearrijtje ne kete jete.
S`mund te kesh shum ideale,mund te kesh shume deshira te cilat duhet te i sistemosh ne idealin tend.Ideali eshte Programi yt jetesor,njesoj sikurse ai i nje Partie politike apo fetare!

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#5 ne: 22-11-2007, 15:48:36
per çfare te jetoj atehere,po s'pata ideal?!per te ngrene e mjaft?!

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#6 ne: 26-11-2007, 04:47:11
për çfare te jetoj atëherë,po s'pata ideal?!për te ngrënë e mjaft?!

E thene dhe e shprehur shume shkurt, por teper qarte dhe bukur. TE LUMTE Charm. Me ke munguar ti dhe mendimet e tua, ne forum.

 :perqafim

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#7 ne: 26-11-2007, 15:53:00
Njeriu nuk mund te kete shume ideale, ai mund te jete vetem nje....une insistoj qe njeriu te kete ide dhe jo ideale.....
Capkenja
#8 ne: 26-11-2007, 16:36:13
Edhe une i bashkangjitem idese tende Cheke....tashi me duhet te iki te dal nga puna te ble karte tilifoni te flas me te dashurit e mi ne Shqiperi !

  • Postime: 4
Cedrus
#9 ne: 26-11-2007, 20:58:02
Ideal po

  • Postime: 195
endritii
#10 ne: 26-11-2007, 22:22:04
mendoj qe njeriu nuk duhet te kete ideale fare, me pak fjale nuk duhet te idealizohet mbi njerez apo ku ta di une dhe ti marri ato si shembull dhe te mundohet qe te behet si ai shembull.

Njeriu duhet te kete ide te cilat duhet te ecin paralel dhe me rregullat dhe se bashku keto, pra idete dhe rregullat = NJERI IDEAL.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 27-01-2008, 05:41:17
Te flasesh per ide, njeriu ka plotndersa te flasesh per idealetpersonalisht do te pyesja: Kush mund te jene keto Ideale??? A ekzistojne?
Per mendimin tim jane  vetem vlerat, virtytet  ato qe krijojne idealet.


Capkenja
#12 ne: 29-01-2008, 11:02:08
Mendoj se  njeriu duhet te kete qellime ne jete ,keto mund te jete baza per te ecur me tej.Nese do te kishim nje ideal si e zeme si Nene Tereza dhe sdo ta arrije kur ta plotesoje atehere tere jeten tende do te ndihesh i deshtuar sepse ti merr shembull dike bazon mendimin tend dhe jeten tende mbi dicka.

Vete zoti e denon kete gje,duke adhuruar apo idealizuar dicka qe nuk ka ndonje vlere kaq te rendesishme.Po e lidh pak temen ne aspektin fetar per te dal ne kete kendveshtrim jemi krijuar te tille dhe per ate qe mundemi..jo cdo gje eshte e pamundur sikurse e mundur.Nuk e di personalísht do krijoja komplekse ne vete nese mendimet apo pikesynimet e mia do drejtóheshin ndaj dickaje "Asaj qe kam zgjedhur si ideal.


Njeriu duhet te kete vullnetin,qellimet,vetedijen,arsyen shume faktore ne jete!

  • Postime: 44
halilfazliu
#13 ne: 29-01-2008, 15:41:20
Po duhet te kete patjeter. Bile une mendoj se njeriu duhet te kete me shume se nje ideal sepse ne nje ieal nuk mund te perfshihet i tere personaliteti i tij. si mund te jetoje dikush pa asnje ideal? Ideal nuk ka vetem kafsha...

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#14 ne: 29-01-2008, 15:45:49
Po duhet te këtë patjetër. Bile unë mendoj se njeriu duhet te këtë me shumë se një ideal sepse ne një ieal nuk mund te përfshihet i tërë personaliteti i tij. si mund te jetoje dikush pa asnjë ideal? Ideal nuk ka vetëm kafsha...
Shume ideale ka vetem trathtari apo ai qe s`di asgje!
Capkenja
#15 ne: 29-01-2008, 16:29:44
Kush eshte ideali juaj ?

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#16 ne: 11-02-2008, 22:43:50
Kush është ideali juaj ?
Te pajisem me tera vetite e vlershme njerezore te kohes sime!

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#17 ne: 15-02-2008, 16:43:37
Të pajisem me tera vetite e vlershme njerëzore te kohës sime!
Vetem kaq?

  • Postime: 402
  • Gjinia: Femer
Justice
#18 ne: 20-02-2008, 10:47:31
Ahhh.........sikur te kishte...por sbesoj qe ka....se vetem nje njeri IDEAL ka ne bote dhe ajo jam une...(hhahahahahahahha)

  • Postime: 44
halilfazliu
#19 ne: 04-04-2008, 20:49:37
Njeri prej anetareve pak me larte tha se  ;;Shume ideale ke vetem tradhetari apo ai qe nuk di asgje;;  Une e kisha pyetur kete dai se ku i ka marre ai keto fjale? po qe se jane te tijet atehere duhet edhe t,i argumentoje. si mund ta kete njeriu vetem nje ideal kur dihet se fjala ideal ka kuptimin e qellimit me te larte te njeriut  qe mbeshtetet ne bindjen e tij , ne pikesynimin kryesor te deshires se tij  qe e udheheqe personalitetin e tij per te vepruar dhe per te arritur nje qellim te caktuar.. keshtu pra kemi idealin per liri, idealin per barazi gjinore, idealin per lumturi etj etj prandaj ju lutem mos i fyni njerezir me terma se ai qe ka shume ideale eshte tradhtar apo dicka tjeter. duhet te dije secili se deshirat e njerezve nuk jane te njejta, se ato ndryshojne vazhdimisht, se bile ndryshojne edhe ne vete personalitetin e nje individi brenda nje kohe te caktuar. PO QE SE DONI TE JENI VELLEZER DHE tolerante, pranoni edhe mendimet e te tjereve, e sidomos zoti i nderuar ALBNODOBY, ME NDERIME, H. FAZLIU

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#20 ne: 21-12-2008, 13:23:10
,
« Editimi i fundit: 11-05-2012, 19:26:40 nga ßåвє »

Temat e fundit