Kohen e fundit eshte evident fakti se edhe femrat tona me shumice shkollohen neper Univerzitetet lokale dhe ato nderkombetare anekend botes, qe eshte gje shume pozitive.
Po a mendoni se me kete ajo eshte e barabarte me mashkullin, dmth a ka qasje ne jeten shoqerore si mashkulli sot?
- Eshte shume i vertete fakti qe femrat shqiptare sa vjen e po inkuadrohen mjaft mire ne fushen arsimore, profesionale, ate kulturore, edukative e sociale... por kjo s'do te thote se ajo shihet me te drejta apo liri te barabarta me mashkullin!

Me thene te drejten, (mund te me quani dhe pesimiste apo si ta keni deshiren)... por per mendimin tim, popullit tone shqiptare do t'i duhet me shume se nje 10-vjecar (ne mos me shume) per te pare me te vertete femren krah per krah mashkullit pa asnje dallim feje, ideje, pune, aftesie... etj etj.
Kemi nje mentalitet (te pakten shumica absolute) mjaft te ngurte... dhe nese nuk jemi rritur me ate ne gji, perseri duket sikur e kemi ne gjak... e trashegojme brez pas brezi,... e shohim femren gjithmone si nje mjet pune, kenaqesie, perfitimi... etj etj. Te mos keqkuptohemi, nuk them aspak qe te gjithe jane keshtu... por mendoj se pjesa derrmuese jane te tille

Mjafton te lexoni mjaft tema dhe ne kete forum, e do te arrini te kuptoni shume mire ndryshimin e mendimit dhe ate te hapjes midis nje mashkulli e nje femre. Sa rende paragjykohet/gjykohet nje femer shqiptare KURRE... ama kurre nuk mund te paragjykohet nje mashkull (dhe sikur te kene bere te njejtin mekat)! Pikerisht prej kesaj, marrin shkas dhe shume gjera te rendomta qe bejne meshkujt... sepse dihet qe syri publik apo familja nuk denon ato aq shtrenjte sa denon nje femer!
- Mgjth, mendoj se as ne vendet e ashtuquajtura ''demokratike'' apo ''te zhvilluara'' nuk mund te gjesh gjithmone femren me te drejta/liri te barabarta me mashkullin. Kudo gjenden diskriminime gjinie... kudo! (
kjo flet shume per ate mos-barazi ekzistuese planetare... dhe pse ne disa vende shfaqet ne perqindje shume me te vogel ne krahasim me popullin tone)Kaq!
Gjithe te mirat!
