×
Hyrja
Profili

A është sot femra shqiptare e emancipuar?

A është sot femra shqiptare e emancipuar?

· 33 · 9804

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-10-2005, 05:14:43
Deri vonë te gjithë kemi thënë një gjë te vërtetë, se femra shqiptare ne pergjithsi gezon shumë më pak te drejta se sa mashkulli. Padyshim, këtu ka pas segregacion (ndarje) ne mes gjinive të ndryshme, ku mashkulli ka pas qasje ne shumë gjëra ne te cilat femres i është ndaluar.

Kohen e fundit është evident fakti se edhe femrat tona me shumicë shkollohen nëpër Univerzitetet lokale dhe ato ndërkombëtare anekend botës, qe është gjë shumë pozitive.

Po a mendoni se me këtë ajo është e barabarte me mashkullin, d.m.th. a ka qasje ne jetën shoqërore si mashkulli sot?

Pergjigjet tuaja do të jenë shumë te rëndësishme, pasi reflektojne mendimet e te rinjve shqipetare.

Me dashuri për te gjithë ju.
« Editimi i fundit: 02-06-2006, 04:30:03 nga Untouchable »

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 03-10-2005, 09:25:19
Panopticon,teme e qelluar kjo per diskutim.
Natyrisht se tani kane ndryshuar koherat dhe barazia ne mes mashkullit dhe femres eshte shume evidente ne cdo segment te jetes.Femren tone e has aty ku me heret ke mundur ta hasesh vetem mashkullin.
Jo vetem ne Universitete,por ate e gjen dhe ajo po luan nje rol te rendesishem edhe ne sferen politike.
Nuk thuhet me kot se pasqyra e nje kombi te civilizuar,eshte femra e emancipuar.

  • Postime: 278
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 07-10-2005, 06:12:25
Eshte e vertete qe kohet e fundit femra shqiptare eshte me e emancipuar dhe po integrohet me mire ne shoqerine shqiptare.Po eshte akoma shume mbrapa ne krahasim me vendet e tjera te botes dhe mendoj se as qe mund te flitet akoma per barazi midis sekseve ne shqiperi per momentin.

  • Postime: 5
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 07-10-2005, 19:07:54
panopticon teme e qelluar :)

edhe un jam e atij mendimi se me pare femra shqiptare nuk ka gezuar shume e shume te drejta e liri qe i gezon tash. por me gezon fakti se ne dite te sotshme ate (femren) mund ta shofim ne shume e shume vende se bashku me mashkullin, mendoj ne te njejtin nivel e jo si me pare kur ajo ka qene e shtypur dhe pa te drejta. sot femren shqiptare mund ta shofim  si shume te suksesshme ne shume sfera te jetes.me pelqen ajo qe vazhdimisht femra lufton per te thyer barrieren mes saj edhe mashkullit dhe mundohet per nje barazi me te, gje qe eshte edhe e dukshme :) :)
po po po  femrat shqiptare jane te emancipuara dhe vazhdimisht mundohen ne ket drejtim edhe pse na duhet kohe me teper, por cdo gje do te arrihet kur ate e deshiron njeriu

tung, pershendetje te gjithve

  • Postime: 1364
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 07-10-2005, 19:34:51
Shumëcka smund të kuptoj këtu:
Cka është emancipimi, kush e përcakton dhe si përcaktohet?
Cka dmth qasje e femrës në jetën shoqërore? Kush e ndalon atë në ketë qasje? Dhe faktikisht cka është jeta shoqërore dhe si mund të privohet një individ nga ajo?


  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 07-10-2005, 20:26:23
Xhavo - pergjigjet ne pyetjet e tua i gjen neper libra  ;).

Eshte e vertete se per te shkruar ne kete teme - duhet te dihen keto koncepte, nese ju nuk i dini, me vjen keq.

Juaji,

P.

  • Postime: 5949

#6 ne: 09-10-2005, 07:28:17
Kohen e fundit eshte evident fakti se edhe femrat tona me shumice shkollohen neper Univerzitetet lokale dhe ato nderkombetare anekend botes, qe eshte gje shume pozitive.

Po a mendoni se me kete ajo eshte e barabarte me mashkullin, dmth a ka qasje ne jeten shoqerore si mashkulli sot?


- Eshte shume i vertete fakti qe femrat shqiptare sa vjen e po inkuadrohen mjaft mire ne fushen arsimore, profesionale, ate kulturore, edukative e sociale... por kjo s'do te thote se ajo shihet me te drejta apo liri te barabarta me mashkullin! Jojo:
Me thene te drejten, (mund te me quani dhe pesimiste apo si ta keni deshiren)... por per mendimin tim, popullit tone shqiptare do t'i duhet me shume se nje 10-vjecar (ne mos me shume) per te pare me te vertete femren krah per krah mashkullit pa asnje dallim feje, ideje, pune, aftesie... etj etj.
Kemi nje mentalitet (te pakten shumica absolute) mjaft te ngurte... dhe nese nuk jemi rritur me ate ne gji, perseri duket sikur e kemi ne gjak... e trashegojme brez pas brezi,... e shohim femren gjithmone si nje mjet pune, kenaqesie, perfitimi... etj etj. Te mos keqkuptohemi, nuk them aspak qe te gjithe jane keshtu... por mendoj se pjesa derrmuese jane te tille (?)
Mjafton te lexoni mjaft tema dhe ne kete forum, e do te arrini te kuptoni shume mire ndryshimin e mendimit dhe ate te hapjes midis nje mashkulli e nje femre. Sa rende paragjykohet/gjykohet nje femer shqiptare KURRE... ama kurre nuk mund te paragjykohet nje mashkull  (dhe sikur te kene bere te njejtin mekat)! Pikerisht prej kesaj, marrin shkas dhe shume gjera te rendomta qe bejne meshkujt... sepse dihet qe syri publik apo familja nuk denon ato aq shtrenjte sa denon nje femer!

- Mgjth, mendoj se as ne vendet e ashtuquajtura ''demokratike'' apo ''te zhvilluara'' nuk mund te gjesh gjithmone femren me te drejta/liri te barabarta me mashkullin. Kudo gjenden diskriminime gjinie... kudo!   (kjo flet shume per ate mos-barazi ekzistuese planetare... dhe pse ne disa vende shfaqet ne perqindje shume me te vogel ne krahasim me popullin tone)
Kaq!


Gjithe te mirat! :pafshim

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 09-10-2005, 12:46:54
Urime Pan.
Gjithmone vjen me tema interesante dhe qe jane te vlefshme per diskutim.

Une personalisht mendoj se femra shqiptare sot eshte e emancipuar.Ajo gezon shume te drejta ne shoqeri.Megjithate nuk besoj se do te mund te jete plotesisht e barabarte me gjinine e kundert.Nuk eshte vetem bota mashkullore qe parandalon barazine ndermjet,por eshte ne fakt vet ndertimi anatomik,fiziologjik dhe natyra femerore qe e bejne nje dallim ndermjet.Eshte femra ajo qe eshte shtatzene per 9 muaj.Pastaj perkujdesja ndaj femiut te porsalindur(nuk e perjashtoj pjesmarjen e mashkullit).
Per te mbetur ne teme,do te shtoja se eshte serish femra,ajo qe vet vendos te jete amvise ne disa etapa te jetes se saj.
Mbase edhe nuk eshte e thene qe femra te jete e barabarte ne shoqeri,sepse sot femrat paguajne nje cmim te larte sa i perket emancipimit te tyre.P.sh. renja e natalitetit, shkurorezimet e shumta, e tjere e tjere......
Pershendetje.

  • Postime: 53
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 10-10-2005, 11:50:58
Ne qofte se flasim per statistika nuk besoj se do te ishin ne favor te emancipimit. Femra emancipohet ne nje shoqeri te emancipuar. Ne nje shoqeri te lire nga dogmat e te kaluares. Ne nje shoqeri me nivel civilizimi te avancuar ku maskilizmi nuk eshte ne rend te dites. Fakti qe ne legjislaturen e kaluar kishim nje ministri te gruas eshte sinjifikativ. Nese femra ka arritur emancipimin, jo vetem formalisht (nga ligji) por edhe realisht (ne shoqeri) dhe  trajtohet njelloj si mashkulli (flasim per pjesemarrje ne jeten ekonomike, politike dhe shpirterore te vendit ne te njejtin nivel si dhe meshkujt) nuk kuptohet pse-ja e kesaj ministrie.

  • Postime: 294

#9 ne: 10-10-2005, 12:04:38
Urime Pan.
Gjithmone vjen me tema interesante dhe qe jane te vlefshme per diskutim.

Une personalisht mendoj se femra shqiptare sot eshte e emancipuar.Ajo gezon shume te drejta ne shoqeri.Megjithate nuk besoj se do te mund te jete plotesisht e barabarte me gjinine e kundert.Nuk eshte vetem bota mashkullore qe parandalon barazine ndermjet,por eshte ne fakt vet ndertimi anatomik,fiziologjik dhe natyra femerore qe e bejne nje dallim ndermjet.Eshte femra ajo qe eshte shtatzene per 9 muaj.Pastaj perkujdesja ndaj femiut te porsalindur(nuk e perjashtoj pjesmarjen e mashkullit).
Per te mbetur ne teme,do te shtoja se eshte serish femra,ajo qe vet vendos te jete amvise ne disa etapa te jetes se saj.
Mbase edhe nuk eshte e thene qe femra te jete e barabarte ne shoqeri,sepse sot femrat paguajne nje cmim te larte sa i perket emancipimit te tyre.P.sh. renja e natalitetit, shkurorezimet e shumta, e tjere e tjere......
Pershendetje.
E dashur jam dakord me ty deri ne nje fare mase :
1- femra shqiptare eshte e emancipuar por jo aq sa duhet, dhe nuk eshte e vertete qe gezon shum te drejta DE FACTO  ndryshe shoqeria shqiptare nuk do vazhdonte te ishte kaq e semure dhe e prapambetur ne krahasim me pjesen tjeter te botes se emancipuar;
2- nuk arrij te kuptoj çfare do te thuash ti me pabarazi fiziologjike? ketu nuk po flasim per kete aspekt  qe eshte i rendesishem pa diskutim por kjo sdo te thote qe kjo natyr e femres na qenka 1 limit drejt barazise me mashkullin! çdo me thene kjo?
 

- Eshte shume i vertete fakti qe femrat shqiptare sa vjen e po inkuadrohen mjaft mire ne fushen arsimore, profesionale, ate kulturore, edukative e sociale... por kjo s'do te thote se ajo shihet me te drejta apo liri te barabarta me mashkullin! Jojo:
Me thene te drejten, (mund te me quani dhe pesimiste apo si ta keni deshiren)... por per mendimin tim, popullit tone shqiptare do t'i duhet me shume se nje 10-vjecar (ne mos me shume) per te pare me te vertete femren krah per krah mashkullit pa asnje dallim feje, ideje, pune, aftesie... etj etj.
Kemi nje mentalitet (te pakten shumica absolute) mjaft te ngurte... dhe nese nuk jemi rritur me ate ne gji, perseri duket sikur e kemi ne gjak... e trashegojme brez pas brezi,... e shohim femren gjithmone si nje mjet pune, kenaqesie, perfitimi... etj etj. Te mos keqkuptohemi, nuk them aspak qe te gjithe jane keshtu... por mendoj se pjesa derrmuese jane te tille (?)
Mjafton te lexoni mjaft tema dhe ne kete forum, e do te arrini te kuptoni shume mire ndryshimin e mendimit dhe ate te hapjes midis nje mashkulli e nje femre. Sa rende paragjykohet/gjykohet nje femer shqiptare KURRE... ama kurre nuk mund te paragjykohet nje mashkull  (dhe sikur te kene bere te njejtin mekat)! Pikerisht prej kesaj, marrin shkas dhe shume gjera te rendomta qe bejne meshkujt... sepse dihet qe syri publik apo familja nuk denon ato aq shtrenjte sa denon nje femer!

- Mgjth, mendoj se as ne vendet e ashtuquajtura ''demokratike'' apo ''te zhvilluara'' nuk mund te gjesh gjithmone femren me te drejta/liri te barabarta me mashkullin. Kudo gjenden diskriminime gjinie... kudo!   (kjo flet shume per ate mos-barazi ekzistuese planetare... dhe pse ne disa vende shfaqet ne perqindje shume me te vogel ne krahasim me popullin tone)
Kaq!
Gjithe te mirat! :pafshim
Jam dakord plotesisht me SMILEY, eshte vertet tragjike realiteti i femres shqipetare ne shqiperi dhe vertet qe do duhet pune e madhe duke nisur te parat  vete femrat  per te ndryshuar situaten dhe kete mentalitet injorant dhe te prapambetur.
Mos harrojme fshatrat dhe zonat e largeta ne mes maleve, ku ideja e nje femre te emancipuar as qe kuptohet e jo me te perqafohet e te trasmetohet si nje vlere e domosdoshme e shoqerise qe e çon nje komb e nje shtet drejt zhvillimit dhe  perparimit....

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 12-10-2005, 18:50:21
E dashur jam dakord me ty deri ne nje fare mase :
1- femra shqiptare eshte e emancipuar por jo aq sa duhet, dhe nuk eshte e vertete qe gezon shum te drejta DE FACTO  ndryshe shoqeria shqiptare nuk do vazhdonte te ishte kaq e semure dhe e prapambetur ne krahasim me pjesen tjeter te botes se emancipuar;
2- nuk arrij te kuptoj çfare do te thuash ti me pabarazi fiziologjike? ketu nuk po flasim per kete aspekt  qe eshte i rendesishem pa diskutim por kjo sdo te thote qe kjo natyr e femres na qenka 1 limit drejt barazise me mashkullin! çdo me thene kjo?
 


I nderuar (me fal qe s'mund te te drejtohem i dashur),eshte shume pak e rendesishme nese je dakord me ate qe kam postuar apo jo. Nga nismetari i temes kerkohet te japim mendimet tona, e jo nese jemi dakord me njeri tjetrin .
Megjithate po te bej me te lehte per te kuptuar se c'doja te them me ate qe kam postuar me larte.Eshte mendimi im dhe i jap vetes te drejten te mendoj se femra shqiptare eshte e emancipuar dhe gezon shume te drejta.Mirepo mbase duhet te shtoj se e kisha fjalen ne krahasim me disa dekada te mehershme.
Sa per piken e dyte,po shtoj se dallimi fiziologjik ne fakt eshte nje lloj diskriminimi,kur vecanerisht ketu ku une jetoj momentalisht(shtetet tjera nuk i njoh aq mire per te bere nje konkludim),femra ,vetem se eshte femer(ketu fiziologjia), nuk pranohet ne pune,ne disa raste,sepse punedhenesit supozojne se ajo heret ose vone do mbetet shtatzene, do linde,pastaj pushimet qe vijojne,e te gjitha duhet t'i paguajne ata.Pra rrogen qe ajo femra do duhej te mirte duke mos qene ne pune per nje kohe te gjate.Shpresoj te mirekuptohem kesaj rradhe.
Pershendetje.
« Editimi i fundit: 12-10-2005, 19:56:11 nga Parloté »

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 12-10-2005, 19:41:32
Pajtohem me ty Parlote,

Pan.

  • Postime: 5949

#12 ne: 13-10-2005, 06:39:06
Cituar nga Parlote-- Sa per piken e dyte,po shtoj se dallimi fiziologjik ne fakt eshte nje lloj diskriminimi,kur vecanerisht ketu ku une jetoj momentalisht(shtetet tjera nuk i njoh aq mire per te bere nje konkludim),femra ,vetem se eshte femer(ketu fiziologjia), nuk pranohet ne pune,ne disa raste,sepse punedhenesit supozojne se ajo heret ose vone do mbetet shtatzene, do linde,pastaj pushimet qe vijojne,e te gjitha duhet t'i paguajne ata.Pra rrogen qe ajo femra do duhej te mirte duke mos qene ne pune per nje kohe te gjate.Shpresoj te mirekuptohem kesaj rradhe.


Ke te drejte.. se ne fakt, kjo s'eshte e vertete per cdo vend. Varet ne radhe te pare nga firma, kompania apo institucioni punedhenes sesa i madh eshte, e se cfare ligjesh e te drejtash ka ne lidhje me te gjithe punonjesit e vet... sikurse varet dhe shume mire nga aftesite profesionale te vet personit (psh., ne rastin tone femres). Nuk eshte e lehte dhe per firmen te marr e zevendesoj dike me te njejtat aftesi profesionale e eksperience ne ate fushe sic ka  ajo  shtatzane tashme. Sepse ne radhe te pare, nja 2-6 muaj te mire do te duhet te behet trajnim vetem ne profilin qe ajo do te futet ne punoj... e plus qe eshte me ligj (te pakten ne vendin ne te cilin jetoj une) qe femra me te vertete merr leje maternitare... por ama vendi i punes nuk i hiqet se mori lejen Jojo:
Kane punuar gjate e ashper' shtetet evropiano perendimore per te mos bere macin qen ;)   (pastaj roli i femres ne shoqeri e pune shihet po aq i rendesishem edhe i nevojshem sa eshte ai i mashkullit... perndryshe do ta na ishin mbushur te gjitha vendet vec me meshkuj qe punojne ...loool)
E ketu sa vijne e i rrisin te drejtat e femrave e jo me' t'ua heqin atyre... lum si ne :P

Mgjth, sic u permend dhe me pare... diskriminime gjinie shihen kudo dhe pse ne sasira te vogla ne krahasim me vendin tone... por mos harrojme se BOTA S'ESHTE PERFEKTE (sepse as ajo qe duket komplet e 'lemuar'... realisht nuk eshte) ;-)

  • Postime: 1650

#13 ne: 13-10-2005, 12:28:48
Para se te determinoni a osht femra Shqiptare e emancipuar apo jo, fillimisht duhet me perkufizu ca quani ju te emancipuar. Ose me sakte deri ku shkon niveli i emancipimit? Dmth per dike emancipim mund te quhet integrimi i femres ne ato shkalle te shoqerise ku me pare ishte tabu, kurse per dike tjeter mund te quhet kur emancipim veshja ekstravagante apo edhe menyra te tjera.

Personalisht mendoj qe femra shqiptare me shume se e eintegruar ka degraduar disi. Ku e mbeshtes kete teze? Well me thente te drejten qytetet me tradite si Tirana, Durresi etj edhe pse kane me prane perendimit ne kuptimin e fjales qe kane pa me shpejt se te tjerat bote me sy si i thone nuk jane aq te predispozuara te 'emancipohen' sesa nga rrethet ku e vetmja gje e gjalle other than njerzit eshte bagetia.

Kam vene re se sa me shume te jesh larg botes re re aq me shume you get spoiled kur bie ne kontakt me te.

  • Postime: 222

#14 ne: 17-10-2005, 12:18:32
Perpiqet te jete e tille, dhe elemente pozitive ka .... Por "ftohesh" direkt kur shikon se ka plot femra pa interesa, mjafton te kene nje te dashur me para, (i martuar apoj o, nuk u ben pershtypje) , nje makine dhe aq..... Nuk bejne asgje per personalitetin e tyre , per tu integruar ne nje shoqeri qe ecen shume shpejt dhe qe ta zhvesh masken e bukurise kollaj.

  • Postime: 43
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 17-10-2005, 12:25:42
une mendoj se nuk eshte por pak me shume se vitet qe kane kaluar(vitet e diktatures psh)

  • Postime: 15
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 22-05-2006, 14:56:09
Pershendetje! Do bashkohesha me mendiin e" Solist " ne lidhje me konceptimin e  emancipimit .Varet se ke quajm ne me nje perkufizim te till ,shpesh quajm  te emancipuar nje femer qe tregon shume pjese te trupit (pa gjykuar njeri),ose nje femer qe eshte duke ber karriere (art,politik,etj ) ,dhe shpesh justifikojme faktin se si e kan arritur duke thene qe keshtu ben gjithe bota . Per mua emancipim  ka nje kuptim shume te gjere dhe fillon: Qe ne momentin qe e njohim kush jemi , kapacitetin qe kemi ,sa mund te arrijm ne menyren me te ndershme per te zene nje pozicion ,te kemi nje paraqitje qe te perciell respekt per veten dhe kenaqesi per ata qe te shohin , respekt dhe mirkuptim ne mardhenie te ngushta ,dhe pse jo nje karriere brilante e bazuar ne meritat  e intelektit  e jo ne bukurit e hireve te xhveshura apo ne etjen per parat . Gjithsesi secili e sheh nga pozicioni i qendrimit dhe une nuk dua te paragjykoj asken.

  • Postime: 33
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 25-05-2006, 06:34:47
Pan mendoj se sot femra shqiptare eshte me e emancipuar se kurr me pare, mirpo jam dakord me disa zerist se edhe disa nga to emancipimin e kan kuptuar ne menyre te gabuar.

per fat te keq ka shume femra qe jan ne faze te "emancipimit" dhe "edukimit" te gabuar. me duket se e gjithe kjo eshte si pasoje se ne nuk kemi tradite per emancipimin e gruas edhe shpeshhere e bejme kete ne menyre te gabuar. psh. gjat shkollimit tim kam pasur rastin te shoh X raste kur ka pasur diskriminim gjinor pozitiv ne shkolle. femrave u jan dhene notat me leht ne menyre qe ato sa me teper te edukohen. kjo eshte pozitive (dhe deri sot e kam perkrah kete) ne disa raste mirepo, ka shkaktuar qe nje pjese e femrave qe realisht nuk kan qene te gatshme te marrin rrugen e studimeve te vazhdojne kete rruge. dje sapo degjove se ne SEE-U ka me teper studente se sa student (kjo pa dyshim se me gezon). kur them se nuk kane qene te pergatitura per ket udhetim mendoj ne faktin se jan mesuar disa sende ti marrin leht dhe me nuk shprehin interesim per ta zhvilluar veten ne nivelin akademik, kulturor dhe shoqeror. (nje televizion i kosoves beri nje lloj ankete ne rruget e prishtines ku shumica e te anketuarve ishin student dhe studente dhe i pyeti a e dini se c'eshte fobia? per cudine time shumica e femrave te anketuara nuk e dinin kete. Fakt eshte se fobia mesohet ne psikologjine e gjimnazit).

tash nuk dua te them se shumica e femrave jan te paedukuara, mirpo mendoj se per te arritur ne nivel te duhur duhet te kaloj shume kohe.

nje shok i imi thoshte: "Per te qene femrat tona te emancipuara duhet te arrijme ne kohen kur gjyshja i thot nipit te saj: shko bleja gjyshes gazeten ditore!"

#18 ne: 26-05-2006, 14:44:17
Deri diku mund te them po jo per te gjitha shtresat.Femra ne fshat ka ngelur po ajo qe ka qene jo per faj te saj per shkak te rrethanave qe eshte.Emancipimi duhet te vij ne shkalle te gjere,une mund te them qe kemi nje shthurrje te femres ne range te gjere,sic e ka thene dhe parafolesi jane bere me te padukuara!

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 08-07-2006, 18:43:15
Mjerisht s`eshte ende,apo eshte shume pak.
Ne nje shoqeri te roberuar dhe te varfer,femra s`mund te emancipohet.Duhet se pari te emancipohen politikanet, mashkuj,t`i emancipojne  femrat e pastaj edhe femijet e tyre mashkuj dhe femra njesoj...
Sot femra shqiptare ka shume liri por jo emancipim.Liria dhe emancipimi jane dy gjera te  ndryshme...Emancipi mi kerkon edukim, aresimim, punesim, çlirim nga obligimet e panevojshme qe  vijne nga pasoja te mbetura nga e kaluara e turbullt kombetare...etj...

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 26-11-2006, 18:22:48
Per mendimin tim, eshte proces pozitiv dhe i domosdoshem.
Mirepo emancipimi i femres eshte proces i rendesishem per shoqerine dhe reflektohet ne te gjitha aspektet shoqerore sepse nje shoqeri me femer te ngritur eshte shume me produktive se shoqeria ku femra eshte e shtypur!
Femra edhe mashkulli duhet ti kene te drejtate barabarta, kur e theme kete mendoje qe te drejtat duhet ti kene te dy gjinit te barabarta por eshte dallimi se ne cilen fushe te jetes duhet angazhuar me shume burri e ne cilen gruaja qe mos te angazhohen ne fushat e jetes te kunderta se ku munden ata te dhene kontributi e vete.

Por duhet kohe qe nje pjese e shqiptareve te arrijne te kuptojne rendesine e grave, mesiguri qe jane bere mjafte ndryshime gjate ketyre koheve por duhen bere akoma dhe shume te tjera.

  • Postime: 1580

#21 ne: 27-11-2006, 09:08:23
Sipas mendimit tim empaciteti i femres shqiptare kohet e fundit eshte rritur ne mase.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 04-10-2009, 21:23:54
Te jesh e emancipuar nuk do te thote vetem te jetosh e lire dhe te besh cdo gje qe deshiron, por do te thote te jetosh e lire duke qene vetvetja dhe duke treguar nje respekt te plote ndaj vetes dhe ndaj veprimeve te tua. Te jesh femer e emancipuar do te thote te jetosh e lire, te jesh e pandjeshme ndaj paragjykimeve, por aman te dish ti vrasesh ato paragjykime me dituri, njohuri, edukate dhe kulture, dhe jo me injorance apo thjesht me nje iluzion diturie.

Kete lloj kombinimi une e shoh ne shume pak femra shqiptare.

  • Postime: 12347
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 04-10-2009, 21:32:04
Eshte vetem nje perqindje shume e ulet e tille. Jemi shume mbrapa edhe ne kete drejtim.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 04-10-2009, 23:51:19
Po pra eshte e vertete, femra te emancipuara nuk jane vetem ato qe veshin minifund, por ato qe veshin minifund si te te mbysin me intelekt, ato qe jane te pergatitura per jeten.

Temat e fundit