Uhhh cfar teme paske hapur moj Capkene!

Nga u frymezove ti kështu moj xhane?

Siq tha Untouchable, nëse te nguc dikush na bëj një ze!
Ishalla s'të nguc burri im se do të duhet ta vras pastaj!
Ti kthehem temës se mos më editoni!
Njeriu është një qenie e cila çdo gjë te mirë qe ka dhurate "ndonjëherë" anon ta keqperdore. Interneti dhe forumi janë shpikje shumë te dobishme për njeriun sepse nëpërmes këtyre informohemi, mesojme gjëra të reja, shkembejme experienca dhe pse mos te njohtojme edhe njerëz te ndryshëm me te cilët mund te krijojmë shoqeri te sinqerta?!
Tash çdo i martuar kur e fut kemben ne botën virtuale duhet vehtes te ia percaktoje disa kufij te cileve duhet te ju permbahet.
Kjo për hire te vetvetes dhe për hire te dashurisë dhe respektit qe ka ndaj partnerit.
Nuk shoh asgjë te keqe tek një shoqeri e pastër virtuale përderisa respektohen kufijte nga te dy palet.
Ka raste kur njerzit s'janë te lumtur ne martesen e tyre dhe ata njerëz gjejne prehje dhe kenaqesi kur terhiqen ne botën virtuale dhe kërkojne aventura online.
Unë këtë gjë personalisht e gjykoj dhe nuk e miratoj. Problemet martesore nuk zgjidhen me aventura ne botën virtuale por përkundrazi, me këtë vehtes ia shton edhe një problem me shumë.
Tema për mendimin tim s'është mirë e titulluar. E them këtë se jo vetëm meshkujt por ka edhe femra te cilët hynë ne forume chate etj për qellime tjera.
Capkene, njeriu nuk duhet te ja lejoje vehtes te dashurohet ne shkrimet e dikujt pa e pare dhe pa e njohur personin. Njerzit e tillë unë personalisht i quaj
naive.
Ne botën virtuale mund dikush tet prezantohet sikur me qenë njeriu me i përsosur ne botë, por ne realitet del krejtësisht ndryshe dhe shpesh një takim ne botën reale për shumicat është shumë deshperuese.

Natyrisht ka edhe perjashtime...
