×

A hyjne burrat per te gjuajtur femra ne forum?

Vizitor · 933 · 20485

A hyjne burrat per te gjuajtur femra ne forum?

Vizitor · 933 · 20485

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#25 ne: 10-08-2007, 19:25:32
Si puna jote Kënga. ;) Ti je nga ato vajza qe mund dhe e bën pikërisht këtë dhe mirë për ty (good for you). Ne këtë kohe qe ka ardhur te tallesh [përmirësoje fjalorin!] me çunat, është e mirë dhe pozitive ndonjëherë. ;)

Gabim e ke Elegance, une nuk merrem me kete grup personash dhe asnjehere ska qene veti e imja te tallem me tjeret.

  • Postime: 876
notorious
#26 ne: 11-08-2007, 00:45:31
aha goce... kot s'thojn më mir të dali syu se nomi.

ty t'kisha piketu me t'gjujt n'fakt... po ti u tallke.

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#27 ne: 11-08-2007, 06:42:51
jo vetem burrat po dhe femrat e bojn ket gje. shum njerez idjot sidmos kur jan te martuar.Njof nje vajz qe jeton ne amerik kjo e martuar dhe ka ren ne dashuri me nje shokun tim nga ana kompjuterit dhe aji jeton ne shqipri.hej zot.

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#28 ne: 11-08-2007, 11:00:41
aha goce... kot s'thojn më mir të dali syu se nomi.

ty t'kisha piketu me t'gjujt n'fakt... po ti u tallke.

E humbem rastin te dy   ;)

  • Postime: 876
notorious
#29 ne: 11-08-2007, 11:52:26
çe pyt...

që vdeksh ti për mu... ishalla

nejse,

un ndodhem këtu... për qëllime tepër serioze

p.s.virgjiriteti s'ësht problem... se fundja fare sdo i krenohem Gjyshes që e gjeta nusen sterile

  • Postime: 5502
  • Gjinia: Femer
Elegance
#30 ne: 17-08-2007, 00:32:20
Urime për temën Capkene, e kam pare me herët por s'e kam dhënë mendimin tim. Tani, ti e ke fjalën për meshkujt ne përgjithësi apo për meshkujt e martuar?! Pasi nga c'kam lexuar unë këtu flitet me shumë për ata te martuarit. Jam dakort me Aiden kur thotë qe titulli është pak gabim, ose me saktë mund te keqkuptohet.

Tani, për t'ju pergjigjur pyetjes tënde, unë mendoj se varet nga mashkulli. Mendoj se maxhoriteti i meshkujve  (60%-70%) nuk hyjne ne këtë forum për te gjuajtur femra, ose te paktën ky nuk është qëllimi i tyre incial. Ne rrugë e sipër ama, nëse dikush nga forumi u bën shumë përshtypje (p.sh. me shkrimet e tyre, gallatat e tyre, etj.) atëherë ai mund ta ngacmoje këtë femër apo mund te filloje te këtë interesa te tjera me personale ndaj kësaj femre. Megjithatë nuk mendoj se ky është qëllimi i parë se pse hyjne në forum, apo qëllimi kryesor. Ka edhe nga ata ama qe regjistrohen gati kudo (bëjnë pjesë ne nja 10 forume, plus qe kanë llogari ne ne MySpace, Tagged, Face Book, Hi-5, etj. etj.) vetëm e vetëm për te gjetur, gjuajtur, ngacmuar, gllaberuar dhe lujatur me femra.

Por nga ana tjetër Capkene, siç mund te hyjne burrat për te gjuajtur femrat, mendoj se ndodh edhe e anasjellta. Jam e bindur dhe e sigurt qe ka plot femra jo vetëm beqare, por edhe nga ato qe janë te lidhura e te martuara madje qe hyjne për te gjuajtur çuna. ;) C'ti besh, ne botën e sotme ndodhin të gjitha.


P.S. Aida me pëlqeu mjaft postimi jot këtu, edhe pse s'te mbeshtes plotësisht tek paragrafi i fundit pasi jo gjithmonë përshtypjet qe mund te te lere një person mes Internetit janë te gabuara. E di ti, kam dy shoqe dhe një shok shumë te mirë qe i kam njojtur prej një forumi dhe sot e kësaj ditë mbeten shoqeri shumë e mirë dhe e dashur për mua dhe qe te tre i ftova ne dasmen time, biles. :) Nejse, çdo "rregull" ka perjashtime, po thjesht një shembull. ;)

  • Postime: 155
Blue sky
#31 ne: 24-08-2007, 22:24:27
Kudo qe burrat ose femrat te hyne ose te dalin per tu takuar ska rendesi, rendesi ka qe ne takim humbet ose fiton, diten qe e takon i thua zotit faleminderit dhe bekon diten e takimit, ose ana tjeter diten qe e takon thua zot zdua ta shoh kurre me ne jeten time.  :perqafim

  • Postime: 2112
Grens(Wiliams)
#32 ne: 24-08-2007, 23:27:23
po patjeter qe per kete pune hyjme ne,as nuk diskutohet kjo gje ;)(vetem ata qe genjejne shprehen ndryshe :P

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer
Englishbee
#33 ne: 24-08-2007, 23:59:12
Jo flm i nderuar! :D
Rahat jemi këtu, skemi çka kërkojmë andej! :D



Ashtu pra, Aida, te lumte moj goce!

Unë për veten time, kur kam vendosur te hyj ne këtë forum, më ka pëlqyer mënyra se si është ndertuar forumi, si shkruajnë njerëzitë, ka shumë shoqeri këtu.. dhe arseyja kryesore ka qenë motra ime Belinaa! Ajo është e cila më ka futur zekthin qe edhe unë te regjistrohem ne këtë forum, thjesht sepse si e re qe është ajo, me pelqente qe kishte zgjedhur te mirrte pjesë ne forumin "Zeri yt" i cili mendoj se është shumë i qëlluar dhe respekti është shumë i lartë këtu!  ;)

  • Postime: 2112
Grens(Wiliams)
#34 ne: 25-08-2007, 13:17:17
une e kam shume te madh e te gjere,per disa,sidomos qe e kane hak RESPEKTIN :P

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer
Englishbee
#35 ne: 25-08-2007, 14:03:14
unë e kam shumë të madh e te gjerë,për disa,sidomos qe e kanë hak RESPEKTIN :P

Ate respekt mbaje per vete i nderuar... nuk ka paska vend per ty ketu si duket, shiko gjeje veten diku tjeter!!!  :P :D

  • Postime: 876
notorious
#36 ne: 25-08-2007, 14:08:01
Englishbee... pse s'thu ti që paske mor n'patronazh t'mos t'futet motra n'rrug t'gabuar...

  • Postime: 6734
  • Gjinia: Femer
erlehta
#37 ne: 18-01-2008, 23:11:11
Asgje nuk mund te specifikohet.
Individe te ndryshem kane interesa apo qellime te ndryshme dhe padyshim mund te ekzistoje nje perqindje e vogel apo e madhe qe kane per qellim, pikerisht "gjuetine" e femrave. Megjithate kjo nuk perben aspak problem per seksin femer. Femrat jane te zgjuara. Ka plot prej tyre qe luajne me keto lloj gjuetish. Shume te tjera te tregojne udhen per ti lene ne qetesine e tyre.
Me vjen mire qe ndonjehere krijohen dhe lidhje te verteta nga gjuetia online :D

  • Postime: 1625
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#38 ne: 19-01-2008, 01:28:26
po patjetër qe për këtë pune hyjmë ne,as nuk diskutohet kjo gjë ;)(vetëm ata qe genjejne shprehen ndryshe :P


Desha te bej nje pytje i nderuar pa keqkuptim qe sa koh gjindeni nèper Forume?

Sepse desha te flas diqka me gjersish pa dallim,por kjo duhet te cenzurohet vet e jo nga;Ai apo ajo prandja duhem ti mbesum tè arsyshem.

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#39 ne: 19-01-2008, 05:44:16
Personalisht, forumin e llogaris si nje Univerzitet me shume fakultete, ku per dallim nga Univerzitetet reale, ketu mund "te studjosh" ne shume drejtime...Stili i mesimdhenies eshte Interaktiv dhe notimi behet nga koleget.

Por, ashtu si ne Shkollat e verteta, edhe ketu kemi nga ata/ato qe mendjen e kane vetem te gjuetia, se per mesim s'ua kap mendja fare. :D


  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#40 ne: 19-01-2008, 07:59:35
"Njerëzit janë si librat, disa nga njerëzit botohen, disa ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerëz duhet lexuar disa here për ti kuptuar, kurse disa njerëz nuk duhet lexuar, duhet hedhur..."     :D

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#41 ne: 19-01-2008, 13:18:09
...mund te ekzistoje dhe e kunderta... LOL

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#42 ne: 19-01-2008, 13:28:33
"Njerëzit janë si librat, disa nga njerëzit botohen, disa ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerëz duhet lexuar disa here për ti kuptuar, kurse disa njerëz nuk duhet lexuar, duhet hedhur..."     :D

mendim fantastik... :)

  • Postime: 12210
Lefter
#43 ne: 19-01-2008, 17:18:38
Spo kam ku t'i qoj keto qe i kam ,,live,, e le mo te vij ta gjuaj... :D(ne forum vetem se fshihem nga zockat  :D)

Por e di qe ka plot qe vijne e kerkojne fatin ketu.(pse jo ndoshta i'a marrin mendt e ndonjeres  :P)






  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#44 ne: 19-01-2008, 19:24:26
Unë për vehten time po!At nusen time te imagjinuar s`e gjenj dot rrugëve te jetës reale!Ne Virtualitet disi me duket me e mundur.Këtu s`me dridhet buza të flas me femra siç me ndodhë kjo ne takimet e vërteta!Prandaj unë e dua shumë forumin qe me mundeson t`iu flas(shkruaj) bukurosheve pa frikë fjalët e dashurisë sime te  zemrës.Për dashurinë trupore s`vuaj.Atë e gjej kudo pa qenë i detyruat të flas fare,atë e gjene Leku por atë idilen e imagjinates shpirtërore s`e blej dot!Ne Forum kjo është shumë me e mundur.Këtu s`na sheh kush,s`na pergjon,s`na kercenon,s`na pergojon,s`na pengon.Këtu jemi teresisht te lirë te tregojme kush jemi dhe çka duam,dhe për me mirë është qe këtu bëhet me shkrim  qe mbetet deshmi e jo fjale te bukura qe i merr era sapo dalin nga goja!

U duket e çuditshme?E pabesueshme?E pamundur? 

Nji e pata gjetur para ca vitesh  por ajo me vajti.Ma mori Pronari i saj...vdekja!

  • Postime: 187
  • Gjinia: Mashkull
miku
#45 ne: 19-01-2008, 20:48:10
More pikes i keni rene. Po ku e kuptuat?
     Une thash mos gjeja ndonje moshatare ketej, por qenka e veshtire. Do provoj edhe ndonje Forum tjeter se si dihet... :P

  • Postime: 2112
Grens(Wiliams)
#46 ne: 20-01-2008, 21:37:42
une 3 gra qe kam patur ketu i kam gjetur,tani po kerkoj te katerten ;) :P

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#47 ne: 21-01-2008, 00:37:00
unë 3 gra qe kam patur këtu i kam gjetur,tani po kerkoj te katërtën ;) :P
Tri gra qe i ke patur dhe te kan ikur, ti ke gjetur prap ne forum? Dhe ne kete forum e jo ne nje tjeter?E pabesueshme!
Te kerkosh,kjo nuk ndalohet,per kete jam siguruar meqenese un kerkoj dhe askush s`me ka perjashtuar nga Forumi pse kerkoj femra por pse shes dituri!

  • Postime: 2112
Grens(Wiliams)
#48 ne: 21-01-2008, 23:09:44
mos u bej merak se po gjej 2 cope(edhe 1 per ty) hmmmmm:

  • Postime: 402
  • Gjinia: Femer
Justice
#49 ne: 22-01-2008, 11:51:00
mbase edhe hyjne per kete qellim..........nuk eshte ndonje cudi e madhe po te ndodhe keshtu.apo jo???