×
Hyrja
Profili

A jemi njerez normal ne shqiptaret ?

A jemi njerez normal ne shqiptaret ?

· 28 · 3381

  • Postime: 26

ne: 03-08-2007, 15:16:45
Sinqerisht dua t'jua bej kete pyetje, sepse qe mbas vitit 90 kur njeriu shqiptar qe i lire te shprehte anet e veta me te mira dhe me te keqija, kam pershtypjen qe anet e keqija i kane dominuar anet e mira. Me veten time jame munduar te jem optimist e te them se ne kemi cilesi shume te mira si popull, por besoj se faktet tregojne te kunderten. Po te ktheni koken e te shihni cfare ka ndodhur ne keto 17 vjet do te shohim qe kronikat e lajmeve ne Shqiperi por edhe ne vendet e tjera ku ka emigrante shqiptar jane te mbushura me raste te shumta vrasjesh,vjedhjesh,perdhunimesh,trafik droge e prostitucioni dhe te mendojme se jemi vetem 3.000.000 banere. Aksidentet e shumta ne rruget tona eshte nje fakt tjeter qe tregon se sa njerez te papergjegjshem jemi. Vrasjet per nje gervishtje makine, per nje te share banale apo per nje shikim shtrember po behen vertet shqetesuese. Rastet e krimeve te renda e banale nuk vihen re vetem tek moshat adoleshente por edhe tek njerez te rritur dhe kjo e rendon akoma me shume situaten.Mbase jam gabim(dhe uroj te jete keshtu) por kam mendimin qe dicka nuk funksionon mire ne trurin e shume shqiptareve.

  • Postime: 211

#1 ne: 03-08-2007, 15:25:54
nuk i le diktatura te nryshojne. shqiptareve ju duhen 300 vjet te ndryshojne

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 03-08-2007, 15:30:17
Mua personalisht nuk me duket se jemi dhe aq te cuditshem.
Nuk me rezulton gjithashtu qe te kete me shume fenomene negative se sa gjetke.
Nese lexon kroniken e zeze te vendeve perendimore do te shokohesh nga krimet e renda qe ndodhin brenda familjes, krime qe tek ne zor se mund te mendohen. Po, ka dhe tek ne shume krime, por jo ne keto permasa dhe te ketyre llojeve.
Aksidentet rrugore. Nuk kam statistika, por dhe ne cdo vend te botes ka gjithashtu shume. Mbaj mend se para disa vitesh ne Itali vriteshin me shume njerez rrugeve sa irakene nga atentatet terroriste.
Ato lloj krimesh qe permend ti jane te verteta ne shume raste, por ama krime ke kudo, sic dhe thashe me siper ne vendet perendimore mund te degjosh cdo dite vrasje nga me te tmerrshmet. Ndersa tek ne mund te jene vrare dy veta teksa grricen per arsye banale, ndera jo me larg se disa dite me pare ne SHBA u zbulua nje grua e cila kishte ne dhomen e gjumit dhe ne nje nga dollapet e dhomes disa kufoma foshnjash.
Atehere nese i bejme keshtu krahasimet nuk me dalin dhe aq te "cmendur" shqiptaret ne krahasim me keta "te civilizuarit" e perendimit ;)
Mjaft me ndjenja inferioriteti shqiptare, ngrijeni pak koken dhe hiqni zyzat e erreta.

  • Postime: 26

#3 ne: 03-08-2007, 16:20:24
Unë nuk dua te te kundershtoj, por dhe sjellja e shembujve nuk ndihmon, sepse kështu nuk do mbaronim kurrë. Fakti qe përmenda numrin e popullsise nuk ishte pa kuptim. Kurse për inferioritetin apo superioritetin qe përmend dua te te them se ato ndjenja lindin te njeriu sebashku dhe cila prej tyre zhvillohet me shumë dhe bëhet dominuese ndaj tjetres nuk është problem, me the-të thash. Ka arritje te tjera, shumë te mëdha ne të gjitha fushat qe e bëjnë një popull te ndjehet superior. Ka ndryshim të madh midis te qenit superior dhe mendjemadh.

  • Postime: 2287

#4 ne: 03-08-2007, 22:31:09
Jemi njerez te mire por shume naive sepse kemi qene te izoluar. Ne se na lene rehat ne tregojme shume shpejte anet tona te mira. Kemi kundra Europen... Pranojme zgjedhje te vjedhura (ku instalohen spiuna dhe sahanlepires) vetem se tha filani dhe fisteku ne perendim...

E keqja eshte se PPSH = PS + PD

#5 ne: 07-08-2007, 09:17:20
S´paska asnje goce qe po diskuton me ju mbi kete teme?
E po, po futem une pra ne muhabet me ju tani.
Se pari kam deshire t´ju pershendes perzemersisht!

Tema me pelqen dhe them se eshte interesant fakti i te permendurit te numrit te vogel te popullsise sone prej Teos.


Me thene te drejten Teo, une mendoj se ne Shqiptaret s´kemi pasur ende mundesine ta tregojme veten neper bote ne menyre tamam te barabarte me te tjeret.
Shkaku kryesor eshte mungesa e te drejtes normale te udhetimit. Them se po te ishte e mundur qe njerezit ne Shqiperi te kishin lirine e qarkullimit te pakufizuar neper bote, do t´i shihnin shume gjera komplet ndryshe dhe do te reagonin ndryshe ne shume momente.
S´dua te zbukuroj krimet qe ndodhin etj. me kete qe them, po ta them une me bindje qe shume statistika do te tregonin tjeter gje mbi ne Shqiptaret.
Natyrisht do te detyrohem une si njeri ta thyej ligjin duke e kaluar kufirin ne te zeze ne se s´me japin te drejten e udhetimit; natyrisht do punoj ne te zeze kur shteti s´me jep leje pune; natyrisht do bej edhe shume e shume te tjera NGA HALLI.

Them se jemi njerez normale si te gjithe te tjeret neper bote, vetem me nje histori dhe tradita te ndryshme dhe pak a shume PA TE DREJTA.

Teo, edhe une rri e mendohem ndonjehere pas kaq vitesh mergim ne se jemi si te tjeret apo jo.PetriKola ka te drejte qe thote se jemi shume naive. dhe se po te na lene rehat i tregojme shpejt anet tona te mira.
S´ka pyll pa derra dhe derra kemi edhe ne shqipot plot, po as me pak dhe as me shume sesa te tjeret.

S´jam dakort se e kemi kundra Europen, por zgjidhjet per problemet tona me te vertete qe s´duhet te jene te vjedhura, se ne shqipatert jetojme ndryshe dhe shume zgjidhje perendimore mund te aplikohen vetem ne perendim. Sipas vendit behet kuvendi...



  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 11-08-2007, 04:08:47
Sinqerisht dua t'jua bëj këtë pyetje, sepse qe mbas vitit 90 kur njeriu shqiptar qe i lirë te shprehte anet e veta me te mira dhe me te keqija, kam përshtypjen qe anet e keqija i kanë dominuar anet e mira. Me veten time jame munduar te jem optimist e te them se ne kemi cilësi shumë te mira si popull, por besoj se faktet tregojnë te kundërtën. Po të ktheni koken e te shihni çfarë ka ndodhur ne këto 17 vjet do të shohim qe kronikat e lajmeve ne Shqipëri por edhe ne vendet e tjera ku ka emigrante shqiptar janë te mbushura me raste te shumta vrasjesh,vjedhjesh,perdhunimesh,trafik droge e prostitucioni dhe te mendojmë se jemi vetëm 3.000.000 banere. Aksidentet e shumta ne rrugët tona është një fakt tjetër qe tregon se sa njerëz te papergjegjshem jemi. Vrasjet për një gervishtje makine, për një te share banale apo për një shikim shtrember po bëhen vërtetë shqetesuese. Rastet e krimeve te renda e banale nuk vihen re vetëm tek moshat adoleshente por edhe tek njerëz te rritur dhe kjo e rendon akoma me shumë situaten.Mbase jam gabim(dhe uroj te jetë kështu) por kam mendimin qe diçka nuk funksionon mirë ne trurin e shumë shqiptareve.

Sapo e pashe temen Teo dhe te pergezoj per kete. Me vjen keq per te gjitha te keqijat, faktet dhe statistikat qe na bejne ne Shqiptareve te dukemi keq. E verteta eshte qe ne plot drejtime (psh persa i perket krimit dhe mos-zbatimit te ligjit) ne kemi ecur mbrapa (regresive), ne vend qe te ecim perpara (progresive). Une mendoj se kjo ndodhi ngaqe morrem nje doze lirie shume te madhe dhe te tepruar MENJEHERE. Ne s'e dinim per shembull sec ishte sistemi multi-partiak, nuk e dinim se femra mund te vishej edhe me pantallona jo vetem me funde e fustane. Nuk e dinim qe bota po zbulonte kompjuterin, celularin e Internetin nderkohe qe ne ishim akoma me televizore bardh-e-zi. Ne nuk e dinim sesi ishte te shkoje ne nje market ne mes te ditesh dhe te blije c'te doje, sa te doje, pasi ishim mesuar me tallona, mish me racion e rradha qumeshti. Pikerisht prej ketyre arsyeve e shume e shume te tjerave qe s'po i rendis (por qe ekzistojne si shembuj te mirefillte) ne Shqiptaret kemi mbetur shume mbrapa dhe si te tille, nuk kemi ditur si ta presim, si ta mbajme, si ta kultivojme e si ta mirepresim ate liri qe na u dha ne vitin 90-91 e ne vazhdim. Eshte e vertete qe ka mberritur 2007-ta dhe rrjedha e krimeve dhe ligesive eshte e madhe, por kjo nuk do te thote qe ne Shqiptaret nuk jemi normale, qe nuk kemi qellime te mira, qe nuk synojme te miren, etj. (po flas ne pergjithesi se ka edhe kriminele e maskarenj te lindur per ate pune.)

Une jam dakort me MAX kur thote qe vendet Perendimore kane shume kronika te zeza dhe krime masive ne lajmet e tyre dite per dite. Por ndoshta na bie me shume me sy krimi i Shqiptarit, se ti, une, tjetri jemi te gjithe Shqiptare - e para, dhe sepse ne dime, mesojme, lexojme me shume rreth atyre qe ndodhin ne Shqiperi (me perjashtim te emigranteve per shembull). Ketu ne Amerike ku jetoj une ka aq krime sa. Le pastaj aksidentet automobilistike qe ti permende, pa fund jane dhe shumica e tyre ndodhin se hipin njerezit te dehur ne timon dhe i japin makines te pire krejt. Qe mbas 2 viteve qe kisha ardhur ketu, i thosha vetes sime me habi (sikurse moshatareve te mi) qe WOW SA SHUME GJERA TE KEQIJA E SA SHUME KRIME KA AMERIKA. Sigurisht Shqiperia eshte mikroskopike ne lidhje me Ameriken, ama mendoj se ne raport, me perqindje perseri Amerika na e kalon per prapesira (sikurse na e kalon edhe per te mira e perparime - per ate pune). Kaq shume me bente pershtypje kjo gje saqe here pas here e diskutoja edhe me prinderit e mi. Edhe sot me ben pershtypje, rri e rri dhe mendoj (sidomos pasi kam lexuar apo degjuar ndonje lajm shume te rende, trondites dhe te cuditshem). Megjithate ngaqe kam plot nje dekade ketu s'me ben aq pershtypje sa me pare, jam mesuar si te thuash. Por ama kur degjon histori si ajo qe permendi MAX per ate gruan qe kishte disa kufoma foshnjash ne shtepine e saj, s'ke sesi te mos alarmohesh, sesi te mos te te vije keq apo te mos te te lere pershtypje. C'fare s'degjon ketu ore Teo. Me kete nuk po them qe Shqiptaret te vazhdojne keshtu sic e kane nisur pasi ti ke te drejte qe thua se njerezit po zihen, po priten e po vriten per mustaqet e Celos, por aq dine dhe aq bejne (zakonisht brezat me te vjeter jane me teper keshtu, pasi jane edhe shume gjaknxehte.)

Si perfundim nuk mendoj se Shqiptaret jane anormale, por nje pjese e madhe e tyre jane shume gjaknxehte, te prapambetur, injorante, te ftohte, te rrepte, te pameshirshem dhe si te tille gjithnje kane per te bere prapesira e per te vrare qofte edhe per hicmosgje. Shqiptaret nuk jane anormale s'besoj jo, edhe pse, C'fare eshte kufizimi i normales, aman?! Nese ti ma perkufizon "Normalen" ne lidhje me kete teme, atehere edhe une mund te pergjigjem me mire ketu.

Edhe njehere Urime per Temen dhe Diskutim te Kendshem te Gjitheve!! :)

  • Postime: 37
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 17-08-2007, 16:29:49
Në Kosovë kanë ndryshuar shumë gjëra nga paslufta. Njerëzit janë shumë më nervoz dhe nuk kanë durim për asgjë. Nëse e kujtojmë luftën në Kosovë atëherë edhe ndoshta mundemi të arsyetojmë deri dikund një veprim të tillë. Por gjithashtu ka edhe të tjerë që më asgjë nuk ju bën përshtypje. E kanë parë veten në situata të tilla ku për jetë a vdekje ka vendosur vetëm vendimi i ndonjë serbi të çmendur i cili pastaj edhe nuk ka dhënë llogari për veprimet e tija, dhe sigurisht se tani nuk i bëhet vonë për asgjë. Se sa jemi normal nuk e di pasi që edhe vet jetoj në Kosovë dhe nuk mundem ta vlerësoj shkallën e çmendurisë por sa mund të jemi normal në një vend jonormal. E vetmja gjë që e mban këtë vend është dashuria ndaj tij, por jo ndaj njëritjetrit.
Në gjithë këto vuajtje, pa shtet, pa rrymë, pa ujë pa rregull, pa ligj, pa një të ardhme të qartë mua asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të kthehem prapë në Gjermani. Ndoshta edhe kjo është një shenjë e çmendurisë.
Në Kosovë punoj në një vend ku vijnë shumë të huaj me detyrë dhe rrinë dy deri në tri vite këtu. Një gjë më ka bërë përshtypje që ata kur të ju vjen koha të largohen nga këtu asnjë prej tyre nuk ka ndodhur të largohet e të mos qajë. Ndoshta këtu jemi të çmendur dhe shumë të zhurmshëm por jemi shumë më social se sa që janë ata në shtetet e tyre. Kështu që më shumë dua të jetoj i çmendur por i lumtur pranë njerëzve të mij se sa "normal" pa njeri afër vetes.

  • Postime: 6970
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 19-08-2007, 17:36:25
Po, ne shqiptaret jemi njerez normal! E them me plot vetedije. Ne cdo vend tjeter ndodhin po te njejtat krime sikurse edhe te ne, bile te them se ndodhin krime edhe me te medha.Te dhunoj prindi femiun e tij e te vras ate, keto ndodhin ne boten e "civilizume".
Neve mendojme se jemi me kriminele se tjeret, pasi me shume dijme per ndodhite tona dhe, pse nje pjese e vogel merret me keto gjera s'do te thote qe nje popull ne teresi eshte jo normal.
Eshte e vertete qe jemi pak gjaknxehte, por dallohemi nga tjeret se jemi shume te afert dhe te dashur.

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 19-08-2007, 18:12:06
Besoje se jemi edhe ne njerez mbi kete bote si te tjeret e ndoshta edhe me te mire, tjeter eshte se jemi te varfer por me shpirt100% jemi me te mire se disa popuj  barbare...

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 20-08-2007, 04:35:54
E liga dhe e mira apo ligesia dhe miresia ekzistojne si tek njeriu normal si tek ai anormali (ta quash). Ato jane pjese e te gjithe njerezve, dikush e nxjerr te paren me shume dhe dikush e nxjerr te dyten me ne pah. E rendesishme eshte qe te dime me shume sec eshte e mira sesa e keqja. Kjo edhe mund te na e jape dhe na e jep emrin tamam 'njerez' (dhe jo 'kafshe' psh.)


P.S. Shkrime te mira Demastion dhe Kengaime. Urime!  :perqafim

#11 ne: 22-08-2007, 15:03:07
Aq normale jemi,saqe kur dalim neper bota flasin 2 gjuhe nene(nje shqip dhe italisht) e cuditet bota me ne si e mesojme keshtu kaq lehte gjuhen italishte :)

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 23-08-2007, 15:23:53
tema e mire ama si e ke titulluar teo, ja ke kajt tamen. po mos mor burr mos dysho ne ate se a jemi normal apo jo...
jo normal, po paranormal, e mbasnormal, e me shume se normal jemi.
shikuar ne pasqyren tone te historise sheh: Kosovaret te shtypur nga Serbet me dekada, sheh ne Shqiperi xhaxhi Enver e ka shtyp sa nga shtypja nje dit plasi i gjith vendi, ne Maqedoni shqiptaret gjithmone te lene anash, shiko ne mal te zi e greqi e kudo, shqiptaret kane te hjekur te drejtat elementare...
allahile, cfar pret ti nga ne? Ne jemi shume te forte, jemi shume normal dhe jemi shume me te mira se e gjithe bota perendimore, vecse kemi deshire qe te huajin ta duam me shume se veten.
respekt per gjithe shqiptaret kudo qe jane.

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 24-08-2007, 13:33:49
Në Kosovë kanë ndryshuar shumë gjëra nga paslufta. Njerëzit janë shumë më nervoz dhe nuk kanë durim për asgjë. Nëse e kujtojmë luftën në Kosovë atëherë edhe ndoshta mundemi të arsyetojmë deri dikund një veprim të tillë. Por gjithashtu ka edhe të tjerë që më asgjë nuk ju bën përshtypje. E kanë parë veten në situata të tilla ku për jetë a vdekje ka vendosur vetëm vendimi i ndonjë serbi të çmendur i cili pastaj edhe nuk ka dhënë llogari për veprimet e tija, dhe sigurisht se tani nuk i bëhet vonë për asgjë. Se sa jemi normal nuk e di pasi që edhe vet jetoj në Kosovë dhe nuk mundem ta vlerësoj shkallën e çmendurisë por sa mund të jemi normal në një vend jonormal. E vetmja gjë që e mban këtë vend është dashuria ndaj tij, por jo ndaj njëritjetrit.
Në gjithë këto vuajtje, pa shtet, pa rrymëëëë, pa ujë pa rregull, pa ligj, pa një të ardhme të qartë mua asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të kthehem prapë në Gjermani. Ndoshta edhe kjo është një shenjë e çmendurisë.
Në Kosovë punoj në një vend ku vijnë shumë të huaj me detyrë dhe rrinë dy deri në tri vite këtu. Një gjë më ka bërë përshtypje që ata kur të ju vjen koha të largohen nga këtu asnjë prej tyre nuk ka ndodhur të largohet e të mos qajë. Ndoshta këtu jemi të çmendur dhe shumë të zhurmshëm por jemi shumë më social se sa që janë ata në shtetet e tyre. Kështu që më shumë dua të jetoj i çmendur por i lumtur pranë njerëzve të mij se sa "normal" pa njeri afër vetes.


Të lumte Damastion!!!
Më ka bërë përshtypje shumë shkrimi yt dhe shumë më ka pëlqyer radhitja e fakteve qe ke bërë!
Edhe unë jam nga Kosova dhe kam po të njëjtin mendim me ty, se ne e duam vendin tonë por nuk e duam njëri-tjetrin, kjo është ajo qe duhet te nderroj! Nëse te huajt qajne kur shkojnë nga këtu, është sepse ju pëlqen vendi, ju pëlqejnë njerëzitë dhe nëse ne jemi shumë social me te huajt, atëherë pse nuk mund te bëhemi social me njëri-tjetrin?!
Pse kjo nuk mund te nderroj?! Edhe sa kohe do të na duhet qe te vetedijesohemi si popull?!
Nuk mund ti fajesoj te gjithë popullin për këtë, sepse individet nuk mund ta përfaqësojnë te gjithë popullin, por ne përgjithësi, këtë e them me përgjegjësi te plotë, ne kemi nevojë të punojmë se bashku, ti harrojmë gjakmarrjet, ti harrojmë grindjet dhe vrasjet për një shikim te shtrember, sepse nuk jemi me ne Mesjete ose ne kohën e Kanunit te Lekes, kohërat kanë ndryshuar edhe ne si popull duhet te ndryshojmë! Duam te jemi Evropian, ne kuptimin e mirë te fjalës, por nuk mundemi te jemi kur ne sytë e Evropes mirremi si shembull i respektimit dhe zbatimit te Kanunit te Lekes ne shekullin 21!!!

  • Postime: 155

#14 ne: 24-08-2007, 15:44:29
Une besoj se po, por politika jooooooooooooo.

#15 ne: 24-08-2007, 16:00:58
Postimet e Damastionit me pelqejne shume, ndonese jane shpesh ne kontradikte me pervojat apo bindjet e mia. Menyra paqesore me te cilen i parashtron ai gjerat me imponon respekt.
Pershendetje nga ana ime.

Englishbee, postimi yt me ka pelqyer gjithashtu. Te pershendes!

Emira

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 25-08-2007, 00:23:52
Pershendetje ke edhe nga une Emira, te falemnderit!

  • Postime: 194
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 24-08-2009, 12:47:22
Pse kishte dyshim per kete ,,s' mendoj qe eshte hipoteze !!

  • Postime: 449

#18 ne: 24-08-2009, 12:50:25
sinqerisht te them se po. jemi  populli  shum i paster mendoje une.krahasim me popujt tjere ne jemi  popull shum komode ..

  • Postime: 12743

#19 ne: 16-07-2013, 14:43:47
Jo nuk jemi aspak normal

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 16-07-2013, 15:52:33
Të definosh normalen në një kohë "normale" si sot, është shumë vështirë.
Faktet që janë parashtruar nga postuesit e tjerë janë problematika njerëzore.
Nga ana tjetër se si na shohin të tjerët si popull, kemi p.sh. Peter Dalhoff-Nielsen, gazetar, redaktor dhe shkrimtar danez, i lindur nga prindër rus, i cili botoi librin Ørnenes Land (Toka e shqiponjave). Në një pjesë të librit ai habitet se si ne shqiptarët në fakt kemi mbijetuar e nuk jemi zhdukur fare si komb!!!E mos të flasim a jemi normal apo jo!

Kaq nga unë. Përshëndetje.

  • Postime: 12743

#21 ne: 16-07-2013, 15:53:12
Të definosh normalen në një kohë "normale" si sot, është shumë vështirë.
Faktet që janë parashtruar nga postuesit e tjerë janë problematika njerëzore.
Nga ana tjetër se si na shohin të tjerët si popull, kemi p.sh. Peter Dalhoff-Nielsen, gazetar, redaktor dhe shkrimtar danez, i lindur nga prindër rus, i cili botoi librin Ørnenes Land (Toka e shqiponjave). Në një pjesë të librit ai habitet se si ne shqiptarët në fakt kemi mbijetuar e nuk jemi zhdukur fare si komb!!!E mos të flasim a jemi normal apo jo!

Kaq nga unë. Përshëndetje.

nga ke humbur e dashur?  :perqafim

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 16-07-2013, 16:15:53
nga ke humbur e dashur?  :perqafim

Sa jam kthyer nga pushimi veror.
Pastaj me kohe të kufizuar...
Megjithatë nuk do të thotë se nuk ju kam ndjekur.. :perqafim

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 16-07-2013, 16:53:48
tema e mire ama si e ke titulluar teo, ja ke kajt tamen. po mos mor burr mos dysho ne ate se a jemi normal apo jo...
jo normal, po paranormal, e mbasnormal, e me shume se normal jemi.
shikuar ne pasqyren tone te historise sheh: Kosovaret te shtypur nga Serbet me dekada, sheh ne Shqiperi xhaxhi Enver e ka shtyp sa nga shtypja nje dit plasi i gjith vendi, ne Maqedoni shqiptaret gjithmone te lene anash, shiko ne mal te zi e greqi e kudo, shqiptaret kane te hjekur te drejtat elementare...
allahile, cfar pret ti nga ne? Ne jemi shume te forte, jemi shume normal dhe jemi shume me te mira se e gjithe bota perendimore, vecse kemi deshire qe te huajin ta duam me shume se veten.
respekt per gjithe shqiptaret kudo qe jane.

Une ndaj kete mendim, por gjithashtu do te doja t´ia shtoja edhe keto fjale - te shkruara nga MAX

/.../...Mjaft me ndjenja inferioriteti shqiptare, ngrijeni pak koken dhe hiqni zyzat e erreta.

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 01-10-2013, 17:04:20
shqiptaret kane treguar se dine te rrojne, sigurisht nen trysnine e nje diktature te caktuar sepse nuk jemi race model. Por duhet te mos harrohet se jemi nje popull i shkelur dhe neperkembur keshtu qe trazira do kete gjithnje ne kohera kaosi, ne nuk kemi rrenje etike apo filozofike por popullore. Mirepo mund edhe te c'atdhetarizohesh mund te shkosh pertej te nisesh nje tentative per tu bere hipi amerike apo evropian i vogel

Temat e fundit