×

A jemi njerëz te lumtur ?

· 25 · 3954

A jemi njerëz te lumtur ?

· 25 · 3954

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
ne: 12-03-2007, 09:21:02
Ne pergithsi ? Si mendoni, a jemi ne shqiptarët njerëz te gezuar, apo jemi pak si te pa kenaquar me jetën, punën, hallet tona, etj, etj ? Kemi bukur shume ankesa per gjerat rreth nesh.

Kam lexuar diku me përpara (s'më kujtohet se ku), qe Sllovaket ishin njerëzitë me pesimist, pastaj vinim ne.

Sa mund te jetë e vërtetë kjo ?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#1 ne: 12-03-2007, 18:52:30
Perseri nje teme shume e mire. Megjithate une mendoj (packa se c'fare eshte thene per Shqiptaret) se raca njerezore ne pergjithesi nuk eshte shume e lumtur, apo edhe thjesht 'e lumtur'. Pse do thoni ju?! Pasi fjala "Lumturi" dhe sidomos kuptimi i plote i saj eshte shume me i madh, me i thelle se c'faredo lumturi apo kenaqesi e momentit. Ne fakt lumturia eshte pa diapazon, pa kufi, spontane, e lire, e madhe shume sa vete bota. Normale kurre s'mund te jemi te lumtur ne tere kuptimin e fjales. Pakenaqesia eshte dicka dhe te qenit te palumtur eshte dicka tjeter. Duke e diskutuar lumturine ne kete aspekt, atehere pastaj mund te flasim sesa te lumtur jane apo s'jane Shqiptaret.

Ahhh po, edhe dicka. Nese do te ishim te lumtur, atehere s'do te kishim shume ambicje, deshire, vullnet, perparesi per te synuar me teper, per te arritur me teper, per te bere dicka me shume, per te kerkuar me shume, etj. Shkurt fjala, s'do te kishim nje nga karakteristikat kryesore te qenies njerezore: vrullin.

Nejse, do t'i rikthehem temes. Eshte shume teme e mire dhe pres qe te kete plot diskutime. Kjo ne fakt ka lidhje edhe me temen e re te Erlehtes, per Ambicjen. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 13-03-2007, 08:49:30
Eshte e veshtire te percaktosh nese nje individ eshte i lumtur, e jo me nje popull.
Diku kam lexuar se "Edhe njeriu me me fat nuk eshte i lumtur".
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#3 ne: 14-03-2007, 04:01:38
Nuk kam kompetenca te flas per te gjithe, por une personalisht jam shume i lumtur.

Mendoj se me ka ndihmuar shume ajo qe besoj shume ne fene time, ne mesimet e saj dhe ne venien ne praktike te ketyre mesimeve.


Kam edhe miliona shkaqe per te qene i lumtur, por ky qe permenda eshte me i madhi.


Me te mira. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4008
  • Gjinia: Femer
SwEeTNeSs
#4 ne: 18-03-2007, 08:10:19
Une te lumtur e quaj veten. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#5 ne: 19-03-2007, 01:24:16
Joooooooooooo. Lumturia eshte e perkohshme,te gjithe e dime.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4839
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#6 ne: 19-03-2007, 12:22:19
une nuk mendoj se jemi njerz te lumtur ne shqiptaret,si mund te jemi te lumtur qe shumica e shqiptarve jan ne kurbet,si mund te jemi te lumtur qe shumica e shqiptarve kthehen ne atdhe pran familjes vetem festave,si mund te jemi te lumtur qe nenave,motrave,baballarve nuk ju thahen syte nga lotet per bijt e tyre qe jan dyrve te botes..si mund te jen te lumtur kur shumica e shqiptareve fshihen policis sepse jane pa dekumenta.fshihen si zagar rrugash sepse vendi yn nuk e qan koken per ta.etc etc

Ateher si mund te themi njerz te lumtur me gjithe kto halle qe po kalojm ne. nje qe thot qe shqiptaret jan te lumtur per mendimin tim duhet te pij ilacet .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#7 ne: 19-03-2007, 14:37:07
Unë te lumtur e quaj veten. :D
Hajde me lumturo pak edhe mua ti :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4008
  • Gjinia: Femer
SwEeTNeSs
#8 ne: 19-03-2007, 17:42:25
Pse nuk vjen ti ketu?? Sepse fundja fundi ti do te lumturohesh, jo une. :P :D LOL



:perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#9 ne: 19-03-2007, 18:57:14
Kur thuhet a jemi te lumtur, do te thote te masesh deri diku lumturine. Per mua eshte paksa absurde. Nuk eshte fenomen lumturia, eshte gjendje shpirterore qe secili e perjeton ne menyre individuale. Eshte shume relative dhe nuk mund te vihet ne kandar. Sidoqofte per mua lumturia = qetesi. Vetem kaq.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#10 ne: 19-03-2007, 22:05:23
Kur thuhet a jemi te lumtur, do të thotë te masesh deri diku lumturine. Për mua është paksa absurde. Nuk është fenomen lumturia, është gjendje shpirtërore qe secili e perjeton ne mënyrë individuale. Është shumë relative dhe nuk mund te vihet ne kandar. Sidoqoftë për mua lumturia = qetësi. Vetëm kaq.

Shumë e vërtetë :)
Edhe për mua, të jesh e lumtur do të thotë te kem arritur qetesine e plotë shpirtërore... e cila zor se arrihet ne çdo ditë te jetes, lere mo çdo sekonde te dites :S
Mgjth, më me vend ndoshta do të ishte drejtimi i pyetjes: A jeni persona te qeshur? Kjo është me realiste si pyetje, mendoj unë :-[
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#11 ne: 19-03-2007, 23:13:58
Nuk kam kompetenca të flas për te gjithë, por unë personalisht jam shumë i lumtur.

Mendoj se më ka ndihmuar shumë ajo qe besoj shumë ne fenë time, ne mesimet e saj dhe ne venien ne praktike te këtyre mesimeve.


Kam edhe miliona shkaqe për te qenë i lumtur, por ky qe përmenda është me i madhi.


Me te mira. :)

Ky ndoshta është postimi me i mirë deri me sot qe kam lexuar prej teje, Bekim. Ne fakt ky postim dhe qetesia me te cilën e ke shkruajtur tregon shumë për lumturine tënde dhe për faktin qe ti je me te vërtetë goxha i lumtur. Dhe me bëhet qejfi, Bekim. Kështu qofshim te gjithë!

TE BUZEQESHUR e te lumtur ju pafsha te gjithëve!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#12 ne: 19-03-2007, 23:18:42
unë nuk mendoj se jemi njerz te lumtur ne shqiptarët,si mund te jemi te lumtur qe shumica e shqiptarve jan në gurbet,si mund te jemi te lumtur qe shumica e shqiptarve kthehen ne atdhe pran familjes vetëm festave,si mund te jemi te lumtur qe nenave,motrave,baballarve nuk ju thahen sytë nga lotet për bijt e tyre qe jan dyrve te botës..si mund te jen te lumtur kur shumica e shqiptareve fshihen policis sepse janë pa dekumenta.fshihen si zagar rrugash sepse vendi yn nuk e qan koken për ta.etc etc

Ateher si mund të themi njerz te lumtur me gjithë këto halle qe po kalojm ne. një qe thot qe shqiptarët jan te lumtur për mendimin tim duhet te pij ilacet .

Une te kuptoj shume qarte Stalion, por nuk mendoj se pyetja qe shtron kjo teme duhet marre ne kete prizem. Keto qe the ti jane te verteta, por ti e ke personalizuar konceptin e lumturise me Shqiperine, nderkohe qe ne po flasim per lumturine ne pergjithesi, lumturine individuale. :)

Keto qe thua ti une do t'i lidhja me teper me merakun, perkujdesin edhe fatin sesa me lumturine. Nejse, mendimi im ky. ;) E Respektoj mendimin tend, thjesht nuk me duket shume i drejte.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#13 ne: 21-03-2007, 08:51:43
Shumë e vërtetë :)
Edhe për mua, të jesh e lumtur do të thotë te kem arritur qetesine e plotë shpirtërore... e cila zor se arrihet ne çdo ditë te jetës, lere mo çdo sekonde te ditës :S
Mgjth, më me vend ndoshta do të ishte drejtimi i pyetjes: A jeni persona te qeshur? Kjo është me realiste si pyetje, mendoj unë :-[
Smiley ndoshta eshte e vertete ajo qe thua ti se lumturia eshte qetesia shpirterore,por une lumturine do e konceptoja si dicka me te thelle dhe me te rralle. Dhe ne fakt edhe kur vjen fjala per qetesine shpirterore eshte teper e veshtire ta arrish ate cdo dite,sepse eshte pothuajse e pamundur te kalosh qofte edhe nje dite te qete sado i vogel te jete stresi. Dikush ka stresin e punes,dikush te shkolles,dikush ka probleme te vogla apo te medha ne familje,shoqeri apo ne jeten private. Prandaj duke qene midis ketyre streseve ne gjate dites perjetojme momente gezimi,por jo lumturie. Moment lumturie do quaja kur nena jep lindjen e nje femije te shumepritur,kur pas shume vitesh takon dike qe do(psh kur nena pas shume vitesh shikon femijen e vet qe kthehet nga dheu i huaj) kur dikush qe do shpeton nga vdekja etj.
Pra momentet e lumturise per mua jane te rralla dhe te perkohshme.  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#14 ne: 21-03-2007, 14:53:20
atëherë nëse mendon kështu, përgjigjja qe rrjedh është se njerëzitë jo shpesh janë te lumtur :P rastet qe përmend si raste lumturie s'janë te shpeshta, e nuk i ndodhin kujtdo ne jetë, por kjo s'do të thotë qe nuk i kënaqen jetës :D
p.sh.. mua shumë njerëz me konsiderojnë tip te lumtur, rrjedhimisht edhe te qeshur... por unë mendoj se një pjesë e asaj qe rrezatoj si person ka te bëj me tipin tim (e tillë kam qenë qe fëmijë :-[), dhe jo se çfarë me ndodh ne jetë. Ka shumë njerëz qe dhe pse kanë kujtime te bukura, nga natyra pesimiste qe kanë e shikojne jetën me ngjyra te erreta... pra dua te them, qe lumturia është relative, sikurse dhe karakterial-individuale :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#15 ne: 24-03-2007, 08:13:03
Lumturia per mendimin tim, eshte po aq e perkohshme sa ndjenjat e shumta te ndryshme qe na lindin e na zhduken cdo dite. Per shembull, nese do marrim montazhin e nje dite: sapo ngrihemi nga gjumi mund te jemi te pergjumur, nje ore me vone te liruar dhe gati (per ta filluar diten), ne dreke mund te jemi te urritur, pasdite te merzitur per ndonje gje qe mund te kete ndodhur, ne mbremje mund te ndjehemi shume mire e te qeshim shume dhe ne darke vone mund te ndjehemi emocionues nga dicka qe na solli kujtime prej se kaluares. Pikerisht, me keto momente dhe montazhe te dites, lidhet edhe Lumturia. Madje, mua me eshte dashur te bej nje detyre shume te rendesishme ne nje nga klasat e Psikologjise qe kam bere, kur per nje jave te tere, cdo dite, ne 6 ore te caktuara te dites te pershkruaja ato qe ndieja, emocionet, ndjenjat dhe gjendjen time shpirterore (pak a shume sic e pershkruajta me siper).

Lumturi momentale, dite te lumtura jete dhe momente te mrekullueshme kenaqesie, njeriu ka plot, por te arrish nje lumturi te plote apo te jesh i lumtur ne pergjithesi, zor se arrihet. :) Dhe duke u nisur nga kjo, mund te them qe ne edhe jemi edhe s'jemi njerez te lumtur, por me shume nuk jemi, sepse nuk eshte se Lumturia na karakterizon e na rrethon, gjithmone.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#16 ne: 24-03-2007, 10:43:22
E pse mos te jemi cfare po na mungon ?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
sorelina
#17 ne: 23-01-2008, 22:26:30
Lumturia ska fund :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6
bizelja1
#18 ne: 26-02-2008, 11:11:21
lumturia si koncept eshte vetem nje cast asgje me shume.
asnjehere smund te jemi te lumtur por mund te kemi momente te lumtura.
ne pergjithesi jane shkaqet ekonomike qe na bejne ne shqiptareve pesimist.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 449
tinkaa
#19 ne: 24-08-2009, 13:03:23
Njeri tlumtur ne maksimum nuk ka ,jeta eshte me shum batica e zbatica per cdo njeri. pamar parasysh cfar populli jemi , te Zoti te gjith jemi   njerz pra krijesa   cdo  njeri   eshte ne sprove ...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#20 ne: 24-08-2009, 14:02:47
Nuk ekziston lumturia apsolute prandaj dhe nuk kemi nje pergjigje te prere.
Lumturine e gjejme vetem ne disa pjeseza dhe caste te vogla..te cilat i ndjejme dhe ne ate moment themi:"Jam e lumtur"...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 147
  • Gjinia: Femer
AMOR
#21 ne: 24-08-2009, 18:48:40
Patjeter qe po. Jetojme.  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#22 ne: 25-08-2009, 13:24:27
Nuk ekziston lumturia apsolute prandaj dhe nuk kemi nje pergjigje te prere.
Lumturine e gjejme vetem ne disa pjeseza dhe caste te vogla..te cilat i ndjejme dhe ne ate moment themi:"Jam e lumtur"...

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#23 ne: 19-11-2013, 10:47:43
lumturia si koncept eshte vetem nje cast asgje me shume.
asnjehere smund te jemi te lumtur por mund te kemi momente te lumtura.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#24 ne: 25-12-2013, 17:25:10
njeriu eshte fryme neutrale, lindur ne ishujt tropikale qendrore, apo evrope sic quhet tashme, enderron te munde djejt lindore te perditshem dhe i lodhur dashuron perendimin, prehjen, argetimin, por qenja eshte gjenialitet-dredhi e zotit me te afert te tokes.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super