A ka me art aty ku behet art? - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

A ka me art aty ku behet art?

    A ka me art aty ku behet art?

    · 2 · 681

    • Postime: 999
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 13-02-2023, 00:03:09
     

    Në Sanremo mund të jetë harlisur krijimi artistik gjer në një revolucion të ri seksual dhe për këtë do të diskutohet me javë dhe dekada.

    Që një ngjarje e madhe, madje tradicionale mund të shfrytëzohej për të “instaluar” një platformë lirie të shprehjes së seksualitetit, homoseksualitetit, identitetit fluid, zgjedhjeve personale edhe kjo mund të hyjë me ca vështirësi tek thjesht “provokimi” sipas disave.

    Mirëpo që kjo detyrë t’i besohet një çifti, që pasurohen çdo minutë me klikimet nga vëmendja, që tërheqin si influencues: ajo si sipërmarrëse dixhitale që reklamon veshje, aksesorë dhe produkte kozmetike dhe ai si repist dhe bashkëshorti i saj, të dy bashkë me jetën personale e familjare shfaqur pa ndalesë në rrjet kjo krijon dy probleme.
    •Sanremo shndërohet në forum për çështjet e seksualitetit, ku kënga u bën sfond dhe humbet protagonizmin.
    •Shoqëria shpërqendrohet në debatin që prodhon skandali dhe provokimi, ndërsa disa syresh pasurohen me klikimet dhe reklamat, që gjenerojnë prej tyre. Me mision të vetëm paranë.

    Chiara dhe Fedez shtojnë perandorinë, një brez i tërë çoroditet me idenë se seksualiteti sido të trajtohet shet, të bën të klikueshëm, lexo të pasur. Nuk di mandej nëse kjo është liri, apo llogari.
    Këtu më bezdisin influencërat që pushtojnë skenat e artit dhe kulturës, aty ku vlon habitati natyral i zhvillimit shoqëror. Sepse për ta perëndi është klikimi, që prodhon parà, për artistin ndikimi, që prodhon zgjim shpirtëror.

    Sonila Meco
    « Editimi i fundit: 13-02-2023, 00:06:03 nga Alban »

    • Postime: 999
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 13-02-2023, 00:05:12
    Ka pase qene nje kohe kur:
    Festivalet e muzikes promovonin muzike,
    Ndeshjet e futbollit promovonin sport
    Teatri dhe kinematografia promovonin art.
    Dhe bota ishte nje vend normal.
    Tani eshte nje kohe kur te gjitha keto promovojne vetem nje axhende. Ate te denatyrimit njerezor dhe vlerave te kotesise.
    Ne kampionatin boteror, futbollistet dalin me shirita ylberi ne krah.
    Ne nje festival muzike kulmi arrihet kur nje burre puthet ne menyre pasionante me llape ne fyt me nje burre tjeter. Pese meter me tutje ishte gruaja e njerit prej burrave.
    Nese ti shtron me te drejte pyetjen se cfare perfiton shoqeria njerezore nga fakti qe nje burre jargavitet me nje burre tjeter ne prime time, para miliona femijeve, pergjigja qe merr nga avokatet e axhendes eshte emancipimi i shoqerise.
    Levizjet qe kane emancipuar shoqerine njerezore ishin ato qe u dhane grave te drejta te barabarta me burrat, hoqen skllaverine, u dhane te gjithe njerezve liri dhe barazi para ligjit pavaresisht fese, etnise, ngjyres apo rraces. Shtrine aksesin ne arsim dhe shendetesi per te gjithe pa asnje dallim ekonomik apo racial.
    Keto levizje zgjeruan kapitalin human ne menyre te jashtezakonshme, pasi deri dje ti mund te ishe talent, por nuk lulezoje dot se isha skllav. Mund te ishe gjeni, por nuk te lejonte njeri te kultivoje gjenialitetin tend sepse ishe grua. Tani pyetja eshte si e emancipon shoqerine njerezore fakti kur Fedezi i fut llapen publikisht Roza Kimikut? Ose kur keta luajne kala dibrance nga mbrapa? Boh.
    Me shume gjasa Giorgia Meloni ka per te dekapituar te gjithe zinxhirin drejtues te Rai-t, pas asaj qe ndodhi ne San Remo. Por axhenda e silikonit do vazhdoje t’i imponohet dhunshem serish e serish shumices se heshtur deri ne triumfin e plote. Pastaj asgje s’do jete me si me pare. Ajnshtajni nuk do kete as 1 per qind te popullaritetit te Fedez Llapes. Ndersa Da Vinci do jete nje zero para Roza Kimikut dhe Maneskineve. Nese ti promovon kete me axhende, aty shkon.

    Kloadian Tomorri
    Emri: Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?:

    Temat e fundit