Brezi i ri qe drejton Shqipërinë ! - Diskutime

Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Brezi i ri qe drejton Shqipërinë !

 Brezi i ri qe drejton Shqipërinë !

· 8 · 1430

  • Postime: 27099
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-11-2007, 09:37:28
Pjesa me e madhe e atyre, qe sot kanë ne dorë drejtimin e shtetit nuk i kanë kaluar te 35 vitet. Një brez fatlum, te cilit i është dhënë shansi për te qenë ne krye te dikastereve me te rëndësishme dhe për te qenë ne sallen e Parlamentit. Kështu, te ardhur nga shkollime jashtë vendit, por dhe me një shkelqim ne universitetet tona, te vendosur ne pozicione te rëndësishme drejtuese, zyrtaret e lartë shqiptare karakterizohen nga një moshe e re dhe e gatshme për te dhënë gjithçka ne sherbim te vendit dhe karrieres se tyre, tashmë qe ky shans u ka trokitur ne dere, duke ngjallur ndoshta jo pak, por dhe xhelozine e kastes se vjetër. Një pjesë e tyre janë kanë ardhur ne qeverisje nga Komisioni i Orientimit te Politikave, një organizim i lindur ne PD, ne prag te zgjedhjeve te përgjithshme te vitit 2005. Por edhe emerimet e kryera rishtazi ne qeverisje dhe ne pozicione kyçe te shtetit kanë emerues te perbashket, vitet e lindjes 1972-1974.

Nisur nga kjo, ministrite kryesore te vendit drejtohen nga ministra te lindur ne mesin e viteve `70, qe, ndonëse me një moshe te re, janë te karakterizuar nga një nivel i lartë specializimi. Mes tyre gjen edhe figura qe, ndonëse moshes se re, kanë një eksperiencë te spikatur politike pranë Partise Demokratike. I tillë është edhe ministri aktual i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, i cili e mban këtë detyrë prej pak muajsh. I emeruar pas fitores se demokrateve ne korrik te 2005-es si ministër i Brendshëm, Olldashi spikati për një lufte te ashper te krimit te organizuar në vend. Nga ana tjetër ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ndonëse ne moshen 33-vjeçare, përveç drejtimit te një ministrie, mban edhe detyren e zedheneses te Këshillit te Ministrave.

Një model i te riut ne politike është edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i njohur nëpërmjet KOP, ai u vendos menjehere pas zgjedhjeve te përgjithshme, si kreu i Puneve Publike dhe Transporteve. Pasi sherbeu për me shumë se dy vjet ne këtë dikaster te rëndësishëm, Basha është aktualisht ministër i Jashtëm, një ministri e konsideruar shumë e rëndësishme. Ne te njëjtën linjë është dhe ministri i emeruar ne krye te Drejtesise, Alibeaj. Por mosha e re, karakterizon ne pjesen dërrmuese edhe zevendesministrat. Të zgjedhur si tekniciene, zv/ministrat ne kabinetin Berisha ne pjesen me te madhe nuk i kalojne 35 vitet, duke reflektuar kështu energji, qe është e rëndësishme për një kabinet. Harxhi, numri dy i MPJ, Strazimiri i Ministrise se Brendshme, Halimi i Drejtesise, Bozdo i Ekonomise, Zaimi e Ministrise se Brendshme, janë emrat qe drejtojnë nivelin e dytë te qeverisë. Pa harruar ish-ministrat Bumci dhe Trashani. Nga ana tjetër, e zgjedhura për te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, Ina Rama është gjithashtu ne 35 vjeçe. Propozimi i një femre te re ne moshe, nga ana e Presidentit Topi, ne detyren e kreut te organit te akuzes, është një levizje e cila pritet te vere ne provë edhe e efikasitetin e kësaj zgjedhjeje te ngjashme.

Sokol Olldashi

Ish-ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, i përket datelindjes 1972. Jep dorëheqjen për te kandiduar perball Edi Rames ne garen për Bashkine e Tiranës. Emerohet me pas nga Kryeministri Berisha si ministër i Puneve Publike dhe Telekomunikacionit.

Majlinda Bregu

Ministria e Integrimit, njekohesisht edhe zedhenesja e KM i përket ditelindjes 1974. E angazhuar ne Komitetin e Orientimit te Politikave, krijuar ne vitin 2005, nga mazhoranca aktuale, ne një kohe te shkurter Bregu zuri një pozicion te rëndësishëm ne qeverisje.

Lulzim Basha

Ish-ministri i Puneve Publike dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, aktualisht ministër i Jashtëm është gjithashtu një prurje e KOP. I lindur ne vitin 1974, Basha qe nga koha e qeverisjes se demokrateve ka drejtuar ministri te rëndësishme në vend.

Enkelejd Alibeaj

Kandidatura e votuar nga Kuvendi si ministër i Drejtesise në vend, Enkelejd Alibeaj, ka lindur ne vitin 1973, ne Tiranë. Duke qenë shef i departamentit antikorrupsion ne Keshillin e Ministrave, Alibeaj u prezantua nga Berisha si një yll ne fushën e drejtesise.

Aldo Bumci

Ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci, u shfaq për here të parë për publikun si i angazhuar ne KOP. Bumci i përket gjithashtu ditelindjes 1974 dhe qendroi ne krye te Drejtesise për një kohe te shkurter, duke u shkarkuar rreth 8 muaj me pare nga Kryeministri Berisha.

Arenca Trashani

Deputetja e PD-se, e cila qendroi përreth 2 vjet ne detyren e ministres se Integrimit, ka lindur ne vitin 1973. Trashani mori detyren e ministres menjehere pas krijimit te qeverisë Berisha pas zgjedhjeve te korrikut 2005.

Edit Harxhi

Zevendesministrja e Jashtme, Edit Harxhi, ka lindur gjithashtu ne vitin 1972. Emri i saj u diskutua për te qenë dhe ambasadorja e Shqipërisë ne SHBA, por me pas u emerua ne detyren e zv/ministres se Jashtme, post te cilin e mban për me shumë se 2 vjet.

Eduart Halimi

Zevendesministri i Drejtesise, Halimi, ka lindur ne vitin 1972. Detyren e numrit dy te drejtesise, Eduart Halimi e mban qe prej kohës kur demokratet kanë marr pushtetin, pas zgjedhjeve te korrikut 2005, duke qenë dhe funksionar vërtetë jetegjate.

Eno Bozdo

Perfaqesuesit i reformatoreve ne qeverisje, Eno Bozdo ka lindur gjithashtu ne vitin 1972. Bozdo mban detyren e zv/ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes dhe ndodhet ne këtë detyrë prej me shumë se 2 vjetësh. Me pare ka qenë zedhenes i PDR te Pollos.

Gent Strazimiri

I ditelindjes 1972 është edhe zv/ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri. Prej pak muajsh, ai mban detyren e numrit dy te Ministrise te Brendshme dhe është një përfaqësues i Partise Demokratike ne qeverisje. Vjen nga radhet e FRPD, ku ka qenë dhe kryetar i saj.

Iva Zajmi

Zevendesministrja tjetër e Brendshme, Iva Zajmi, i përket gjithashtu ditelindjes 1972. Zajmi është emeruar ne këtë detyrë prej me shumë se dy vjetësh, ne kohën kur PD dhe aleatët e djathte erdhen ne qeverisje. Një funksionare e aftë ne detyren qe kryen.

Ina Rama

Kryeprokurorja e re, Ina Rama, i përket ditelindjes 1972. Me një eksperiencë te konsiderueshme, Rama u zgjodh si pasuese e Sollakut ditën e djeshme me shumicë votash nga Parlamenti. E vleresuar dhe nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

Fatjona Mejdini KohaJone

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 23-11-2007, 10:38:08
S`ka nevojë për koment!Për këtë Greku e ka pushtuar shqiperine ne çdo pore te jetës!
Ushqimi,frymemarrja,dritat,veshmbathja,punesimi,ambienti natyror,financat,drejtesia,droga,vrasjet,feja,kultura,gjuha,politika...te gjitha i ka marre greku nga keta te rinj e jo nga pleqte!

  • Postime: 27099
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-11-2007, 12:12:23
Sbesoj se jane shkolluar ne Greqi personat ne fjale,qe te marrin dije nga nje komb qe eshte me i urryeri nga ne shqiptaret.

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 30-11-2007, 18:17:12
 :S :S

  • Postime: 5501
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 30-11-2007, 18:47:29
Duhet ta lexoj kete artikull (s'kam kohe tani) se do jete interesant, me siguri.
S'e dija qe Shqiperia u drejtoka nga shume veta te rinj, jo se cuditem jo, por s'e kisha haberin vertet. Prandaj artikuj te tille na sherbejne dhe duhet t'i lexojme. :)

P.S. Pershendetje Berni & Erlehta. Si i kaluat festat, ju andej?!  :perqafim

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 22-12-2007, 18:14:08
Duhet ta lexoj këtë artikull (s'kam kohe tani) se do jetë interesant, me siguri.
S'e dija qe Shqipëria u drejtoka nga shumë veta te rinj, jo se çuditem jo, por s'e kisha haberin vërtetë. Prandaj artikuj te tillë na sherbejne dhe duhet t'i lexojmë. :)

P.S. Përshëndetje Berni & Erlehta. Si i kaluat festat, ju andej?!  :perqafim

Po vertete nga te rinj drejtohet Shqiperia jone e dashur,,por te vjen keq kur keta te rinj jane si dele qe drejtohen nga nje coban... :P

  • Postime: 187
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 22-12-2007, 18:29:19
Me te vertet interesant ky artikull.
Me se fundi edhe Shqiperia, megjithse me vonese, po ua le stafeten atyre qe e meritojne, TE ARDHMES.
Fitorja me e madhe politike per Shqiperine, do te jete ajo, kur gjithe brezi i vjeter politik shqiptar(Saliu me kompani) te terhiqen e mos tu degjohet as emri me.
 Keta te rinj, po te rrije edhe disa vjt nen tutelen e Berishes, si ushtare te disiplinuar, e pa ngritur krye, frike kam se do te zhduken nga jeta politike, ashtu sic u zhduken e moren boten shume e shume te tjere.

  • Postime: 267
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 22-12-2007, 22:50:06
opo shqiperi te mori lumi thoj

Temat e fundit