Tek Femrat me irriton lyerja: qe dhe kur lyhen shume, apo me vend a pa vend se eshte koncert, se eshte shkolle, se eshte party, se eshte vizite serioze, se eshte varrim, prape te lyera jane, madje jo te lyera por te bojatisura dhe te tiganisura, fare.
Tek femrat irritohem kur luajne jashte mase shume me floket apo me bizhute e tyre apo me goten, shishen dhe pipzen per te pire (etj.) kur jane ulur ne nje lokal per shembull. Apo kur bejne si te perkedhelura kur jane ne restorant me pjaten perpara. Te pelqen, s'te pelqen - vete e zgjodhe, dili Zot edhe haje. E kam shume zet kur nje femer (apo edhe nje mashkull qofte) ben shume naze me ushqimin apo ka shume ankesa ne nje restorant. Kuptohet ka raste te vecanta ku ka perjashtime kur dicka s'mund te futet ne goje psh, por ne pergjithesi njeriu duhet te prese ate qe kerkon (ne kete rast nese porosit mishe pule psh, mos prit trofte apo salmon.

)
Tek femra me irriton mendjelehtesia dhe shkujdesja qe mund te kene. Ka shume vajza torollake ne boten qe jetojme, por ka edhe vajza vertet te zgjuara qe me raste behen tamam mendjelehta dhe budallacka.
Por sidomos me irritojne ato femra qe bejne gara te kapin sa me shume meshkuj, te flejne sa andej-ketej, te provojne sa me shume buze, etj. Kurverimi eshte mburrje, madje edhe krenari per disa, por edhe keto femra jane mendje-lehta ne njefare menyre pasi jo vetem qe jane 'te lehta'/easy dhe bien kollaj ne duart e meshkujve por s'pyesin shume per shendetin e tyre se po te pyesnin s'do kalonin sa tek njeri, tek tjetri.
Keto tani per tani. Do me kujtohet edhe ndonje gje tjeter irrituese per femrat qe mbase e shkruaj me vone.

Heres tjeter do te shkruaj sec me irriton tek Meshkujt. Kaq per sonte nga
Elegance.
