×
Hyrja
Profili

Cfare ju irriton te mashkulli/femra?

Cfare ju irriton te mashkulli/femra?

· 34 · 3893

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer

ne: 10-06-2006, 06:49:26
Përshëndetje te dashur forumist!  :)

Urdheroni dhe jepni mendimet  tuaja për sjelljet e papelqyera te njerëzve qe ju rrethojne!!

Mua personalisht me irriton sjellja disa femrave kur nuk ndalen se genjyeri edhe pse janë tepër transparente,mendjelehtesia e tyre dhe jo sinqeriteti !!

Kurse te meshkujt nuk me pëlqen arroganca,dëshira për te dominuar,lajkat, genjeshtrat!!!
« Editimi i fundit: 07-03-2007, 12:13:21 nga M A X »

  • Postime: 43
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-06-2006, 07:38:01
Pershendetje... te uroj per temen Prishtina,teme e bukur...
Tek sjellja jone me irriton ajo qe genjejme shume, kur bejme si te forte dhe kemi gjithçka ne dore(keto cilesi tek ne shqiptaret gjenden me shumice . Kurse femrat duke kerkuar diçka me irritojne me kembenguljen e tyre si mushka, (jo se kembengulin per ndonje gje te drejte por se ashtu i pelqen atyre, nejse per fat te keq,s kam arritur ti kuptoj kurre), pastaj me irriton ajo qe disa femra i veshin bluzat te shkurtra dhe kur hecin rruges edhe pse u duken tangat mundohen te ngrene pantallonat e te ulin bluzen(sikur ja kam veshur une ato qe ka ne trup) dhe pastaj me hiqen si te ndershme.

#2 ne: 12-06-2006, 09:08:06
Ka shume sjelle po mbi te gjitha eshte kur me genjej per dicka qe sja vlen!

  • Postime: 1258
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 12-06-2006, 09:11:55
se genjejn  meshkujt a? kur spaskna ndegjue kurr ;) :P

sme pelqen te femra se kajher veq dojne me fol e me fol e me fol kur pa nal :P
e te meshkujt jan disa qe nuk e mbajne veten te pastert qysh duhet...

#4 ne: 13-06-2006, 07:04:59
Me terbojne(jo irritojne se eshte pak)femrat qe shesin shume tangerllek,sidomos kur jane larg teje dhe e dine se per momentin nuk ke çi ben.. ><

  • Postime: 445
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 13-06-2006, 08:04:26
se genjejn  meshkujt a? kur spaskna ndegjue kurr ;) :P

Ti vetem sa e vertetove kete!  :P

  • Postime: 5949

#6 ne: 14-06-2006, 12:50:45
Tek meshkujt me irritojne ato qe janë -hem dhi e zgjebosur, hem bishtin përpjetë!
Sikurse dhe ata qe sillen si "macho", ata qe janë vulgar te shumtën e kohës, por dhe qe s'dinë se ç'është respekti kundrejt gjinise tjetër :S
Uhhh edhe ata qe s'ia kanë haberin sesi te mirembahen, por dhe qe nuk janë te rregullt :d
Dhe mbi të gjitha.... ata qe nuk kanë një buzeqeshje te bukur, ose qe fytyra s'iu qesh iher, pra janë shumë te vrazhdet...
Te gjithe keto tipe s'i honeps dot! Jojo:

  • Postime: 581
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 15-06-2006, 16:07:57
tek meshkujt me irritojne agresiviteti, cthurja,fodulliku, grykesia, hipokrizia dhe zilia sidomos , sepse per kete te fundit u ka dale kot nami femrave, por dhe meshkujt jane ziliqar per njeri tjetrin madje dhe ata qe hiqen si shoke mes tyre, edhe e shpalosin ziline duke tallur dhe percmuar njeri tjetrin.etj........ .

tek femrat, pa u zgjatur me gjerat siper, ato qe me irritojne jane femrat qe shtiren, te perdalat,ato dine vec ta dredhin, ato qe jane pa tru fare qe e leshojne veten si delet ne fusha, ato qe kane fare pak personalitet ose aspak.etj etj.

  • Postime: 19

#8 ne: 16-06-2006, 05:50:04
servilizmi me acaron ne kulm por dhe genjeshtaret s' ^o)mbeten mbrapa

  • Postime: 6970
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 18-06-2006, 12:57:24
Paragjykimet

#10 ne: 11-12-2006, 22:24:27
kur hap tel dhe nuk flet !

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 12-12-2006, 10:05:02
Kur merr ne tel. dhe nuk tregon kush është! :d

E them kete se me ka ndodhur dhe e di c'do te thote te te bejne telefonata anonime... Ne fillim mund te jene gallate, por vjen nje here dhe behen te bezdisshme.

  • Postime: 7465
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 12-12-2006, 10:11:06
me irriton ku rdikush kryen dicka pas kraheve te tjetrit ose vepron pa e njoftuar ate per nje problem qe ka lidhje me te.

  • Postime: 3
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 23-12-2006, 04:16:40
Me iriton jashte mase kur femrat veshin roba per te ekspozuar trupin.Kur i ngacmon nje djale dhe bejne sikur nuk iu intereson e nga ana tjeter vazhdojne tia u kethejne llafet.Dhe ajo qe me iriton me shume tek nje mashkull eshte se shpesh here duan te jene mbi femrat e iqen si te forte :P

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 26-12-2006, 10:43:10
Dy dy gjinit kur te thrrasin ne tel  pa numer (anonim)
Femrat kur 's pysin per ndihm?
Mashkujt kur msojn diqka prej teje ? ne at qast se pranojn ,e pastaj ashtu veprojn kjo esht sistemi i korruptuar i disa mashkujve qe se meritojn te folesh ma.

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 26-12-2006, 14:51:36
me irritojne meshkujt qe mburren me kamjen dhe sukseset e tyre ne jete , nderkohe qe sukseset e tyre jane disfatat e te tjereve........

  • Postime: 7465
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 26-12-2006, 15:45:42
Mos harro qe kjo mund te jete edhe e anasjellte per seksin tjeter.  ;) :D

  • Postime: 1580

#17 ne: 26-12-2006, 18:47:29
Me irritojne femrat qe flasin shume por pa bereqet :P  :D
dhe meshkujt qe bejne sikur jane interesant :D

  • Postime: 31
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 26-12-2006, 19:12:33
Me iiritojn femrat qe e majn veten si te ndershme.:D:D:D

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 27-12-2006, 17:21:01
Hipokrizia si tek femra dhe tek mashkulli.

  • Postime: 1608
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 27-12-2006, 19:34:57
Meshkujt:
1) kur sillen kushedi çfarë janë përpara shokeve kur ne realitet jan shumë ndryshe.
2) kur kruhen
3) kur kan frik nga mami

Femrat:
1) kur shesin shumë pordh dhe e mbajn hunden perpjet.
2) llafazanet
3) etj..........

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 28-12-2006, 07:49:18
Meshkujt.....Me bezdisin meshkujt e pakujdesshem qe kruhen vend e pavend ne publik mbi te gjithat ne pranine e nje femre :D

Femrat ...........Kur mundohen te vene poshte femra te tjera per te vene ne pah para nje mashkulli vetem te mirat e veta .....nuk i honeps dot me irriton fakti deri ne reagim......

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 28-12-2006, 20:08:16
Tek meshkujt me e keqja per mua eshte patriarkaliteti. Jo per gje po te tjerat qe permendeshin edhe mund te ndreqen, kjo varet nga mosha, pozita, mireqenia ose jo, etj. Nderkohe qe patriarkalitetin kur e shoh ndonjehere dhe tek me te rinjte, me duket shume e tmerrshme. Vete nuk do isha kurre gruaja e nje te tilli (e shyqyr zotit s'e kam te tille  :) haha).
Kurse tek femrat nuk me pelqen mendjelehtesia. Gje tjeter qe nuk di a te them se nuk me pelqen, se nuk e kane shume ne dore, eshte dobesia. Nje femer e dobet do jete gjithmone e nenshtruar, dobesia ben qe te kete pastaj dhe komplekse, etj, etj...

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 03-02-2007, 07:13:30
Meshkujt.....Me bezdisin meshkujt e pakujdesshëm qe kruhen vend e pavend ne publik mbi te gjithat ne pranine e një femre :D

Femrat ...........Kur mundohen te vënë poshtë femra te tjera për te vënë ne pah para një mashkulli vetëm te mirat e veta .....nuk i honeps dot me irriton fakti deri ne reagim......

Edhe mua me irritojne keto kritere qe permende ti, Lisa, si tek Mashkulli edhe tek Femra.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 03-02-2007, 07:21:58
Tek Femrat me irriton lyerja: qe dhe kur lyhen shume, apo me vend a pa vend se eshte koncert, se eshte shkolle, se eshte party, se eshte vizite serioze, se eshte varrim, prape te lyera jane, madje jo te lyera por te bojatisura dhe te tiganisura, fare.

Tek femrat irritohem kur luajne jashte mase shume me floket apo me bizhute e tyre apo me goten, shishen dhe pipzen per te pire (etj.) kur jane ulur ne nje lokal per shembull. Apo kur bejne si te perkedhelura kur jane ne restorant me pjaten perpara. Te pelqen, s'te pelqen - vete e zgjodhe, dili Zot edhe haje. E kam shume zet kur nje femer (apo edhe nje mashkull qofte) ben shume naze me ushqimin apo ka shume ankesa ne nje restorant. Kuptohet ka raste te vecanta ku ka perjashtime kur dicka s'mund te futet ne goje psh, por ne pergjithesi njeriu duhet te prese ate qe kerkon (ne kete rast nese porosit mishe pule psh, mos prit trofte apo salmon. LOL)

Tek femra me irriton mendjelehtesia dhe shkujdesja qe mund te kene. Ka shume vajza torollake ne boten qe jetojme, por ka edhe vajza vertet te zgjuara qe me raste behen tamam mendjelehta dhe budallacka.

Por sidomos me irritojne ato femra qe bejne gara te kapin sa me shume meshkuj, te flejne sa andej-ketej, te provojne sa me shume buze, etj. Kurverimi eshte mburrje, madje edhe krenari per disa, por edhe keto femra jane mendje-lehta ne njefare menyre pasi jo vetem qe jane 'te lehta'/easy dhe bien kollaj ne duart e meshkujve por s'pyesin shume per shendetin e tyre se po te pyesnin s'do kalonin sa tek njeri, tek tjetri.

Keto tani per tani. Do me kujtohet edhe ndonje gje tjeter irrituese per femrat qe mbase e shkruaj me vone. :P :D

Heres tjeter do te shkruaj sec me irriton tek Meshkujt. Kaq per sonte nga Elegance. ;)

LOL

Temat e fundit