×
Hyrja
Profili

Çfarë ndjeni ne momentin kur kaloni pranë...!?

Çfarë ndjeni ne momentin kur kaloni pranë...!?

· 10 · 988

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
ne: 26-06-2009, 09:15:28
Pothuajse është e pamundur te kalosh nepër rruget tona e mos te ndeshesh ne persona qe shtrijn doren dhe kerkojnë lemoshë.



Kjo pamje eshte e njojur per te githë ne, çfarë ndjeni dhe mendoni kur kaloni pranë ketyre personave..!?

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#1 ne: 26-06-2009, 15:46:58
mmmm teme e bukur.... Kur shkoj ne Tirane me bien shume ne sy lymsit ....Eshte nje mix ndjenjash qe nuk di ti percaktoj sepse ne c'do rast ndjej ndryshe ....e kam gjetur veten te me vije qek per ndonje femije qe me zgjat doren dhe e kam gjetur veten te me vije veshtire qe ka dhe njerez te tille qe do sakrifikonin femijen e tyre duke e shtrire neper rruge e me the te thashe per te perfituar .....
Nuk e di , ndonjehere mendoj se nje vajze 30 vjece e fuqishme me kemb e me dore nuk ka pse te lypi rrugeve te shkoj te gjej nje pune (c'fardo te jete) e te punoje e te sakrifikoje ...por ndonjehere kur shikoj ekonomine e shqiperise sa e veshtire eshte te gjesh nje pune etj etj me vjen keq .....
Mundohem te mos i gjykoj  por ndonjehere edhe e kam bere ....Pastaj mendoj me mire nje femer qe del e lyp rrugeve apo nje femer qe do fali trupin e saj per nje pune e disa rroba te bukura ........

Nuk e di mendoj shume gjera dhe ndonjehere ndjehem fajtore per paragjykimet qe leshoj ....Ndoshta sepse une nuk jetoj atje dhe nuk mund te flas me saktesi per situaten .....Por e di qe ne te shumten e rasteve pasi kam mbaruar mendimet qe me vijne ne koke dhe jam afruar dy hapa pran tyre e fus doren dhe ju jap ndonje gje .....

Gjyshja ime gjithmon me thoshte "Nese tjetri e ben faqen byt* e te kerkon dicka, jepja nese mundesh se ndoshta vertet i duhet" :D

  • Postime: 800
  • Gjinia: Femer
Masha
#2 ne: 03-07-2009, 18:09:18
Pergjithsisht ndjej meshire....keqardhj e... dhe falenderoj Zotin per te mirat qe me ka dhene (duke marre parasysh qe qahem ndonjehere per hic gje e harroj qe ka shume te tjere  me nevoja jetesore te paplotesuara)...por... ndodh qe here te tjera te ndjej e zemerim, neveri per ato nena qe foshnjen e tyre e bejne objekt perfitimi material, duke arritur deri ne shitje te krijeses tyre.
Po me pelqen kjo thenia e gjyshes Lises :)

  • Postime: 910
  • Gjinia: Mashkull
moçali
#3 ne: 03-07-2009, 19:11:56


 Kjo vajzë ka trup elegant dhe është simpatike. Nuk ndjej keqardhje për të.
Faji është i sistemit. Një shtet social nuk lejon njerëz të lypin rrugëve. Pse nuk kishte lypës në epokën komuniste?
Kur shoh gjëra të tilla, më vijnë gjithnjë në mendje ATA që qeverisin botën..

  • Postime: 800
  • Gjinia: Femer
Masha
#4 ne: 03-07-2009, 19:15:35
Shqiperine doje te thoje ;)

Pastaj edhe pse une nuk e kam perjetuar komunizmin, besoj qe edhe atehere ka pasur lypes...e do kete derisa kjo bote te ekzistoje fatkeqesisht.

  • Postime: 910
  • Gjinia: Mashkull
moçali
#5 ne: 03-07-2009, 19:23:24
Shqiperine doje te thoje ;)
Shqipëria është një varkë e vogël që shkon ashtu siç e drejtojnë erërat e Botës.

Citim
Pastaj edhe pse une nuk e kam perjetuar komunizmin, besoj qe edhe atehere ka pasur lypes...
Nuk ka patur.

  • Postime: 800
  • Gjinia: Femer
Masha
#6 ne: 04-07-2009, 16:46:35
Ka patur perroi. S'ke pse e mohon.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#7 ne: 04-07-2009, 19:13:35
Kjo vajzë ka trup elegant dhe është simpatike. Nuk ndjej keqardhje për të.

Une ndjej keqardhje dhe me vjen te qaj sa here shoh gjera te tilla..them me veti gynah te ankohemi sado te kemi pak apo shume. :(

Edhe pse paska kjo vajze trup elegant sipas teje cfare duhet te bej kjo??!!

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#8 ne: 05-07-2009, 05:10:37
MOs ka dashur te thote qe meqe eshte kaq elegante dhe simpatike sa rri e lyp kot me mire ze cepin e 15 kateshit (leqe dale se dhe ato jane te zene tashme nuk te le me njeri vend bosh as aty :D)
Emira
#9 ne: 07-07-2009, 17:29:36
He he he, e pse kshu ato qe jane elegante dhe simpatike duhet te jene gjithnje me fat apo ... talent te lindur per te shitur trupin ? Qe te punoshe duhen me shume cilesi sesa paraqitja e jashtme.


Kur kaloj prane ketyre personave nuk mundem t´i numeroj ndjenjat qe ma pershkojne shpirtin.Jane shume kontradiktore.
Them se te lypesh eshte gje shume e ulet per dinjitetin. Pyes veten se si ndihen keta njerez ndaj te tjereve qe NUK lypin.