×
Hyrja
Profili

Cila është ngjyra juaj me e preferuar

Cila është ngjyra juaj me e preferuar

· 70 · 7740

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#25 ne: 11-08-2007, 15:10:34
e kuqja..

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#26 ne: 11-08-2007, 15:52:38
e kuqja..

Edhe per mua. Ngjyra numer nje e preferuara ime eshte patjeter E KUQJA! :)

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#27 ne: 11-08-2007, 15:57:24
Edhe për mua. Ngjyra numer një e preferuara ime është patjetër E KUQJA! :)
...per mua e kuqja lidhet me shqiperine, guximin dhe shume me pasionin....tek femrat me pelqen shume e kuqja, sidomos floket dhe veshjet intime...jo se ngjyrat e tjera si pranoj... :engjell:

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#28 ne: 14-08-2007, 07:23:15
...për mua e kuqja lidhet me shqiperine, guximin dhe shumë me pasionin....tek femrat me pëlqen shumë e kuqja, sidomos floket dhe veshjet intime...jo se ngjyrat e tjera si pranoj... :engjell:

Po, e kuqja lidhet me gjithe ato gjera qe the ti, por edhe me shume te tjera. Dhe mos harro, para se gjithash e kuqja eshte Ngjyra e Dashurise. :)

Sa per floket e kuqe, varet tek vajza. Ka floke-kuqe qe duken yll, sidomos nese jane origjinale te lindura ashtu. Epitoma e nje femre shume te bukur floke-kuqe per mua eshte aktorja Marcia Cross qe luan tek "Desperate Housewives". Dhe sa per mua, une jam brune, floke-zeze madje. ;)
Capkenja
#29 ne: 14-08-2007, 09:53:11
Ngjyre tutkalli LOL

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#30 ne: 14-08-2007, 12:16:02
vajza..... ma prishet mendjen...po ju pranoj :engjell:
Emira
#31 ne: 14-08-2007, 15:52:58
o vdeksha une per ty Elegance sa bukur e ke shprehur, edhe une them se Marcia Kross ka nje bukuri te habitshme perq :-* :-*

edhe une vdes per te kuqen
kam dy fustane te kuqe qe jane histori e vertete
me shkojne shume ndonese i kam lyer floket ne ngjyre te kuqe te erret fare

po edhe nje thes (te kuq;-)) te vesh une, mire do dukem ;) :D :D :P :P :P

e kuqja eshte passsssssssiiiiiiii iiiiiiiiiiioooooooo ooooooooonnnnnnnnnn nnnnnnnnnnnnnnnnnnn nnnnnnnnnnnnnnnn, kenaqesi, epsh, temperament, erotike, dashuri dhe ah sa shume
ATDHEDASHURI
Capkenja
#32 ne: 14-08-2007, 15:55:19
e zuri e kuqja kete..kot se kane thene e kuqja terbon demin e jo me njeriun LOL LOL

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#33 ne: 14-08-2007, 15:59:55
e zuri e kuqja këtë..kot se kanë thënë e kuqja terbon demin e jo me njeriun LOL LOL

Pse cuditesh ti moj?! Wow kjo!

Emira, s'e dija qe edhe ty te pelqeka shume Marcia Cross. Seriozisht eshte femer e bukur ajo. Sa per floket e kuqe, edhe une kam ca highlights ne ngjyre patellxhani. Ngjyra e kuqe e erret u shkon plot njerezve, e kuqja e celur ama apo si karrote zakonisht ngjan me mire tek femra qe kane lindur origjinalisht me ate ngjyre, si Marcia. ;)

Paci nje te Marte te Bukur, vajza se une do te jem ne pune tere diten, open to close. :(
Emira
#34 ne: 14-08-2007, 16:42:59
T´kam thene pra, qe vdes ne pergjithesi per Desperate Housewives dhe sot ta shpreha edhe adhurimin per Marcia Cross-in;-))
wiliams
#35 ne: 14-08-2007, 19:02:17
T´kam thënë pra, qe vdes ne përgjithësi për Desperate Housewives dhe sot ta shpreha edhe adhurimin për Marcia Cross-in;-))
mbaje veten se nuk ka lezet,mos e lesho veten keshtu Emira :D

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#36 ne: 14-08-2007, 21:36:29
Ngjyra ime e preferuar eshte ngjyra e kuqe dhe roze
wiliams
#37 ne: 14-08-2007, 23:00:24
Ngjyra ime e preferuar është ngjyra e kuqe dhe roze
ehhh Belinaa me vone do te pelqejne kafja dhe grija :D
Capkenja
#38 ne: 14-08-2007, 23:12:07
e imja e bardha dhe e kuqja kur kombinohen bashke dalin dicka e bukur
wiliams
#39 ne: 14-08-2007, 23:15:01
jeshil+blu+verdhe bashke hmmmmm:

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#40 ne: 14-08-2007, 23:24:14
ehhh Belinaa me vonë do të pëlqejnë kafja dhe grija :D
E pse?
wiliams
#41 ne: 14-08-2007, 23:27:11
E pse?
sepse te lodhin shume ato ngjyrat dhe pastaj i merr inat :D

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#42 ne: 16-08-2007, 23:46:11
S`dij ç`mendime keni per ngjyrat por une jam i ngjyrosur ne te kuqe  dhe jam i KUQ qe nga mosha 14 vjeqare...

  • Postime: 11
albagirl
#43 ne: 25-08-2007, 04:46:25
ngjyra ime e preferuar
eeshte ngjyre kafe

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#44 ne: 25-08-2007, 15:04:57
ngjyra ime e preferuar
eeshte ngjyrë kafe

Ngjyre e sofistikuar kafja. Cudi qe nje vajze pelqen shume vetem kete ngjyre. Pergjigje e vecante. Edhe mua me pelqen shume kafja, ngjyre e sofistikuar dhe e embel. Ama, ka edhe ngjyra te tjera qe me pelqejne shume. :)

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#45 ne: 25-08-2007, 15:13:24
E Bardha dhe Bluja e Celet.

  • Postime: 402
  • Gjinia: Femer
Justice
#46 ne: 26-08-2007, 17:50:27
NGJYRAT IME E PREFERUAR ESHTE BOJQIELL.POR SA KEQ QE SME SHKON SE JAM ZESHKANE.NEJSE..... .....(te lutem jo me shkronja te medha )
« Editimi i fundit: 26-08-2007, 22:35:02 nga Capkenja »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#47 ne: 27-08-2007, 12:56:09
Lexoni disa gjera rreth ngjyrave qe preferojm.

E verdhë: është ngjyra që lidhet me shpirtin. Tregon kapërcimin e gjithçkaje që është materiale dhe konkrete. Të dhuron një personalitet të fortë dhe të hapur. Është tregues i një humori të mirë dhe kthjellues i trurit. Kush vishet me këtë ngjyrë ndihet mirë me të dhe vetveten. Gjithashtu, është ngjyra që i bashkohet sensit të identiteti dhe unit. Duke e përdorur stimulohet arsyeja dhe truri i majtë, përmirësohen funksionet gastrike dhe tonifikohet sistemi limfatik. Ushqimet më të përhapura me ngjyrë të verdhë janë: limoni, misri, portokalli, molla e verdhë, patatja, banania, ananasi, gjalpi, mishi i pulës dhe veza. Kjo ngjyrë përdoret edhe në sallon, kuzhinë, në dhomë dhe në banjë, sepse lehtëson rizgjimin e mendjes dhe të trupit.

Portokalli: Tregon paqe, gëzim dhe ngjall optimizëm. Është ngjyra e entuziazmit dhe është perfekte për të luftuar depresionin, pesimizmin dhe frikën. Influencon në mënyrë mirëbërëse në qarkullimin e gjakut dhe zemër, sistemin nervor dhe atë të frymëmarrjes. Gjithashtu, ngjyra portokalli stimulon oreksin dhe në tavolinë "zgjon" erosin. Ushqimet portokalli më të njohura janë: karota, kajsia, kungulli, pjepri, mango dhe papaja, portokalli, mandarina. Kush e vesh shpreh gëzim dhe pohim të unit të tij, humor të mirë dhe altruizëm. Kjo ngjyrë u këshillohet atyre që vuajnë nga reumatizma dhe femrave që e kanë të vështirë të mendojnë për problemet psikologjike.

E kuqe: Është ngjyra simbol e ekstraversionit dhe e pasionit, shprehja maksimale e mungesës së arsyes. Në ngjyrimet e saj më delikate është konsideruar ngjyra e tërheqjes. Kush vishet me këtë ngjyrë është e padiskutueshme që do të bjerë në sy. E kuqja lidhet me agresivitetin ose mospërmbajtjen seksuale. Një rol të rëndësishëm kryejnë edhe veshja e çorapeve dhe dorezave të kuqe, pasi ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit periferik. Ndërsa për impotencën mashkullore vlen veshja e mbathjeve dhe kostumeve të banjës me ngjyrë të kuqe. Sa më e nxehtë të jetë një ngjyrë, si e kuqja, aq më e madhe është gjatësia e valëve dhe më i theksuar impulsi nervor. Kështu, të gjitha funksionet, si presioni dhe rrahjet e zemrës, mund të influencojnë dhe të pasqyrohen në sferën psikike. Gjithashtu është ngjyra e hekurit dhe bakrit. Ushqimet me ngjyrë të kuqe më të përhapura janë: domatja, rrepat, lulelakra me fletë të kuqe, qershia, rrushi dhe rrushi i thatë, vera e kuqe. Kjo ngjyrë ndihmon në stimulimin e jetës.

Jeshile: është ngjyra e fillimit të rritjes, novacionit. Kush vishet me këtë ngjyrë kërkon ekuilibër dhe imazh. Efekti i saj është qetësues dhe rifreskues. Kjo ngjyrë është e përshtatshme në ambientet e kuzhinës dhe banjës, sepse në dhomë mund të largojë dëshirën seksuale. Ngjyra jeshile është e dobishme për të rregulluar ciklin hormonal dhe për atë që po përjeton një periudhë stresi dhe kaosi të brendshëm. Jeshilja është ngjyra e qetësisë dhe e natyrës. Nëse jeni duke ngrënë shumë shpejt, jeshilja ndihmon në "uljen" e këtij fenomeni gjatë vakteve, si duke ngrënë ushqime jeshile, ashtu dhe duke e përdorur në mobilimin e shtëpisë. Është një ngjyrë rigjeneruese, që përçon qetësi. Jeshilja këshillohet të shmanget në momentet e "uljes" së energjisë.

Blu: është ngjyra e unit tonë më të fshehur. Njerëzit që veshin këtë ngjyrë tregojnë një personalitet të rezervuar dhe se shumë gjëra ende nuk janë zbuluar nga vetja e tyre. Është ngjyra e introversionit (mbylljes në vetvete). Lufton shqetësimet fizike dhe mendore dhe është përdorur në psikoterapi për të favorizuar çlodhjen dhe prehjen. Kjo ngjyrë mund të përdoret në dhomën e gjumit, në banjë dhe në një studio me ndonjë zbukurim, sepse nuk favorizon raportet sociale. Bluja i korrespondon ekuilibrit dhe është e dobishme për të ulur urinë, sidomos ajo që shkaktohet nga nervozizmi. Për shembull, lyeni kuzhinën me ngjyrë blu dhe vendosni në frigorifer një dritë bojëqielli. Ushqimet më të përhapura me ngjyrë blu janë: boronicat, kumbullat etj., këto ushqime qetësojnë trupin dhe ndihmojnë në uljen e temperaturës së trupit.

Lejla: Është ngjyra e mungesës së qartësisë dhe dykuptimësisë, por jo në sensin negativ, por nga pasiguria mund të lindin gjëra të reja dhe shumë pozitive. Lejlaja është një ngjyrë që nuk këshillohet në rastet e depresionit. Në natyrë kjo ngjyrë është pak e pranishme, por ushqimet lejla (frutat e pyllit, patëllxhanët etj...) janë të pasur me antioksidues. Lejlaja është një ngjyrë që nuk nxit oreksin, prandaj është e përshtatshme për ata që dëshirojnë të dobësohen, pikërisht sepse ndalon dëshirën e të ngrënit. Është një ngjyrë e shenjtë dhe fisnike.

E zezë: Është konturi i figurës. Mund të mbahet në mbrëmje, por gjatë ditës duhet evituar. E zeza bllokon depërtimin në lëkurë të rrezeve elektromagnetike të ngjyrave dhe shkëmbimet me sipërfaqen. Përforcon të kuqen (forcë dhe pushtet), me të verdhën lartëson fuqinë intelektuale dhe me rozën fuqinë sociale. E zeza duhet shmangur në raste depresioni. Ajo pëlqehet nga shpirtrat rebelë dhe nga ata që dëshirojnë të jenë protagonistë. Ngjyra e zezë nxit erosin, krijon mister dhe rrit sensin e rrezikut jo vetëm tek ushqimet (për shembull çokollata), por edhe në përdorimin e saj në tavolinë. Ka një valencë të fortë erotike. E zeza është ngjyra simbolike që përthith dhe anulon energjinë. Për shumë konsiderohet si një ngjyrë që devitalizon njeriun dhe në rastin e veshjeve intime ftoh sensualitetin, duke përkeqësuar sferën e riprodhimit.

E bardhë: Është ngjyra që i jep jetë gjithë organizmit. Është një ngjyrë e freskët, e shndritshme, që sjell energji. E bardha këshillohet për të rritur magnetizmin e personave që na rrethojnë. Është një ngjyrë që dhuron paqe dhe përqendrim. Është simboli i pastërtisë dhe elegancës. Të konsumosh ushqime të bardha, si orizi dhe qumështi, ndihmon në pastrimin e trupit.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#48 ne: 27-08-2007, 16:05:29
NGJYRAT IME E PREFERUAR ESHTE BOJQIELL.POR SA KEQ QE SME SHKON SE JAM ZESHKANE.NEJSE..... .....(te lutem jo me shkronja te mëdha )

E kush tha qe zeshkaneve s'u shkon bojeqielli moj?! Provoje, vishe njehere, dil perpara pasqyres dhe pastaj na thuaj. ;)

  • Postime: 402
  • Gjinia: Femer
Justice
#49 ne: 27-08-2007, 16:40:34
elegance keshtu mendoj un.por motla dhe mami thote se me shkon............gj ithsesi flm