×

Cka urreni ju tek Shqiptaret?

Cka urreni ju tek Shqiptaret?

· 109 · 9300

  • Postime: 338
Era e Dashnis
#25 ne: 01-06-2006, 20:53:48
Arrogancen...tek meshkujt kjo!!
injorancen...shqipt aret slexojne (nga gjitha trojet)...preferojne tv!

  • Postime: 127
  • Gjinia: Mashkull
Kauboji
#26 ne: 02-06-2006, 08:51:12

 :)
 Sikur mos te isha shqiptar ndoshta kisha ditur me u pergjigjur shume  bukur.Kaloni mire.
 Shendet Kauboji.

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#27 ne: 02-06-2006, 11:01:55
Prirjen e tyre te perhershme për te ç`vleresuar te vetat ne dobi të atyre te te huajve pa asnje kriter cilesie apo aresyeje

  • Postime: 19
haga
#28 ne: 02-06-2006, 16:44:06
pse te urrej tek shqiptaret dicka  kur kam me me shume gjera per tu krenuar me shqiptaret ,besoj se krenaria  fiton kunder urrejtjes
kalofshit mire

  • Postime: 118
x
#29 ne: 03-06-2006, 03:37:17
E vetmje gje qe urrej te shqiptaret eshte kokefortesia qe me duket disi e pergjithsueshme ne shqiptaret kudo qe jane.
Ndersa per ato vese te tjera qe keni permendur me shume se vese te shqiptareve ne pergjithsi per mua i perkasin unit te secilit.
Per mua te tjerat jane pjese e karakterit te personit qe ka keto vese dhe nuk mund te pergjithsohen.

  • Postime: 37
  • Gjinia: Mashkull
Damastion
#30 ne: 07-06-2006, 06:13:00
Njerzit qe nuk kritikojn edhe vetveten/te afermit ata nuk munden te ja arrin askund, te paktën ky është mendimi im. Ne shqiptarët jemi një popull me shumë tradita e zakone dhe me shumë pasuri kulturore.

Por kemi dhe gjëra te keqija qe unë shumë prej tyre i urrej. Asnjeher ne menyr nenqmuese këto gjëra i urrej ndaj shqiptarve:

1. Thash e themet (Shqiptarët folin për njëri-tjetrin por punët e vete nuk i kqyrin kurr)
2. Mos leximi (SHumica e shqiptarve sidomos ata te Kosovës dhe Maqedonis nuk lexojn shumë)
3. Fanatikizmi
4. Inati (Shqiptarët kan inatë ndaj njeri tjetrt sa qe kopin kur e shohin njerin me mirë se vetveten dhe mundohen edhe te ja prishin)

Dhe gjëra tjera qe tani nuk po i dij. çka urreni ju tek shqiptarët? Tek vetvetja?

Respekt:
Pejanka

Më dukesh mjaft e ashpër me shkrimin tënd në këtë temë.
Mendoj se nuk duhesh të përdorësh fjalën urrejtje për dukuritë negative te një pjese të popullit të cilit i takon. Do të përgjigjem shkurt në pikat e cekura nga ti.

Ti thua se "Thash e themet (Shqiptarët folin për njëri-tjetrin por punët e vete nuk i kqyrin kurr) "
Nuk është fare e vërtetë. Njeriu pa dallim kombi, ngjyre apo race është qenje kureshtare të cilës i interesojnë edhe jetët e të tjerëve, dhe jo gjithmonë me qëllime negative. Për atë arsye edhe jemi qenje sociale.


 "Mos leximi (SHumica e shqiptarve sidomos ata te Kosovës dhe Maqedonis nuk lexojn shumë) "
Në bazë të cilave statistika ke krijuar këso bindje për shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia. Nëse këto janë thjeshtë bindjet tua të krijuara nga rrethi dhe shoqëria në të cilën ti jeton, atëherë më duhet të të them se rrethi yt së bashku me ty qenkan të tillë, sepse konluzimet e tilla ti ke mundur ti nxjerrësh vetëm nga rrethi ku ti jeton    

"Fanatikizmi"
Sigurisht ti mendon për fanatizmin. Por nuk e di se për cfar fanatizmi mendon ti te shqiptarët. Se fanatizmi përfshinë më shumë se vetëm një fjalë të vetme të cilën ti e shkruan gabimisht.


"Inati (Shqiptarët kan inatë ndaj njeri tjetrt sa qe kopin kur e shohin njerin me mirë se vetveten dhe mundohen edhe te ja prishin) "
Inati apo xhelozia, nëse drejtohen nga energji pozitive nuk janë aspak të dëmshme. Nëse tjetri është më mirë se unë dhe unë mundohem që me punë të mbërrij më shumë se ai, atëherë aty nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është shumë pozitive si dukuri. Dhe inati kursesi nuk është veti ekskluzivisht e shqiptarëve, por është një ndjenjë njerëzore pa dallim kombi apo race.


 

  • Postime: 2
dobia
#31 ne: 07-06-2006, 06:30:37
Nuk eshte mire te behen pergjithesime. Edhe perbrenda nje kombi a race ndryshojne njerezit ne tipare. Do te thote nese themi se shqiptaret na qenkan keshtu e ashtu, i bie te jene te gjithe nje kallup, gje qe nuk mund te qendroj. Pastaj nuk shoh ndonje kriter te vleresimit te askush, secili ka gjykuar sipas mendjes...

  • Postime: 160
cloud
#32 ne: 11-06-2006, 20:33:36
 Tek meshkujt -->  harbuteria , vulgariteti
 Tek femrat    -->  shpifja  , llafazaneria

sigurisht  edhe ne kte rast nuk mund te besh gjeneralizime , te kuptohemi

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#33 ne: 09-08-2007, 14:52:49
pyetja sa e lexova s'me pelqeu,hyra ne diskutim dhe pashe nje korrigjim.mos pyet pra cka urreni nga shqiptaret,por cka urreni nga vetvetja,sepse cdo njeri ne jete perfaqeson vetem veten e tij.

  • Postime: 8
gjalica
#34 ne: 07-09-2007, 02:05:58

te pershndes charm me ato pak fjal qe the
je ndryshe nga te tjeret...
Te pakten gjysma nga ju urreni njeri-tjetrin

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#35 ne: 07-09-2007, 17:48:05
te pershndes charm me ato pak fjal qe the
je ndryshe nga te tjerët...
Të paktën gjysma nga ju urreni njëri-tjetrin

te falenderoj Gjalica,te pershendes dhe une

  • Postime: 25
Mjalta01
#36 ne: 07-09-2007, 17:57:52
unë personalisht..kurr nuk po pajtohem me sjelljen  e shum shqiptarve:
1.thashethemet
2.Zilia
3.Tradhetia
4.Genjeshtra etj etj
nuk po flas për te gjithë se ka shqiptar te kulturuar ama jon shum pak!!!ama shum njerëz me këto gjëra qe i thash ma lart po ushqehen nuk bën keshtuuu,jom vet shqiptare ama  jon ka e teprojne shumica.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#37 ne: 07-09-2007, 18:02:34
gjene qe urrej me shume tek shqiptaret eshte agresiviteti..
Te ishim pak me te bute,,sh gjera do ishin me mire..

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#38 ne: 07-09-2007, 18:12:37
pyetja sa e lexova s'më pëlqeu,hyra ne diskutim dhe pashë një korrigjim.mos pyet pra çka urreni nga shqiptarët,por çka urreni nga vetvetja,sepse çdo njeri ne jetë përfaqëson vetëm veten e tij.

Jam shume dakort me ty se ke folur drejt. Ne ne jeten tone nuk perfaqesojme thjesht prejardhjen apo origjinen tone si Shqiptare, por para se gjithash perfaqesojme veten tone, unin tone, vecantine, origjinalitetin dhe karakteristikat tona si person apo individ. Pyetja eshte e gabuar pasi une mendoj se njerezit ne pergjithesi urrejne te njejtat gjera tek njerezit, packa se nga vijne keta njerez te ndryshem (pra nga cili shtet, qytet, kontinent, krahine, etj.) Une per vete s'pelqej hipokritet, ziliqaret, genjeshtaret, etj. Po mua s'me pelqejne keta 3 lloj tipash jo nga fakti se jane Shqiptare apo ngaqe jane Shqiptare, por s'me pelqejne ngaqe jane karakteristika te keqija qe une vete s'i cmoj dhe pike. Prandaj pyetja me duket krejt e gabuar.

Perpara se te lexoj te gjitha replikat e kesaj teme e perpara se te jap nje pergjigje te plote rreth kesaj teme, une desha te thosha qe me duket se qe ne titull jeni shprehur gabim (ai qe ka hapur temen). S'duhet thene "Cka urreni tek Shqiptaret" per dy arsye, e para se ne jemi vete Shqiptare, e dyta sepse keshtu behen kategorizime (stereotypes) dhe e treta sepse eshte gjeja me e ulet dhe anti-patriote qe mund te themi per veten tone. Mendoj se pyetja mund te ishte formuluar keshtu: "C'fare mendoni se nuk na shkon ne Shqiptareve?! C'fare duhet ta ndryshojme ne sjelljen tone?!" Kjo pyetje do te me dukej me e drejte dhe me e hairit.

Nejse, do t'i rikthehem temes dhe t'u them ato qe mua s'me pelqejne, qe s'i simpatizoj dhe qe s'i pelqej tek njerezit ne pergjithesi por edhe tek karakteri i Shqiptareve ne vecanti.

  • Postime: 61
danjelaeri
#39 ne: 01-02-2008, 12:52:33
mentalitetin dhe kulturen

  • Postime: 44
halilfazliu
#40 ne: 01-02-2008, 15:46:10
une nuk do te thoja se cka urrej te shqiptaret, por pyetjen do ta parashtroja ndryshe: cka nuk do te deshiroja te ishte tek shqiptaret, sepse fjala urrejtje disi nuk me pelqen me duet se eshte pak e vrazhde.po qe se e shikojme te kaluaren tone ka shume gjera qe neve na bejne krenare dhe vyrtytet tona si popull dalin te larta gje qe kete e kane shprehur edhe shume njohes te popullit tone. me duket se modernizimi i shoqerise ka lene gjurme negative dhe ne vend qe te avancoje shume sjellje tona te mira, ai ato disi i ka zbehur,i ka prishur ose i ka destimuluar. si te shpjegohet ajo kur tash edhe femija i djepit ngutet dhe e merr fjalen dhe flet para te vjetrit duke mos u skuqur fare? une kur kam qene femije gjithmone ka pasur rend ne bisede, ka pasur rend edhe kur kemi pasur mysafire ne shtepi, ka pasur rend edhe ne rruge, edhe ne ndeja edhe ne vende publike. tash ky rend eshte shuar fare. ky rend tash prisher mu nga ata qe baballaret e tyre i kane me ,,shkolle,, dhe edhe vete jane me ,,shkolle,, e tj etj. me pare ne shqiptaret e kemi njohur vetveten, kemi mbajtur rend dhe disipline e tash nuk e njohim veten tone dhe nuk mund te mbajme as rnd, as disipline.....

  • Postime: 28
  • Gjinia: Mashkull
m@ster
#41 ne: 01-02-2008, 15:59:38
Un e urrej Thashethemet

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#42 ne: 01-02-2008, 16:09:45
kulturën

Po cfar ste pelqen te kultura shqiptare..... mund te thuash dicka me shume.
Capkenja
#43 ne: 01-02-2008, 17:00:46
Qe skane kultur sjelljeje,nuk dine te perdorin fjalet me elementare "Te lutem,me fal,flm"ne instuticione publike !

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#44 ne: 01-02-2008, 17:27:59
Teme KOTI kjo o kemi kulture ne o s'ka ne bote. :P
Capkenja
#45 ne: 01-02-2008, 17:31:07
Teme KOTI kjo o kemi kulturë ne o s'ka ne botë. :P
lere na kullon nga veshet LOL

  • Postime: 1533
Karatisti
#46 ne: 01-02-2008, 22:56:59
Eshte interesante se asnjeri nga 40 e kusur postuesit e mesiperm nuk tha qe ka gjera qe nuk i pelqejne te vetja e tij/saj por vetem te 'shqiptaret'. Per ke shqiptar po flisni ju? Ata te tjeret?
Capkenja
#47 ne: 01-02-2008, 23:11:19
Mua tek vetja nuk me pelqen se rrembehem shume ! Kulturen e kam me sa e njoh veten time !

  • Postime: 5
  • Gjinia: Femer
heroes goes 2 hell
#48 ne: 07-02-2008, 21:24:37
1. Je kusheri me gjysmen e njerezve qe njeh.
2. Ke te pakte 10 shoke qe e kane emrin "Genti".
3. Ke bere nje xhiro me shkollen ne Kruje.
4. Ke te pakten nje te afrem me te cilin familja jote nuk flet.
5. Plaku jot mendon se e ka telefonin nen pergjim.
6.Mamaja jote e ka mbeshtetur jeten mbi leximin e filxhanit te kafese.
7.Mamaja jote thote qe nuk merret me thashetheme mbi miqte por e di shume mire qe e ben
8.Je ne tavoline me dy miq dhe nderkohe keni 4 ide te ndryshme
9.Degjon prindrit qe flasin kur je akoma 100 m nga shtepia.
.
10. Prindrit te tu kur flasin ne telefone me te afermit jashte shtetit bertasin qe te degjohen.
11. Je I bindur qe te gjithe personazhet e famshem te historise e ne bote jane me origjine shqiptare.
12. Je I papune por ke nje benz per te levizur.
13.Mund te rrish tre ore me nje kafe ne bar
14.Punon ne itali si murator por kur kthehesh ne shqiperi u thuaj te gjitheve qe je nje biznesmen I suksesshem
15.Ke me respekt per te fortin e lagjes sesa per Presidentin e Rrepublikes.
 
pervec ketyre ddhe 1000 gjerave te tilla cdo gje "eshte OK" :engjell: ciao

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#49 ne: 08-02-2008, 07:29:06
1. Je kusheri me gjysmen e njerëzve qe njeh.
2. Ke te pakte 10 shokë qe e kanë emrin "Genti".
3. Ke bërë një xhiro me shkollën ne Krujë.
4. Ke te paktën një te afrem me te cilin familja jote nuk flet.
5. Plaku jot mendon se e ka telefonin nën pergjim.
6.Mamaja jote e ka mbeshtetur jetën mbi leximin e filxhanit te kafese.
7.Mamaja jote thotë qe nuk merret me thashetheme mbi miqte por e di shumë mirë qe e bën
8.Je ne tavoline me dy miq dhe ndërkohë keni 4 ide të ndryshme
9.Degjon prindrit qe flasin kur je akoma 100 m nga shtëpia.
.
10. Prindrit te tu kur flasin ne telefone me te afermit jashtë shtetit bertasin qe te dëgjohen.
11. Je I bindur qe te gjithë personazhet e famshem te historisë e ne botë janë me origjinë shqiptare.
12. Je I papune por ke një benz për te levizur.
13.Mund te rrish tre ore me një kafe ne bar
14.Punon ne itali si murator por kur kthehesh ne Shqipëri u thuaj te gjithëve qe je një biznesmen I suksesshem
15.Ke me respekt për te fortin e lagjes sesa për Presidentin e Rrepublikes.
 
përveç këtyre ddhe 1000 gjerave te tilla çdo gjë "është OK" :engjell: ciao

 :D :D

Kjo s'esht per te na urrejtur, por keto jane karaktersistikat tona tipike...... Mos ti ngaterrojme gjerat tani, ok ?

13.Mund te rrish tre ore me një kafe ne bar

jooo, kete s'mund ta bej dot... :D
 

Kush jane shqiptaret me te famshem?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:48:53
nga M A X
Kush ishin shqiptaret e Pakistani?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:46:13
nga M A X
Shqiptarët dhe besytnitë

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 17-04-2020, 07:17:07
nga erlehta
Shqiptaret me te ndjekur ne Instagram

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-05-2020, 15:07:02
nga Wedlock
Shqiptaret per kushtetuten

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 03-03-2020, 13:20:47
nga SteriOtipi B