×
Hyrja
Profili

Cka urreni ju tek Shqiptaret?

Cka urreni ju tek Shqiptaret?

· 109 · 9843

  • Postime: 60
  • Gjinia: Femer

ne: 12-04-2006, 15:32:11
Njerzit qe nuk kritikojn edhe vetveten/te afermit ata nuk munden te ja arrin askund, te pakten ky eshte mendimi im. Ne shqiptaret jemi nje popull me shume tradita e zakone dhe me shume pasuri kulturore.

Por kemi dhe gjera te keqija qe une shumë prej tyre i urrej. Asnjeher ne menyr nenqmuese keto gjera i urrej ndaj shqiptarve:

1. Thash e themet (Shqiptaret folin per njeri tjetrin por punet e vete nuk i kqyrin kurr)
2. Mos leximi (SHumica e shqiptarve sidomos ata te Kosoves dhe Maqedonis nuk lexojn shume)
3. Fanatikizmi
4. Inati (Shqiptaret kan inatë ndaj njeri tjetrt sa qe kopin kur e shofin njerin me mire se vetveten dhe mundohen edhe te ja prishin)

Dhe gjera tjera qe tani nuk po i dij. Cka urreni ju tek shqiptaret? Tek vetvetja?

Respekt:
Pejanka

  • Postime: 1750
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-04-2006, 11:21:00
nuk di se qka te them pejank se vet jam shqiptare dhe nuk dua te gaboj por nuk ben te thuhet se qka urreni se shum e vrazhde duket ajo fjal por kisha mundur ta thuash
      Cka nuk ju pelqen tek shqiptaret

  • Postime: 77
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 15-04-2006, 14:55:28
 hmmmmm:Per mua me e padurueshmja: fodulleku.
flm.p.p.

  • Postime: 221
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 15-04-2006, 15:20:16
Pershendetje.
Nuk pajtohem se shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise nuk lexojne.
Me mire eshte te tregojme disa veti te keqija qe nuk na pelqejne, ato jane qe edhe trashegohen, por nese eshte prezent mosleximi ajo eshte dicka nga gjendja dhe situata, por edhe nga pertacia nuk e mohoj, por prap nuk eshte e vertete se nuk lexojne, apo me pak lexojne.
Une dicka qe urrej te shqiptaret eshte se ata njeriun e vet i cili ka arritur fame, dije, dhe respekt, mundohen ta poshterojne, jo te gjithe por nje pjese e madhe.
Pra, njeriun tone te mencur, nuk e dojme, nuk ja dijme vleren.
Ne kemi pasur edhe shume njerez servile, qe te gjithe njerezit patriote dhe atdhetare na i kane vrare.
Edhe keto i urrej.

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 17-04-2006, 13:52:53
Njerzit qe nuk kritikojn edhe vetveten/te afermit ata nuk munden te ja arrin askund, te paktën ky është mendimi im. Ne shqiptarët jemi një popull me shumë tradita e zakone dhe me shumë pasuri kulturore.

Por kemi dhe gjëra te keqija qe unë shumë prej tyre i urrej. Asnjeher ne menyr nenqmuese këto gjëra i urrej ndaj shqiptarve:

1. Thash e themet (Shqiptarët folin për njëri-tjetrin por punët e vete nuk i kqyrin kurr)
2. Mos leximi (SHumica e shqiptarve sidomos ata te Kosovës dhe Maqedonis nuk lexojn shumë)
3. Fanatikizmi
4. Inati (Shqiptarët kan inatë ndaj njeri tjetrt sa qe kopin kur e shohin njerin me mirë se vetveten dhe mundohen edhe te ja prishin)

Dhe gjëra tjera qe tani nuk po i dij. çka urreni ju tek shqiptarët? Tek vetvetja?

Respekt:
Pejanka
Thashethemat,mosleximi(tek nje mase e madhe e shqiptareve pavaresisht se ku ndodhen),fanatizmi dhe inatet e urrejtja ne ndonje rast,nuk ndodhin vetem tek shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise,por kudo ku ndodhen shqiptaret.Biles edhe virtualisht i sheh inatet nderpersonale!! ;)

  • Postime: 445
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 18-04-2006, 03:32:01
Thash e themet dhe poshterimin (mosrrespektin qe kane per njeri tjetrin)

  • Postime: 183
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 18-04-2006, 03:50:08
Une me se shumti e urrej mosunitetin qe e kemi ne Shqiptaret si komb.
Shqiptare e Shqiperis me njeren ane dhe ata te Kosoves, Maqedonis dhe Lugines se Presheves ne anen tjeter. Sidomos vlen te permendet rasti i Bregovic qe ka demtuar shume raportet e Shqiptareve ne dy anet e kufirit.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 18-04-2006, 05:26:39
Edhe une pajtohem me parafolesit e mi . ;)
Njehere desha me thon as asgje nuk urrej por nuk eshte ashtu si them une por duhet me pranu realitetin  :)
Thashethemet dhe inat kunder njeri tjetrit .

  • Postime: 5949

#8 ne: 18-04-2006, 08:51:26
- S'më pëlqen fakti qe ankohen shumë, dhe atehere kur s'duhet!
- Kane cmire drejt njëri-tjetrit dhe për gjërat me te vogla,
- Qe bisedojne me ze te lartë, e bertasin me vend e pavend,
- I shikon teper te vrazhdte, a thua sikur s'dine te qeshin ndonjehere :S
- Disa janë shumë sipërfaqësor e fodulla
- Ah... dhe jo tolerant

 :pafshim

  • Postime: 6
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 18-04-2006, 14:25:43
-mendjemadhesine
-fodullekun
-injorancen
-intolerancen
-cmiren
-besoj eshte i vetmi popull, qe u dalin rrudhat ne ball qe femije,ngaqe shofin vrazhdet
-fanatizmin
-manine qe te duken (ose sic e thone vete duan te lejne nam)
-manine qe kane qe cdo personalitet te njohur boteror ta nxjerin me origjine shqiptare
-futjen e hundeve atje ku nuk u takon
-mania qe kane per te dhene opinion per cdo gje edhe kur nuk ia kane haberin fare, dhe kur ngulin kembe qe kane gjithmone te drejte
-mania qe kane qe edhe pas gjese me te thjeshte te shofin komplotin

  • Postime: 1533

#10 ne: 22-04-2006, 18:19:15
Mua sme pelqen kur shqiptaret ja fusin kot, mbase hapesja e temes na flet me shume ne kete drejtim. Duket te jete eksperte!

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 23-04-2006, 01:13:15
mmmmmmm ne rradhe te pare nuk me pelqen fakti qe nuk jane per njeri tjetrit .......mundohen te tregohen zemergjere e te ndihmojne njeri tjetrin por edhe kur e bejne ne fund prap do ta bejne si Lopa e mbush koven me qumesht pastaj i vene shqelmin dhe e derdhin.......
Po te ishin pak me te bashkuar do te ecnin me perpara......po te benim pak me shume per nejri tjetrin do te ishim me te forte me te bashkuar........
Dhe dicka tjeter nuk me pelqen , do pergojojne sesben i pelqen ti fusin pak hundet ne jeten e te tjereve po nuk ja nxorren pak namin rraces se tyre nuk eshte e mundur............
Tani njerez jane dhe Shqiptaret kane te mira e te keqia (?) po ne pergjithesi jemi popull i mire dhe i urte :)

  • Postime: 771
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 26-04-2006, 10:23:07
Ashtu si edhe CAMI mendoj se fjala ``urrejtje`` nuk i duhet drejtuar Njeriut, te paktën, për të mos thënë nuk duhet perdorur fare. Një fjale me e ``ëmbël`` do të ishte ``nuk pelqeni``, megjithatë zgjedhja është e jotja.

Përsa i përket cilesive te Shqiptareve, Maqedonasve, apo Kosovareve - ato qe keni përmendur me sipër janë cilësi qe edhe te huajt i kanë, jo vetëm ne. Kam dëgjuar Amerikane qe bertasin vend e pa vend SMILEY, apo qe hane ne lokal edhe me duar e perlyhen me indyre deri tek brryli, por gjithashtu kam pare vrazhdesi ne fytyre edhe tek Ruset, cmiren e kam pare tek Australianet, thashethemet i ke edhe tek Amerikanet (madje zbulon se janë edhe njerëz me dy fytyra sepse s`flasin asnjëherë përpara syve tuaj). Ke edhe nga ajo, qe me një SORRY shlyhet çdo gjë dhe me një THANK YOU ti je personi me i edukuar dhe me i mirë ne botë, ashtu siç ke edhe genjeshtare, lajkatare, GJERMANET - inatcinj, zemër dhe dorë ngushtë. Pse nuk permendni pershembull qe jemi populli i vetëm (me sa kam pare deri tani nga aq të huaj te ndryshëm qe njoh) prindërit e te cileve japin pikën e fundit te gjakut vetëm ta shohin femijen mirë. Pse mos të themi qe testamenti i prinderve për fëmijët `` DIHET`` s`ka nevojë të shkruhet fare, ndërsa ne Gjermani, Angli, Itali, Amerikë, Francë, Austri, Turqi etj. etj. Prinderit u lënë diçka femijes vetëm nëse e meritojnë. Pse të mos permendim faktin qe ne Shqipëri edhe BORXH marrin, e ne borxh japim, gjë qe jashtë shtetit merret borxh nga BANKA, se s`te jep as nona as baba, as vellai e as motra...edhe sikur te kenë. Ne kemi BASHKIMIN NE FAREFIS DHE FAMILJE qe është një nga cilësitë më me vlerë qe kemi. Ne therremi po t`na shajne motren, ndërsa këta i thonë motres ``KUR*E`` vete. Ju thua jam nga Shqiperia, i pyet e di ku eshte, thone ``po ngjitur me francen``. Kane pyetur ne Itali njerin 17 vjec, a e dinte si ishte mbiemri i diktatorit me te famshem Gjerman me emrin Adolf...dhe tha ``IKA SE KAM KLASE``- ka qene ne nje program televoziv kjo. Ka injorante plot ne bote dhe njerez qe s`lexojne shume....por ama njerez qe flasin 3-4 gjuhe perpara 25 vjeceve - vetem shqiptaret kam njohur! Nuk them....me kokrra do kete edhe tek tuk ne bote, por shqiptaret - SHUME TE ZGJUAR! Fatkeqesisht nga ekonomia dhe probleme te tjera qe i dime, Shqiptaret s`kane patur shume mundesi te avancojne ne jete aq sa bota jashte, por shqiptaret jane njerez teper te pasur shpirterisht dhe moralisht. Eshte shume e rralle ne bote te zgjasi martesa nga 30-35-40 vjet...tek ne ka shume raste te tilla...dhe kjo behet sepse kemi ndjenjen e nje familjeje te bashkuar. Jashte shtetit i ke me kokrra keto lloje martesat dhe po tu thuash kam 25 vjet e martuar thone ``DUARTROKISNI JU LUTEM``....ndersa ne ``duartrokasim`` ne shenje falenderimi per artistet e nje vepre arti.

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 27-04-2006, 13:36:40
une nuk e marr vesh. a thua qe "shqiptaret" te jene te vetmit njerez me te meta?

te gjitha verejtjet qendrjne por mos harroni qe mos gjeneralizoni. nuk mund te thuash qe te gjithe shqiptaret jane njesoj (me aq sa kam pare une, nese ju jeni rrethuar nga njerez te tille, shikojeni proplemin dhe ke vetja juaj).

  • Postime: 100
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 27-04-2006, 14:16:58
Une e urrej kokefortesine qe e kane te trasheguar me breza hmmmmm:

  • Postime: 6

#15 ne: 28-04-2006, 02:30:11
Natyra e vendeve tona, shqiptare, na ka bërë te jemi natyre e rrembyeshme dhe kokeforte. Këto dy tipare i urrej me se shumti. Duke qenë te rrembyeshem bëjmë shumë gabime, percahemi, hidherohemi mesveti etj..., e duke qene kokeforte nuk pranojmë gabimet, nuk pranojmë mendimin ndryshe etj...

  • Postime: 124

#16 ne: 28-04-2006, 03:23:38
Intoleranca dhe pabesia jane dy tiparet qe prishin imazhin e shqipetarit.
Per te tjerat, na marshin te keqen!

  • Postime: 5949

#17 ne: 28-04-2006, 07:24:26
unë nuk e marr vesh. a thua qe "shqiptarët" te jenë te vetmit njerëz me te meta?

të gjitha vërejtjet qendrjne por mos harroni qe mos gjeneralizoni. nuk mund të thuash qe te gjithë shqiptarët janë njësoj (me aq sa kam pare unë, nëse ju jeni rrethuar nga njerëz te tillë, shikojeni proplemin dhe ke vetja juaj).

NUK janë, kush tha qe janë?! (?)

Pyetja qe ne pikenisje perfshin një gjeneralizim (lexon -shqipetaret) dhe sigurisht, askush s'mund te pretendoj se i njeh te gjithë. Ndaj, dhe pse po flitet/numerohen ato pak te meta qe janë vënë re ne racen tonë, nuk do të thotë (apo nenkuptoje) se te gjithë janë te tillë ne karaktere apo veprime! Jojo:
Dhe sa për atë qe ke shprehur ne kllapa... personalisht, s'lejoj dikend te me ofendoj, lere mo te bertas qe s'ka shans (pra, ka plot njerez qe dine te zgjedhin rrethin shoqeror)! Por nuk me kanë munguar rastet (ne fillim) kur kam udhetuar nëpër trena e autobuza, dhe te bertiturat e te sharat dilnin vetëm nga goje bashkekombesish e jo nga nacionalitet tjetër! Një njeri me kulturë nuk qëndron kurresesi me te tillë njerëz, se janë kafshe (për mua) por ama qe te tillë ka, dhe pikë!
Apo harruat ndalesat ne mes te rrugës me zor, qe u kanë pas bërë meshkujt shqiptar femrave me vite te tera...???? Ne cilin shtet te botës janë bërë këto, he?! Ka nga ata qe ndalojnë posi, por janë pervert, dhe njerëz me probleme atje... e ne Shqipëri s'ma merr mendja qe te gjithë djemtë te kenë qenë te tillë. çfarë tregon kjo....???? Po ta lej ne dorë ty, t'i vendosesh fjalën ;)

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 28-04-2006, 09:31:51
ketu ku jame une, NY, kur hypen ne tren apo ne autobus sheh kinez, arab, latin, shqiptar, me mire po them nga e tere bota, dhe nuk kam degjuar njeri te bertasi nga shqiptaret (nuk them qe te gjithe nuk bertasin). ajo qe desha te thoja eshte se ke dhe rraca dhe kombesi te ndryshme qe bertasin ne trrena apo autobuza.
varet nga kulturat e vendeve te ndryshme. kultur nuk do te thote edukat. ne nje kultur psh..nuk eshte mire te shikosh ne sy kur flet, per nje tjeter eshte e kunderta. mos krahasoni kulturat e huaja me ate tonen se jane gjera te ndryshme.

  • Postime: 5949

#19 ne: 07-05-2006, 14:05:19
... per edukate po flitej! Mundohu te kuptosh qarte!

p.s., ..dhe arabet nuk jane me pak se ne, jo! ;) Ndersa kinezve te shkrete ketu ku jam une, s'iu ndihet zeri, sikurse dhe disa kombesive te tjera.

#20 ne: 07-05-2006, 14:06:57
Tek  shqiptaret ooooooooouuuuuuuuuu uu kane huq te mire te mbjane ne goje shume!

  • Postime: 70

#21 ne: 07-05-2006, 14:37:44
Te shqipetaret urrej tradhetin.......... ...

  • Postime: 152

#22 ne: 26-05-2006, 06:21:16
Shqiptarët plaken shpejt, e mësojnë me vonesë.

  • Postime: 855
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 26-05-2006, 06:41:33
Tek shqiptaret urrej kete, urrej ate... athua se nuk jemi vete shqiptare!!!

Une per vete tek njerezit urroj thashethemet dhe pasionin per t'u marre me punet e tjereve (dhe mbase duke lene punet e veta keq).

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 01-06-2006, 10:34:25
Asgje nuk urrej. :D

Temat e fundit