×

Coronavirus semundja qe i ka futur friken njerezimit

Coronavirus semundja qe i ka futur friken njerezimit

· 64 · 518

  • Postime: 609
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
ne: 25-01-2020, 15:56:51
 

E keni marre vesh virusin misterioz qe ka shperthyer ne Kine te quajtur Koronavirusi dhe qe mund te perhapet kudo ne bote? Eshte per t'u pasur frike apo do jete si me Ebolan shume zhurme e asgje serioze per t'u shqetesuar?
 
« Editimi i fundit: 26-02-2020, 22:14:52 nga M A X »

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 25-01-2020, 17:19:37
Sipas mediave virusi pervec se eshte perhapur ne disa vende te Azise, ka disa raste te infektuarish ne USA dhe ne Europe jane deri tani 3 raste ne France.
Nje mjek qe degjoja une ne radio, thoshte se higjena eshte rregulli numer 1 ne keto raste. Larja e duarve ishte primare. @Parloté mund te na thoje me shume.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 25-01-2020, 20:03:48
Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.

Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 25-01-2020, 20:25:35
Ndërsa unë diku lexova a dëgjova se mendohet që virusi të ketë origjinën nga një panair ku servireshin minj të gjallë.
P.s do kërkoj ku e kam hasur.
Gini
#4 ne: 25-01-2020, 21:01:30
"A bigger outbreak is certain."

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#5 ne: 26-01-2020, 00:49:00
Epo tani do pastrohet ca planeti, skemi cbejme. Po te hash gjarperinj nuselale dhe lakuriq Nate ne Hale Te gomerve perfundon.:P

  • Postime: 1104
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#6 ne: 26-01-2020, 01:33:56
Epo tani do pastrohet ca planeti, skemi cbejme. Po te hash gjarperinj nuselale dhe lakuriq Nate ne Hale Te gomerve perfundon.:P
Eshte semundje ngjitese mos ji kaq entuziast. Pastaj kjo nuk ka lidhje me emboloen eshte shume here me e rrezikshme. Dhe nuk mendoj se kane vdekur vetem 40 persona.

  • Postime: 224
Passion
#7 ne: 26-01-2020, 10:03:53
Eshte semundje ngjitese mos ji kaq entuziast. Pastaj kjo nuk ka lidhje me emboloen eshte shume here me e rrezikshme. Dhe nuk mendoj se kane vdekur vetem 40 persona.

Nuk e di pse dicka me thote se ka dicka me sekrete se c'paraqitet ne tv. :)
Kompanite farmacuetike  i'a dijne zanafillen (pa i fut dyshimit note konspiracioni). ;)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 26-01-2020, 13:56:59
Koronavirus nuk ndalet, përkundrazi vazhdon të infektojë dhe të shkaktojë të vdekur deri tani 56 dhe pothuajse 2000 të infektuar. Regjistrohet viktima e parë në Shanghai, një nga zonat financiare më të mëdha në botë, ku ka edhe 40 raste të infektuara. Pak Pekinit , Tianjin, Xi’an edhe provinca e Shandong, ka ndaluar qarkullimin e mjeteve publike. Është mbyllur edhe Disneyland Hong Kong dhe amerikanët po bëjnë evakuimin e bashkëkombasve të tyre, Peugeot gjithashtu ka evakuuar të gjithë stafin e saj.
 

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 26-01-2020, 14:18:45
A jemi të rrezikuar dhe a ka vaksinë kundër virusit vdekjeprurës kinez?

Ndërsa filloi viti i ri, një virus i cili supozohet se nuk është parë kurrë më parë filloi të përhapet në Kinë. Dhe derisa jetojmë në trillimet apokaliptike, shumë në Perëndim u hodhën shpejt në aksion në mediat sociale për të shpallur “fundin e botës”, përcjell Telegrafi.

Por, për çfarë në fakt bëhet fjalë dhe sa jemi të rrezikuar nga një epidemi?

Çfarë është një coronavirus?
Emri “coronavirus” i referohet një familje të përgjithshme të viruseve. Dy nga coronaviruset e hershme të transmetueshme që do të zbuloheshin në mesin e shekullit të 20-të mendohet se janë përgjegjës për një numër të madh të rasteve të ftohjes së zakonshme. Ky virus i ri është coronavirusi i shtatë që është identifikuar tek njerëzit, dhe deri më tani thjesht është emëruar 2019-nCoV.

Pse është problem?
Pavarësisht nga disa coronaviruse që paraqiten si relativisht të padëmshëm për shumicën e njerëzve, dy prej shpërthimeve më të rrezikshme globale virale në vitet e fundit u janë atribuuar coronavirusëve të sapo shfaqur: SARS dhe MERS.

Përhapja e SARS në vitin 2003 filloi në Kinë, me virusin që kaloi së pari nga disa kafshë tek njerëzit. Mbi 8,000 raste u konfirmuan në tërësi, me 774 vdekje të konfirmuara – një shkallë fataliteti prej 9.7 për qind.

Ndërsa coronavirusi MERS u identifikua së pari në fund të vitit 2012 dhe përhapja e tij më e mprehtë ndodhi midis 2012 dhe 2015 në Arabinë Saudite, përcjell Telegrafi.

Deri më tani ka pasur mbi 1.200 raste të konfirmuara, dhe gati 400 vdekje, duke shënuar virusin me një shkallë vdekjeprurëse fataliteti prej gati 40 për qind.

Nga erdhi 2019-nCoV?
Virusi aktualisht përmendet jozyrtarisht si coronavirusi Wuhan, në lidhje me pikën e tij të origjinës, qytetin e Wuhan në Kinë.
Shfaqja e parë erdhi në një valë rastesh në dhjetor të vitit 2019.

Rastet kryesisht ishin rreth njerëzve të lidhur me tregun e detit Huanan, dhe fillimisht u etiketuan si një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, me origjinë të panjohur.

Cilat janë simptomat?
Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren se simptomat fillestare janë po aq të thjeshta sa ethet dhe shqetësimi i butë i frymëmarrjes.

Fillimi i virusit është ende relativisht i panjohur, kështu që mund të ketë një periudhë asimptomatike diku nga dy deri në 14 ditë.
Ngjashmëria simptomatike e virusit me gripin paraqet një problem të rëndësishëm për përmbajtjen e përhapjes së tij, duke arritur në mes të sezonit të gripit dimëror të hemisferës veriore.

Si përhapet dhe a është vdekjeprurës?
Që nga 21 janari i vitit 2019, ka pasur mbi 400 raste të konfirmuara dhe nëntë vdekje.

Disa studiues sugjerojnë se numri i rasteve të konfirmuara është një nënvlerësim dramatik se sa gjerësisht është përhapur virusi. Sipas tyre, mund të ketë gati 2,000 raste të infeksionit të paktën deri më tani, përcjell Telegrafi.

Shenjat e hershme duket se sugjerojnë se virusi nuk është aq fatal sa MERS, apo edhe SARS, por është shumë herët për të treguar saktësisht se si “do të sillet” virusi ndërsa përhapet në të gjithë globin.

Sa është përhapur deri më tani?
Ka raste të konfirmuara zyrtarisht të virusit në Kinë, Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Një rast në Australi duhet të konfirmohet zyrtarisht.

Mënyra se si transmetohet virusi nga njeriu në njeri është e paqartë, por kuptimet paraprake të coronavirusëve sugjerojnë se ka një viralitet të ngjashëm me viruset e gripit.
Kjo do të thotë se nevojitet mbrojtje themelore siç është larja e rregullt e duarve dhe mbulimi i gojës kur teshtini.

A ka vaksinë? A jemi të rrezikuar?
Çdo vaksinë e mundshme nuk ka të ngjarë të “zbulohet” për ca kohë – për vite me shumë mundësi – kështu që qasja më e mirë në afat të shkurtër është kujdesi i shtuar dhe kontrollet.

Përhapja e SARS në fillim të viteve 2000 ofron hartën e vetme për mënyrën e menaxhimit të përhapjes akute globale të një coronavirusi në kohët tona moderne.

Në atë rast, virusi është zvogëluar në mënyrë misterioze deri në vitin 2004, me shumë ekspertë që tregojnë metodat efektive të karantinës dhe skanimeve si ndihmesë në kufizimin e transmetimit.

Në qoftë se nuk do të udhëtoni për në Wuhan në të ardhmen e afërt, autoritetet shëndetësore sugjerojnë se nuk ekziston ndonjë rrezik i menjëhershëm.

Virusi është ende shumë i ri për të parashikuar plotësisht se sa i rrezikshëm do të bëhet, megjithatë, higjiena themelore është rekomandimi më i mirë për shumicën e të rriturve të shëndetshëm. /Telegrafi/

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#10 ne: 26-01-2020, 16:58:45
Lexova diku nje deklarate te nje infermiereje kineze qe thoshte qe jane 90.000 Te infektuar. Se di lajm i vertet eshte por e sigurte qe jane me shume se nga cfare del ne televizione. Infeksionin mund Ta marresh edhe nga syte.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#11 ne: 27-01-2020, 16:11:15
90 mije duket si pak, duke pasur parasysh qe jane futur ne karantine 40 milione njerez. Shume eksperte mendojne se eshte vetem fillimi. Urojme mos kemi nje pandemi!

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#12 ne: 27-01-2020, 16:24:03
90 mije duket si pak, duke pasur parasysh qe jane futur ne karantine 40 milione njerez. Shume eksperte mendojne se eshte vetem fillimi. Urojme mos kemi nje pandemi!
56 milione ne karantine lexova sot. Sa Italia si popullsi.
Konspiracioni I fundit qe ka dale...” virusi eshte prodhuar ne nje laborator ushtarak ne Woan” dhe nje teknik qe ka dale jashte laboratorit me infeksion e ka shperndare ate”....

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#13 ne: 27-01-2020, 22:01:37
56 milione ne karantine lexova sot. Sa Italia si popullsi.
Konspiracioni I fundit qe ka dale...” virusi eshte prodhuar ne nje laborator ushtarak ne Woan” dhe nje teknik qe ka dale jashte laboratorit me infeksion e ka shperndare ate”....
Mos o Zot thuaj 😬

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 29-01-2020, 10:19:56
Tani po thone qe ky virus nuk eshte me i rrezikshem se nje virus gripi normal. Le te urojme qe te jete keshtu🤲

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#15 ne: 31-01-2020, 10:23:38
 

Coronavirus është shpallur tashmë një emergjencë globale nga Organizata botërore e Shëndetësisë. Shkak është bërë përhapja thuajse në të gjithë botën e virusit që e pati gjenezën në Kinë.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por çfarë po ndodh në vendet e tjera” – tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë lajmërimin në një konferencë për shtyp pak minuta më parë.

Frika sipas tij është përhapja e virusit në vende me sistem të dobët shëndetësor. Deri tani numërohen mbi 170 të vdekur dhe mbi 8 mijë të prekur nga virusi. ©LAPSI.al

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 19-02-2020, 16:14:03
Keshtu diket virusi korona nen mikroskop. I bukur dhe vrastar
 

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#17 ne: 19-02-2020, 19:00:46
E se moshen e madhe dhe ata me probleme kardiake telendis.. keshtu qe ska vend per panik.

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#18 ne: 19-02-2020, 20:46:16
Ditët e fundit Corona nuk është në krye të mediave. Të jetë shenjë e mirë valle 🙄

  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#19 ne: 20-02-2020, 09:49:12
Nese shikohet nga ky aspekt, shpresoje qe te marri fund tani dhe mos kete me te tille virusa, por une mendoje se me shume u be qe te demtohet ekonomikishte Kina, se Suedia, ka marre vendim qe mos pranoje asnje dergese nga Kina, po ashtu e ka hedhur ne diskutim dhe ne Parlamentin Europian.

Nese ndodhe kjo, ateher do jete nje shoke per ekonomin kineze.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#20 ne: 22-02-2020, 15:38:35
Tani u be vertete per te pasur frike. Ne Itali ka shperthyer hapur ky virus dhe brenda dy diteve u bene dy viktima dhe dhjetra te infektuar.
Faqja e pare e gazetes italiane La Repubblica
 

  • Postime: 4261
Charlie
#21 ne: 25-02-2020, 16:25:57
Ata qe kane imunitet te dobet jane njerzit me te sulmuar nga ky virus dhe si cdo virus tjeter sezonal.

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#22 ne: 25-02-2020, 21:43:14
Il bocca lupo andej nga Brindizi...:P

  • Postime: 2173
Grens(Wiliams)
#23 ne: 26-02-2020, 09:57:11
Biznesi I radhes..I fushes mjekesore hmmmmm:

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#24 ne: 26-02-2020, 16:25:07
Kane filluar te zbrazen dyqanet kendej.