×
Hyrja
Profili

Coronavirus semundja qe i ka futur friken njerezimit

Coronavirus semundja qe i ka futur friken njerezimit

· 64 · 788

  • Postime: 7063
  • Gjinia: Femer
erlehta
#25 ne: 26-02-2020, 21:36:12
 


 :D

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#26 ne: 27-02-2020, 00:12:19
Hola. Me rastin e mbylljes ne karantine ne shtepi erdha dhe une ketej.

Si ju kam mire jeni

Hugs per te gjithe

  • Postime: 7063
  • Gjinia: Femer
erlehta
#27 ne: 27-02-2020, 07:25:46
Dalc sa  me shpejt nga karantina, por prape duke me shpesh per ndonje kafe ketej 😂😂

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#28 ne: 27-02-2020, 16:42:37
Dalc sa  me shpejt nga karantina, por prape duke me shpesh per ndonje kafe ketej 😂😂



ckemi moj shoqe si je ti


ja dola me mire vone se kurre :p

  • Postime: 3256
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#29 ne: 04-03-2020, 19:34:28
Para disa ditesh, lexova nje artikull shume interesant. Sa i perket Corona virusit, qe eshte krijuar nga USA dhe Izraelitet, per shkak qe te krijohet panik ne Kine, dhe me kete mundesi, kompanite Amerika qe kane investuar ne Kine, te largohen nga aty dhe te vendosen ne Indi. Per te dobesuar pak ekonomine Kineze. Kishte dhe disa gjera tjera, perse u perhap kaq shpejte neper vende tjera, por aty mu duke me shume si teori konspirative, por kjo e kompanive qendron, pasi eshte bere dhe zyrtare terheqja e kompanive amerikane nga Kina.

  • Postime: 7063
  • Gjinia: Femer
erlehta
#30 ne: 05-03-2020, 06:19:51
Diku e ka zanafillën kjo pune, por mjere ata qe iken e mjer ata qe jetojne ne frike e Panik.

  • Postime: 230
Passion
#31 ne: 05-03-2020, 11:24:24
Sipas Alfred Cakos
qe eshte i teri konspiracion i gjalle :D
si gjitmone me ide te cuditshme(kam nderin e ta njoh ) :)
i jep nje shpjegim pse ai virus nuk mund ti mbijetoje Shqiperise. :D

Rrjeti 5 G :)


Dmth  shohim vec majen e ajsbergut. :D

  • Postime: 3256
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#32 ne: 05-03-2020, 12:02:12
@Passion , tani tek ky artikulle qe lexova une, qe e kam thene, "Kishte dhe disa gjera tjera, perse u perhap kaq shpejte neper vende tjera, por aty mu duke me shume si teori konspirative" se kishte nje sqarim te gjate per kete rrjetin 5G :D, paramendo, qe Maqedonia, i ka fikur disa antena, qe transmetoshin 5G. dhe kemi probleme me rrjetin mobile prej diten e hene.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#33 ne: 05-03-2020, 15:35:34
Hola. Me rastin e mbylljes ne karantine ne shtepi erdha dhe une ketej.

Si ju kam mire jeni

Hugs per te gjithe


🤗
Unë flas për të ardhmen. E di se do më fusin në karantine (kur të kthehem), pasi kam plan rrugëtim për MV në prill, në lidhje me hulumtime shkencore në një klinikë diabeti.
Ligjet e këtushme të shëndetësisë të imponojnë këtë pas udhëtimeve në zona ku ka raste të epidemive/pandemive.
Edhe po të jetë zhdukur corona virusi deri atëherë, nuk shpëtoj dot nga që do jem në kontakt me personelën shëndetësore dhe pacientë.
Mos u bëfsha të shtrihem në spital, se drejt në izolim 😂

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#34 ne: 11-03-2020, 19:46:06
Tanime eshte zyrtare: OBSH e shpall Coronavirus-in pandemi boterore.

  • Postime: 7449
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#35 ne: 13-03-2020, 14:31:27
Aman ore se virus si gripi eshte ,  shume tragjike apo duhej me u bo... mjafton Te keni kujdes sic duhet kur bien virozat dhe kaq. Me te moshuarit duhet te jene me shume te kujdesshem.

  • Postime: 7063
  • Gjinia: Femer
erlehta
#36 ne: 13-03-2020, 15:33:42
Sterio, mos te vente masa përpara 😁
Këtu plasën konferencat duke u dhënë njerëzve sqarime shumë të hollësishme. Askush nuk degjon, janë bërë radhët vuuuuu, e raftet bosh😁

  • Postime: 7449
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#37 ne: 13-03-2020, 15:57:58
Njesoj kudo por per mua paniku eshte I kote... po per fitojne big corporations nga kjo ...

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#38 ne: 13-03-2020, 16:29:35
Njesoj kudo por per mua paniku eshte I kote... po per fitojne big corporations nga kjo ...
Aktualisht vetem supermarketet e farmacite. Askush tjeter. Nese vazhdon disa jave keshtu do jete recencion i papare.

  • Postime: 7449
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#39 ne: 13-03-2020, 16:37:11
Deri ne fund Te prillit keshtu jane gjasat... teorite konspirative thone qe eshte e qellimshme kjo gjendje dhe i paraprin nje lufte.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#40 ne: 13-03-2020, 16:55:31
Me pas pare, keto dite e keto jave jane koha perfekte per investime ne aksione. Cfare shkon shume poshte heret a vone do te shkoje dhe lart.

  • Postime: 7449
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#41 ne: 13-03-2020, 17:38:49
Ate kam menduar e une por prap frike eshte se kur do ikin lart se mund te jene ulet per ca kohe ... recensioni eshte tek porta dhe nuk zgjat nje muaj por deri ne 5 vjet.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#42 ne: 14-03-2020, 22:42:13
Edhe dicka e tille nuk duhet te mungonte😀

  • Postime: 7063
  • Gjinia: Femer
erlehta
#43 ne: 15-03-2020, 10:46:33
Hit  :D

  • Postime: 7449
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#44 ne: 16-03-2020, 16:53:54
E cna beri te punojme nga shtepia ky legen virus 😂

  • Postime: 7063
  • Gjinia: Femer
erlehta
#45 ne: 17-03-2020, 16:33:57
Une akoma me pushime 😁
Uroj te mos zgjaste shumë virusi ,,,te filloj punën sipas planit.

  • Postime: 3256
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#46 ne: 17-03-2020, 17:23:01
Ne mbremje ne qytet ka levizje te fshehta, kurse neper fshatra te Struges, nuk eshte se zbatohet mire kjo gje.

Kurse diten ne qytet, ishte keq puna.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#47 ne: 17-03-2020, 19:09:18
 

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 2503, që do të thotë janë 345 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 2989 duke e çuar në rreth 26062 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 192 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2941. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 7893. 2060 janë në gjendje kritike në Itali.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#48 ne: 18-03-2020, 11:46:02
Në një intervistë për “La Stampa”, Elisa Vicenzi, drejtuese e qendrës së kërkimeve në “San Raffaele” të Milanos thotë se koronavirusi i ri është inteligjent.

“Ai dobësohet me kalimin e kohës dhe bëhet më pak ngjitës. Është e vetmja mënyrë e tij për të mbijetuar”, – thotë ajo, duke shtuar se pikërisht kjo e bën më të frikshëm virusin.

“Ata që e transmetojnë virusin edhe nëse nuk janë asimptomatikë, më shqetësojnë, për shkak se vazhdojnë ta përhapin atë”, – thotë studiuesja.

Ajo rrëzon pretendimet se virusi është një produkt laboratorik. Sipas saj, nuk ka një virus të ngjashëm.

“Origjina më e mundshme mbetet lakuriqi i natës”, – thotë ajo duke shtuar: “Virusi ka kaluar nga lakuriqi te një tjetër kafshë, përpara se të kalojë te njeriu”.

Përveç rregullave kryesore të higjienës, studiuesja këshillon që të mos kemi frikë. Sipas saj, frika është armik i shëndetit sepse gjeneron stres dhe dobëson sistemin imunitar.

Sa i përket ushqimit, duhen konsumuar ushqime me vitaminë C, D dhe B12. Po ashtu duhet zbatuar rregulli i pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#49 ne: 19-03-2020, 10:13:51
Kina rihap restorantet dhe dyqanet, 70 mijë persona të shëruar nga 81 mijë të infektuar.
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë tashmë vendet që po izolojnë bizneset nga paniku i koronavirusit, ndërsa në Kinë është ulur dukshëm numri i rasteve të reja me koronavirus, duke rikthyer shpresat te konsumatorët vendas.

Ditën e mërkurë, qendrat tregtare dhe restorantet u lejuan t’u shërbejnë qytetarëve nëse përmbushin standardet strikte për mbrojtjen nga infeksionet. Rigjallërimi i bizneseve shihet si thelbësor për ekonominë kineze, kur vetëm në dy muajt e parë të vitit mësohet se rreth 5 milionë banorë humbën vendin e punës për shkak të epidemisë.

Epidemia e koronavirusit në Kinë që nga fundi i dhjetorit ka infektuar mbi 81 mijë persona në total, 70 mijë janë shëruar dhe 3,240 veta kanë humbur jetën.

Megjithatë, numri ditor i pacientëve të rinjë që paraqiten me simptoma ka zbritur nën 20, thuajse të gjithë të prekurit tashmë të ardhur nga jashtë. Përmirësimi radikal i situatës ka bërë që autoritetet të mendojnë tërheqjen e gati 42 mijë mjekëve dhe infermierëve të thirrur në detyrë në provincën e Hubeit në kulmin e epidemisë në janar dhe shkurt.

Ekipe të vogla të njohura me kushtet dërgohen të ndajnë përvojën me kolegët e tjerë nëpër botë që tani përballen me krizën./abcnews.al